Banorët e Lagjes Veternik - për Rrymë të Qëndrueshme

Banorët e Lagjes Veternik - për Rrymë të Qëndrueshme Faqja per informimin e lagjes per gjendjen me rryme elektrike

Të nderuar banorë të Veternikut,Ju njoftoj se sot kemi marrë përgjigje nga ZRRE lidhur me ankesën tonë për problemet me ...
16/04/2026

Të nderuar banorë të Veternikut,

Ju njoftoj se sot kemi marrë përgjigje nga ZRRE lidhur me ankesën tonë për problemet me energjinë elektrike në lagjen tonë.

Siç e dini, ankesa zyrtare ndaj KEDS-it është dorëzuar më 22.01.2026. Edhe pse kanë kaluar pothuajse 3 muaj nga paraqitja e saj, ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare me shkrim nga KEDS. Gjatë paraqitjes sime sot në KEDS, përgjigjja e vetme që kam marrë ka qenë se “jeni në pritje” dhe se “nuk dihet kur do të merrni përgjigje”.

Për shkak të kësaj mungese përgjigjeje dhe zvarritjes së rastit, çështja është dërguar në ZRRE për ndërhyrje.

ZRRE tashmë ka konfirmuar se e ka pranuar kërkesën tonë dhe se të njëjtën e ka dërguar te KESCO për sqarime.

Kjo është një lëvizje e rëndësishme dhe tregon se ankesa jonë tashmë është në trajtim institucional. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë përgjigje dhe zgjidhje konkrete për problemet me furnizimin me energji elektrike në lagjen tonë.

Do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim të ri.

Faleminderit për mbështetjen dhe angazhimin tuaj.

02/01/2026

Address

Përmet Vula, 33
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Banorët e Lagjes Veternik - për Rrymë të Qëndrueshme posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share