Inject - Initiative for Justice and Equality

Inject - Initiative for Justice and Equality Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Inject - Initiative for Justice and Equality, Non-Governmental Organization (NGO), Pristina.

The NGO “Initiative for Justice and Equality- INJECT" is dedicated to empower and support marginalized groups (women, youth, elderly people, children and minorities) in order to achieve social justice.

25/03/2025

REAGIM
INJECT shpreh shqetësim të thellë për vrasjet e fundit të ndodhura në vendin tonë, të cilat janë pasojë e përdorimit të armëve. Brenda dy ditëve kanë humbur jetën një mashkull 19-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare.
Vazhdimësia e vrasjeve të tilla është tejet shqetësuese, si një dukuri që po përsëritet çdo vit në vendin tonë, për shkak të qasjes së lehtë në armë pa leje. Ky fenomen është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe duhet të marrë një reagim të shpejtë dhe të vendosur nga institucionet përkatëse. Dy rastet e fundit që kanë tronditur shoqërinë tonë duhet të jenë një alarm për autoritetet, që të ndërmarrin masa të menjëhershme.
Gjendja çdo vit bëhet më alarmante, dhe rinia dhe gratë po vriten për arsye gjithnjë e më banale. Institucionet e drejtësisë duhet të kryejnë punën e tyre në zbardhjen e rasteve dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat, në mënyrë që ky fenomen të ndalet dhe të mos përhapet më tej.
Kërkojmë që të fillohet menjëherë me hartimin e një strategjie të fuqishme për konfiskimin e armëve pa leje dhe të sigurohet zbatimi i rreptë i Ligjit për armët. Njëkohësisht, duhet të krijohet një ambient më të sigurt për qytetarët, si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrugë. Ky proces kërkon një kontroll më të fortë nga policia dhe vendosjen e kamerave në vendet kyçe, për të parandaluar dhunën dhe krimet e mëtejshme.
Ndalimi i kësaj dukurie të dhunshme kërkon një angazhim të përbashkët të institucioneve dhe shoqërisë. Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë dhe masa të qarta mund të ndërtojmë një shoqëri më të sigurt dhe paqësore, ku jetët e qytetarëve të mos jenë më të rrezikuara për shkak të armëve të paligjshme dhe dhunës.

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi -INJECT është e interesuar të marrë një ofertë nga kompania juaj për dizajnimin dhe f...
14/01/2025

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi -INJECT është e interesuar të marrë një ofertë nga kompania juaj për dizajnimin dhe faqosjen e raportit hulumtues bazuar në të gjeturat e monitorimit të seancave gjyqësore.

Projekti “PIAKOS (Shërbimet e Informimit dhe Ndërgjegjësimit Publik për Komunitetet e Cenueshme në Kosovë)” implementohet nga Qendra për Trajnim dhe Burime për Avokim (ATRC), bashkëimplementohet nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi në Kosovë (INJECT), financuar nga Banka Botërore/Fondi i Besimit për Ndërtimin e Paqes dhe Shtetit.

Kërkesen për ofertë dhe kushtet për aplikim i gjeni në:

Data: 13.01.2025 Nga: Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – Inject KËRKESË PËR OFERTË Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi -INJECT është një OJQ vendore dhe është e interesuar të marrë një ofertë nga kompania juaj për dizajnimin dhe faqosjen e raportit hulumtues bazuar në të gjetu...

Initiative for Justice and Equality (INJECT) IS LOOKING FOR A consultant to develop a Research Report on Basic Courts an...
10/01/2025

Initiative for Justice and Equality (INJECT) IS LOOKING FOR A

consultant to develop a Research Report on Basic Courts and Appellate Court Cases related to Women and Non-Majority individuals Property Issues.

Assignment to be undertaken during the month of January 2025.

Deadline Application: 18th January, 2025

The Public Information and Awareness Services for Vulnerable Communities in Kosovo (PIAKOS), is implemented by the Advocacy Training and Resource Center (ATRC), Co-implemented by Kosovo
Initiative for Justice and Equality (INJECT), financed by the World Bank/ State and Peace Building Trust Fund.
PIAKOS, aims to address the critical need for improved access to land and property registration information, and counseling services related to property rights for women, youth, and vulnerable
persons in Kosovo.

1. INTRODUCTION/BACKGROUNDThe Public Information and Awareness Services for Vulnerable Communities in Kosovo (PIAKOS), isimplemented by the Advocacy Training and Resource Center (ATRC), Co-implemented by KosovoInitiative for Justice and Equality (INJECT), financed by the World Bank/ State and Peace....

