ETEA

ETEA ETEA enhances reading skills and culture and improves pre-university education quality in Kosovo. Programet e organizatës ETEA janë, si vijon:
1. Design.

Organizata ETEA me seli në Prishtinë, u themelua në fundvitin 2014 me qëllim të edukimit publik përmes zhvillimit të kulturës dhe shkathtësive të leximit si dhe përmirësimit të cilësisë së arsimit parauniversitar në Kosovë. Programi për zhvillimin e kulturës dhe shkathtësive të leximit;
2. Programi për zhvillimin e cilësisë në arsim;
3. Programi për edukimin digjital; dhe,
4. Programi për mirëqenien e fëmijëve. Veprimtaria e organizatës ETEA është zhvilluar në partneritet dhe me mbështetjen e GIZ Kosova, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SDC), Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Danish Refugee Council (DRC), Ambasada Amerikane e Kosovës, Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), Council of Europe (CoE), Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Komuna e Prishtinës, Heras+, Goethe Institut, etj. Ndër arritjet kryesore të organizatës ETEA janë, por pa u kufizuar, themelimi i Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", themelimi i "Bibliotekës Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit", themelimi i ndërmarrjeve sociale në 4 komuna / 6 shkolla të Kosovës "Kidpreneurship – Think. Create.", përfshirja e lëndës me zgjedhje "Lexim kuptimi dhe të zhvilluarit e të menduarit kritik" në nivel të Kosovës, inicimi dhe bashkëthemelimi i Rrjetit Ombrellë të OShC-ve për Arsimin Paraunversitar (ROSCAP) dhe të ngjajshme.

- - -

The ETEA organization, founded in late 2014 and based in Pristina, is dedicated to public education through the development of culture and reading skills, as well as improving pre-university education quality in Kosovo. ETEA's programs include:
1. Reading Culture and skills development program;
2. Quality education development program;
3. Digital education program; and,
4. Child welfare program;

ETEA collaborates with various partners and receives support from GIZ Kosova, the Swiss Office for Cooperation in Kosovo (SDC), the Kosovo Foundation for Civil Society (KCSF), the Danish Refugee Council (DRC), the American Embassy of Kosovo, the Swedish Cooperation Agency and International Development (SIDA), Council of Europe (CoE), Ministry of Education, Science, Technology and Innovation (MASHTI), Kosovo Foundation for Open Society (KFOS), Ministry of Culture, Youth and Sports (MKRS), Municipality of Pristina, Heras+, Goethe Institute, among others. Notable achievements of ETEA include the establishment of the Center for Education and Culture "Libart," the "Circulating Library with reading-comprehension strategies," the creation of social enterprises in 4 municipalities and six schools in Kosovo under the Kidpreneurship program, the inclusion of the optional subject "Reading comprehension and developing critical thinking" at the national level in Kosovo, and the initiation and co-founding of the Umbrella Network of CSOs for Pre-University Education (ROSCAP), among others.

Në zemër të Festivali & Panairi i Librit për Fëmijë [Ed. IV] është, natyrisht, libri. 📚Për pesë ditë, stendat e shtëpive...
09/10/2026

Në zemër të Festivali & Panairi i Librit për Fëmijë [Ed. IV] është, natyrisht, libri. 📚

Për pesë ditë, stendat e shtëpive botuese dhe librarive e kthyen Amfiteatrin e Shesh*t “Zahir Pajaziti” në një hapësirë ku mijëra fëmijë, prindër dhe mësimdhënës mund të shfletonin, zbulonin dhe merrnin me vete libra të rinj.📖📕

Faleminderit shtëpive botuese dhe librarive pjesëmarrëse:

Shtëpia Botuese Albas - Prishtinë, Shtëpia botuese Berati, Dukagjini Publishing House, Shtëpia Botuese Fan Noli, Shtepia botuese "Magjia e librit", Botime Pegi, Shtëpia Botuese Pena, Libraria Galdimi, Shtëpia Botuese Pema dhe BOTIMET EFEKOS, .

