Qendra për Barazi dhe Drejtësi

Directions Website Contact the organization

Qendra për Barazi dhe Drejtësi Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra për Barazi dhe Drejtësi, Non-Governmental Organization (NGO), Str. William Walker/Block A/1, Prizren.

26/10/2026

🎥 Qeverisje më afër qytetarëve dhe më shumë hapësirë që zëri i tyre të dëgjohet.

Në përmbyllje të projektit “Ajo Udhëheq”, po ndajmë një përmbledhje të punës sonë për nxitjen e pjesëmarrjes së informuar, përfaqësimin e grave dhe qeverisjen lokale llogaridhënëse në Kosovë.

Nga diskutimet me 136 pjesëmarrës në shtatë komuna te informimi përmes platformës Qeverismire.info, ndërlidhëm angazhimin qytetar me hulumtimin dhe debatin publik. Dhjetë editoriale shënuan mbi 40,000 shikime në rrjete sociale, ndërsa infografikat dhe dy punime hulumtuese sollën në vëmendje përfshirjen, pjesëmarrjen e grave në proceset zgjedhore dhe gjuhën e urrejtjes ndaj grave në politikë në hapësirën online.

Faleminderit të gjithëve që kontribuuan me zërin, përvojat dhe idetë e tyre.

▶️ Ndiqeni videon për të parë momentet dhe rezultatet kryesore. Projekti përfundon, por përkushtimi ynë për qeverisje gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse vazhdon.

Kjo video është realizuar në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, i implementuar nga Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Qendra për Barazi dhe Drejtësi (QBD), me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë ().

--
🎥 Bringing governance closer to citizens and creating space for more voices to be heard.

As we conclude “She Runs,” we’re sharing a look back at our work to promote informed participation, women’s representation, and accountable local governance across Kosovo.

From discussions with 136 participants across seven municipalities to accessible information through Qeverismire.info, we connected citizen engagement with research and public debate. Ten editorials attracted over 40,000 social media views, while infographics and two research papers highlighted inclusion, women’s electoral participation, and online hate speech against women in politics.

Thank you to everyone who contributed their voices, experiences, and ideas.

▶️ Watch the video for the highlights: https://d4d-ks.org/en/activities/she-runs-advancing-womens-leadership-and-inclusive-local-governance-in-kosovo/

The project ends, but our commitment to inclusive and accountable governance continues.

This video was produced as part of the “She Runs: Combating Hate Speech and Promoting Women in Local Leadership” project, implemented by Democracy for Development (D4D) and Center for Equality and Justice, supported by the Embassy of the Netherlands in Kosovo.

📌 Takimi i Bordit të Organizatës “Qendra për Barazi dhe Drejtësi”U realizua takimi i Bordit të Qendra për Barazi dhe Dre...
05/09/2026

📌 Takimi i Bordit të Organizatës “Qendra për Barazi dhe Drejtësi”

U realizua takimi i Bordit të Qendra për Barazi dhe Drejtësi, një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi punën e deritanishme, për të diskutuar prioritetet dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm në përmbushjen e misionit të organizatës.

Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen dhe kontributin e anëtarëve të Bordit:

🔹 Prof. Dr. Vjollca Dibra – Dekane në Universitetin e Prizrenit, Fakulteti Filologjik
🔹 Erzana Shehu Mazrek – Avokate
🔹 Fisnik Minci – Gazetar

Mirënjohje dhe falënderim i veçantë për secilin/en prej tyre për angazhimin, profesionalizmin, përvojën dhe kontributin e çmuar në punën e organizatës.

Pjesëmarrja aktive e Bordit është një vlerë e rëndësishme për Qendrën tonë dhe një pjesë thelbësore e transparencës, përgjegjshmërisë dhe qeverisjes së mirë së organizatës.

🤝 Ky proces dhe puna jonë për forcimin e organizatës janë mbështetur nga Global Fund for Women, për të cilin shprehim mirënjohjen tonë për përkrahjen dhe besimin në misionin tonë.

Bashkë vazhdojmë të kontribuojmë në promovimin e barazisë, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, duke ndërtuar një organizatë të përgjegjshme, transparente dhe të përkushtuar ndaj komunitetit.

Faleminderit Bordit për mbështetjen, angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm! 💜

🌟 Katër muaj përvojë, përkushtim dhe rritje profesionale!Me shumë kënaqësi ndajmë me ju se tash e 4 muaj, në organizatën...
03/09/2026

🌟 Katër muaj përvojë, përkushtim dhe rritje profesionale!

