SO Kosovo

SO Kosovo Olimpiada Speciale e Kosoves eshte OJQ e formuar ne vitin 2007.

Kjo organizate ka per qellim integrimin e personave me aftesi te kufizuara intelektuale ne sport. Kjo OJQ ka per qellim promovimin e kapaciteteve sportive te personave me aftesi te kufizuara intelektuale. Ne si OJQ jemi te njohur nderkombetarisht nga Olimpiada Speciale Internacionale keshtu qe jemi te akredituar qe te organizojme ngjarje te ndryshme sportive qe perfshijne personat me aftesi te kufizuara intelektuale e gjithashtu edhe nepermjet ketyre garave ne kemi per qellim edhe integrimin e tyre ne shoqeri .Organizojme gara te ndryshme mes sportisteve te organizates sone dhe sportsitev tjere. Kjo behet me qellim te ngritjes se vetedijes te qytetareve per mundesite dhe kapacitetet e kesaj shoqwrie se edhe personat e me ID munden dijne dhe ia dalin te korrin suksese ne diciplina te ndryshme sportive brenda dhe jashte vendit.Pra nese si OJQ kemi kenaqesine qe qdo here te promovojme aftesite e tyre te shkelqyera per sporte te ndryshme. E kjo behet duke organizu gara te ndryshme sportive dhe duke marre pjese ne gara te ndryshme sportive brenda dhe jashte vendit.Kete me se mire e deshmojne suksesi i atleteve tane te cilet jane pajis me medale te ndryshme ne eveimente nderkombetare te organizuar ne Olimpiada Speciale nderkombetare. Duke organizu gara te ndryshme sportive mes atleteve me aftesi te kufizuara intelektuale dhe atyre pa aftesi te kufizuara intelektuale kemi per qellim qe ti ndihmojme procesit te Inkluzionit.

Ju faleminderit për mbështetjen tuaj, atletët tanë ndihen më të fuqishëm me ju pranë!Edhe shumë suksese në vijim për atl...
25/09/2026

Ju faleminderit për mbështetjen tuaj, atletët tanë ndihen më të fuqishëm me ju pranë!
Edhe shumë suksese në vijim për atletët tanë dhe vendin tonë Kosovën! 🇽🇰

Krenari e pafundme për atletët  tanë! 🇽🇰💙​Atletët e Olimpiada Speciale Kosova shkëlqyen në Lojërat Olimpike Speciale Eur...
13/09/2026

Krenari e pafundme për atletët tanë! 🇽🇰💙
​Atletët e Olimpiada Speciale Kosova shkëlqyen në Lojërat Olimpike Speciale Europiane Malta Open Swimming 2026, duke sjellë në vendin tonë medalje, emocione të papërshkruara dhe mbi të gjitha, dëshminë se vullneti dhe zemra nuk njohin kufij! Ku delegacioni udhëhiqej nga kryetari i OSK Flamur Rrahmani dhe kryetrajneri Besnik Jashanica.
Atletët fituesit tani ishin:
1.Leo Sopi
🥇25 m stil I lirë në shpinë-vendi i parë;
2.Fitim Jashanica
🥇25m stil i lirë -vendi i parë;
3. Aldi Hoxha;
🥉25 m stil I lirë -vendi i tretë
4. Donat Lushtaku
Mirënjohje për pjesëmarrje.
Prapa çdo medaljeje dhe çdo buzëqeshjeje në podium qëndron një punë e jashtëzakonshme, durim i pafund dhe përkushtim 24/7🙏
​Një falënderim i veçantë shkon për gjithë stafin e Olimpiades Speciale Kosova, të cilët me zemër, profesionalizëm dhe dashuri udhëhoqën çdo hap të këtij rrugëtimi drejt suksesit.
Faleminderit që jeni shtylla, mbështetja dhe frymëzimi më i madh i atletëve tanë!
Edhe më të veçantë këtë event e ka bërë vizita e z.Arber Gjoshaj të cilët rastësisht kanë takuar delegacionin tonë ne aeroport të cilët kishin ardhur për pushime në Malta se bashku me bashkëshorten dhe ju kanë premtuar atletëve tanë se do të jene aty për t'i mbështetur dhe kjo po që i realizua nga ata , ku prania e tyre e ngrohtë në tribunë për të përcjellur nga afër garat dhe për t'i dhënë zemër atletëve tanë na japi kurajo,gezime gjithë neve.
Faleminderit për mbështetjen dhe energjinë pozitive që na sollët sot ku bashku me ju ndam edhe gëzimin për fitoren e medaljeve🥇🥇🥉
Mirënjohje e veçantë shkon për Ministrinë e Sportit dhe Rinise që na mbështeten rrugëtimin tonë dhe janë aty çdo herë për ne.
Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi plot shkëlqim. Së bashku jemi më të fortë!
speciial Olympics
@ SO Malta

