Oda Prizrenit / Chamber of Prizren

Directions Contact the organization

Oda Prizrenit / Chamber of Prizren Oda e Prizrenit është federata rajonale e biznesit që përfaqëson interesat e disa qindra bizneseve të

Oda e Ndërmarrësve, Zejtarëve shpreh mirënjohjen e sinqertë për Shoqatën e Grave “Gratë Burnesha” për  organizimin e akt...
09/10/2026

Oda e Ndërmarrësve, Zejtarëve shpreh mirënjohjen e sinqertë për Shoqatën e Grave “Gratë Burnesha” për organizimin e aktivitetit të bukur e domethënës “Mbjellim Shpresë”,kultivojmë dashuri, në kuadër të Tetorit Rozë.
Sot patëm kënaqësinë të jemi pjesë e këtij aktiviteti, ku përmes mbjelljes së fidanëve përcollëm një mesazh të fuqishëm për jetën, shpresën, solidaritetin dhe kujdesin ndaj shëndetit të gruas. 🌷
Çdo fidan që mbillet sot është një simbol i shpresës që rritet, i jetës që vazhdon dhe i mbështetjes që duhet t'u japim grave në çdo sfidë të tyre.
Mbjellim fidane, rritim shpresë!
#

INTELIGJENCA ARTIFICIALE DHE ROBOTIKA  E ARDHMJA E ZEJTARISË !Ministri i Ekonomisë i Rheinland-Pfalz, Michael Ebling, vi...
09/10/2026

INTELIGJENCA ARTIFICIALE DHE ROBOTIKA E ARDHMJA E ZEJTARISË !
Ministri i Ekonomisë i Rheinland-Pfalz, Michael Ebling, vizitoi qendrat e aftësimit profesional për të parë nga afër përdorimin e inteligjencës artificiale dhe robotikës në zejtari.
Inovacioni kërkon aftësi profesionale! Zejtaria duhet të përshtatet me teknologjitë e reja për të zhvilluar aftësitë, arsimin profesional dhe konkurrueshmërinë ekonomike.
#

Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve në trajnim për energjinë e ripërtëritshmeMe ftesë të EC, në bashkëpunim me CDF, Oda po merr...
07/10/2026

Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve në trajnim për energjinë e ripërtëritshme
Me ftesë të EC, në bashkëpunim me CDF, Oda po merr pjesë në trajnimin dyditor mbi Bashkësitë e Energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme (BEBR).
📅 6–7 tetor 2026 | 📍 ITP
Odën e përfaqësojnë z. Qemal Mehmeti dhe z. Xhelal Kukaj.
Trajnimi fokusohet në kuadrin ligjor dhe teknik, qeverisjen, kyçjen në rrjet, matjen inteligjente, ndarjen e energjisë dhe faturimin.

🇽🇰 URIME PRESIDENTES SË RE TË KOSOVËS!Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit i uron znj. Justina Shiroka P**a sukses,...
07/10/2026

🇽🇰 URIME PRESIDENTES SË RE TË KOSOVËS!
Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit i uron znj. Justina Shiroka P**a sukses, shëndet dhe përkushtim në detyrën e saj të lartë shtetërore.
🇽🇰 Suksese në shërbim të Republikës dhe qytetarëve të saj!
#

🇽🇰 ZEJTARËT E KOSOVËS PO PRESIN LIGJIN E ZEJTARISË!TË SHKRUAJMË NJË KAPITULL TË RI PËR ZEJTARINË E KOSOVËS!Për më shumë ...
05/10/2026

