Shoqata e Gjeodeteve te Kosoves

Shoqata e Gjeodeteve te Kosoves Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës

SOQATA E GJEODETËVE TË KOSOVES, MORI PJESË NË PROCESIN E VOTIMIT PËR PRESIDENT DHE TRE ZV PRESIDENTË TË  FEDERATES BOTËR...
04/06/2026

SOQATA E GJEODETËVE TË KOSOVES, MORI PJESË NË PROCESIN E VOTIMIT PËR PRESIDENT DHE TRE ZV PRESIDENTË TË FEDERATES BOTËRORE TË GJEODETËVE -FIG

Nga 23-29 Maj 2026, në njërin prej kryeqyteteve të Afrikes së Jugut, Cape Town, u mbajt Kongresi i Federates Botërore të Gjeodetëve.
Shoqata e Gjeodetëve të Kosoves-SHGJK, është anëtare e asocuar në këtë organizatë më të madhe botërore të gjeodetëve.

Pjesëmarrja jonë fizike në Afriken e Jugut, ishte pothuaj e pamundëshme për shkak të pozites financiare të ShGjK-së, deri sa edhe pjesëmarrja përmes formave elektronike, në procesin e votimit për Presidentin dhe tre zv.Presidentëve, ishte e kushtëzuar me pagesen e kuotës së anëtarsisë.

Mbështetja e SHGJK-së, nga Ministrja Fitore Pacolli, dhe zotimi që do i shlyej obligimet e kuotave të anëtarsisë së SHGJK, në dy organizata të gjeodetëve të nevelit Botëror dhe Evropian, na mundësoi që gjeodetët e Republikes së Kosoves, jo vetëm të jenë pjesë e procesit të votimit por edhe të sigurohet qëndrueshmëri dhe kontinuitetin e të qenunit anëtare e FIG-ut dhe CLGE-së.

Shoqata e Gjeodetëve të Kosoves, është shumë falenderuese Ministres Pacolli, Milazim Saliaj, pjesë e kabinetit të Ministres, Faik Kelmendi drejtor i përgjithëshëm të AKK-së, duke vlersu të gjithë aktivitetin e MAPL, në fushen e ruajtjes së ambientit, planifikimit hapsinorë, por edhe përkrahjes së objektivave kryesore të SHGJK-së, që paraqesin jo vetëm interesin e Gjeodetëve por edhe të Institucioneve dhe vetë shtetin e Kosoves.

Pjesëmarrja jonë në procesin zgjedhor të FIG-ut, patjeter që ka ngritë nivelin e komunikimit, bashkëpunimit dhe mbështetjes nga presidenti i ri i FIG-ut, Kalogiannakis Michalis, dhe presidenti i CLGE-së Nikolas Smith, përkatësisht Drejtorit të përgjithëshëm z.Jean-Yves Pirlot.

Në diten e mbylljes së punimeve të kongresit, e urova presidentin Michalis, i cili shprehu falenderimin e tijë, dhe premtoi mbështetje për SHGJK-së, duke dhënë zotimin ta vizitojë për herë të dytë Republiken e Kosoves, si mbështetje e proceseve të konsolidimit të SHGJK-së, drejt realizimit të objektivave tona.

Një zotim të tillë e kemi edhe nga CLGE, Presidenti Nikolas Smith, Drejtori Jean-Yves Pirlot dhe anëtari i bordit z.Julian Ismaili.

Faleminderit:
Ministre, Fitore Pacolli
President, Kalogiannakis Michalis
President. Nikolas Smith
Drejtor, Jean-Yves Pirlot
Treasurer, Julian Ismaili

Shkruar nga : MSc.Inxh. Murat HoxhaNë kujtim të kolegut dhe shokut:Nysret Gashi, 30.04.1957 - 28.05.2026NYSRETI ISHTE NJ...
31/05/2026

Shkruar nga : MSc.Inxh. Murat Hoxha

Në kujtim të kolegut dhe shokut:
Nysret Gashi, 30.04.1957 - 28.05.2026

NYSRETI ISHTE NJË URRAGAN QË PËRSHKONTE HAPSIREN E NJË SHOQËRIE NË ZHVILLIM. ATO QË NE SYNONIM AI GJENTE ZGJIDHJEN

Nysret Gashi ishte kuadër i gjeneratave të para të ShM Teknike drejtimi i Gjeodezisë në Gjakovë.

