Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës

Directions Website

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës SHGPK

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës (SHGPK), në bashkëpunim me Divizionin e Trajnimeve të Policisë së Kosovës, ka org...
10/10/2026

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës (SHGPK), në bashkëpunim me Divizionin e Trajnimeve të Policisë së Kosovës, ka organizuar trajnimin e radhës me temën “Ruajtja e shëndetit mendor”.

Ky trajnim ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e shëndetit mendor, menaxhimin e stresit dhe përballimin e sfidave me të cilat përballen zyrtaret policore gjatë ushtrimit të detyrave të tyre profesionale.

Përmes aktiviteteve të tilla, SHGPK synon të kontribuojë në mirëqenien e zyrtareve policore dhe në krijimin e një mjedisi sa më të shëndetshëm dhe mbështetës në vendin e punës.

SHGPK mbetet e përkushtuar në fuqizimin profesional dhe personal të grave në Policinë e Kosovës, duke vënë në fokus shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin e tyre të vazhdueshëm.

---

The Kosovo Police Women’s Association (AWKP), in collaboration with the Kosovo Police Training Division, has organized the next training on the topic “Maintaining Mental Health”.

This training aims to raise awareness about the importance of mental health, stress management and coping with the challenges that police officers face while performing their professional duties.

Through such activities, AWKP aims to contribute to the well-being of police officers and to the creation of a healthier and more supportive workplace environment.

AWKP remains committed to the professional and personal empowerment of women in the Kosovo Police, focusing on their health, well-being and continuous development.

Fuqizimi i Gruas përmes Sigurisë, Teknologjisë dhe Komunitetit Rrugëtimi profesional i Drenice Spahija, brenda Policisë ...
22/09/2026

Fuqizimi i Gruas përmes Sigurisë, Teknologjisë dhe Komunitetit



Rrugëtimi profesional i Drenice Spahija, brenda Policisë së Kosovës është një dëshmi e gjallë e asaj se si pasioni dhe shkenca mund të bashkohen për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.

E filluar si zyrtare policore e Gjeneratës së 54-të, ajo shërbeu me përkushtim në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, duke kaluar nëpër njësi dinamike si patrulla, hetimet dhe njësia e çiklistëve. Mirëpo, dëshira për zhvillim akademik e shtyu drejt Shkencave Kompjuterike, studime të cilat i përfundoi me sukses duke krijuar një urë lidhëse mes teknologjisë dhe sigurisë institucionale. Kjo përgatitje profesionale bëri që nga viti 2022 ajo të kalojë në pozicionin e inxhinieres në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (DTIK). Përkushtimi i saj ndaj teknologjisë nuk ndalet këtu; ajo mbetet aktive në projektet e programimit për digjitalizimin e bizneseve dhe ndjek në vazhdimësi trajnime të avancuara të fushës. Përveç arritjeve të larta në uniformë dhe inxhinieri, ajo njihet si një lidere e zëshme në komunitet. Në cilësinë e Kryetares së Klubit të Motoçiklizmit "Çikat", ajo ka marrë misionin e thyerjes së tabuve shoqërore në një fushë të dominuar tradicionalisht nga burrat. Përmes platformave vetëdijësuese dhe edukative si "Çikat", "Gara e Çikave" dhe "Çikat Rozë", ajo po kontribuon çdo ditë në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe në fuqizimin e gjithanshëm të vajzave dhe grave në Kosovë.


----


Empowering Women through Security, Technology, and Community

Professional journey of Drenice Spahija, within the Kosovo Police stands as a living testament to how passion and science can converge to drive positive societal change.

Starting her career as a police officer with the 54th Generation, she served with dedication at the Fushe Kosovo Police Station, gaining experience in dynamic units such as patrol, investigations, and the bicycle unit. However, a desire for academic growth led her to pursue Computer Science, she successfully completed these studies, effectively bridging the gap between technology and institutional security. This professional background paved the way for her transition in 2022 to the role of engineer within the Information and Communication Technology Department (ICTD). Her commitment to technology extends beyond this role; she remains active in programming projects aimed at business digitalization and continuously pursues advanced training in the field. Beyond her distinguished achievements in law enforcement and engineering, she is recognized as a vocal community leader. As the President of the "Girls" Motorcycle Club, she has taken on the mission of breaking social taboos in a field traditionally dominated by men. Through awareness-raising and educational platforms such as "Girls," " Girls competition," and "Roze Girls," she contributes daily to creating a safe environment and comprehensively empowering girls and women in Kosovo.

Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës (SHGPK), me përkrahjen e OSBE dhe Divizionin e Trajnimeve të PK-së, organizoi traj...
11/09/2026

Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës (SHGPK), me përkrahjen e OSBE dhe Divizionin e Trajnimeve të PK-së, organizoi trajnimin dyditor me temë:

“Menaxhimi i konflikteve dhe ndërveprimi me grupet vulnerabël (de-eskalimi)”.

Trajnimi u ligjërua nga ligjërues të Policisë së Kosovës, të cilët ndanë njohuri profesionale, përvoja praktike dhe teknika të komunikimit efektiv, menaxhimit të konflikteve dhe de-eskalimit.

Gjatë dy ditëve, pjesëmarrësit patën mundësi të zhvillojnë shkathtësitë e tyre për ndërveprim profesional me grupet vulnerabël, përmes ligjëratave, diskutimeve dhe punës në grupe.

SHGPK shpreh mirënjohjen e saj për OSBE-në për përkrahjen dhe për ligjëruesit e Policisë së Kosovës për kontributin e tyre në realizimin e këtij trajnimi.

---

The Women Association of Kosovo Police(AWKP), with the support of the OSCE and Training Division in Kosovo Police, organized a two-day training on the topic:

“Conflict Management and Interaction with Vulnerable Groups (De-Escalation)”.

The training was delivered by lecturers from the Kosovo Police, who shared professional knowledge, practical experience and techniques of effective communication, conflict management and de-escalation.

During the two days, participants had the opportunity to develop their skills for professional interaction with vulnerable groups, through lectures, discussions and group work.

AWKP expresses its gratitude to the OSCE for its support and to the lecturers from the Kosovo Police for their contribution to the implementation of this training.

Sot, Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Poliklinikën FATI në Mitrovicë.Ky bashkë...
09/07/2026

Sot, Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Poliklinikën FATI në Mitrovicë.

Ky bashkëpunim synon t’u ofrojë anëtarëve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jug zbritje në të gjitha analizat laboratorike dhe shërbimet shëndetësore.

Memorandumi u nënshkrua nga Kolonel Afërdita Mikullovci, në emër të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, dhe nga Dr. Feride Idrizi, në emër të Poliklinikës FATI.

Falënderojmë Poliklinikën FATI për partneritetin, besimin dhe gatishmërinë për të mbështetur mirëqenien dhe kujdesin shëndetësor të anëtarëve tanë.

---

Today, the Association of Women in the Kosovo Police signed a Memorandum of Understanding with FATI Polyclinic in Mitrovica.

This partnership aims to provide members of the South Mitrovica Regional Police Directorate discounts on all laboratory analyses and healthcare services.

The Memorandum of Understanding was signed by Colonel Afërdita Mikullovci, on behalf of the Association of Women in the Kosovo Police, and Dr. Feride Idrizi, on behalf of FATI Polyclinic.

We sincerely thank FATI Polyclinic for its partnership, trust, and commitment to supporting the health and well-being of our members.

Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës, me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, organizoi një tryezë të rrumbullak...
19/06/2026

Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës, me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, organizoi një tryezë të rrumbullakët kushtuar barazisë gjinore, lidershipit të grave dhe Femicidit.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues dhe ekspertë nga institucione vendore, organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Holanda, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova. Pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira për fuqizimin e grave në pozita udhëheqëse, forcimin e llogaridhënies institucionale dhe përmirësimin e mekanizmave për parandalimin dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.
Diskutimet rezultuan me rekomandime konkrete për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje dhe ndërtimin e institucioneve të sigurisë më gjithëpërfshirëse dhe më të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore.
Me këtë rast, u ritheksua partneriteti i ngushtë ndërmjet Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë. Misioni i OSBE-së shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e Shoqatës edhe në të ardhmen, përmes aktiviteteve dhe nismave të përbashkëta që synojnë fuqizimin e grave, avancimin e barazisë gjinore dhe forcimin e rolit të grave në sektorin e sigurisë.

Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe për kontributin e të gjithë partnerëve e pjesëmarrësve në realizimin e këtij aktiviteti me rëndësi të veçantë.

