Bashkesia Lokale "Kalabria"

Bashkesia Lokale "Kalabria" - Faqja zyrtare e Bashkësisë Lokale “Kalabria” – Prishtinë.

Qëllimi i faqes:
- Komunikim dhe informim për banorët e lagjes Kalabria.
- Njoftime, thirrje dhe bashkëpunim me banorët e Kalabrisë.

📢 Njoftim për banorëtËshtë hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave...
28/07/2026

📢 Njoftim për banorët

Është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1–9. (MASH)

🗓️ Afati i aplikimit: 27 korrik – 9 gusht 2026
💻 Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova.

💳 Mjetet financiare do të transferohen direkt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit, prandaj sigurohuni që llogaria bankare dhe të dhënat në eKosova janë të sakta.

🔗 Linket për aplikim:
📘 Klasat 1–5: https://rks-gov.net/469
📗 Klasat 6–9: https://rks-gov.net/471

📚 Urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

🎉 ÇERDHE E RE PUBLIKE NË KALABRISot u informuam nga Drejtori i Arsimit, Arianit Elshani, se shumë shpejt do të fillojnë ...
23/07/2026

🎉 ÇERDHE E RE PUBLIKE NË KALABRI

Sot u informuam nga Drejtori i Arsimit, Arianit Elshani, se shumë shpejt do të fillojnë punimet për ndërtimin e çerdhes së re publike në lagjen tonë, në afërsi të ambulantës.

Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë banorët, sidomos për familjet e reja. Pas kërkesave të vazhdueshme dhe angazhimit tonë si ekip për ta ngritur këtë nevojë pranë institucioneve, po shohim se prioritetet e lagjes po fillojnë të realizohen.

Faleminderit Drejtorit të Arsimit, Arianit Elshani, për mbështetjen dhe angazhimin në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Brenda këtij muaji pritet të bëhet edhe vendosja e gurthemelit, ku shpresojmë të takohemi të gjithë bashkë për ta shënuar këtë moment të rëndësishëm për lagjen tonë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

♻️ Aksioni i largimit të mbeturinave vëllimore ka vazhduar edhe në rrugën “Ali Vitia”.Apelojmë te të gjithë banorët që t...
22/07/2026

♻️ Aksioni i largimit të mbeturinave vëllimore ka vazhduar edhe në rrugën “Ali Vitia”.

Apelojmë te të gjithë banorët që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike, pasi kjo dëmton mjedisin dhe ndëshkohet me gjobë nga Inspektorati i Komunës.

Ta mbajmë lagjen dhe Kryeqytetin të pastër! 💚

Si pasojë e reshjeve të dendura dhe erërave të forta, është dëmtuar rrjeti i ndriçimit publik në rrugën “Shefqet Shkupi”...
21/07/2026

Si pasojë e reshjeve të dendura dhe erërave të forta, është dëmtuar rrjeti i ndriçimit publik në rrugën “Shefqet Shkupi”, nga rrethi i Gardenit deri te rrethi i Stacionit të Autobusëve.

Pas njoftimit tonë, reagimi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka qenë i menjëhershëm. Ekipet kanë dalë në terren dhe janë duke punuar për sanimin e problemit në trafon kryesore të rrjetit të ndriçimit.

Faleminderit për reagimin e shpejtë!

Leutrim Retkoceri
Drejtoria e Shërbimeve Publike

📢 KËTË HERË E KA RADHËN ZËRI JUAJ!Çfarë i mungon Kalabrisë? Çfarë duhet të ndërtohet, të rregullohet ose të ndryshohet?📅...
21/07/2026

📢 KËTË HERË E KA RADHËN ZËRI JUAJ!

Çfarë i mungon Kalabrisë? Çfarë duhet të ndërtohet, të rregullohet ose të ndryshohet?

📅 Më 23 dhe 24 korrik do të jem në dëgjimet publike për Buxhetin e Kryeqytetit 2027, ku do t’i paraqes kërkesat e lagjes sonë.

Dua që aty të mos flas vetëm në emrin tim, por të përcjell kërkesat që vijnë nga ju.

👇 Shkruaje kërkesën në koment – atë që e konsideron më urgjente për lagjen.

Mund të jetë:
🚧 rrugë e paasfaltuar,
💡 ndriçim publik,
🌳 park,
⚽ fushë sportive,
🚶 trotuare,
🚌 transport,
🚰 kanalizim,
🚗 parking,
🧹 pastërti,
apo çdo nevojë tjetër.

📌 Sa më shumë komente për të njëjtën kërkesë, aq më i fortë është argumenti ynë para drejtorive komunale.

🙏 Komentoni dhe shpërndajeni postimin, që të dëgjohet zëri i sa më shumë banorëve të Kalabrisë.

🏊‍♀️ NOT PËR ÇDO NXËNËS!Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet në bashkëpunim me Drejtorinë e Sportit ka hapur aplikimet për p...
21/07/2026

🏊‍♀️ NOT PËR ÇDO NXËNËS!

Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet në bashkëpunim me Drejtorinë e Sportit ka hapur aplikimet për programin falas të mësimit të notit, i dedikuar nxënësve të shkollave publike të Prishtinës.

👧👦 Mosha: 9–11 vjeç
📍 Lokacioni: Pishina e Gërmisë
📅 Periudha: 20 korrik – 21 gusht 2026

🖥️ Aplikimi online: noti.kryeqyteti.net

Ftojmë prindërit që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për një verë aktive, të sigurt dhe plot përvoja të reja. 🌊

Arianit Elshani
Granit G. Geci

16/07/2026

Raporton Gazeta Ekskluziv:

🚨Në hall të madh banorët e Emshirit në Prishtinë, kompanitë kamionat me beton pasi t'i shkarkojnë, rezervaret më pas i pastrojnë në trotuar dhe mbetjet i lënë aty, s'pyesin as për ligjin dhe injorojnë qytetarët!

🔴Reagimi i njërit nga banorët e lagjes Kalabria (Emshir)

"Deshta me publiku një rast që po ndodh në lagjen Kalabria ish-Emshir në Prishtinë.

Betonjerkat parkohen në trotuare në rrugën kryesore "Shefqet Shkupi" edhe fillojn me i pastru kamionin me beton me ujë. Mbetjet e betonit mbesin skaj rrugës, dhe në tretoare.

Nuk e di a kishi mujt me postu, po me të vërtetë kjo s'është në rregull për neve banorëve.

Dmth; jo me pastru kamionin, por rezervuarin e betonit e pastrojnë edhe e derdhin mbetjen në trotuar".

15/07/2026

Faleminderit Trim Syla, për adresimin e shqetësimeve të banorëve të lagjes sonë në Kuvendin Komunal.

U bëjmë thirrje të gjithë asamblistëve që përfaqësojnë lagjen tonë t’i ngrenë dhe t’i adresojnë vazhdimisht shqetësimet e banorëve, duke kontribuar në gjetjen e zgjidhjeve konkrete për problemet me të cilat përballemi çdo ditë.

Shpresojmë që institucionet përgjegjëse të japin përgjigje konkrete dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme. Besojmë se këto çështje do të ndiqen deri në realizimin e tyre, në interes të të gjithë banorëve të lagjes.

Kryeqyteti Prishtina
Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

Address

Kalabri
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkesia Lokale "Kalabria" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share