Arasta

Arasta OJQ ARASTA - PRIZREN ARASTA është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2015. Qendra e shoqatës është në Prizren.

Duke e pasur NJERIUN në fokus, ARASTA, përgjithësisht, aktivitetin e saj do ta shtrijë në sferën kulturore, edukative dhe bamirëse. Me anë të kësaj synohet që shoqata të jetë derë e mundësive për mirësi dhe urë ndërmjet shtresave të ndryshme të shoqërisë sonë. Ruajtja e kulturës autoktone, përpjekja për të edukuar breza të rinj mbi bazat e përgjithshme të etikës, përafrimi i bashkësive që kanë dal

lime mes vete do të jenë ndër vlerat që do t’i proklamojë dhe çështje me të cilat do të preokupohet shoqata ARASTA. Veprimtaria e ARASTA-s do të bazohet në realizimin e projekteve të hartuara varësisht nga nevojat e qytetarëve. Aktivitetet që do të realizohen nga shoqata ARASTA do të jenë në frymën a bashkëpunimit me të gjitha subjektet relevante, qofshin institucione shtetërore, organizata joqeveritare apo edhe persona fizikë që duan të ofrojnë kontribut në të mirën e përgjithshme të vendit tonë. Kjo do të fuqizojë edhe më tej rolin dhe pozicionin e shoqërisë civile në Prizren.

Address

Prizren
20000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Arasta posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Arasta:

Share