---

The Association of Women in the Kosovo Police, with the support of the OSCE Mission in Kosovo, organized a roundtable dedicated to gender equality, women’s leadership, and femicide.

The event brought together representatives and experts from local institutions, national and international organizations, as well as participants from the United Kingdom, Germany, the Netherlands, Montenegro, Albania, and Kosovo. Participants exchanged experiences and best practices on advancing women into leadership positions, strengthening institutional accountability, and improving mechanisms for the prevention of and response to gender-based violence.

The discussions resulted in concrete recommendations aimed at enhancing inter-institutional cooperation, increasing women’s participation in decision-making, and building more inclusive and gender-responsive security institutions.

On this occasion, the close partnership between the Association of Women in the Kosovo Police and the OSCE Mission in Kosovo was reaffirmed. The OSCE Mission expressed its commitment to continue supporting the Association in the future through joint activities and initiatives that promote women’s empowerment, advance gender equality, and strengthen the role of women in the security sector.

The Association of Women in the Kosovo Police expresses its sincere appreciation to the OSCE Mission in Kosovo for its continuous support and to all partners and participants for their valuable contribution to the successful organization of this important event.

Nga Fusha e Blertë te Uniforma e Nderit: Katër Storiet e Suksesit që Frymëzojnë Kosovën! ⚽️👮 Kur pasioni bëhet disiplinë...
01/06/2026

Nga Fusha e Blertë te Uniforma e Nderit:

Katër Storiet e Suksesit që Frymëzojnë Kosovën! ⚽️👮 Kur pasioni bëhet disiplinë dhe disiplina kthehet në shërbim ndaj atdheut, rezultati është vetëm një.

Sukses i jashtëzakonshëm! Sot duam t’ju njohim me katër zyrtare policore të jashtëzakonshme, të cilat vijn nga Drejtoria Rajonale Mitrovice, emrat e të cilave janë shkruar me gola e trofe në historinë e futbollit të femrave në Kosovë, e sot shkëlqejnë me integritet në radhët e Policisë së Kosovës.
Nga udhëheqëse në fushën e lojës, në mbrojtëse të rendit dhe sigurisë! Njihuni me heroinat tona:

Gresa Haziri, Një legjendë e gjallë e futbollit tonë! Futbolliste profesioniste e KFF Mitrovicës dhe shtyllë e Kombëtares së Shqipërisë. Me 7 tituj Kampione e Superligës dhe 7 Kupa të Kosovës, Gresa ka prekur majat e Evropës në UEFA Women’s Champions League. Një shembull i pastër se si puna dhe sakrifica të dërgojnë në arenën ndërkombëtare! Që nga viti 2019, ajo dëshmoi se disiplina e një kampioneje nuk mbetet në fushë – ajo sot marshon me krenari dhe profesionalizëm në radhët e Policisë së Kosovës!

Anita Haziri, Lidere që në hapat e parë! Ish-kapitene e KFF Mitrovica U16, një lojtare që u rrit dhe u brumos me vlerat e këtij klubi. Anita ka veshur me krenari edhe fanellën e Përfaqësueses së Kosovës U16 (përfshirë ndeshjet e mëdha ndërkombëtare si ajo ndaj Irlandës), duke dëshmuar se karakteri dhe aftësitë udhëheqëse lindin herët. Që nga viti 2022, pervec pasionit te saj në fushë, ajo mori nje mision jetësor: në shërbim, mbrojtje dhe besnikëri absolute ndaj Policisë së Kosovës!

Fatbardha Osmani, Kapitene brenda dhe jashtë fushe! Që nga viti 2008, Fatbardha shkroi histori me KFF Mitrovicën, duke fituar 5 kampionate dhe 7 Kupa të Kosovës, si dhe duke udhëhequr ekipin në Champions League. Në vitin 2018 u shpall "Sportistja më e mirë e vitit" në Mitrovicë. Që nga viti 2024, të njëjtin përkushtim dhe disiplinë ia dedikon vendit si pjesëtare e Policisë së Kosovës!

