Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë - PRAK

Directions Website Contact the organization

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë - PRAK “Patients' Rights Association in Kosovo”
Shoqata e të drejtave të pacientëve në Kosovë

Organizata është shoqatë e pavarur jofitimprurëse dhe jopolitike (sipas definimit të dhënë në paragrafin 5.2 të Ligjit për Liri të Asociimit në OJQ 04/L-57), e cila ka per qëllim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientit, si dhe harmonizimin e tyre me të drejtat ndërkombëtare të pacientëve sidomos të Bashkimit Evropian.

PRAK organizoi sesion informues për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjiritMe ftesë të Ministrisë së Ekonomisë, Shoqata ...
20/10/2026

PRAK organizoi sesion informues për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

Me ftesë të Ministrisë së Ekonomisë, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) realizoi një sesion informues për rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Ligjëratën e mbajti Dr. Gjylasie Nesimi, specialiste e radiologjisë, e cila trajtoi kontrollet e rregullta, faktorët e rrezikut, shenjat dhe simptomat, vetëkontrollin e gjirit dhe mundësitë e trajtimit.

Një rëndësi të veçantë këtij sesioni i dha edhe Nafije Latifi, e mbijetuar nga kanceri i gjirit, e cila ndau përvojën e saj personale dhe përcolli mesazhin për rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe kujdesit ndaj shëndetit.

Fahrije Qorraj-Kaloshi, Zyrtare e Lartë për Barazi Gjinore dhe Trajnime në Ministrinë e Ekonomisë, e cila organizoi këtë aktivitet, theksoi rëndësinë e informimit dhe ndërgjegjësimit të grave për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes.

PRAK mbetet e përkushtuar në informimin dhe fuqizimin e qytetarëve për të drejtat e tyre shëndetësore.

Zbulimi i hershëm shpëton jetë! 🎗️

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Forumit Evropian të Pacientëve (EPF), pacientët duhet të jenë part...
19/10/2026

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Forumit Evropian të Pacientëve (EPF), pacientët duhet të jenë partnerë të barabartë në zhvillimin e politikave, dizajnimin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Përvoja e tyre e drejtpërdrejtë është thelbësore që kujdesi shëndetësor të organizohet sipas nevojave reale të pacientëve dhe që shqetësimet e tyre të merren parasysh në vendimmarrje.

Në këtë frymë, më 16 tetor, PRAK, së bashku me përfaqësuesit e organizatave dhe Këshillave të Pacientëve, organizoi një takim me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Në takim morën pjesë përfaqësues të organizatave që përfaqësojnë pacientët me sëmundje kronike dhe malinje, personat me probleme të shëndetit mendor, pacientët me sëmundje të rralla, si dhe Këshillat e Pacientëve në nivel komunal.

Takimi krijoi mundësi që përfaqësuesit e pacientëve t’i paraqesin drejtpërdrejt shqetësimet dhe nevojat e komuniteteve që përfaqësojnë. Gjatë diskutimit u dakorduam që ky format i takimeve të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që shqetësimet e pacientëve të diskutohen rregullisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të punohet për adresimin e tyre.

Për përfaqësuesit e pacientëve, puna nuk përfundon me evidentimin dhe paraqitjen e ankesave. Po aq e rëndësishme është që këto shqetësime të arrijnë te institucionet vendimmarrëse, të marrin përgjigjen e duhur dhe të përcillen me angazhim konkret për zgjidhjen e tyre. Vetëm kështu mund të kontribuohet në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Për PRAK-un, ky takim është një hap drejt një bashkëpunimi më të vazhdueshëm, ku pacientët nuk janë vetëm përfitues të shërbimeve shëndetësore, por partnerë në përmirësimin e tyre.

Çfarë e vështirëson qasjen e pacientëve në shërbimet shëndetësore publike?Pritjet e gjata, referimet në sektorin privat,...
09/10/2026

Çfarë e vështirëson qasjen e pacientëve në shërbimet shëndetësore publike?

