08/11/2025
🌹 “Bonu ajo që je – GRUA: unike, e fortë dhe krenare. Bonu GRU.”
Këtë porosi të fuqishme, Resmije Rahmani (Biba) – e cila jeton me distrofi muskulare progresive – e ka kthyer në realitet, motiv dhe forcë
Për veten dhe për të gjitha gratë që përballen me të njëjtën sfidë.
Përvoja e saj personale e frymëzoi të themelojë Organizatën e Personave me Distrofi Muskulare të Kosovës (OPDMK) në Prizren, e cila ndër vite është shndërruar në një fole mbështetjeje dhe fuqizimi për gratë me aftësi të veçanta.
Falënderim i veçantë për gazetarin e komunitetit shqiptar, Liridon Llozani, dhe nxënësit e angazhuar me përkushtim, të cilët me energjinë dhe pasionin e tyre po i japin zë diversitetit dhe bashkëpunimit ndërkomunitar. 🌍✨
🎙️ Një mysafire me vlera të larta dhe shpirt frymëzues, që me shembullin e saj i dha një tjetër dimension projektit “Komunitetet në rolin e gazetarit televiziv dhe podcast”, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.