Jehona Ademi, Pionieret që hapën rrugën! Ndër vajzat e para në vitin 2007 që guxuan të luajnë futboll, bashkëthemeluese e KFF Trepça ’89 dhe KFF Mitrovica, si dhe ish-lojtare e Kombëtares U19 të Shqipërisë dhe Përfaqësueses A të Kosovës. Kampione ndërkombëtare me KFF Kosova e Prishtinës dhe "Sportistja e Vitit 2014" në Mitrovicë. Që nga viti 2024, zyrtare policore e gjeneratës së 54-të, ajo shërben me profesionalizëm e integritet të lartë!

---

From the Green Field to the Uniform of Honor:

Four Success Stories That Inspire Kosovo! ⚽️👮 When passion becomes discipline and discipline turns into service to the homeland, the result is only one.

Extraordinary success! Today we want to introduce you to four extraordinary police officers, who come from the Mitrovica Regional Directorate, whose names are written with goals and trophies in the history of women's football in Kosovo, and today they shine with integrity in the ranks of the Kosovo Police.
From leaders on the playing field, to defenders of order and security! Meet our heroines:

Gresa Haziri, A legend of our football! Professional footballer of KFF Mitrovica and pillar of the Albanian National Team. With 7 Super League Champion titles and 7 Kosovo Cups, Gresa has touched the peaks of Europe in the UEFA Women’s Champions League. A pure example of how work and sacrifice take you to the international arena! Since 2019, she has proven that the discipline of a champion does not remain on the field – today she marches with pride and professionalism in the ranks of the Kosovo Police!

Anita Haziri, Leader from the first steps! Former captain of KFF Mitrovica U16, a player who grew up and was molded with the values ​​of this club. Anita has also proudly worn the jersey of the Kosovo U16 National Team (including major international matches such as the one against Ireland), proving that character and leadership skills are born early. Since 2022, in addition to her passion in the field, she has taken on a vital mission: in service, protection and absolute loyalty to the Kosovo Police!

Fatbardha Osmani, Captain on and off the field! Since 2008, Fatbardha has written history with KFF Mitrovica, winning 5 championships and 7 Kosovo Cups, as well as leading the team to the Champions League. In 2018, she was named "Best Athlete of the Year" in Mitrovica. Since 2024, she has dedicated the same dedication and discipline to her country as a member of the Kosovo Police!

Jehona Ademi, Pioneers who paved the way! Among the first girls in 2007 who dared to play football, co-founder of KFF Trepça ’89 and KFF Mitrovica, as well as former player of the Albanian U19 National Team and the Kosovo A Team. International champions with KFF Kosovo of Prishtina and "Sportswoman of the Year 2014" in Mitrovica. Since 2024, a police officer of the 54th generation, she serves with high professionalism and integrity!

Më datë 12 maj 2026, përfaqësueset e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës morën pjesë në Konferencën Vjetore të Shoq...
13/05/2026

Më datë 12 maj 2026, përfaqësueset e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës morën pjesë në Konferencën Vjetore të Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare, e mbajtur në Tiranë.

Konferenca me temën “Gratë në Polici: Përvoja, Mirëqenia dhe Perspektiva Profesionale” mblodhi përfaqësuese të institucioneve të sigurisë dhe organizatave partnere, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për shkëmbim përvojash, fuqizim profesional dhe avancim të rolit të grave në polici.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet shërbeu si një mundësi e rëndësishme për bashkëpunim rajonal, rrjetëzim profesional dhe promovim të rolit të grave në institucionet e sigurisë.

---

On May 12, 2026, representatives of the Women Association of Kosovo Police, participated in the Annual Conference of the Albanian Police Women’s Association, held in Tirana.

The conference, entitled “Women in the Police: Experience, Well-being and Professional Perspectives,” brought together representatives of security institutions and partner organizations, creating a valuable space for the exchange of experiences, professional empowerment and advancement of the role of women in the police.

Participation in this activity served as an important opportunity for regional cooperation, professional networking and promotion of the role of women in security institutions.

Shkëndije Qeriqi, Emblemë e profesionalizmit dhe frymëzimit në Policinë e KosovësShkëndije Qeriqi, zyrtare e lartë e Pol...
08/05/2026

Shkëndije Qeriqi, Emblemë e profesionalizmit dhe frymëzimit në Policinë e Kosovës

Shkëndije Qeriqi, zyrtare e lartë e Policisë pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, përfaqëson nje nga figurat më të kompletuara dhe më të respektuara te rendit dhe ligjit.
Si pjesë e Gjeneratës së 7-të të Policisë së Kosovës, ajo i është përkushtuar shërbimit ndaj qytetarëve që nga viti 2000, duke u shndërruar në një pioniere të palëkundur të sigurisë së qytetarëve.