Ai njihej nga qytetarët e Klines dhe Pejes qysh nga viti 1977 kur kishte fillua punen si gjeometer në kadastren e Klines, dërsa ishte i vlerësuar e i respektuar nga gjeodetët dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosoven dhe më gjërë, të cilëve u dha ekspertiza dhe konsulenca profesionale.

Nga fundi i vitit 1999 ishte pjesë e të përzgjedhurve nga nivelet regjionale të Kosoves, me qëllim themelimi dhe ndërtimit të kapaciteteve të Agjencisë Kadastrale të Kosoves.

Nga viti 2000 deri në përfundimin e programit ishte zv.Drejtor teknik në Programin Përkrahës të Kadastres së Kosoves, së bashku me Perti Onkalo, expert nga Finlanda.
Pas përfundimit të këtij projekti punoi në Agjencinë Kosovare të Privatizimit -AKP, deri në transformimin e ketij institucioni.

Fazat tjera të punes Nysreti i kaloi duke punua në projekte të ndryshme të institucioneve dhe kompanive ndërkombëtare, ku përfitoi dije dhe përvojë e cila Nysretin e konfirmoi në një ekspert me aftësi të jashtëzakonshme nga fusha e gjeodezisë dhe GIS-it.

Ishte gjithmonë i qetë, i buzëqeshur e me humorë të veqantë. Këto karakteristika të tijë ishin shprehje e vrullit të tijë për të ndërtu institucionet që ishin "rrënuar" pamshirshëm, sidomos në dekaden 1990-1999.

Që në ditët e para të rithemelimit të Institucionit Kadastral Shtetëror të Kosoves (AKK), ishim bashkë, ai gjithmonë kishte dy rrole, ishte ideatorë i projekteve dhe udhëheqës operativ i zbatimit të tyre.

Ai kombinonte njohjen teorike në teknologjinë informative me zbatimin praktik të përdorimit kompjuterik dhe softuerik, nëpër të cilët ai "ecte" sikur në një horizont dijesh të pafundme.

Ai ishte pjesë e rëndësishme e rrugëtimit dhe zhvillimeve më komplekse në AKK. të cilat ia vendosën themelet e këtij institucioni.

Ishte aktiv me ekipen e konvertimit të të dhënat tekstuale kadastrale nga shiritat magnetik dhe formate disketash të vjetra te gjetura në sirtarët e harruar nga zbatuesit e masave të dhunshme, duke i transferu në programin e ashtuqujtur KCID (Të dhenat e Përkohëshme të Kadastrit të Kosoves), e pastaj edhe e migrimit të atyre të dhënave, duke i shëndrru poseduest në pronarë apo Fletat Poseduese në Certifikata.

Ishte ekspet kyç në skanimin, gjeoreferencimin dhe digjitalizimin e të dhenave grafike kadastrale, ashtu edhe ngritjes së kapaciteteve në kadastrat komunale.

Kontribuoi që të gjitha ato të dhëna pa të cilat nuk do të funkciononte tregu i tokes, as bankat në këtë masë, e si rrjedhojë, më i ngadalshëm do të ishte zhvillimi ekonomik i Kosoves.

Ai ishte trajner i parë madje lirisht mund të konstatoj që ishte "autorë i pasfordave individual të punonjësve në AKK), dhe në ZKK.

Ishte trajner i trajnerve në aplikimin e teknologjive, autor i hartes 3D të Republikes së Kosoves, dhe autorë i shumë projekteve. Ishte thjeshtë një novatorë dhe nje promotorë i ndërtimit të kapaciteteve të para njerzore dhe teknologjike të AKK-së.

Puna e tijë ishte themeli i Institucionit të sotëm Kadastral. Ndoshta i vetmi që komunikonte "barabar" me ekspertët e jashtëm nga PPKK -Programi Përkrahës për Kadastren e Kosoves.

Ishte një urragan të cilit nuk i dihej fundi, sepse aty ku ne synonim, ai e punonte për zgjithjen.

Ai nuk mbante "diploma të mëdha as doktoratura" as nuk i synonte ato sepse ai shum herë qëndronte "mbi ato" sepse komunikonte madje i kshillonte edhe ata me tituj të lartë.