Pritjet e gjata, referimet në sektorin privat, mungesa e transparencës në menaxhimin e listave të pritjes dhe pagesat joformale janë disa nga çështjet që mund ta vështirësojnë marrjen e shërbimeve shëndetësore nga pacientët.

Për të trajtuar këto probleme, PRAK ka zbatuar një projekt që fokusohet në përvojat dhe sfidat me të cilat përballen pacientët në sistemin shëndetësor publik të Kosovës.

Në kuadër të projektit janë hartuar tri dokumente të politikave, që trajtojnë:

📄 Referimet nga institucionet publike te ato private – me fokus te referimet e pajustifikuara dhe nevoja që pacientët të informohen qartë për mundësitë e trajtimit.

📄 Listat e pritjes për shërbime të specializuara – dhe mënyrat për të parandaluar manipulimin e tyre përmes një menaxhimi transparent të radhëve.

📄 Pagesat joformale dhe qasja me përparësi – me fokus te mekanizmat e ankesave dhe mundësia që pacientët të raportojnë rastet dhe të kërkojnë adresimin e tyre.

Këto dokumente paraqesin një mundësi për vendimmarrësit që t’i shqyrtojnë këto probleme dhe t’i shfrytëzojnë rekomandimet e propozuara për të ndërmarrë hapa konkretë drejt përmirësimit të qasjes në shërbime shëndetësore dhe të përvojës së pacientëve në sistemin shëndetësor publik.

📚 Dokumentet e plota mund t’i lexoni në uebfaqen e PRAK-ut:

🔗 [Referimet te ofruesit privatë –https://prak-kosova.org/services/publications/57]
🔗 [Listat e pritjes – https://prak-kosova.org/services/publications/56 ]
🔗 [Pagesat joformale dhe mekanizmat e ankesave – https://prak-kosova.org/services/publications/55]

Projekti është realizuar nga PRAK në kuadër të nismës “Society Against Corruption in Montenegro and the Western Balkans Region”, në partneritet me Balkan Investigative Reporting Network (BIRN) dhe Civic Alliance (CA), me financim nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

PRAK Kosova

Dita e dytë e Konferencës Kombëtare për Ndërgjegjësimin mbi MenopauzënSot, në Prishtinë, u zhvillua dita e dytë e Konfer...
07/10/2026

Dita e dytë e Konferencës Kombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Menopauzën

Sot, në Prishtinë, u zhvillua dita e dytë e Konferencës Kombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Menopauzën, e dedikuar profesionistëve shëndetësorë.

Dita e dytë u hap me fjalët hyrëse të Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, znj. Edi Gusia, Drejtoreshë Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore/Zyrës së Kryeministrit, z. Agron Bytyqi, Drejtor Ekzekutiv i PRAK, dhe Dr. Arbër Shehu nga Johns Hopkins University, Carey Business School.

Në audiencë ishin mjekë të mjekësisë familjare dhe gjinekologë nga institucionet shëndetësore në Kosovë, të cilët morën pjesë në sesionet profesionale dhe diskutimet gjatë gjithë ditës.

Dr. Nora Gashi udhëhoqi sesionet mbi vlerësimin klinik dhe diagnostikimin e menopauzës, menaxhimin e simptomave, terapinë hormonale dhe trajtimet jo-hormonale, sigurinë dhe menaxhimin e rrezikut, si dhe kujdesin parandalues për gratë.

Përmes rasteve klinike dhe diskutimeve, profesionistët shëndetësorë diskutuan për sfidat dhe qasjet më të përshtatshme në kujdesin për gratë gjatë perimenopauzës dhe menopauzës.

Në program kontribuuan online edhe Prof. David G. Smith dhe Prof. H. Colleen Stuart nga Johns Hopkins University, Carey Business School, me sesionin “Menopauza dhe Lidershipi: Ndërtimi i organizatave mbështetëse”.

