01/09/2026
Të nderuar mësimdhënës, të dashur nxënës dhe prindër,
Me nisjen e vitit të ri shkollor 2026-2027, ju urojmë një rrugëtim të mbarë, me shëndet dhe plot arritje! Në veçanti, shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për ju, mësimdhënës: ju jeni shtylla e cila frymëzon secilin hap të nxënësve në klasë e në jetë. E dimë se çdo fillim sjell me vete përkushtim e përgatitje të shumta, prandaj dëshirojmë t’ju kujtojmë se në këtë udhëtim nuk jeni vetëm. Akademia Dukagjini mbetet partneri juaj i përkushtuar që t’ju mbështesë me mjete moderne didaktike dhe praktika që ju lehtësojnë punën ditore, duke ruajtur me kujdes mirëqenien tuaj mendore e emocionale dhe duke reduktuar stresin e orëve të gjata.
Në këtë vit shkollor po hyjmë së bashku me energji të reja për ta shndërruar çdo klasë në një hapësirë interaktive, ku inovacioni, teknologjia dhe metodologjitë e reja pedagogjike janë në shërbimin tuaj. Përmes trajnimeve tona gjithandej vendit, mentorimit dhe rrjetëzimit, ne jemi këtu për t’ju dhënë krahë e për t’ju kthyer kohën e çmuar, në mënyrë që të fokusoheni te ajo që dini të bëni më së miri: edukimi i brezit të ardhshëm. Ju priftë e mbara dhe paçit një vit shkollor plot me pasion, qetësi dhe suksese të përbashkëta! 📚✨
Me respekt,
Ekipi i Dukagjini Academy