Dhunti kishte dijen dhe zbatimin praktik të sajë. Ishte një gjeni i heshtur që ecte nëpër hapsiren e një shoqrie në zhvillim, me gjithë modestinë e tijë.

Shpesh diskutonim për ndonje problem konkret gjeoinformacioni, përgjigja e tijë e menjëhershme "hajde dalim e dhezim nga nje cigare", aq kohë i nevoitej për të gjetë zgjidhjen.

Ishim bashkë në vizita studimore, kongrese, simpoziume dhe konferenca në SHBA, Evropë dhe Azi.

Ishte pjesë thelbësore e ekipit të skanimit dhe krijimit të hartes dixhitale të Kosoves, si dhe aplikacionit për menaxhimin e të dhënave, si dhe shum projekte nga fusha e turizmit, sportit dhe menaxhimit urban.

Ai ishte një shokë, koleg gjeodetë, ishte një prind, familjarë, para së gjithash një njeri i kompletuar me të gjitha virtytet pozitive që e karakterizojnë një personalitet.

Pas vetes, la gruan dhe katër vajza, nipa e mbesa, motra e vllëzër, kolegë e shokë të cilët do ta kujtojnë përgjithmonë, punen dhe veprat e Nysretit

I qoftë i lehtë dheu i Kosoves
Ngushllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën, ashtu si që ishte pozitiv e i dashur.

27/05/2026

Perhajr Kurban Bajrami

PA DASHURI, DHEMBSHURI DHE PA BESIM NJERIU MBETET I VARFËR DHE NË MES TË PASURISË

Në agimet e festave të mëdha, njeriu nuk zgjohet vetëm nga drita e diellit, por nga një thirrje e heshtur e shpirtit për t’u bërë më i mirë, më i pastër dhe më i afërt me kuptimin e vërtetë të jetës.
Kurban Bajrami është pikërisht ajo portë e ndriçuar ku zemra rikujton se madhështia e njeriut nuk matet me atë që zotëron, por me atë që është i gatshëm të falë.
Kurban Bajrami na mëson se jeta fiton kuptim atëherë kur dhimbja e tjetrit bëhet edhe dhimbja jonë, kur buka ndahet me dashuri dhe kur fjala e mirë bëhet urë mes zemrave.
Në një botë ku shpesh zhurma e interesit e mbulon zërin e shpirtit, kjo festë vjen si një kujtesë hyjnore se pa dashuri, pa dhembshuri dhe pa besim, njeriu mbetet i varfër edhe në mes të pasurisë.
Në këtë Kurban Bajram, uroj që paqja të zbresë në çdo familje, drita të mbushë çdo shpirt dhe shpresa të rilindë në çdo zemër që ka njohur lodhjen apo trishtimin.
Gëzuar Kurban Bajramin!
Qoftë kjo festë një bekim për shpirtin, një dritë për mendjen dhe një paqe e thellë për zemrën

Aitor: Hajdar Paqarada

18/05/2026

Shkruar nga MSc.Inxh. Murat Hoxha

THEMELIMI I INSTITUTI PËR GJEODEZI DHE INFRASTRULTURË GJEOHAPSINORE TË FAKULTETIT TË INXHINIERISË SË NDËRTIMIT, TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINES–IGJIGJ, PLOTËSON NJË BOSHLLËK FUNKCIONAL NË FUSHEN E GJEODEZISË DHE GJEOINFORMACIONIT

Ishte njëra prej 10 kërkesave, të dalura nga takimet e forumeve dhe konferencave të organizuara dhe të formuluara si objektiva të Shoqates së Gjeodetëve të Kosoves-SHGJK.
Përballë nevojave dhe angazhimeve aktuale të SHGJK-së, themelimini institutit të Gjeodezisë, mbeti si një i iciativë e heshtur.

Ishte Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së ndërtimit, Dr. Sci. Prof. asoc. Florim Graiçevci i cili tër dijen teorike, praktike dhe menagjeriale ia përkushtoi avansimit të cilësisë së edukimit në Fakultetin e Inxhinierisë së ndërtimit - FIN.