Kujdesi më i mirë për gratë gjatë menopauzës kërkon profesionistë të informuar, qasje të duhur klinike dhe shërbime që u përgjigjen nevojave të tyre.

Realizimi i kësaj iniciative u mbështet pjesërisht nga UN Women – Zyra në Prishtinë.
_______________________________________________________________________

Day Two of the National Conference on Menopause Awareness

Today in Prishtina, the second day of the National Conference on Menopause Awareness was held, dedicated to healthcare professionals.

The second day opened with introductory remarks by Minister of Health, Mr. Arben Vitia, Ms. Edi Gusia, Executive Director of the Agency for Gender Equality/Office of the Prime Minister, Mr. Agron Bytyqi, Executive Director of PRAK, and Dr. Arbër Shehu from Johns Hopkins University, Carey Business School.

The audience included family medicine physicians and gynecologists from healthcare institutions across Kosovo, who participated in the professional sessions and discussions throughout the day.

Dr. Nora Gashi led the sessions on clinical assessment and diagnosis of menopause, symptom management, menopausal hormone therapy and non-hormonal treatments, safety and risk management, as well as preventive care for women.

Through clinical cases and discussions, healthcare professionals explored the challenges and appropriate approaches to providing care for women during perimenopause and menopause.

The programme also included online contributions from Prof. David G. Smith and Prof. H. Colleen Stuart from Johns Hopkins University, Carey Business School, with the session “Menopause and Leadership: Building Supportive Organizations.”

Better care for women during menopause requires informed healthcare professionals, appropriate clinical approaches, and services that respond to women’s needs.

The implementation of this initiative was partially supported by UN Women – Prishtina Office.

Dita e parë e Konferencës Kombëtare për Ndërgjegjësimin mbi MenopauzënSot, në Prishtinë, po zhvillohet dita e parë e Kon...
06/10/2026

Dita e parë e Konferencës Kombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Menopauzën

Sot, në Prishtinë, po zhvillohet dita e parë e Konferencës Kombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Menopauzën, dedikuar grave nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe shoqëria civile.

Konferenca po zhvillohet me fokus në perimenopauzën dhe menopauzën, ndryshimet që shoqërojnë këtë fazë të jetës, menaxhimin e simptomave, kujdesin për veten dhe rëndësinë e kërkimit të ndihmës profesionale.

Konferenca u hap me fjalët hyrëse të znj. Edi Gusia, Drejtoreshë Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore/Zyrës së Kryeministrit, z. Agron Bytyqi, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), dhe Dr. Arbër Shehu nga Johns Hopkins University, Carey Business School.

Gjatë ditës po zhvillohen sesione informuese dhe diskutime të udhëhequra nga Dr. Nora Gashi, mjeke interniste nga SHBA, ku pjesëmarrëset po marrin informacione dhe po ndajnë përvojat e tyre për menopauzën, simptomat dhe mënyrat e menaxhimit të tyre

David Smith, PhD, profesor në Johns Hopkins Carey Business School, do të jetë një nga ligjëruesit e sesionit “Menopauza ...
05/10/2026

David Smith, PhD, profesor në Johns Hopkins Carey Business School, do të jetë një nga ligjëruesit e sesionit “Menopauza dhe Lidershipi: Ndërtimi i Organizatave Mbështetëse”, në Ditën e II-të të Konferencës Kombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Menopauzën.

Më 7 tetor 2026, në Hotel Emerald në Prishtinë, Agjencia për Barazi Gjinore e Zyrës së Kryeministrit (ABGJ), në bashkëpunim me Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), organizojnë ditën e dytë të konferencës, e cila i kushtohet profesionistëve shëndetësorë dhe trajtimit të menopauzës nga aspekti klinik, parandalues dhe organizativ.

