05/10/2026
📚 Të drejtat tona – t’i njohim, t’i respektojmë, t’i mbrojmë! 🤝
Në kuadër të projektit TANI, të mbështetur nga Renovabis, vizituam Shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë dhe Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, ku zhvilluam aktivitetin ndërgjegjësues me temën “Të drejtat tona”.
Së bashku me nxënësit diskutuam për të drejtat e fëmijëve, rëndësinë e njohjes së tyre dhe mënyrat se si secili prej nesh mund të kontribuojë në respektimin dhe mbrojtjen e tyre. 💬💙
Falënderojmë drejtoreshat e të dy shkollave për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtyre aktiviteteve.
***********************
📚 Our rights – let’s know them, respect them and protect them! 🤝
As part of the TANI project, supported by Renovabis, we visited the “Nexhmedin Nixha” Technical High School in Gjakova and “Gjon Buzuku” Gymnasium in Prizren, where we held an awareness-raising activity on the topic “Our Rights”.
Together with the students, we discussed children’s rights, the importance of knowing them, and how each of us can contribute to respecting and protecting these rights. 💬💙
We would like to thank the headteachers of both schools for their cooperation and support in making these activities possible.