Me shumë kënaqësi ndajmë me ju se tash e 4 muaj, në organizatën tonë Qendra për Barazi dhe Drejtësi, pjesë e ekipit tonë si praktikante është Gylaj Bubani, në kuadër të programit “Puna ime e parë”, të mbështetur nga VoRAE. 🤝

Gjatë kësaj periudhe, Gylaj ka treguar përkushtim, përgjegjësi, vullnet dhe gatishmëri për të mësuar, duke u bërë një pjesë e rëndësishme e përditshmërisë sonë organizative. 💪✨

Jemi krenarë ta shohim se si, përmes kësaj mundësie, ajo po fiton përvojë të re, po zhvillon aftësitë e saj dhe po ndërton hap pas hapi rrugën drejt një të ardhmeje më të sigurt profesionale. 🌱

Gylaj, vazhdo të besosh në veten tënde, të mësosh, të guxosh dhe të ecësh përpara. Ky është vetëm fillimi!

Një falënderim i veçantë për VoRAE për mbështetjen dhe mundësinë që përmes programit “Puna ime e parë” vajzat e reja të kenë mundësi të fitojnë përvojën e tyre të parë profesionale dhe të zhvillohen në një ambient pune.

💜 Investimi në rini është investim në një shoqëri më të barabartë, më të drejtë dhe më të fuqishme.

Vendimet lokale janë edhe çështja jote. Bëhu pjesë e tyre. Nga konsultimet publike dhe peticionet, te referendumet dhe k...
19/08/2026

Vendimet lokale janë edhe çështja jote. Bëhu pjesë e tyre.

Nga konsultimet publike dhe peticionet, te referendumet dhe komitetet konsultative, ka mënyra të ndryshme për t’u informuar, për të ngritur çështje që kanë rëndësi për ty dhe për të marrë pjesë në vendimmarrjen e komunës tënde.

🔎 Mëso si mund të marrësh pjesë në vendimet që ndikojnë te ti dhe komuniteti yt në qeverismire.info. https://qeverismire.info | https://goodgovernance.info.

Grafikat në gjuhën shqipe https://d4d-ks.org/infografikat/si-mund-te-marresh-pjese-ne-vendimmarrjen-lokale/



Kjo platformë është krijuar në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, i cili implementohet nga Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Qendra për Barazi dhe Drejtësi (QBD), me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

--
Local decisions affect you. Your voice should be part of them.

From public consultations and petitions to referendums and consultative committees, there are different ways to get informed, raise issues that matter to you, and take part in your municipality’s decision-making.

🔎 Learn more about how you can get involved at https://qeverismire.info | https://goodgovernance.info.



This platform was created as part of the “She Runs: Combating Hate Speech and Promoting Women in Local Leadership” project, implemented by Democracy for Development (D4D) and Center for Equality and Justice, supported by the Embassy of the Netherlands in Kosovo.

Through discussions with municipal representatives, we looked at what stands in the way of more inclusive and accountabl...
19/08/2026

Through discussions with municipal representatives, we looked at what stands in the way of more inclusive and accountable local governance and what can help move it forward.

From greater participation of women in public life and decision-making, to stronger citizen engagement and better access to public information, each municipality highlighted priorities for making local governance more responsive to the people it serves.

🔎 Learn how you can help improve local governance through https://qeverismire.info | https://goodgovernance.info



This platform was created as part of the “She Runs: Combating Hate Speech and Promoting Women in Local Leadership” project, implemented by Democracy for Development (D4D) and Center for Equality and Justice, supported by the Embassy of the Netherlands in Kosovo.

--
Përmes diskutimeve me përfaqësues të komunave, kuptuam se çfarë e pengon një qeverisje lokale më gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse dhe çfarë mund të ndihmojë në përmirësimin e saj.

Nga pjesëmarrja më e madhe e grave në jetën publike dhe vendimmarrje, te përfshirja më aktive e qytetarëve dhe qasja më e lehtë në informata publike, secila komunë identifikoi prioritetet për një qeverisje lokale më të përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve.

🔎 Mëso si mund të kontribuosh në përmirësimin e qeverisjes lokale përmes https://qeverismire.info | https://goodgovernance.info.

Grafikat në gjuhën shqipe ➡️ https://d4d-ks.org/infografikat/cka-duhet-te-ndryshohet-per-nje-qeverisje-lokale-me-gjitheperfshirese-dhe-llogaridhenese/



Kjo platformë është krijuar në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, i cili implementohet nga Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe për Barazi dhe Drejtësi (QBD), me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Qeverisja e mirë nuk është vetëm punë e institucioneve. Është edhe e jotja!✅ Të informohesh.✅ Të shprehësh mendimin tënd...
18/08/2026

Qeverisja e mirë nuk është vetëm punë e institucioneve. Është edhe e jotja!

✅ Të informohesh.
✅ Të shprehësh mendimin tënd.
✅ Të kërkosh transparencë.
✅ Të marrësh pjesë në vendimmarrje.