David Smith është profesor në Johns Hopkins Carey Business School dhe bashkëdrejtor i Gender & Work Initiative. Puna e tij akademike fokusohet në lidershipin gjithëpërfshirës, barazinë gjinore në vendin e punës, mentorimin dhe rolin e burrave në krijimin e mjediseve profesionale më të barabarta dhe mbështetëse. Ai është bashkautor i disa librave mbi barazinë gjinore dhe bashkëpunimin për krijimin e vendeve të punës më të drejta, përfshirë Fair Share: How Men and Women Can Create a More Equitable Workplace Together (2026).

Në sesionin “Menopauza dhe Lidershipi: Ndërtimi i Organizatave Mbështetëse”, ai do të sjellë perspektivën e tij mbi rolin e lidershipit dhe organizatave në krijimin e mjediseve ku gratë mbështeten dhe trajtohen me mirëkuptim gjatë menopauzës, duke e trajtuar këtë çështje edhe përtej aspektit klinik, në kontekstin e jetës profesionale dhe organizative.

Për arsye organizative, ngjarja nuk është e hapur për publikun dhe është e organizuar me ftesa individuale.

Realizimi i kësaj iniciative është mbështetur pjesërisht edhe nga UN Women – Zyra në Prishtinë.

___________________________________________________________________

David Smith, PhD, Professor of Practice at the Johns Hopkins Carey Business School, will be one of the speakers in the session “Menopause and Leadership: Building Supportive Organizations”, on the second day of the National Conference on Menopause Awareness.

On October 7, 2026, at Hotel Emerald in Prishtina, the Agency for Gender Equality of the Office of the Prime Minister, in cooperation with the Patients’ Rights Association in Kosovo (PRAK), will organize the second day of the conference, dedicated to healthcare professionals and the clinical, preventive, and organizational aspects of menopause care.

David Smith is a Professor of Practice at the Johns Hopkins Carey Business School and Co-Director of the Gender & Work Initiative. His academic work focuses on inclusive leadership, gender equity in the workplace, mentoring, and the role of men in creating more equitable and supportive professional environments. He is the co-author of several books on gender equity and building fairer workplaces, including Fair Share: How Men and Women Can Create a More Equitable Workplace Together (2026).

In the session “Menopause and Leadership: Building Supportive Organizations”, he will share his perspective on the role of leadership and organizations in creating environments where women are supported and treated with understanding during menopause, addressing the issue beyond its clinical dimensions and in the context of professional and organizational life.

For organizational reasons, the event is not open to the public and is organized by individual invitation.

This initiative was also partially supported by UN Women – Pristina Office.

Colleen Stuart, nga Johns Hopkins University, Carey Business School, do të jetë një nga ligjërueset e sesionit “Menopauz...
30/09/2026

Colleen Stuart, nga Johns Hopkins University, Carey Business School, do të jetë një nga ligjërueset e sesionit “Menopauza dhe Lidershipi: Ndërtimi i Organizatave Mbështetëse”, në Ditën e II-të të Konferencës Kombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Menopauzën.

Më 7 tetor 2026, në Hotel Emerald në Prishtinë, Agjencia për Barazi Gjinore e Zyrës së Kryeministrit (ABGJ), në bashkëpunim me Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), organizojnë ditën e dytë të konferencës, e cila i kushtohet profesionistëve shëndetësorë dhe trajtimit të menopauzës nga aspekti klinik, parandalues dhe organizativ.

Colleen Stuart është pjesë e Johns Hopkins Carey Business School dhe bashkëdrejtuese themeluese e Gender & Work Initiative. Puna e saj akademike fokusohet në pabarazitë gjinore në organizata dhe profesione, bashkëpunimin në punë dhe ndikimin që strukturat dhe praktikat organizative kanë në përvojën dhe mundësitë e grave në vendin e punës.

Në sesionin “Menopauza dhe Lidershipi: Ndërtimi i Organizatave Mbështetëse”, ajo do të sjellë perspektivën e saj mbi rolin e organizatave dhe lidershipit në krijimin e mjediseve mbështetëse për gratë gjatë menopauzës.