🇽🇰 ZEJTARËT E KOSOVËS PO PRESIN LIGJIN E ZEJTARISË!
TË SHKRUAJMË NJË KAPITULL TË RI PËR ZEJTARINË E KOSOVËS!
Për më shumë se dy vite, Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit, së bashku me partnerin strategjik Handwerkskammer Koblenz Gjermani dhe grupin punues të formuar nga MINT, kemi punuar, propozuar dhe insistuar që zejtaria të ketë vendin që i takon në sistemin institucional dhe ekonomik të Kosovës.
Kemi qenë në tavolina pune, takime dhe diskutime me institucione, partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të sektorit.
Mesazhi ynë ka qenë i qartë:
ZEJTARËT NUK DUHET TË JENË VETËM ZBATUES TË LIGJEVE.
ATA DUHET TË JENË PJESË E INSTITUCIONEVE QË I PËRFAQËSOJNË DHE MBROJNË INTERESAT E TYRE.
🇽🇰 Ligji i Zejtarisë duhet të jetë më shumë se një ligj.
Ai duhet të jetë themeli i një organizimi të ri institucional të zejtarëve të Kosovës.
Synimi ynë
▪️ Organizim dhe përfaqësim i zejtarëve;
▪️ zhvillim profesional dhe aftësim i vazhdueshëm;
▪️ mbrojtje dhe përfaqësim institucional;
▪️ politika ekonomike për zhvillimin e zejtarisë;
▪️ dhe mbi të gjitha, themelimi i Odës Zejtare të Kosovës.
Oda Zejtare e Kosovës nuk duhet të jetë vetëm një emër në ligj.
Ajo duhet të jetë zëri i zejtarëve, partner i institucioneve dhe një shtyllë e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Zejtaria është:
EKONOMI.
PUNËSIM.
TRADITË.
PROFESION.
DINJITET.
E ARDHME.
Për këtë qëllim kemi punuar më shumë se dy vite.
Dhe puna nuk përfundon me miratimin e ligjit.
Aty fillon puna e vërtetë.
Si Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit, do të vazhdojmë të japim kontributin tonë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe këmbëngulje.
Këtë proces nuk e kemi nisur për një mandat.
E kemi nisur për brezat e ardhshëm të zejtarëve të Kosovës.
* LE TA BËJMË BASHKË!
*🇽🇰 LE TA NDËRTOJMË ODËN ZEJTARE TË KOSOVËS!
LE T’I JAPIM ZEJTARIT VENDIN QË I TAKON!
KY NUK ËSHTË FUNDI.
KY ËSHTË FILLIMI I NJË EPOKE TË RE PËR ZEJTARINË E KOSOVËS!**

🇩🇪🇦🇱🇽🇰 BASHKËPUNIMI PËR ZEJTARINËSot, në Tiranë, në kuadër të Javës së Kulturës Gjermane, u zhvillua një aktivitet i për...
03/10/2026

🇩🇪🇦🇱🇽🇰 BASHKËPUNIMI PËR ZEJTARINË
Sot, në Tiranë, në kuadër të Javës së Kulturës Gjermane, u zhvillua një aktivitet i përbashkët në tre sektorë të rëndësishëm të zejtarisë: Tekstil, Parukeri dhe Bukëpjekje.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Handwerkskammer Koblenz – Gjermani, Dhomës Kombëtare të Zejtarisë së Shqipërisë dhe Odës së Ndërmarrësve Zejtarëve të Prizrenit.
Ky bashkëpunim është një dëshmi e qartë e mbështetjes dhe përkushtimit ndaj zejtarëve, zhvillimit profesional, shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të mundësive të reja.
🤝 Bashkëpunimi ndërkombëtar është investim në të ardhmen e zejtarisë dhe të profesionistëve tanë.
🇩🇪🤝🇦🇱🤝🇽🇰 Së bashku për një zejtari më të zhvilluar dhe më të fuqishme!
Zejtaria ka të ardhmën kur bashkohemi !
#
#
#
#

Frezatori është mjeshtër i saktësisë së lartë, që punon me makineri për përpunimin e metaleve dhe krijon pjesë të sakta ...
02/10/2026

Frezatori është mjeshtër i saktësisë së lartë, që punon me makineri për përpunimin e metaleve dhe krijon pjesë të sakta për industrinë e prodhimit, inxhinierinë dhe automobilizmin? Puna e tij kërkon përqendrim të madh dhe njohuri të thelluara për makinat CNC.

Gurgdhendësi është artisti që transformon gurët e fortë në skulptura, dekorime apo ndërtesa historike? Ky zanat është një nga më të lashtët në botë dhe kërkon durim, forcë fizike dhe një sy të mprehtë për detaje artistike.

Instaluesi i impianteve të gazit është profesionisti që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të furnizimit me gaz për ngrohje dhe gatim? Puna e tij është thelbësore për sigurinë e shtëpive dhe bizneseve, pasi kërkon njohuri të avancuara për sistemet e sigurisë dhe standardet teknike.

