30/03/2026
Në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile
Mjedisore në Kosovë” (EECSOK), Forumi Lokal i Veprimit "Mbroje, Duaje, Mbaje" u mbyll me shumë sukses
Mbi 50 pjesëmarrës nga Mitrovica, Prishtina, Peja dhe Prizreni diskutuan çështjet mjedisore, identifikuan shkaqet dhe zhvilluan rekomandime konkrete për veprim lokal. Secila komunë prezantoi prioritetet e saj në seancën plenare.
Organizatat partnere të projektit Rilindja Gjelbër, 7 Arte, Balkan Green Foundation dhe EC Ma Ndryshe, facilituan diskutimet dhe do të përgatisin plane veprimi për zbatimin e rekomandimeve. Rezultatet do të dokumentohen në raporte komunale dhe do te ndahen me institucione lokale.