Për arsye organizative, ngjarja nuk është e hapur për publikun dhe është e organizuar me ftesa individuale.

----------------------------

Colleen Stuart, from Johns Hopkins University, Carey Business School, will be one of the speakers in the session “Menopause and Leadership: Building Supportive Organizations”, on the second day of the National Conference on Menopause Awareness.

On October 7, 2026, at Hotel Emerald in Prishtina, the Agency for Gender Equality of the Office of the Prime Minister, in cooperation with the Patients’ Rights Association in Kosovo, will organize the second day of the conference, dedicated to healthcare professionals and the clinical, preventive, and organizational aspects of menopause care.

Colleen Stuart is part of the Johns Hopkins Carey Business School and is a founding co-director of the Gender & Work Initiative. Her academic work focuses on gender inequalities in organizations and occupations, collaborative work, and the impact of organizational structures and practices on women’s experiences and opportunities in the workplace.

In the session “Menopause and Leadership: Building Supportive Organizations”, she will bring her perspective on the role of organizations and leadership in creating supportive environments for women during menopause.

For organizational reasons, the event is not open to the public and is organized by individual invitation.

Dr. Nora Gashi do të jetë një nga ligjërueset kryesore të Konferencës Kombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Menopauzën, ku d...
29/09/2026

Dr. Nora Gashi do të jetë një nga ligjërueset kryesore të Konferencës Kombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Menopauzën, ku do të jetë pjesë e programit në të dyja ditët e konferencës.

Më 6 dhe 7 tetor 2026, Agjencia për Barazi Gjinore e Zyrës së Kryeministrit (ABGJ), në bashkëpunim me Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), organizojnë këtë konferencë me fokus në rritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimin e kujdesit për gratë gjatë menopauzës.

Dr. Gashi është mjeke e specializuar në Mjekësi Interne dhe e certifikuar nga The Menopause Society si Menopause Practitioner. Ajo ka mbi 15 vite përvojë në mjekësi spitalore dhe kujdesin parësor dhe aktualisht punon në New Jersey, SHBA, me fokus në shëndetin e grave dhe menopauzën.

Dita e parë, 6 tetor, në Hotel Marriott, i kushtohet grave dhe komunitetit, me fokus në menopauzën, simptomat, ndryshimet hormonale, menaxhimin dhe ndikimin e saj në shëndetin dhe cilësinë e jetës.

Dita e dytë, 7 tetor, në Hotel Emerald, i kushtohet profesionistëve shëndetësorë dhe fokusohet në diagnostikimin, trajtimin, terapinë hormonale dhe jo-hormonale, sigurinë dhe kujdesin parandalues.

Dr. Gashi do të ligjërojë në të dyja ditët, duke sjellë përvojën e saj klinike dhe ekspertizën në fushën e menopauzës.

Për arsye organizative, ngjarja nuk është e hapur për publikun dhe është e organizuar me ftesa individuale.

Shëndeti i nënave dhe fëmijëve tanë është varur për shumë vite nga angazhimi i shumë profesionistëve shëndetësorë, të ci...
24/09/2026

Shëndeti i nënave dhe fëmijëve tanë është varur për shumë vite nga angazhimi i shumë profesionistëve shëndetësorë, të cilët punuan dhe kontribuuan ndër vite në shërbim të pacientëve dhe komunitetit.

Njohja e kontributit të tyre ishte në qendër të aktiviteteve të zhvilluara dje në Prizren nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK) dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (IEJL-PShS).

Për këtë aktivitet u përzgjodhën profesionistë shëndetësorë të cilët, gjatë karrierës së tyre, kanë mbajtur pozita drejtuese dhe kanë pasur përgjegjësi të rëndësishme në zhvillimin e shërbimeve shëndetësore për nënën dhe fëmijën, si dhe në fushën e vaksinimit, dhe të cilët tashmë janë në pension.