Karrierë e shkëlqyer:

Me mbi 25 vite përvojë, ka kaluar nëpër dikasteret më sfiduese të policisë.
Që nga viti 2010 udhëheq Njësinë e Trajnimeve në DRP-Ferizaj.
Ka përfunduar mbi 50 trajnime profesionale, duke u bërë burim i pashtershëm dijesh për kolegët dhe kadetët e rinj.
Ekspertizë e gjithanshme:
Taktika mbrojtëse – disiplinë dhe përgatitje fizike të nivelit të lartë.
Instruktim në gjuajtje me armë – saktësi dhe kontroll i jashtëzakonshëm.
Mentor dhe motivues për gjeneratat e reja të policisë.
Mes shërbimit dhe artit
Shkëndije Qeriqi është një personalitet unik që ndërthur profesionalizmin policor me ndjeshmërinë artistike:
Letërsia – autore e dy vëllimeve “Mollë e Helmët”, duke lënë gjurmë në letërsinë shqipe.
Muzika – interpretuese e këngëve popullore, duke ruajtur traditën dhe shpirtin e kulturës sonë.

Një figurë frymëzuese
Shkëndije Qeriqi është më shumë se një zyrtare policore. Ajo është pasqyrë e integritetit, pedagoges vizionare dhe artistes shpirtërore. Një krenari për Policinë e Kosovës dhe për rajonin e Ferizajt, që dëshmon se virtyti dhe profesionalizmi janë rruga e vetme drejt suksesit të përjetshëm.

Storie Suksesi – Sirije Gagica SadikuZyrtarja policore, Sirije Gagica Sadiku, që nga viti 2000, është inkuadruar në Poli...
31/03/2026

Storie Suksesi – Sirije Gagica Sadiku

Zyrtarja policore, Sirije Gagica Sadiku, që nga viti 2000, është inkuadruar në Policinë e Kosovës. Për 10 vitet e para të karrierës së saj, ajo ka shërbyer në Njësitin Rajonal të Trafikut në Gjilan dhe në disa njësi të tjera, ku ka fituar përvojë të rëndësishme profesionale dhe ka kontribuar në rritjen e sigurisë rrugore dhe më gjerë.

Më pas, ajo përfundoi kursin për instruktore të autoshkollës, duke qenë një shembull i mirë për vajzat dhe gratë, pavarësisht sfidave, kur ke vullnet, mund t’ia dalësh edhe në sfera të tjera të jetës, krahas profesionit fisnik që ke.

Pas një kohe, Gagica, falë punës së saj të palodhur, kaloi nga Policia e Rendit Publik në Policinë Kufitare, konkretisht në Stacionin për Mbikëqyrje të Kufirit në DRPK Lindje, ku vazhdon të punojë edhe sot me përkushtim dhe profesionalizëm.

Përveç angazhimit në Policinë e Kosovës, në kohën e lirë ajo punon si instruktore dhe merret me muzikë, një pasion që e kultivon që nga mosha 7-vjeçare dhe që vazhdon edhe sot. Para dy vitesh, ajo ishte ndër themelueset e Korit të Grave “Muza” në Gjilan, nën udhëheqjen e profesoreshës Albina Jakupi.

Hobet e saj përfshijnë muzikën, artin dhe udhëtimet e shpeshta, të cilat i japin energji dhe motivim për të vazhduar me përkushtim, si në jetën profesionale, ashtu edhe në atë personale.

Sirije Gagica Sadiku mbetet një shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe pasionit, duke balancuar me sukses shërbimin në Policinë e Kosovës me aktivitetet artistike dhe personale.

Kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës ka pritur sot në takim Kryesinë e Shoqatës së Grave të Shërbimit Ko...
26/03/2026

Kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës ka pritur sot në takim Kryesinë e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe fuqizimit të rolit të gruas në institucionet e sigurisë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për shkëmbimin e përvojave profesionale, avancimin e rolit të gruas në uniformë, si dhe mundësitë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes së ndërsjellë në funksion të zhvillimit profesional të grave.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe realizimin e iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në fuqizimin e rolit të gruas në institucionet e sigurisë.

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share