Sepse qytetarët nuk janë vetëm përfitues të vendimeve, ata janë pjesë e procesit.

🔎 Mëso si të bëhesh pjesë përmes https://qeverismire.info

Kjo platformë është krijuar në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, i cili implementohet nga Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Qendra për Barazi dhe Drejtësi (QBD), me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.



--
Good governance is not only the work of institutions. It is yours too.

✅ To be informed.
✅ To share your opinion.
✅ To demand transparency.
✅ To take part in decision-making.

Because citizens are not only beneficiaries of decisions, they are part of the process.
🔎 Discover how to get involved at https://goodgovernance.info

This platform was created as part of the “She Runs: Combating Hate Speech and Promoting Women in Local Leadership” project, implemented by Democracy for Development (D4D) and Center for Equality and Justice, supported by the Embassy of the Netherlands in Kosovo.

Urime Dita Ndërkombëtare e Rinisë! 💜Besojmë në një rini që ngre zërin, sfidon pabarazitë dhe ndërton një shoqëri ku bara...
12/08/2026

Urime Dita Ndërkombëtare e Rinisë! 💜

Besojmë në një rini që ngre zërin, sfidon pabarazitë dhe ndërton një shoqëri ku barazia gjinore, drejtësia dhe mundësitë e barabarta janë të drejta për të gjithë. ✨

10/08/2026

🌍 Ndryshimet klimatike nuk na prekin të gjithëve njësoj, por na kërkojnë të gjithëve të veprojmë.

Një Prizren më i pastër, më i shëndetshëm dhe më i qëndrueshëm ndërtohet me pjesëmarrje të barabartë dhe përgjegjësi të përbashkët. Ndryshimi fillon me secilin/en prej nesh. 💚

Kjo video u realizua në kuadër të projektit “Ndryshimet klimatike dhe barazia gjinore - Fuqizimi i grave të reja dhe burrave të rinjë për drejtësi klimatike” me mbështetjen financiare te Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e CARE Deutschland e.V dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

🌱 Formohet grupi jo-formal/rrjeti i avokuesve të mjedisit në Prizren 🌱Sot, përmes një takimi bashkëbisedues Qendra për B...
30/07/2026

🌱 Formohet grupi jo-formal/rrjeti i avokuesve të mjedisit në Prizren 🌱

Sot, përmes një takimi bashkëbisedues Qendra për Barazi dhe Drejtësi formoi grupin jo-formal/rrjetin e avokuesve të mjedisit të përbërë nga gra e burra aktivistë/e, përfaqësues të mediave, OJQ-ve dhe studentëve/eve.

Qëllimi i formimit të këtij grupi mbetet avokimi i mëtutjeshëm për drejtësi klimatike e parandalim të ndikimit të ndryshimeve klimatike tek grupet e margjinalizuara.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Ndryshimet klimatike dhe barazia gjinore - Fuqizimi i grave të reja dhe burrave të rinjë për drejtësi klimatike” me mbështetjen financiare te Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e CARE Deutschland e.V dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Sot, në ambientet e Këndit Amerikan në Prizren u realizua konferenca “Veprimet lokale për Drejtësi Klimatike”.Në këtë ko...
19/06/2026

Sot, në ambientet e Këndit Amerikan në Prizren u realizua konferenca “Veprimet lokale për Drejtësi Klimatike”.

Në këtë konferencë u diskutua për arritjet dhe bashkëpunimet e deritanishme me institucione lokale dhe organizata të shoqërisë civile në Prizren, ku theks të veçantë u dha avokimit për parandalimin e pasojave të ndryshimeve klimatike tek grupet e margjinalizuara, avokimin për politika lokale dhe angazhimin e të rinjve dhe të rejave për nisma lokale lidhur me ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e ambientit.

Falenderojmë panelin e diskutimit të përbërë nga nga znj. Luljeta Veselaj Gutaj - Drejtore e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, z. Sali Ademaj - Drejtor i Gjimnazit “Remzi Ademaj”, znj. Laura S**a - Drejtoria për Shërbime Publike në Prizren, z. Eroll Shabani - Menaxher Projekti në “Ec ma ndryshe” dhe z. Arben Shala - Ekspert i Politikave Lokale si dhe gjithë pjesëmarrësit/et nga shoqëria civile, mediat dhe përfaqësues/e nga shkollat e mesme në Prizren.

Kjo konferencë u realizua në kuadër të projektit “Ndryshimet klimatike dhe barazia gjinore - Fuqizimi i grave të reja dhe burrave të rinjë për drejtësi klimatike” me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është është përgjegjësi e vetme e CARE Deutschland e.V dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Address

Str. William Walker/Block A/1
Prizren

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra për Barazi dhe Drejtësi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra për Barazi dhe Drejtësi:

Shortcuts

Share