Vespa Club Prishtina - Kosova

Vespa Club Prishtina - Kosova A group of Vespa enthusiasts from Kosova.

The main aim of the group is to gather as many Vespistas in the country around a formed group and have fun in the region and further.

17/06/2026
13/06/2026

Përmbledhje e Takimit të Vespa World Club – Qershor 2026

Informacione për Vespa World Days 2026 në Romë
Gjatë javës së ardhshme do të shpërndahet me email dokumentacioni i plotë lidhur me programin dhe organizimin e eventit në Romë.

Pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin gjithashtu udhëzime të detajuara për mbërritjen në event, si dhe procedurat për hyrje në hapësirat e dedikuara dhe të sigurta të parkimit.

" Vespa World Days 2027 " Vespa Club Albania

Është konfirmuar që edicioni i ardhshëm i Vespa World Days do të zhvillohet në Shqipëri.

Aktiviteti pritet të mbahet në muajin Maj në qytetin e Durrësit, në zonën pranë portit dhe shëtitores bregdetare.
Data përfundimtare do të bëhet publike gjatë eventit të këtij viti në Romë.

Kandidaturat për organizimin e edicioneve 2028–2029
Aktualisht në garë për organizimin e Vespa World Days janë:

Prishtina, Kosovë
Emilia-Romagna / Motor Valley, Itali

Në mbledhje në kuader të Vespa Club Kosova morën pjesë :
Enis Berkolli
Leutrim Istogu

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju urojme paqe, shëndet, begati dhe lumturi në familjet tuaja.Qoftë kjo festë një...
27/05/2026

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju urojme paqe, shëndet, begati dhe lumturi në familjet tuaja.

Qoftë kjo festë një moment afrimi, harmonie dhe mirëkuptimi për të gjithë.

Me fat Kurban Bajramin

Të dashur anëtarë të Vespa Club Kosova,Faleminderit nga zemra për pjesëmarrjen dhe atmosferën fantastike në rrutën që bë...
17/05/2026

Të dashur anëtarë të Vespa Club Kosova,

Faleminderit nga zemra për pjesëmarrjen dhe atmosferën fantastike në rrutën që bëmë së bashku.
Ishte kënaqësi të shihnim përfaqësues nga të gjitha klubet e Kosovës të bashkuar me një pasion të vetëm për Vespën dhe miqësinë.

Respekt dhe mirënjohje për secilin prej jush që kontribuat në këtë organizim dhe e bëtë këtë rrugëtim të veçantë.

Faleminderit shumë dhe shihemi në rrugëtimet tjera së bashku! 🛵🇽🇰

Me respekt,
Enis Berkolli
President i Vespa Club Kosova

🛵 One Day Ride – Vespa Club Kosovo📍 Prishtinë – Ferizaj – Brezovicë – Prevallë – PrizrenData: E Diel, 17 Maj 2026Një udh...
14/05/2026

🛵 One Day Ride – Vespa Club Kosovo

📍 Prishtinë – Ferizaj – Brezovicë – Prevallë – Prizren

Data: E Diel, 17 Maj 2026

Një udhëtim piktoresk dhe bashkues për të gjithë Vespistët nga e gjithë Kosova, i organizuar me qëllim shoqërimin, argëtimin dhe forcimin e lidhjeve mes klubeve.

🗓️ Agjenda e Udhëtimit

📍 Nisja nga Prishtina

09:00 – Nisja
📍 P***a SHELL – Veternik (VFP Club)

Grumbullimi dhe organizimi i kolonës

Nisja drejt Ferizajt

🤝 Takimi me Vespa Club Gjilani

Gjatë rrugës për Ferizaj

Bashkimi i kolonës me Vespa Club Gjilani

Vazhdimi së bashku drejt destinacionit malor

🏔️ Drejt Brezovicës & Prevallës

Vozitje në një nga rrugët më të bukura malore

Pushim i shkurtër në Prevallë
☕ Kafe / fotografi / pushim relaksues

🏙️ Mbërritja në Prizren

Vazhdimi i rrugës drejt Prizrenit

Takimi me:

Vespa Club Prizreni

Vespa Club Peja

Vespa Club Rahoveci

🍽️ Qëndrimi në Prizren

Shoqërim dhe argëtim në një lokal/restorant të përshtatshëm

Kohë e lirë për:

Kafe & drekë së bashku

Fotografi dhe kujtime

Socializim mes klubeve

🔙 Kthimi

Në orët e mbrëmjes

Secili klub kthehet drejt qytetit të vet respektiv

✅ Informacion Shtesë

Udhëtim me ritëm të qetë dhe të organizuar në kolonë

I përshtatshëm për të gjithë Vespistët

Rrugë shumë piktoreske dhe ideale për vozitje

📣 Ftesë e Hapur

Ftojmë të gjithë Vespistët dhe Vespa Klubet e Kosovës që të na bashkohen në këtë udhëtim të përbashkët, plot energji pozitive dhe momente të paharrueshme.

🛵✨ Një ditë – Një pasion – Një familje
Vespa na bashkon, rrugët na thërrasin!

Gëzuar Pashkët
05/04/2026

Gëzuar Pashkët

Kontaktoni Klubin tuaj për më shumë informacione.
02/02/2026

Kontaktoni Klubin tuaj për më shumë informacione.

Gëzuar Festat e Fundvitit nga Vespa Club Kosova.Happy New Year's Eve 🥂.🛵
25/12/2025

Gëzuar Festat e Fundvitit nga Vespa Club Kosova.

Happy New Year's Eve 🥂.🛵

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vespa Club Prishtina - Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share