Bashkësia Lokale "Bajram Curri"

Call Directions

Bashkësia Lokale "Bajram Curri" Kjo është faqja zyrtare e lagjes që menaxhohet nga Nënkryetari i Bashkësisë Lokale "Bajram Curri"

Ne adrese te faqes tone ka ardhur nje kerkese nga nje person nga Kaqaniku i cili ka kerkuar ndihme financiare per trajti...
17/09/2026

Ne adrese te faqes tone ka ardhur nje kerkese nga nje person nga Kaqaniku i cili ka kerkuar ndihme financiare per trajtimin e semundjes se tij.👇

Zenun Hysa, një 28-vjeçar nga Kaçaniku i Kosovës, po përballet me n...

17/09/2026

NJOFTIM PËR REDUKTIME

K.R.U. “Hidroregjioni Jugor” SH.A. – Prizren njofton konsumatorët se, për shkak të mungesës së reshjeve dhe thatësirës së zgjatur, kapacitetet ujore në burimet potenciale janë zvogëluar ndjeshëm, në pjesën dërrmuese mbi 50%.

Për këtë arsye, do të aplikohen reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm:

Reduktim nga ora 21:00–06:00

Lagjja „Pantelia“
Lagjja „Nënkala“
Lagjja „Hoqa Mahalla“
Rruga „Sefedin Laqi“
Rruga „Dokleatet“
Rruga „Sezair Surroi“
Fshati „Vlashnjë“
Rruga „Drini“ me rrethinë
Lagjja „Bazhdarhane“ – pjesërisht
Lagjja „11 Marsi“ – pjesërisht
Lagjja „Arbana“ – pjesa periferike
Rruga „Ukë Bytyqi“ – pjesërisht

Reduktim nga ora 06:00–21:00

Rruga „Alajdin Xhezairi“ me rrethinë

Kompania po bën përpjekje maksimale për optimalizimin e furnizimit dhe, me përmirësimin e kapaciteteve ujore, furnizimi do të rikthehet në gjendje të rregullt.

Faleminderit për mirëkuptimin!

🚩Me vetiniciative te disa banoreve te lagjes, eshte stolisur lagjja jone me flamuj te UÇK-se dhe ata kombetar, ne mbesht...
15/09/2026

🚩Me vetiniciative te disa banoreve te lagjes, eshte stolisur lagjja jone me flamuj te UÇK-se dhe ata kombetar, ne mbeshtetje te krereve te UÇK-se. 🔴⚫️
🇦🇱Po ashtu pas vendimit te Bashkesise Islame edhe Xhamite kane vendosur flamujt e UÇK-se neper minaret e xhamive, duke treguar perkrahjen dhe besimin e popullit tone ne lirine e lidereve te UÇK-se.

🤝🚚 Kryetari i Lagjes z.Pelivan Pulaj dhe Nenkryetari prof.Dashmir Susuri zhvilluan nje takim me Menaxherin e Njesise se ...
08/09/2026

🤝🚚 Kryetari i Lagjes z.Pelivan Pulaj dhe Nenkryetari prof.Dashmir Susuri zhvilluan nje takim me Menaxherin e Njesise se Prizrenit te KRM "EKOREGJIONI", z.Arber Gashi ku u diskutua ne lidhje me ankesat e banoreve te lagjes per mbledhjen selektive te mbeturinave neper rrugica, ndotjen e ambientit permes rrjedhjes se kamionave qe grumbullojne mbeturinat dhe moslarjes se rrugeve te caktuara.🌳

✍️Permes ankeses me shkrim ne informuam Eko Regjionin se nese nuk ka permiresime te sherbimeve, do ti drejtohemi Inspektoriatit per Mjedis, si dhe do ta bejme çeshtjen mediatike, meqe me ngritjen e çmimit te sherbimeve nga Eko Regjioni, duhet te ngritet edhe cilesia e tyre.📈

🏣🤝 Kryetari Lagjes z.Pelivan Pulaj dhe Nenkryetari prof.Dashmir Susuri, me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor 202...
07/09/2026

🏣🤝 Kryetari Lagjes z.Pelivan Pulaj dhe Nenkryetari prof.Dashmir Susuri, me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor 2026/27 u takuan me Drejtoreshen e Shkolles se Mesme Ekonomike "Ymer Prizreni", Msc. Myvedete Gavazaj dhe Drejtorin e Shkolles se Mesme te Mjeksise "Luciano Motroni", prof.Mehdi Krasniqi, me ç'rast i uruan suksese atyre, stafit te mesimdhenesve dhe te gjithe nxenesve te shkollave respektive.

