Shoqata e Bankave të Kosovës - Faqja zyrtare

Directions Website Contact the organization

Shoqata e Bankave të Kosovës - Faqja zyrtare Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) është zëri i industrisë bankare në Kosovë.

E themeluar në vitin 2002, Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) është zëri i industrisë bankare në Republikën e Kosovës. SHBK është përfaqësuese e bankave komerciale të Kosovës në lidhje me çështjet sektoriale bankare dhe bashkëpunon me të gjitha autoritetet, përfshirë Kuvendin e Republikës së Kosovës, Qeverinë, Bankën Qendrore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, Mediat, etj, me qëllim mbështetjen e zhvillimit të sektorit bankar në Kosovë. SHBK lehtëson bashkëpunimin ndërmjet sektorit bankar dhe autoriteteve shtetërore duke ofruar një platformë të vetme për avokim të përbashkët si dhe për diskutimin e iniciativave të reja; identifikon dhe influencon iniciativat ligjore dhe rregullative; koordinon aktivitete të përbashkëta për bankat; kontribuon në ngritjen e kapaciteteve të stafit të bankave si dhe promovon aktivitetet bankare përpara audiencës së gjerë. SHBK është bërë institucion kryesor i referimit në lidhje me çështjet që ndërlidhen me sektorin bankar në Kosovë. Bankat në vijim janë anëtarë me të drejta të plota në SHBK: Banka Ekonomike, Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes, Credins Bank, IsBank, NLB Bank, Pri Bank, ProCredit Bank, Raiffeisen Bank, TEB Bank dhe Ziraat Bank.

Prano pagesa aty ku është klienti📍 Tap to Phone (SoftPOS) i jep biznesit fleksibilitet për të pranuar pagesa pa kontakt ...
22/10/2026

Prano pagesa aty ku është klienti

📍 Tap to Phone (SoftPOS) i jep biznesit fleksibilitet për të pranuar pagesa pa kontakt përmes telefonit.
📱 Nga kafeneja e lagjes te taksia, pagesa mund të kryhet aty ku ndodhet klienti, sipas kushteve të shërbimit.
✅ Biznesi vendos shumën dhe kontrollon konfirmimin pas afrimit të kartelës.

Fushata “Paguaj Digjitalisht” promovon pagesat digjitale, kartat dhe teknologjinë Tap to Phone (SoftPOS) në Kosovë, si mënyra më të shpejta, më praktike dhe më të sigurta për të paguar dhe për të pranuar pagesa. Fushata u drejtohet qytetarëve, konsumatorëve të rinj dhe urbanë, si dhe bizneseve që synojnë të zvogëlojnë përdorimin e parasë së gatshme dhe të modernizojnë shërbimin. Një nismë e Shoqatës së Bankave të Kosovës në partneritet me Visa, Helvetas dhe Sweden Sverige, e implementuar në bashkëpunim me bankat e Kosovës dhe IMAA.

SoftPOS për biznese  - Më pak para të gatshme për t’u menaxhuar💳 Kur klienti paguan me kartelë ose pajisje pa kontakt pë...
21/10/2026

SoftPOS për biznese - Më pak para të gatshme për t’u menaxhuar

💳 Kur klienti paguan me kartelë ose pajisje pa kontakt përmes telefonit të biznesit me Tap to Phone (SoftPOS), nuk ka nevojë të numërohen kartëmonedhat ose të kthehet kusur për atë pagesë.
📱 Pranimi i pagesave pa kontakt mund të ulë sasinë e parasë së gatshme që menaxhon biznesi.
✅ Kontrollo gjithmonë konfirmimin në aplikacion.

Fushata “Paguaj Digjitalisht” promovon pagesat digjitale, kartat dhe teknologjinë Tap to Phone (SoftPOS) në Kosovë, si mënyra më të shpejta, më praktike dhe më të sigurta për të paguar dhe për të pranuar pagesa. Fushata u drejtohet qytetarëve, konsumatorëve të rinj dhe urbanë, si dhe bizneseve që synojnë të zvogëlojnë përdorimin e parasë së gatshme dhe të modernizojnë shërbimin. Një nismë e Shoqatës së Bankave të Kosovës në partneritet me Visa, Helvetas dhe Sweden Sverige, e implementuar në bashkëpunim me bankat e Kosovës dhe IMAA.

📲 Premtimet për fitim të shpejtë e të garantuar në rrjete sociale mund të përdoren për të të nxitur të dërgosh para.🔎 Ve...
21/10/2026

📲 Premtimet për fitim të shpejtë e të garantuar në rrjete sociale mund të përdoren për të të nxitur të dërgosh para.
🔎 Verifiko personin, kompaninë dhe ofertën përmes burimeve zyrtare, jashtë reklamës ose profilit që të kontakton.
✅ Mos dërgo para ose të dhëna personale për shkak të presionit për të vepruar menjëherë.