E riaktivizoi fuqishtëm Këshillin Konsultativ, për të cilin është bërë i zakonshëm emërtimi "Bordi Industrial" të FIN, e riorganizoi, zgjeroi dhe dinamizoi atë, së bashku me kryetarin MSc.Inxh.Sabri Zylfiun.

Me një vëmendje të veçantë prej menaxheri, krijoi raporte konunikimi me stafin pedagogjik dhe Bordin Industrial, për identifikimin e nevojave dhe projekteve, realizimi i të cilave e rendisin FIN, në mesin e Institucioneve kredibile dhe të fuqishme në Evropë.

Bashkë me stafin e profesorëve, Këshillin Konsultativ, studentët dhe grupet e interesit, themeloi programe edukimi, duke hartu përmbajtje edukative - kurrikula që jo vetëm permbushin standardet Evropiane, por edhe janë të ndërlidhura me ekonominë e tregut.

Themelmi i institutit të ndërtimit dukej që e kishte ide edhe sa ishte profesor i lëndeve të ndërtimit, ndërsa tani në cilësinë e Dekanit, konfirmoi konkretisht themelimin e tre instituteve, në kuadër të FIN.

I gjithë ky opus i realizimeve për një kohë relativisht të shkurtë, u bë në bazë të idesë, vizionit dhe një plani konkret për të vendosë korniza të shëndosha edukimi të avansuar, e në dobi të zhvillimit ekonomik dhe shkencorë.

Instituti për Gjeodezi dhe Infrastrukturë Gjeohapsinore, është një ngjarje shumë e rëndësishme jo vetëm për FIN, gjeodetet por edhe për Republiken e Kosoves.

Instituti për Gjeodezi dhe Infrastrukturë Gjeohapsinore, të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Universitetit të Prishtines - IGjIGj, plotëson një boshllëk funkcional në fushen e gjeodezisë dhe gjeoinformacionit, duke dhënë mundësi zgjidhjeje institucionale çështjeve që lidhen me kompetencat profesionale, shkencore dhe zhvillimore në fushen e analizave dhe inovacionit, por edhe zbatimin e projekteve të cilat e karakterizojnë fushen e veprimtarisë së Institutit.

Instituti për Gjeodezi dhe Infrastrukturë Gjeohapsinore, pritet të hartojë objektiva konkrete, strategjike, teknike, shkencore dhe publike, të krijojë një strukturë organizative mbështetur në kapacitetet ekzistuese njerzore dhe teknologjitë të cilat i posedon Departamenti i Gjeodezisë, në kuadët të Fakultetit të Inxhinierisë së ndërtimit.

Ky Institut, do të jetë një mundësi që studentet, inxhinierët, stafi akademik të shfrytëzojë potencialin e tyre profesional, praktik dhe shkencorë në avansimin dhe kontributin e tyre në proceset e zvillimit inovativ të gjeodezisë, duke u bashkërenduar dhe integruar me zhvillimet në Evropë dhe Botë.

Dua të shprehë kënaqësin time dhe respektin për Këshillin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, i cili në mbledhjen e mbajtur me 14.05.2026, mori Vendim për emrimin tim në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Instituti për Gjeodezi dhe Infrastrukturë Gjeohapsinore - IGjIGj, me mandat katërvjeçarë. Vlersoj perkrahjen e ministres Fitore Pacolli, antarin e kabinetit dhe ish deputetin Milazim Saliaj për përkrahjen që janë duke i dhënë komunitetit gjeodetë, dhe profesionit të gjeodezisë.

Konsideroj që angazhimi im në këtë Këshill është rezulat i përkushtimit tim sidomos gjatë dekades së fundit si kryetarë i SHGJK-së, përfaqësues i Republikes së Kosoves në Asambletë e FIG-ut dhe CLGE-së, kontributi në zbatimit teorik, praktik dhe menaxherial të profesionit të gjeodezisë, sistemin e edukimit, si dhe në ndërtimin e kapaciteteve legjislative e njerzore. por gjithsesi edhe i vlerësimit dhe votimit në Këshillin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit

Uroj stafin menaxherial të FIN, Dekanin dhe Prodekanët, sekretariatin, Bordin Industrial dhe kryetarin e tijë, profesorët e Departamentit të Gjeodezisë, Rektoratin, Ministrinë përkatëse, Këshillin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtyre objektivave madhore për Republiken e Kosoves.

