Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit, Non-Governmental Organization (NGO), Prizren.

Sot në Qendrën Rinore në Prizren u mbajt mbledhja mujore e Kuvendit të Rinjve të Prizrenit, ku u diskutuan aktivitetet e...
06/06/2026

Sot në Qendrën Rinore në Prizren u mbajt mbledhja mujore e Kuvendit të Rinjve të Prizrenit, ku u diskutuan aktivitetet e realizuara gjatë muajit maj dhe u planifikuan aktivitetet që do të zhvillohen gjatë muajit qershor.

Një moment i veçantë i kësaj mbledhjeje ishte ceremonia e betimit të deputetëve të rinj, të cilët zyrtarisht iu bashkuan Kuvendit. I urojmë mirëseardhje dhe një mandat të suksesshëm, të mbushur me angazhim, iniciativa dhe përfaqësim dinjitoz të të rinjve të Prizrenit.

Gjatë takimit, deputetët ndanë idetë dhe propozimet e tyre për aktivitetet e ardhshme, duke dëshmuar edhe një herë gatishmërinë e të rinjve për t’u përfshirë aktivisht në jetën komunitare dhe në proceset që ndikojnë pozitivisht në qytetin tonë.

Falënderojmë Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prizrenit për mbështetjen e vazhdueshme dhe mundësinë e shfrytëzimit të Qendrës Rinore për zhvillimin e aktiviteteve tona.

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit organizoi fazën e parë të  intervistave për anëtarësimin e deputetëve të rinj. Komision...
13/05/2026

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit organizoi fazën e parë të intervistave për anëtarësimin e deputetëve të rinj. Komisioni vlerësues i intervistave ishte i përbërë nga:
1. Ermal Morina, kryetar i komisionit.
2. Melliha Lutfiu, anëtare e komisionit.
3. Bellmina Bajrami, anëtare e komisionit.
4. Iris Vata, anëtare e komisionit.

Pas vlerësimit të intervistave nga komisioni, u përpilua lista e deputetëve të rinj, e cila është si vijon:

1. Stina Berisha
2. Arijon Gashi
3. Enis Destanovic
4. Lejla Grosha Landers
5. Sara Memaj
6. Menesa Paqarizi
7. Melda Krasniqi
8. Dua Krasniqi
9. Erina Bytyqi
10. Marta Dushi
11. Lejla Toska
12. Naile Krasniqi
13. Leona Gashi
14. Lume Imeri
15. Sara Zogu
16. Anisa Krasniqi

Mirë se vini në organizatën tonë! Jemi shumë të lumtur që ju keni kaluar procesin e rekrutimit dhe tashmë jeni pjesë e ekipit tonë. Angazhimi dhe energjia juaj do të jenë një vlerë e shtuar për aktivitetet dhe misionin tonë. Ne besojmë se së bashku do të krijojmë ndikim pozitiv dhe do të arrijmë rezultate të rëndësishme. Ju urojmë suksese dhe mezi presim të punojmë bashkë! 🤗

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit organizoi mbledhjen mujore të muajit Mars dhe Prill ku u diskutua për aktivitetet e org...
03/05/2026

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit organizoi mbledhjen mujore të muajit Mars dhe Prill ku u diskutua për aktivitetet e organizuara gjatë muajve të kaluar.

Falenderojmë Drejtorin e Administratës në Komunën e Prizrenit z. Bexhat Bytyqi, për lejimin e shfrytëzimit të hapësirave të Sallës së Mbledhjeve në Kuvendin Komunal të Prizrenit

NJOFTIM! Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit hap konkurs plotësues për pranimin e deputetëve të rinj. Kuvendi i të Rinjve t...
01/03/2026

NJOFTIM!

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit hap konkurs plotësues për pranimin e deputetëve të rinj.

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit është themeluar me qëllimin kryesor të përfaqësimit dinjitoz të të rinjve, të rritjes së përfaqësimit të tyre në vendimmarrje dhe për çështje të tjera të interesave rinore.

Andaj, duke dashur t’i arrijmë këto objektiva i ftojmë të rinjtë të cilët janë të gatshëm për punë vullnetare dhe angazhim rinor, të aplikojnë në konkursin e KRP-së.

Për të aplikuar si vullnetar në KRP ju duhet :
-të jeni 14-29 vjeç
-të jetoni në Prizren
-të mos i takoni ndonjë strukture partiake
-të keni motiv dhe të jeni të gatshëm për pjesëmarrje në aktivitete

Linku për aplikim: https://forms.gle/NrJRsYemn2eaj1Qj8

KRP inkurajon të gjithë të interesuarit që plotësojnë kushtet që të aplikojnë, sidomos ata që vijnë nga komunitetet jo-shumicë.

