SCAAK

SCAAK Society of Certified Accountants and Auditors in Kosovo (SCAAK)/Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK)

SCAAK/ShKÇAK është organizatë profesionale e kontabilitetit dhe auditimit, i cila i ka krijuar vetës një hapësirë të vlefshme në shoqërinë kosovare, duke themeluar programin e parë të edukimit për profesionin e kontabilitetit në Kosovë dhe duke vepruar në përputhje jo vetëm me Rregulloret për profesionin por njëkohësisht edhe me standardet ndërkombëtare të edukimit dhe trajnimit. SCAAK është anët

are e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC) dhe prej saj kërkohet detyrimisht që të zbatojë standardet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me punën e profesionistëve të kontabilitetit dhe auditimit, si dhe me kualifikimin dhe zhvillimin afatgjatë të anëtarëve të saj. SCAAK është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse dhe anëtarësimi në të është i hapur ndaj të gjithë qytetarëve të cilët i plotësojnë kërkesat e caktuara të shkollimit, përvojës dhe të etikës. Roli i SCAAK është vendosja dhe zbatimi i standardeve ndërkombëtare të edukimit në kontabilitet. Këto janë standarde globale të vendosura nga Bordi për Standardet Ndërkombëtare të Edukimit të Kontabilitetit (IAESB)

Për më shumë, vizitoni webfaqen tonë www.scaak.org

05/08/2026
💼 Konkurs për punë në BakertillyPozita: 2 Accounting and Tax Semi-Senior  📅 Afati për aplikim: 17 Gusht 2026🔗 Për më shu...
04/08/2026

💼 Konkurs për punë në Bakertilly

Pozita: 2 Accounting and Tax Semi-Senior

📅 Afati për aplikim: 17 Gusht 2026

🔗 Për më shumë informata:https://www.scaak.org/uploads/files/2026/August/03/Baker-Tilly-Kosovo-semi_senior-Aug20261785757776.pdf

03/08/2026

Profesionalizmi që kalon kufijtë fillon me përkushtim, zhvillim të vazhdueshëm dhe investim në dije. 🙌

🎥 Në këtë video, njihuni me rrugëtimin e Jeton Zenës, Auditor i Licencuar në Zvicër dhe anëtar i SCAAK, i cili ndan përvojën e tij në profesionin e kontabilitetit dhe auditimit, rolin e SCAAK në zhvillimin e tij profesional dhe mesazhin e tij për gjeneratat e reja që synojnë këtë fushë.

Me mbi 15 vite përvojë në financa dhe auditim, Jetoni ka ndërtuar rrugëtimin e tij profesional duke investuar vazhdimisht në arsimim dhe certifikim. Pas një procesi të suksesshëm të njohjes së kualifikimeve dhe licencimit, ai sot ushtron profesionin e auditorit në Zvicër. 🇨🇭

Rasti i tij dëshmon se me përkushtim, përgatitje dhe besim në zhvillimin profesional, mundësitë për një karrierë ndërkombëtare janë të arritshme.

📚 Filloni edhe ju rrugëtimin tuaj profesional me programet e certifikimit të SCAAK.

💼 Konkurs për punë në EYPozita: Audit Senior📅Afati për aplikim: 14 Gusht 2026🔗 Për më shumë informata: https://www.scaak...
28/07/2026

💼 Konkurs për punë në EY

Pozita: Audit Senior

📅Afati për aplikim: 14 Gusht 2026

🔗 Për më shumë informata:https://www.scaak.org/uploads/files/2026/July/28/AuditSeniorjob1785231451.pdf

25/07/2026

Karriera profesionale nuk njeh kufij kur ndërtohet mbi njohuri, përkushtim dhe zhvillim të vazhdueshëm. 🙌

🎥 Në këtë video, njihuni me rrugëtimin e Shkëmb Gash*t, Audit Senior Manager në EY Suedi, i cili ndan arsyen pse zgjodhi profesionin e kontabilitetit dhe auditimit, si e ka mbështetur SCAAK në zhvillimin e tij profesional dhe mesazhin e tij për gjeneratat e reja.

Me mbi 15 vite përvojë në auditim dhe kontabilitet, Shkëmbi ka ndërtuar karrierën e tij në Grant Thornton dhe EY Kosovë, përpara se t'i bashkohej ekipit të EY në Suedi. Ai është Auditor i Certifikuar nga SCAAK, ndjek kualifikimin profesional ACCA dhe është bashkëthemelues i Pika Consulting.