Prishtinë 18.05.2026

14/05/2026

Poštovani gospodine Vladimir Krupa

Drago mi je da je HGD cijenio Vaš ukupni doprinos geodeziji. Također sam impresioniran Vašim rezultatima kao predsjednika CLGE-a, koji odražavaju sve vještine, iskustvo i znanje u upravljanju, provedbi projekata i vođenju državnih institucija.
Smatram da je nagrada za životno djelo "Zlatni globus" zaslužena.
Čestitam prijatelju
_________________________________
I nderuar z. Vladimir Krupa

Më gëzon fakti që Shoqata e Gjeodetëve të Kroacisë, ka vlersua kontributin tuaj të përgjithëshëm në gjeodezi. Unë gjithashtu kam ndiesi për rezultatet tua si kryetarë i CLGE-së, duke rrefletu të gjitha kapactetet, përvojen dhe dijen në menagjim, zbatim të projekteve dhe udhëheqje të institucioneve të shtetit.
Konsideroj të meritueshme shpërblimin jetësor "Zlatni Globus".
Urime miku i im.

MSc.Eng. Murat Hoxha
President of Kosova Association of Surveyors- KAS

Shkruar nga MSc.Inxh. Murat HoxhaMINISTRJA FITORE PACOLLI PËRKRAHË RREGULLIMIN E PROFESIONIT, PËRMES THEMELIMIT TË ODES ...
03/05/2026

Shkruar nga MSc.Inxh. Murat Hoxha

MINISTRJA FITORE PACOLLI PËRKRAHË RREGULLIMIN E PROFESIONIT, PËRMES THEMELIMIT TË ODES SË GJEODETËVE, PJESËMARRJEN DHE KOMUNIKIMIN NDËRKOMBËTARË SI DHE NGRITJEN E KAPACITETEVE PROFESIONALE

Përfaqësuesit e Shoqates së Gjeodetëve të Kosoves, më 29.04.2026, u pritën për një takim pune, nga Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinorë, znj. Fitore Pacolli, dhe bashkëpunëtorët e sajë, përfshi edhe ish. deputetin e Parlamentit të Republikes së Kosoves, tani pjesë e Kabinetit të ministers, z. Milazim Saliaj.

E uruam ministren Fitore Pacolli për emrimin e sajë në poziten e Ministres se Ambientit dhe Planifikimit Hapsinorë, në kuadër të Qeverisë së Republikes së Kosoves, duke i shprehë vlersimet tona për aktivitetet të cilat është duke i zhvillu kjo ministri, në kuadër të politikave programore, nga fusha e ambieniti dhe planifikimit hapsinorë.

Pika diskutimi ishin disa prioritete të përbashkëta, e që mbajnë vulen e interesit të përgjithëshëm shtetëror të Republikes së Kosoves. Krijimi i bazes ligjore për themelimin e Odes së Gjeodetëve ishte njëri prej prioriteteve, që konsiderohet një hap drejt integrimit evropian dhe njohjes së ndërsjelltë të profesioneve.

Iniciativen për themelimin e Odes së Gjeodetëve e nisëm para më shumë se 12 viteve. Patëm formua komisionin inicues, në të cilin vendosëm emra të spikatur gjeodetësh dhe aktivistësh të SHGJK-së, Ata ishin profesionist, kishin vullnet dhe besim që rregullimi i profesionit, përkatësisht themelimi i Odes së Gjeodetëve do të jetë punë e lehtë. U zotuam që anëtarët e Kryesisë së Shoqates nuk do të jenë pjesë e Bordit të Odes së Gjeodetëve, për ti dhënë kësaj iniciative konfirmimin që ky angazhim është në interes të Gjeodetëve e jo i ndonjë grupi apo individi. Besuam sepse kishim arsye të mëdha, të bazuar në shumë shembuj dhe modele Evropiane.