Fushata “Mbrohu Online” është pjesë e programit tonë të edukimit financiar, që synon të ndihmojë qytetarët të marrin vendime më të informuara me paratë e tyre dhe të mbrohen nga mashtrimet. Çdo javë sjellim këshilla praktike për menaxhimin e financave personale.

📄 Para se të marrësh kredi, lexo kontratën dhe kërko sqarime për çdo kusht që nuk e kupton.🔎 Krahaso normën efektive të ...
20/10/2026

📄 Para se të marrësh kredi, lexo kontratën dhe kërko sqarime për çdo kusht që nuk e kupton.
🔎 Krahaso normën efektive të interesit, tarifat, këstin mujor, afatin dhe shumën totale që do të paguash. Mos e vlerëso kredinë vetëm nga kësti.
✅ Pyet edhe për kushtet e vonesës së pagesës dhe të shlyerjes së parakohshme, para se të nënshkruash.

Fushata "Menaxho Financat, Ndërto të Ardhmen" është pjesë e programit tonë të edukimit financiar, që synon të ndihmojë qytetarët të marrin vendime më të informuara dhe të menaxhojnë më mirë financat e tyre personale. Çdo javë sjellim këshilla praktike për planifikimin, kursimin dhe menaxhimin e financave personale.

SoftPOS për biznese - Një mënyrë tjetër pagese për klientët e tu🏪 Klientët që dëshirojnë të paguajnë me kartelë mund ta ...
20/10/2026

SoftPOS për biznese - Një mënyrë tjetër pagese për klientët e tu

🏪 Klientët që dëshirojnë të paguajnë me kartelë mund ta bëjnë këtë në telefonin e biznesit që përdor Tap to Phone (SoftPOS).
📱 Biznesi vendos shumën, klienti kontrollon ekranin dhe afron kartelën për pagesë pa kontakt.
✅ Të dy presin konfirmimin para se ta konsiderojnë pagesën të përfunduar.

Fushata “Paguaj Digjitalisht” promovon pagesat digjitale, kartat dhe teknologjinë Tap to Phone (SoftPOS) në Kosovë, si mënyra më të shpejta, më praktike dhe më të sigurta për të paguar dhe për të pranuar pagesa. Fushata u drejtohet qytetarëve, konsumatorëve të rinj dhe urbanë, si dhe bizneseve që synojnë të zvogëlojnë përdorimin e parasë së gatshme dhe të modernizojnë shërbimin. Një nismë e Shoqatës së Bankave të Kosovës në partneritet me Visa, Helvetas dhe Sweden Sverige, e implementuar në bashkëpunim me bankat e Kosovës dhe IMAA.

📱 Me Tap to Phone (SoftPOS), biznesi mund të pranojë pagesa pa kontakt përmes një telefoni Android të përshtatshëm.💳 Kli...
19/10/2026

📱 Me Tap to Phone (SoftPOS), biznesi mund të pranojë pagesa pa kontakt përmes një telefoni Android të përshtatshëm.
💳 Klienti afron kartelën te telefoni i biznesit dhe pret konfirmimin e pagesës.
ℹ️ Informohu te banka ose ofruesi për aktivizimin, pajtueshmërinë e telefonit dhe kushtet e shërbimit.

Fushata “Paguaj Digjitalisht” promovon pagesat digjitale, kartat dhe teknologjinë Tap to Phone (SoftPOS) në Kosovë, si mënyra më të shpejta, më praktike dhe më të sigurta për të paguar dhe për të pranuar pagesa. Fushata u drejtohet qytetarëve, konsumatorëve të rinj dhe urbanë, si dhe bizneseve që synojnë të zvogëlojnë përdorimin e parasë së gatshme dhe të modernizojnë shërbimin. Një nismë e Shoqatës së Bankave të Kosovës në partneritet me Visa, Helvetas dhe Sweden Sverige, e implementuar në bashkëpunim me bankat e Kosovës dhe IMAA.

💙 BANKAT PËR KOMUNITETIN | Kur kontributi shkon përtej bankimitBankat nuk janë vetëm pjesë e ekonomisë, por edhe e komun...
08/10/2026

💙 BANKAT PËR KOMUNITETIN | Kur kontributi shkon përtej bankimit

Bankat nuk janë vetëm pjesë e ekonomisë, por edhe e komunitetit ku veprojnë. 🤝

Bankat anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës në vazhdimësi kanë kontribuar përmes iniciativave të përgjegjësisë sociale, duke mbështetur kauza dhe projekte që krijojnë vlerë për shoqërinë.

Në kuadër të këtij angazhimi, Raiffeisen Bank Kosova ka vazhduar të kontribuojë në zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit, përmes iniciativave të fokusuara në fuqizimin e bizneseve, përfshirjen sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.

🎓 Edukim financiar dhe mbështetje për NVM-të
🤝 Përfshirje sociale dhe mbështetje për komunitetin
🌱 Mjedis, pyllëzim dhe qëndrueshmëri

Nga punëtoritë e edukimit financiar për NVM-të, te pjesëmarrja në Wings for Life World Run në mbështetje të HANDIKOS-it dhe angazhimi në iniciativën për pyllëzim Seed Pods, këto aktivitete pasqyrojnë përkushtimin e bankës për një ndikim që shkon përtej shërbimeve bankare.