Ky rrugëtim dëshmon se investimi në certifikim profesional krijon mundësi të shumta karriere, si në Kosovë ashtu edhe në tregun ndërkombëtar.🌍

📚 Filloni edhe ju rrugëtimin tuaj profesional me programet e certifikimit të SCAAK.

Dy vlerësime të rëndësishme ndërkombëtare për SCAAK 🏅SCAAK ka përmbyllur me sukses procesin e monitorimit profesional ng...
24/07/2026

Dy vlerësime të rëndësishme ndërkombëtare për SCAAK 🏅

SCAAK ka përmbyllur me sukses procesin e monitorimit profesional nga AICPA për periudhën 2021–2025.

Raporti konfirmon pajtueshmërinë e Shoqatës me kërkesat e Ligjit Nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, ndryshimet dhe plotësimet përkatëse ligjore, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2014.

Ky vlerësim është dëshmi e funksionimit profesional, transparent dhe të përgjegjshëm të SCAAK, si dhe e përkushtimit të vazhdueshëm për respektimin e standardeve profesionale dhe kërkesave ligjore.

Njëkohësisht, në raportin e ri “Member Compliance Program Dashboard Report 2026”, Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC) ka vlerësuar në nivelin më të lartë kapacitetin institucional, qeverisjen, qëndrueshmërinë financiare dhe operacionale të SCAAK, si dhe angazhimin e saj për zhvillimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit.

Raporti njeh progresin e SCAAK në:

✔️ Forcimin e sistemit të kontrollit dhe rishikimit të cilësisë
✔️ Përditësimin e programeve të edukimit dhe Edukimit të Vazhdueshëm Profesional
✔️ Përfshirjen e kompetencave në teknologji dhe qëndrueshmëri
✔️ Zbatimin e Kodit Ndërkombëtar të Etikës
✔️ Funksionimin e sistemit të hetimit dhe disiplinës
✔️ Përkthimin dhe shpërndarjen e standardeve ndërkombëtare
✔️ Bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë si AICPA, ACCA, CIPFA, AAT, IEKA dhe WB-CFRR

Këto vlerësime përfaqësojnë një arritje të përbashkët të SCAAK dhe anëtarëve të saj, të cilët kontribuojnë vazhdimisht në avancimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë.

📄 Lexoni raportet e plota në linket më poshtë:
🔗 https://bit.ly/4fz1sp1
🔗 https://bit.ly/4bZISoN

💼 Konkurs për punë në Bakertilly Pozita: Audit Senior (2 pozita)📅Afati për aplikim: 7 Gusht 2026 🔗 Për më shumë informat...
21/07/2026

💼 Konkurs për punë në Bakertilly

Pozita: Audit Senior (2 pozita)

📅Afati për aplikim: 7 Gusht 2026

🔗 Për më shumë informata:https://www.scaak.org/uploads/files/2026/July/21/Baker-Tilly-Kosovo---audit-senior-Jul20261784632193.pdf

Përfaqësuesit e SCAAK u mirëpritën nga Instituti i Kontabilistëve të Certifikuar (ISOS) në Maqedoninë e Veriut. Takimi u...
21/07/2026

Përfaqësuesit e SCAAK u mirëpritën nga Instituti i Kontabilistëve të Certifikuar (ISOS) në Maqedoninë e Veriut.

Takimi u përqendrua në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, prezantimin e aktiviteteve aktuale të të dy organizatave, si dhe shqyrtimin e mundësive për zhvillimin e nismave të përbashkëta në fushën e edukimit, zhvillimit profesional dhe avancimit të profesionit të kontabilitetit.

Në fokus ishin edhe hapat e ardhshëm për thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në interes të profesionit.

🔗 Lexoni lajmin e plotë në linkun e bashkëngjitur.

Instituti i Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar (ISOS) ishte mikpritës i përfaqësuesve të Institutit të Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës (SCAAK), ku u zhvillua një takim i përbashkët mes dy organizatave profesionale. Takimi u përqendrua në shkëmbimin e përvojav...

💼 Konkurs për punë në Nexia Kosovo LLCPozita: Senior Kontabilitet & Tatime 📅Afati për aplikim: 20 Korrik 2026🔗 Për më sh...
14/07/2026

💼 Konkurs për punë në Nexia Kosovo LLC

Pozita: Senior Kontabilitet & Tatime

📅Afati për aplikim: 20 Korrik 2026

🔗 Për më shumë informata:https://www.scaak.org/uploads/files/2026/July/14/Nexia-Kosova-Vend-Pune1784014125.pdf

Address

Ukshin Hoti Nr. 120, Kosovo
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 13:00

Telephone

+38338606255

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SCAAK posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to SCAAK:

Shortcuts

Share