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, u ndanë mirënjohje për Dr. Fëllanza Gjergjizi, Dr. Adem Kafexholli, znj. Shqipe Zherka dhe znj. Besire Xhurxhehallo, për kontributin e tyre shumëvjeçar në shërbim të shëndetit të nënës, të porsalindurit dhe fëmijës.

Mirënjohje e veçantë iu nda edhe Prof. Dr. Shefqet Lulaj dhe Dr. Nijazi Shala, për kontributin e tyre të çmuar profesional dhe shumëvjeçar në shërbim të shëndetësisë dhe zhvillimit të kujdesit shëndetësor për nënën dhe fëmijën.

Në QKMF-në e Prizrenit u nderuan Dr. Naxhije Paqarizi, Dr. Zyber Rizanaj dhe znj. Hanife Hoxha, për kontributin e tyre shumëvjeçar në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe qytetarëve të Prizrenit. Mirënjohje e veçantë iu nda edhe Ekipit të Njësisë së Vaksinimit në QKMF Prizren, për përkushtimin dhe punën e vazhdueshme në mbrojtjen e shëndetit publik.

Mirënjohja për ata që kanë shërbyer dje është respekt për ata që vazhdojnë të shërbejnë sot dhe frymëzim për ata që do të kujdesen për shëndetin nesër.

Mbulimi Universal Shëndetësor nuk matet vetëm me faktin nëse një shërbim ekziston. Matet me faktin nëse një person mund ...
23/09/2026

Mbulimi Universal Shëndetësor nuk matet vetëm me faktin nëse një shërbim ekziston. Matet me faktin nëse një person mund ta marrë atë shërbim kur i nevojitet, pa u përballur me barriera që e bëjnë kujdesin shëndetësor të paarritshëm.

Por ku qëndron Kosova sot në këtë rrugë?

Për ta kuptuar më mirë këtë, PRAK ka përfunduar konsultimet me 23 subjekte përfaqësuese, 11 organizata të pacientëve dhe 12 Këshilla të Pacientëve, nga niveli nacional dhe lokal.

Nga konsultimet kanë dalë gjetje interesante lidhur me problemet me të cilat përballen pacientët në marrjen e shërbimeve shëndetësore, por edhe sfidat me të cilat përballen organizatat e tyre në përpjekjet për t’i përfaqësuar dhe adresuar këto çështje.

Këto gjetje do të analizohen dhe diskutohen më tej edhe me institucionet përgjegjëse, ndërsa përfundimet e këtij procesi do të përmblidhen në Dokumentin Kombëtar të Qëndrimit për Mbulimin Universal Shëndetësor (UHC).

Dokumenti përfundimtar do të prezantohet më 12 dhjetor 2026, në Ditën e Mbulimit Universal Shëndetësor.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të iniciativës “Non-Communicable Diseases (NCD) Patient Engagement Accelerator”, mbështetur nga projekti Integrated Health Services (IHS).

----------------------------

Universal Health Coverage is not measured simply by whether a service exists. It is measured by whether a person can access that service when they need it, without facing barriers that make healthcare inaccessible.

But where does Kosovo stand today on this journey?

To better understand this, PRAK has completed consultations with 23 representative groups, 11 patient organizations and 12 Patient Councils, at both national and local levels.

The consultations have generated important findings on the challenges patients face in accessing healthcare services, as well as the difficulties their organizations encounter in representing patients and addressing these issues.

These findings will be further analyzed and discussed with the responsible institutions, while the conclusions of this process will be consolidated into the National Position Paper on Universal Health Coverage (UHC).

The final document will be presented on 12 December 2026, Universal Health Coverage Day.

This activity is implemented within the “Non-Communicable Diseases (NCD) Patient Engagement Accelerator” initiative, supported by the Integrated Health Services IHS Project.

Address

Rr. Ukë Bytyqi, Kosovo
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë - PRAK posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë - PRAK:

Shortcuts

Share