🏦 Në kuadër të serisë , ju prezantojmë disa nga iniciativat e realizuara nga Raiffeisen Bank Kosova.

🔐 Tetori është Muaji i Sigurisë Kibernetike, një muaj i dedikuar ndërgjegjësimit për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë...
01/10/2026

🔐 Tetori është Muaji i Sigurisë Kibernetike, një muaj i dedikuar ndërgjegjësimit për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë online.

🖱️ Mendo para se të klikosh në linke ose mesazhe të dyshimta.

🔎 Verifiko burimin para se të hapësh linke ose të japësh të dhëna..

🛡️ Mbro të dhënat personale dhe financiare.

🔑 Mos ndaj fjalëkalimet, PIN-in apo kodet OTP me askënd.

Zakone të vogla mund të bëjnë dallim të madh në mbrojtjen e llogarive dhe të dhënave tua.

Pagesat digjitale po bëhen pjesë e zakonshme e blerjeve dhe shërbimeve të përditshme. Kartat bankare dhe pajisjet për pa...
01/10/2026

Pagesat digjitale po bëhen pjesë e zakonshme e blerjeve dhe shërbimeve të përditshme. Kartat bankare dhe pajisjet për pagesa pa kontakt u japin qytetarëve më shumë zgjedhje, ndërsa bizneseve u mundësojnë t’u përshtaten nevojave të klientëve.

Për qytetarin, këto pagesa zvogëlojnë nevojën për para të gatshme dhe lehtësojnë ndjekjen e shpenzimeve në llogari. Për biznesin, ato ofrojnë më shumë fleksibilitet në shërbim.

Një nga zgjidhjet për pranimin e pagesave pa kontakt është Tap to Phone (SoftPOS). Kjo teknologji i mundëson biznesit të pranojë pagesa përmes një telefoni Android të përshtatshëm, me aplikacionin dhe shërbimin e aktivizuar nga banka ose ofruesi.

Kur paguan te një biznes që përdor Tap to Phone, kontrollo shumën në ekranin e telefonit të biznesit. Afro kartën ose pajisjen për pagesë pa kontakt dhe prit konfirmimin në aplikacion që pagesa u krye me sukses.

Ruaje kartën dhe pajisjen, mos i ndaj PIN-in ose kodet e verifikimit dhe kontrollo transaksionet. Nëse vëren një pagesë që nuk e njeh, kontakto bankën në numrin e saj zyrtar.

Nëse je biznes, informohu te banka jote për disponueshmërinë e Tap to Phone, pajisjet e përshtatshme, tarifat dhe kushtet e shërbimit.

_____

Fushata “Paguaj Digjitalisht” promovon pagesat digjitale, kartat dhe teknologjinë Tap to Phone (SoftPOS) në Kosovë, si mënyra më të shpejta, më praktike dhe më të sigurta për të paguar dhe për të pranuar pagesa. Fushata u drejtohet qytetarëve, konsumatorëve të rinj dhe urbanë, si dhe bizneseve që synojnë të zvogëlojnë përdorimin e parasë së gatshme dhe të modernizojnë shërbimin. Një nismë e Shoqatës së Bankave të Kosovës në partneritet me Visa, Helvetas dhe Sweden Sverige, e implementuar në bashkëpunim me bankat e Kosovës dhe IMAA.

💳 Përdorimi i kartave në jetën e përditshme e bën pagesën më praktike dhe më të sigurt.📱 Paguaj në dyqan. Paguaj online....
30/09/2026

💳 Përdorimi i kartave në jetën e përditshme e bën pagesën më praktike dhe më të sigurt.
📱 Paguaj në dyqan. Paguaj online. Paguaj pa kontakt. Kur biznesi pranon pagesa në telefon, përdor Tap to Phone (SoftPOS).
✅ Kontrollo gjithmonë shumën dhe konfirmimin e transaksionit.

ℹ️ Shërbimet dhe kushtet mund të ndryshojnë sipas bankës ose ofruesit.
_____

Fushata “Paguaj Digjitalisht” promovon pagesat digjitale, kartat dhe teknologjinë Tap to Phone (SoftPOS) në Kosovë, si mënyra më të shpejta, më praktike dhe më të sigurta për të paguar dhe për të pranuar pagesa. Fushata u drejtohet qytetarëve, konsumatorëve të rinj dhe urbanë, si dhe bizneseve që synojnë të zvogëlojnë përdorimin e parasë së gatshme dhe të modernizojnë shërbimin. Një nismë e Shoqatës së Bankave të Kosovës në partneritet me Visa, Helvetas dhe Sweden Sverige, e implementuar në bashkëpunim me bankat e Kosovës dhe IMAA.

Address

Lidhja E Pejës, 177, Zona Industriale
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Bankave të Kosovës - Faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata e Bankave të Kosovës - Faqja zyrtare:

Shortcuts

Share