Sot, Olimpiada Speciale Kosova ka udhëtuar drejt Maltes për t'a përfaqësuar vendin tonë në Garat Evropiane të Notit në M...
09/09/2026

Sot, Olimpiada Speciale Kosova ka udhëtuar drejt Maltes për t'a përfaqësuar vendin tonë në Garat Evropiane të Notit në Malta!
European Swimming Open Malta 2026 (10–14 September 2026).
​Delegacioni ynë përbëhet nga atletët tanë të mrekullueshëm:
​Aldi Hoxha
​Leo Sopi
​Donat Lushtaku
​Fitim Jashanica
​Delegacioni kryesohet nga kryetari i OSK, z. Flamur Rrahmani, dhe kryetrajneri, z. Besnik Jashanica.
Suksese përfaqësuesve tanë jeni më të mirët!
Falënderojmë Ministrinë E Sportit për mbështetjen që na ofron që atletët tanë të kenë mundësine që ata të prezentojnë aftësitë e tyre për sport!
@ Ministria e Sportit
@ Special Olympics

Rikthehemi nga pushimet verore me energji të reja! ​Dje në Fushë Kosovë është mbajtur trajnimin për programin "Sportet e...
27/08/2026

Rikthehemi nga pushimet verore me energji të reja!
​Dje në Fushë Kosovë është mbajtur trajnimin për programin "Sportet e Unifikuara", ku morën pjesë mbi 20 mësimdhënës të edukimit fizik.
Ky trajnim është zhvilluar nga trajnerët, mësimdhënësit edukimit fizik me përvojë të gjate në sport si znj.Kimete Bekaj dhe Besnik Jashanica. Pjesëmarrësit u njohën me metodologjitë më të reja për ta përdorur sportin si mjet të fuqishëm për përfshirjen e nxënësve, duke promovuar barazinë dhe punën në grup në shkollat tona.Falënderim i veçantë për secilin mësimdhënës për përkushtimin dhe dëshirën e madhe për të sjellë ndryshim pozitiv përmes sportit. Së bashku po hapim rrugën për një mjedis shkollor më gjithëpërfshirës
​ # Special Olympics
# Play Unified
​

NJË TRIUMF QË NA MBUSH ZEMRËN PLOT! Urime kampione,urime Kosovë medalja  🥉✨​Nuk ka krenari më të madhe dhe gëzim më të ë...
19/06/2026

NJË TRIUMF QË NA MBUSH ZEMRËN PLOT! Urime kampione,urime Kosovë medalja 🥉✨
​Nuk ka krenari më të madhe dhe gëzim më të ëmbël se ky! Vajzat tona të mrekullueshme, me pastërtinë e shpirtit të tyre dhe me një dëshirë të pashtershme për të triumfuar, na sollën medaljen e bronztë në Unified Football nga Lojërat Olimpike Speciale Nacionale në Gjermani 2026.
​Ky triumf është dëshmia më e mirë e fuqisë së gjithëpërfshirjes, punës në ekip dhe vullnetit të pathyeshëm. Çdo vrapim në fushë, çdo gol dhe çdo sekondë lojë mbajti vulën e përkushtimit të madh!
Një falënderim i përzemërt shkon për sportistet tona kampione, trajnerët, e gjithë stafin që besoi dhe punoi pa rreshtur për këtë ditë.
Vajza ju jeni frymëzimi ynë! 🌟

Faleminderit për mbështetjen Ministria e Rinisë dhe Sportit.rks

Saarland, Gjermani | Special Olympics National Games 2026 🇩🇪🇽🇰​Po vazhdojnë garat e futbollit unifikues dhe zemrat tona ...
19/06/2026