Iniciativa për themelimin e odes së gjeodetëve u përkrahë nga pjesa dërmuese e anëtarve të ShGjK-së, organizata profesionale, institucione edukimi dhe autoritete të tjera. U përkrahë nga vetë kryetari i CLGE-së z. Maurice Barbieri, Bordi Industrial i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Fakulteti i Arkitektures, profesorë nga FIN-UP, Universiteti UBT dhe AAB. Kishim mbështetje edhe nga ish ministri Liburn Aliu, e cila mbështetje u zbehë nga kundërshtimi me të gjitha mjetet i kreut të AKK-së, i cili konsideronte që ata janë vendim-marrësit për fatin e të gjithë Gjeodetëve të Kosoves.

Kryesia e SHGJK-së dhe profesionist të kësaj shoqate, nuk u ndalën së dëshmuari që themelimi i Odes është interes jo vetëm i gjeodetëve, për më tepër interes edhe i institucioneve të shtetit përfshi edhe AKK-në.

Përpjekjet tona i kishte parasyshë deputetja dhe kryetarja e Komisionit parlamentarë për Bujqësi, Pylltari, Ambient dhe Planifikim Hapsinorë, tani Ministre e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinorë znj. Fitore Pacolli.
Ajo i mori në konsideratë dhe i analizoi të gjitha situatat nga e kaluara në ministrinë që tani e udhëheqë, duke ndërmarrë të gjtha veprimet të cilat dëshmojnë fuqishëm vendosëshërinë e sajë që ti kthejë në binarë shumë problematika për tu dhënë zgjidhje ligjore dhe zbatim të standardeve më të larta.

Ministrja Pacolli në takimin me përfaqësuesit e SHGJK-së, konfirmoi përkrahjen për të gjitha objektivat të cilat rregullojnë profesionin, sipas standardeve në përputhje me Direktivat Evropiane, të cilat i avansojnë proceset e funkcionimit dhe vetërregullimit professional, poashtu përkrahjen e pjesëmarrjes dhe komunikimit ndërkombëtarë ngritjes së kapaciteteve profesionale si dhe bashkëpunimit institucional.

Ministrja Pacolli, na udhëzoi që komunikimin e rregullt lidhur me zhvillimet dhe realizimin e këtyre objektivave, të mbajmë kontakte të rregullta me z. Milazim Saliaj i cili është pjesë e kabinetit të sajë, ndërsa u dakorduam që të mbajmë takime periodike edhe me ministren.

Faleminderit znj. ministre Fitore Pacolli. Shnet dhe suksese.

Të dashur kolegë dhe miq,Dua të ju njoftojë që Asamblea e Përgjithëshme e CLGE-së, mbahet në Tartu të Estonisë, nga data...
24/04/2026

Të dashur kolegë dhe miq,

Dua të ju njoftojë që Asamblea e Përgjithëshme e CLGE-së, mbahet në Tartu të Estonisë, nga data 08-09 Maj 2026.

Shoqata e Gjeodetëve të Kosoves është anëtare me të drejta të plota, dhe mund të merr pjesë me një numër të kufizuar (2-3) përfaqësues, dhe më shumë persona përcjellës, të cilët kanë program të veqantë të aktiviteteve.

Afati I regjistrimit është shtyrë deri më 29 prill 2026. Të interesuarit duhet të marrin formularin e regjistrimit, faturen e pageses sipas pikave të formularit, dhe përzgjedhjes suaj.

Si që shifet të gjitha shpenzimet janë personale, për shkak që Shoqata nuk ka në disponim fonde të mjaftueshme për këtë dedikim.

Të interesuarit duhet të lajmërohen në E-mail adresen [email protected] ose [email protected], apo në tel +383 44 144 819.

Bshkangjitur keni agjenden e paraparë për Delegatë dhe persona përcjellës.

Mirpresim interesimet e juaja

13/04/2026

Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët e komunitetit ortodoks!
Uroj që kjo festë e shenjtë t’ju sjellë paqe, shpresë dhe gëzim në familjet tuaja.

05/04/2026

NGJALLJA E KRISHTIT, SHËNOHET SI DITA MË E RËNDËSISHME PËR QYTETËRIMIN PERENDIMORË. ËSHTÉ DITË FRYMZUESE PËR NJERZIMIN. GËZUAR PASHKET, ME DËSHIRË QË PASHKEN TJETËR TA FESTOJMË ME MË SHUMË PAQE DHE SOLIDARITET PËR NJERËZIMIN.

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Gjeodeteve te Kosoves posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata e Gjeodeteve te Kosoves:

Share