30/01/2026
Kosova vs Mali i Zi – Dy qasje të ndryshme ndaj kripto-industrisë
Kosova, edhe pse nuk është në proces të drejtpërdrejtë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka zgjedhur të adoptojë rregullim për kripto-asetet duke ndërtuar një kornizë shumë konservative dhe restriktive, veçanërisht në marketing, edukim dhe aktivitetet publike të industrisë.
Në anën tjetër, Mali i Zi, i cili është në prag të anëtarësimit në BE, ende nuk ka implementuar një regjim të ngurtë si MiCA, por ka zgjedhur një qasje më pragmatike dhe funksionale, duke lejuar evente, edukim dhe pjesëmarrje të aktorëve ndërkombëtarë në mënyrë të kontrolluar.
Një nga paradokset kryesore në qasjen e Kosovës është ky:
Edhe nëse një këmbimore merr licencë MiCA në një shtet të Bashkimit Evropian, ajo licencë nuk vlen në Kosovë, sepse Kosova nuk është pjesë e BE-së.
Kjo do të thotë se:
Kosova po aplikon rregulla të frymëzuara nga MiCA,
por nuk përfiton nga pasaportizimi i MiCA-s,
dhe njëkohësisht po e bën qasjen edhe më konservative se vetë BE-ja.
Kjo e vendos Kosovën në një pozitë të pafavorshme në të dy anët:
- gabim në implementim, sepse po kopjohen rregulla që ligjërisht nuk prodhojnë efekt në Kosovë;
- gabim në qasje, sepse rregullimi po bëhet më i ashpër se sa kërkohet, duke rrezikuar largimin e industrisë, investimeve dhe eventeve ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, rrezikohet drejtpërdrejt edhe mbajtja e konferencës Balkans Blockchain Summit (BBS), e njohur më parë si BlockTalk, në Prishtinë.
Dy edicionet e mëparshme janë mbajtur në Prishtinë me sukses të madh, duke sjellë mijëra pjesëmarrës dhe përfitime të drejtpërdrejta ekonomike dhe reputacionale për Kosovën.
Megjithatë, pa një qasje më pragmatike dhe pa qartësi rregullative për marketingun dhe pjesëmarrjen e këmbimoreve ndërkombëtare, ekziston rreziku real që ky event dhe ngjarje tjera të zhvendosen jashtë Kosovës.
Ne në Kosovo Digital Asset Association (KDAA) besojmë se:
- rregullimi është i domosdoshëm,
- mbrojtja e konsumatorit është thelbësore,
- por rregullimi nuk duhet ta mbytë industrinë.
Kosova ka komunitet të fortë, rini të përgatitur dhe potencial real për t’u bërë lider rajonal në blockchain dhe Web3. Për këtë arsye, na duhet një qasje më e mençur, proporcionale dhe pragmatike, që e mban industrinë, investimet dhe eventet në Kosovë.
Rregullim po, por rregullim që ndërton, jo që largon.
—
Kosovo Digital Asset Association (KDAA)
-----
[ENG]
Kosovo vs Montenegro – Two Different Approaches to the Crypto Industry
Kosovo, although not currently in a direct accession process to the European Union, has chosen to adopt crypto-asset regulation by building a highly conservative and restrictive framework, particularly in relation to marketing, education, and public industry activities.
On the other hand, Montenegro, which is on the verge of EU accession, has not yet implemented a rigid MiCA-style regulatory regime. Instead, it has taken a more pragmatic and functional approach, allowing events, education, and participation of international industry players in a controlled manner.
One of the key paradoxes in Kosovo’s approach is the following:
Even if a crypto exchange obtains a MiCA license in an EU member state, that license does not apply in Kosovo, as Kosovo is not part of the European Union.
This means that:
Kosovo is applying MiCA-inspired rules,
without benefiting from MiCA passporting,
while at the same time adopting a more conservative approach than the EU itself.
This places Kosovo in an unfavorable position on both fronts:
an implementation issue, as rules are being copied without producing legal effect in Kosovo;
and a policy approach issue, as excessive conservatism risks pushing the industry, investments, and international events out of the country.
In this context, the hosting of the Balkans Blockchain Summit (BBS)—formerly known as BlockTalk—in Pristina is also directly at risk.
The previous two editions were successfully held in Pristina, bringing thousands of participants and generating tangible economic and reputational benefits for Kosovo. However, without a more pragmatic regulatory approach and clearer rules regarding marketing and participation of international exchanges, there is a real risk that this event—and others like it—may be relocated outside Kosovo.
At Kosovo Digital Asset Association (KDAA), we believe that:
regulation is necessary,
consumer protection is essential,
but regulation must not suffocate the industry.
Kosovo has a strong community, a well-prepared youth, and real potential to become a regional leader in blockchain and Web3. To achieve this, Kosovo needs a smarter, proportional, and pragmatic regulatory approach—one that keeps the industry, investments, and international events in the country.
Regulation, yes, but regulation that builds, not drives away.
—
Kosovo Digital Asset Association (KDAA)