Saarland, Gjermani | Special Olympics National Games 2026 🇩🇪🇽🇰
​Po vazhdojnë garat e futbollit unifikues dhe zemrat tona janë plot! Ekipi ynë i vajzave në "Unified Football" po na bën krenarë me lojën, përkushtimin dhe frymën e jashtëzakonshme sportive,falenderim i veçantë edhe për punën e angazhimin e mrekullueshëm të trajnerëve Taulant Byqmeti dhe Melisa Osmani.
​Këtu nuk fituam vetëm përvoja, por thyem barriera dhe krijuam miqësi të reja. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Vazhdojmë tutje! 💪
Faleminderit për mbështetjen .rks
Olimpiada Speciale

Një kënaqësi e veçantë për ne kur shohim ekipen tonë nga Kosova që na përfaqëson denjësisht në arenën ndërkombëtare por ...
16/06/2026

Një kënaqësi e veçantë për ne kur shohim ekipen tonë nga Kosova që na përfaqëson denjësisht në arenën ndërkombëtare por mbi gjitha kur mirëpritet ngrohtësisht nga vendi mikpritës si Gjermania konkretisht qyteti mikëpritës Host Town Volkingen e cila këtë vit organizon Lojërat Nacionale të Olimpiadës Speciale Germany Saarland 2026 e cila po mirëpret mbi 4000 atletë special nga mbara Europa.
Faleminderit Gjermani.
Nga nesër fillojnë garat suksese më të mirët!
Forca SO Kosova Taulant Byqmeti Melisa Osmani së bashku me ekipën e futbollit të femrave🫶

Jemi jashtëzakonisht krenarë të njoftojmë se për herë të parë nga Olimpiada Speciale Kosova do të përfaqësohet në Lojëra...
12/06/2026

Jemi jashtëzakonisht krenarë të njoftojmë se për herë të parë nga Olimpiada Speciale Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Speciale Nacionale Saarland 2026 nga 15.06 - 22.06.2026.
Ekipi kryesohet nga trajnerët Melisa Osmani dhe Taulant Byqmeti.
​Ky nuk është thjesht një turne futbolli. Kjo është një festë e gjithëpërfshirjes, fuqisë së vajzave dhe thyerjes së barrierave përmes sportit.
Një falënderim i veçantë shkon Ministrinë e Sportit dhe Rinisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe për mundësimin e kësaj pjesëmarrjeje të rëndësishme. Ju faleminderit që besoni tek ne dhe tek fuqia transformuese e sportit
​Le t'u urojmë atyre shumë fat dhe suksese në këtë aventurë të madhe!
Ju jeni tashmë fituese për ne! 🌟🏆
Ndiqni faqen tonë për përditësime live, foto dhe momente nga ndeshjet e vajzave
në Gjermani!
rks

🏀🇽🇰 Ardit Xhemajli dhe Arta Muharremi përfaqësuan Olimpiadën Speciale Kosova në Konventën Evropiane të Mini Basketbollit...
08/06/2026

🏀🇽🇰 Ardit Xhemajli dhe Arta Muharremi përfaqësuan Olimpiadën Speciale Kosova në Konventën Evropiane të Mini Basketbollit, që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut me datat 06.06-07.06.2026
Gjatë këtij eventi të organizuar nga FIBA Europe dhe FIBA Foundation, u diskutuan tema të rëndësishme për zhvillimin e basketbollit te fëmijët, përfshirë programin Hoops for Schools, Basketball For Good dhe mbrojtjen e fëmijëve në sport.

Konventa shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave më të mira për zhvillimin e Mini Basketbollit në Evropë.
Kjo u bë fal mbështetjes të Olimpiades Speciale Ndërkombëtare.Ne
vazhdojml të investojmë në edukimin e trajnerëve dhe në zhvillimin e basketbollit edhe për atletët special dhe partnerët për një sport gjithëpërfshirës çdo herë.

Vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët! 🤝​Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Ministri...
07/05/2026

Vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët! 🤝
​Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit edhe për vitin 2026.
​Për ne, ky partneritet i qëndrueshëm ndër vite është dëshmi e besimit të ndërsjellë dhe e përkushtimit tonë të përbashkët për të krijuar një ambient sportiv gjithëpërfshirës për atletët tanë special dhe partnerët.
Mirënjohes ndaj Ministrisë për Rini dhe Sport që mbetet një shtyllë e fortë mbështetëse për Olimpiadën Speciale Kosova ndër vite.
​Së bashku, drejt sukseseve të radhës!

Address

Ulpiana S Hy 3/A
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SO Kosovo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to SO Kosovo:

Shortcuts

Share