08/06/2026
☀️ Kur Energjia e ripërtëritshme gërshetohet me përgjegjësinë sociale 🤝
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Help – Hilfe zur Selbsthilfe, Muqa Solar Company dhe OJQ "Qendra për Jetë të Pavarur" në Pejë, është instaluar një sistem solar termik për ngrohjen e ujit sanitar.
Përmes këtij donacioni, Muqa Solar mundësoi furnizim më të qëndrueshëm, efikas dhe ekonomik me ujë të ngrohtë për përfituesit dhe stafin e Qendrës, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e efiçiencës energjetike dhe uljen e kostove operative.
Ky është një shembull konkret se si bashkëpunimi ndërmjet sektorit privat, shoqërisë civile dhe organizatave zhvillimore mund të krijojë ndikim të drejtpërdrejtë social dhe mjedisor për komunitetet në Kosovë.
🌱 Së bashku për një të ardhme më të gjelbër, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme.
***
☀️ When Renewable Energy Meets Social Responsibility 🤝
Through the partnership between Help – Hilfe zur Selbsthilfe, Muqa Solar Company L.L.C., and the Center for Independent Living in Peja, a solar thermal water heating system has been successfully installed.
Thanks to Muqa Solar’s donation, the Center now benefits from a more reliable, energy-efficient, and cost-effective hot water supply, improving daily services for beneficiaries and staff while reducing operational costs.
This initiative is a strong example of how cooperation between the private sector, civil society, and development organizations can generate meaningful social and environmental impact.
🌱 Working together for a greener, more inclusive, and more sustainable future in Kosovo.