Anëntarësohuni në Odën e Ndërmarrësve Zejtarëve për të përfituar nga projekti shumë vjeqar ,panaire ,trajnime,seminare dhe për të marrë Titujt si mjeshtër ose ndihmës mjeshtër. Përmirësoni aftësitë tuaja, nderoni traditën dhe ndërtoni të ardhmen tuaj me ne.

Për më shumë informacione dhe për t'u anëtarësuar, kontaktoni Odën e Prizrenit në: 📩Email :[email protected] 📞Tel. +38348119273

Ndiqni profilet tona në rrjetet sociale për më shumë përditësime dhe njoftime!

suksesindërkombëtar mjeshtëria kualifikimendërkombëtare komunitetizejtar prizren trajnime aftësiprofesionale bizneslokalisht titujtënjohurndërkombëtarisht artizanat

🇹🇷🤝🇽🇰 PRIZRENI DUHET TË JETË LIDER I INVESTIMEVE NGA TURQIA!Interesimi i bizneseve turke për Kosovën dhe veçanërisht për...
30/09/2026

🇹🇷🤝🇽🇰 PRIZRENI DUHET TË JETË LIDER I INVESTIMEVE NGA TURQIA!
Interesimi i bizneseve turke për Kosovën dhe veçanërisht për Prizrenin është gjithnjë e më i madh. Kjo është një mundësi që qyteti ynë nuk duhet ta humbasë.
Për fat të keq, një nga pengesat kryesore mbetet mungesa e hapësirave të përshtatshme për investitorët dhe bizneset e reja. Prizreni ka pozitë, traditë, fuqi punëtore dhe potencial, por duhet të krijojë kushtet që ky interes të shndërrohet në investime konkrete, vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik.
Kryetari i ONZP-së, z. Afrim Tejeci, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Turqisë 🇹🇷 dhe Kosovës 🇽🇰, si dhe krijimit të partneriteteve të reja ndërmjet komuniteteve të biznesit.
ONZP mbetet e përkushtuar të krijojë ura të reja bashkëpunimi dhe ta afrojë biznesin turk me biznesin e Prizrenit.
Interesi ekziston. Tani duhet vullneti dhe hapësira për ta kthyer atë në investime.
# ONZP Biznes

🇽🇰 FTESË PËR NDËRMARRËSIT DHE ZEJTARËT PRIZRENAS!Në takimin e mbajtur, u mor vendimi për udhëtimin e përbashkët të zejta...
30/09/2026

🇽🇰 FTESË PËR NDËRMARRËSIT DHE ZEJTARËT PRIZRENAS!
Në takimin e mbajtur, u mor vendimi për udhëtimin e përbashkët të zejtarëve të Prizrenit drejt Prishtinës.
ONZP shpreh mbështetjen për marshin për liri!
🇽🇰 Kosova po i pret çlirimtarët e saj!
📍 1 Tetor 2026
🕓 Ora 16:00
📌 Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
Të gjithë bashkë, me dinjitet dhe unitet, në tubimin për Çlirimtarët e Lirisë.
Për drejtësi.
Për liri.
Për dinjitetin e historisë sonë.
🇽🇰 LIRIA KA EMËR!

🇧🇦🤝🇽🇰 Dita e BoshnjakëveSot, me ftesë të zv. Kryetares së Kuvendit, znj. Emilja Rexhepi, dhe Ministrit të Zhvillimit Raj...
28/09/2026

🇧🇦🤝🇽🇰 Dita e Boshnjakëve
Sot, me ftesë të zv. Kryetares së Kuvendit, znj. Emilja Rexhepi, dhe Ministrit të Zhvillimit Rajonal, z. Rasim Demiri, së bashku me disa anëtarë të Odës së Ndërmarrësve Zejtarëve, morëm pjesë në akademinë solemne kushtuar Ditës së Boshnjakëve.
Falënderojmë përzemërsisht për ftesën, respektin dhe mikpritjen.
Gëzuar Ditën e Boshnjakëve!

Address

Sheshi Lidhjes P. N
Prizren

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Oda Prizrenit / Chamber of Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Oda Prizrenit / Chamber of Prizren:

Shortcuts

Share