Reagim për epideminë e dhunësVajzat, gratë dhe fëmijët në Kosovë jetojnë në frikë dhe ndihen të detyruara të mendojnë pë...
05/11/2024

Reagim për epideminë e dhunës

Vajzat, gratë dhe fëmijët në Kosovë jetojnë në frikë dhe ndihen të detyruara të mendojnë për mënyra të vetmbrojtjes, pasi sulmet fizike dhe dhuna ndaj tyre nuk kanë të ndalur. Pas çdo sulmi ndaj fëmijëve, vajzave dhe grave, vërehet një ndjenjë frike në të gjitha qytetet, qytezat dhe vendbanimet e Kosovës. Kjo ndjenjë frike zgjat për një kohë, por shpejt kthehet në apatinë e zakonshme, pa e menduar se kur fatkeqësitë ndodhin në shoqëri, ato nuk rrinë të izoluara, por me siguri do të gjejnë rrugën edhe tek ne, familjet tona, fëmijët tanë dhe mikeshat tona.

Në fundjavë, në dy qytetet e Kosovës u sulmuan fizikisht dhe u dhunuan dy vajza të mitura. Në Prishtinë, një e mitur (14 vjeçare) u dhunua nga pesë persona, ndërsa në Pejë, një fëmijë (vajzë) 9 vjeçare u dhunua.

Ne duhet të luftojmë kundër epidemisë së dhunës në shoqërinë tonë, e cila i trajton jetët e fëmijëve, vajzave dhe grave si mallra të shpenzueshme. Secila vajzë, grua dhe fëmijë duhet të ndihet e sigurt. Siguria është baza e ekzistencës së secilit person, dhe burrat duhet të qëndrojnë dhe të jenë aleatët tanë në ofrimin e sigurisë, në zbardhjen dhe kundërshtimin e sulmeve ndaj fëmijëve, vajzave dhe grave.

INJECT thërret për drejtësi dhe kujdes për viktimat dhe për ndëshkim për autorët e dhunës.

____________________________________________________________________
Odgovor na epidemiju nasilja

Devojke, žene i deca na Kosovu žive u strahu i osećaju se prinuđenim da razmišljaju o načinima samoodbrane jer fizički napadi i nasilje nad njima ne prestaju.
Posle svakog napada na decu, devojčice i žene, u svim gradovima, selima i naseljima Kosova vlada osećaj straha. Taj strah se oseca kratko vreme, ali se sve brzo vraća u uobičajenu apatiju bez da razmišljamo o tome da, kada se loši događaji jave u društvu one nisu izolovane, već će one neminovno naći put do nas, naših porodica, naše dece i naših prijateljica.
Tokom vikenda dve maloletne devojčice su fizički napadnute i silovane u dvagrada Kosova. U Prištini je petoro ljudi silovalo maloletnicu (devojčicu od 14 godina), dok je u Peći silovano dete (devojčica) od 9 godina.
Moramo da se borimo protiv ove epidemije nasilja u našem društvu koje živote dece, devojčica i žena tretira kao potrošnu robu. Svaka devojka, žena, dete treba da se oseća bezbedno. Sigurnost je osnova postojanja svake osobe i muškarci moraju stajati i biti naši saveznici u obezbjeđivanju sigurnosti, otkrivanju i suprotstavljanju napadima na decu, djevojke i žene.
INJECT poziva na pravdu i brigu za žrtve i na kažnjavanje počinilaca nasilja.

Kontestet e PunësE drejta për punë është një nga të drejtat themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosov...
30/10/2024

Kontestet e Punës

E drejta për punë është një nga të drejtat themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në veçanti në Nenin 49, i cili përcakton të drejtën për punë dhe ushtrimin e profesionit. Kjo e drejtë është gjithashtu e rregulluar në mënyrë të detajuar me ligjin e punës, të cilat synojnë të mbrojnë interesat e punëmarrësve dhe punëdhënsve dhe të sigurojnë një mjedis të drejtë pune.
Por a shkelen të drejtat e punëmarrësve nga ana e punëdhënësit, edhe pse është kontrata?

Procedura për Kontestet e Punës
Shpesh ndosh që të shkelen të drejtat e punëtorit, në raste të shumta nga ana e punëdhënësit, rastet më të shpeshta janë, puna pas orarit të punës dhe vikendeve dhe mospagimi i tyre sipas ligjit, shkëputja e kontraës në mënyrë jo të rregullt, shkelja e të drejtave të lehonisë e shumë të tjera.
Për këtë arsye është me interes të informohemi në lidhje me të drejtat tuaja si punëtor/e.

Ligji për Procedurën Kontestimore, parashikon procedurën e veçantë për trajtimin e kontesteve të punës. Të gjitha marrëdhëniet juridike që lindin nga marrëdhënia e punës mund të bëhen objekt kontestimi në procedurën gjyqësore. Çdo mosmarrëveshje që ka të bëjë me këto marrëdhënie juridike quhet kontest pune dhe iniciohet me padi.