Afati i fundit për aplikim është 31 Mars 2026, 23:59.

Sot, në ambientet e Qendrës Rinore Prizren u mbajt mbledhja mujore e Kuvendit të Rinjve të Prizrenit, një hapësirë e rën...
28/02/2026

Sot, në ambientet e Qendrës Rinore Prizren u mbajt mbledhja mujore e Kuvendit të Rinjve të Prizrenit, një hapësirë e rëndësishme për energjinë, idetë dhe bashkëpunimin e të rinjve të qytetit.

Në takim u prezantua raporti i punës për muajt janar dhe shkurt si dhe u diskutuan projektet dhe synimet për periudhën e ardhshme.

Falenderojmë Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit për mbështetjen dhe lejimin e shfrytëzimit të hapësirës.

17/02/2026

Pavarësia nuk është vetëm datë. Është angazhim. Çdo ditë.

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit ju uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës! 🇽🇰

Po e përmbyllim vitin me krenari, duke u shpallur për herë të tretë radhazi si organizata më aktive rinore – një vlerësi...
23/12/2025

Po e përmbyllim vitin me krenari, duke u shpallur për herë të tretë radhazi si organizata më aktive rinore – një vlerësim që dëshmon përkushtimin, seriozitetin dhe ndikimin real të Kuvendit të Rinjve të Prizrenit.

Deputetët e Kuvendit të Rinjve u vlerësuan si aktivistët dhe vullnetarët e vitit, për angazhimin e tyre të vazhdueshëm dhe punën konkrete që flet vetë.

Një mirënjohje e veçantë për të gjithë mbështetësit tanë dhe respekt maksimal për deputetët e Kuvendit të Rinjve të Prizrenit, të cilët edhe këtë vit nuk u ndalën së punuari për të mirën e rinisë.

✨9 VITE PËRKUSHTIM DHE AKTIVIZËM RINOR✨Sot shënuam me sukses 9-vjetorin e Kuvendit të të Rinjve të Prizrenit, një rrugët...
20/12/2025

✨9 VITE PËRKUSHTIM DHE AKTIVIZËM RINOR✨

Sot shënuam me sukses 9-vjetorin e Kuvendit të të Rinjve të Prizrenit, një rrugëtim i ndërtuar mbi energjinë, vullnetin dhe angazhimin e të rinjve që besojnë në ndryshim.

Ky përvjetor nuk ishte vetëm një ceremoni, por një dëshmi se rinia është pasuria më e madhe e shoqërisë sonë dhe një forcë e domosdoshme për zhvillimin e komunës dhe vendit tonë.

Falenderojmë sinqerisht të gjithë mysafirët institucional, partnerët, bashkëpunëtorët dhe vullnetarët që na nderuan me praninë e tyre dhe që vazhdojnë të mbështesin aktivizmin rinor.

Pas 9 vitesh sfida dhe përkushtimi, jemi ende këtu, më të vendosur se kurrë për të vazhduar misionin tonë në shërbim të të rinjve.

Investimi në rini është investim në të ardhmen.

Faleminderit të gjithëve që janë pjesë e këtij rrugëtimi!

FTESËKuvendi i të Rinjve të Prizrenit ju fton që të merrni pjesë në ceremoninë e 9-vjetorit të themelimit të organizatës...
18/12/2025

FTESË

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit ju fton që të merrni pjesë në ceremoninë e 9-vjetorit të themelimit të organizatës tonë!

Ceremonia do të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal (në Shtëpinë e Bardhë), më 20 Dhjetor 2025 (E shtunë), prej orës 12:00, ku do të prezantohet puna e Kuvendit të Rinjve të Prizrenit gjatë vitit 2025.

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit është struktura më e madhe rinore e Komunës së Prizrenit dhe punon për të drejtat dhe përfshirjen e rinisë në fusha të ndryshme.

Me respekt,
Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit

Gazeta e Re 🤗
17/12/2025

Gazeta e Re 🤗

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit ka vazhduar traditën e dhurimit të dhuratave për fundvit, duke sjellë gëzim te fëmijët e Shkollës Speciale për fëmijë me dëmtime intelektuale “Lef Nosi”.

Në këtë aktivitet, janë shpërndarë gjithsej 45 dhurata, të cilat kanë sjellur buzëqeshje fëmijëve në prag të festave. Iniciativa u realizua me mbështetjen e LID Market

Address

Prizren
PRIZREN

Telephone

38649267130

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit:

Share