👨‍🏫👩‍🎓Ky takim u shoqerua edhe me biseda ne lidhje me sigurine e nxenesve dhe problemin e mungeses se ujit ne keto shkolla, me ç'rast u zotuan se permes kompetencave si Bashkesi Lokale do te bejne presion ne institucionet pergjegjese, gjegjesisht tek Hidroregjioni Jugor, si dhe do te kerkohet mbeshtetje edhe nga qeverisja lokale ne Prizrren.

Në dëgjimet buxhetore për vitin 2027, nga Kryesia lagjes u paraqitën këto kërkesa: 🚌1.Kërkesë për pagesën e transportit ...
08/07/2026

Në dëgjimet buxhetore për vitin 2027, nga Kryesia lagjes u paraqitën këto kërkesa:

🚌1.Kërkesë për pagesën e transportit të nxënësve fillorist nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas, pa kriter të largësisë.
🏣2.Kërkesë për ndërtimin e një aneksi të shkollës "Fatmir Berisha"
🏥3.Ndërtimi i Ambullantës së re Mjekësore në lagjen "Bajram Curri"
4.Trajtimi i qenve endacak.
💡5.Riparimi dhe instalimi ri i ndriqimit publik.
🚧6.Investime të reja në kanalizime dhe kubëzime të rrugëve
🚜7.Rregullimi i rrugës Bajram Curri - Kobajë

Kryesia e Lagjes "Bajram Curri" i shpreh ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorve, komunitetit të arsimit dhe vetera...
01/07/2026

Kryesia e Lagjes "Bajram Curri" i shpreh ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorve, komunitetit të arsimit dhe veteranëve të luftës, për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, çlirimtarit dhe shefit të arsimit për Prizren, z.Elbasan Shoshaj.

Elbasan Shoshaj ishte qytetar model, me ideale të larta kombëtare dhe me modesti të rallë. Si themelues i UÇK-së për Prizren e Pashtrik, si i ndjekur politik dhe së fundi si shef i arsimit, ai e kreu detyrën e tij të shenjtë ndaj atdheut dhe kombit me përulësi.

Lavdi jetës dhe veprës së Elbasan Shoshaj - "Migjenit".

👫1 Qershori njihet si dita e femijeve, e gjithashtu 1 Qershori per ne eshte edhe pervjetori i kopshtit “Dielli yne” ne l...
01/06/2026

👫1 Qershori njihet si dita e femijeve, e gjithashtu 1 Qershori per ne eshte edhe pervjetori i kopshtit “Dielli yne” ne lagjen Bajram Curri.
🪷🌼Per nder te pervjetorit te kopshtit sot nga edukatoret eshte pergaditur nje program, ku prezente ishte edhe drejtoresha e arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, e cila ka meritat e plota ne hapjen dhe funksionalizimin e ketij kopshti te cilen e falenderojme ne emer te komunitetit tone dhe i urojm shendet e shume suksese te tjera ne rrugetimin e saj si drejtoreshe e arsimit.

Gjithashtu ne emer te komunitetit te lagjes, nuk do te doja te harroja edhe drejtorin e ketij kopshti prof. Driton Xh. Susuri , i cili po ben nje pune te mrekullueshme me femijet dhe kopshtin. E femijeve i urojme diten e tyre 1 Qershorin dhe paqi nje femijeri te lumture te mbushur me shendet e shume hare.🌻🌸

📽Live nga xhamia e re, me ndriqimin e instaluar sot. Zoti i shperblefte donatoret.🙌
18/02/2026

📽Live nga xhamia e re, me ndriqimin e instaluar sot. Zoti i shperblefte donatoret.🙌

🙌Falënderojmë donatorin, që me vet iniciativë ka vendosur ndriqimin në rrugicën për te xhamia e re, në rrugën "Mbreti Pl...
18/02/2026

🙌Falënderojmë donatorin, që me vet iniciativë ka vendosur ndriqimin në rrugicën për te xhamia e re, në rrugën "Mbreti Pleurat", në këtë fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit.
💡Të gjithë xhematlinjtë që shkojnë per teravi dhe sabah, do ta kenë rrugën e ndriçuar.

Address

Prizren
20000

Telephone

+38344809039

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkësia Lokale "Bajram Curri" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share