Procedura e Padisë
Procedura për kontestet e punës iniciohet me anë të padisë. Është e rëndësishme të theksohet se afatet për shqyrtimin e këtyre lëndëve janë më të shkurtra se në procedurat e rregullta kontestimore. Gjykata gjithmonë merr në konsideratë nevojën për zgjidhjen e shpejtë të këtyre çështjeve, duke pasur parasysh rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve.

Kontrata e Punës dhe Shkëputja e Saj
Raporti juridik i punës mes punëdhënësit dhe punëmarrësit krijohet me lidhjen e kontratës së punës dhe zgjat deri në shkëputjen e saj. Shkaqet që mund të çojnë në shkëputjen e kontratës janë të shumta, dhe shpesh hasim shkelje të dispozitave ligjore nga ana e punëdhënësit. Kontrata shkëputet me paralajmërim nga të dy palët.

Mbrojtja Gjyqësore
Në rast se punëmarrësi ndjen se janë shkelur të drejtat e tij, ai ka mundësinë të ushtrojë ankesë dhe të kërkojë mbrojtje gjyqësore. Megjithatë, është thelbësore që pala të respektojë afatet ligjore për ushtrimin e padisë. Nëse këto afate nuk respektohen, pala humb të drejtën për të bërë padi. Ky afat është prekluziv, dhe kalimi i tij çon në humbjen e të drejtës për të paraqitur padinë. Nëse një palë paraqet padinë jashtë afatit, gjykata do ta hudh atë si të pasafatshme.

E drejta për punë dhe procedurat ligjore që e rregullojnë atë janë thelbësore për sigurimin e një ambienti të drejtë dhe të barabartë pune. Duke njohur dhe respektuar këto të drejta, individët mund të mbrojnë interesat e tyre dhe të kontribuojnë në krijimin e një shoqërie më të drejtë. Kjo nënkupton jo vetëm mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve, por edhe forcimin e institucioneve ligjore dhe kultivimin e një kulture të respektit për ligjin.

INJECT hap thirrjen për aplikim për një (1) Monitorues.PROGRAMI I MONITORIMIT TË RASTEVE GJYQËSORE PËR KONTESTET PRONËSO...
23/10/2024

INJECT hap thirrjen për aplikim për një (1) Monitorues.

PROGRAMI I MONITORIMIT TË RASTEVE GJYQËSORE PËR KONTESTET PRONËSORE TË LIDHURA ME TË DREJTAT E GRAVE NË PRONË

Në kuadër të Projektit Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP), financuar nga Banka Botërore/ Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim, që implementohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për
Avokim (ATRC), bashkë-zbatohet nga Iniciativa për drejtësi dhe Barazi – INJECT.

INJECT hap thirrjen për aplikim për një (1) Monitorues.

NDP, synon të adresojë nevojën kritike për përmirësimin e qasjes në informacionin mbi regjistrimin e tokës dhe pronës. Kjo iniciativë ka si qëllim të sigurojë që të gjithë qytetarët, veçanërisht gratë, të rinjtë dhe personat e cenueshëm, të kenë akses të barabartë në informacionin e nevojshëm për të drejtat e tyre pronësore.

Në kuadër të aktiviteteve të projektit NDP, INJECT do të monitorojë rastet e gjykatave që lidhenme çështjet e kontesteve pronësore për gratë.

Kualifikimet e nevojshme

Të keni diplomë Bachelor në Juridik.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi si me gojë ashtu dhe me shkrim në gjuhën shqipe janë të detyrueshme;
Shkathtësitë e shkëlqyera në përdorimin e kompjuterit (Word, Excel, Power Point) janë të domosdoshme;
Njohuri të avancuara për procedurat ligjore dhe aftësitë për të hartuar raporte.
Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur ose me të tjerët
Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
Preferohet që të keni përvojë pune në këtë fushë minimum 1 vjet.

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në formatin PDF në adresën: [email protected].
Aplikimin mund të bëni nga data 22 tetor deri më datë 27 tetor 2024.

PROGRAMI I MONITORIMIT TË RASTEVE GJYQËSORE PËR KONTESTETPRONËSORE TË LIDHURA ME TË DREJTAT E GRAVE NË PRONË Në kuadër të Projektit Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP), financuar nga Banka Botërore/ Fondipër Paqe dhe Shtet-Ndërtim, që implementohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Buri...

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Telephone

+38344600530

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Inject - Initiative for Justice and Equality posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Inject - Initiative for Justice and Equality:

Share