Faleminderit që edhe këtë vit e vendosët librin për fëmijë aty ku duam ta shohim gjithmonë: në duart e lexuesve të rinj. ❤️🫂

Festivali nuk do të ishte i njëjtë pa organizatat dhe profesionistët që e mbushën programin pesëditor me aktivitete për ...
09/10/2026

Festivali nuk do të ishte i njëjtë pa organizatat dhe profesionistët që e mbushën programin pesëditor me aktivitete për fëmijët. 🌟

Punëtori, lojëra, teknologji, edukim, art, muzikë, vallëzim dhe shumë forma të tjera të të mësuarit dhe krijimtarisë u sollën në Festival nga partnerët tanë të programit. 🤖🕺😃

Faleminderit:

BONEVET Prishtina , TOKA, KOSOVA MAKERS LEAGUE, Bright Minds, QIKA, LAPS, Evolution Dance Kosova, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Akademia jCoders, Klinika Empatia, Terre des hommes - Kosovo, Teach For Kosova, Muzikë me Erletën, KosovaKids Education Center dhe Shkolla Digjitale, Klubi Interact M3, Kosovo Police, Brigada e Zjarrfikësve - Prishtinë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe shkrimtarët Arif Pehlivani dhe Dije Demiri Frangu.

Faleminderit për kohën, idetë dhe aktivitetet që sollët në Festival dhe, mbi të gjitha, për përvojat që krijuat për fëmijët që na vizituan gjatë këtyre pesë ditëve. ❤️

Festivali & Panairi i Librit për Fëmijë [Ed. IV] u realizua edhe falë mbështetjes së sponsorëve që iu bashkuan kësaj ngj...
08/10/2026

Festivali & Panairi i Librit për Fëmijë [Ed. IV] u realizua edhe falë mbështetjes së sponsorëve që iu bashkuan kësaj ngjarjeje. 🤝

Falënderojmë NLB Banka sh.a. Prishtinë, IPKO, Korporata Rugove, Delta Security, AGORA food & coffee dhe Fave për mbështetjen dhe kontributin e tyre në realizimin e Festivalit. 🫂

Për pesë ditë, mijëra fëmijë, prindër dhe mësimdhënës u bënë pjesë e aktiviteteve, programit kulturor dhe panairit të librit në qendër të Prishtinës. Mbështetja e sponsorëve tanë na ndihmoi që këtë përvojë ta sjellim përsëri për publikun dhe ta zhvillojmë edhe më tej edicionin e sivjetmë. 👍

Faleminderit që ish*t pjesë e FPLF 2026 dhe e kësaj feste të librit për fëmijë! 📚✨

Edhe për këtë edicion,  Botuese Albas - Prishtinë ishte Sponsor Gjeneral i Festivali & Panairi i Librit për Fëmijë [Ed. ...
08/10/2026

Edhe për këtë edicion, Botuese Albas - Prishtinë ishte Sponsor Gjeneral i Festivali & Panairi i Librit për Fëmijë [Ed. IV]. ⭐📚

Ky bashkëpunim ka një rëndësi të veçantë për një festival që e ka librin për fëmijë në qendër të tij. Mbështetja e Albas-it kontribuoi drejtpërdrejt në realizimin e edicionit të katërt dhe në krijimin e një ngjarjeje ku mijëra fëmijë patën mundësi të takohen me librin në një mënyrë tjetër nga përditshmëria shkollore. ☀️📖

Faleminderit Shtëpia Botuese Albas - Prishtinë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Festivalit. ❤️

Një ngjarje e kësaj përmase kërkon edhe mbështetje institucionale.🏛Për edicionin e katërt të Festivali & Panairi i Libri...
07/10/2026

Një ngjarje e kësaj përmase kërkon edhe mbështetje institucionale.🏛

Për edicionin e katërt të Festivali & Panairi i Librit për Fëmijë [Ed. IV], falënderojmë Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina për mbështetjen e dhënë në realizimin e Festivalit. 🤝

Mbështetja e ngjarjeve që e afrojnë librin, kulturën dhe aktivitetet edukative me fëmijët krijon mundësi që iniciativa të tilla të vazhdojnë të rriten dhe të jenë të qasshme për një publik gjithnjë e më të gjerë. 💫

Faleminderit që ish*t pjesë e FPLF 2026! 📚

Edicioni i katërt i  & Panairi i Librit për Fëmijë [Ed. IV] përfundoi, duke lënë pas pesë ditë të mbushura me libra, akt...
07/10/2026

Edicioni i katërt i & Panairi i Librit për Fëmijë [Ed. IV] përfundoi, duke lënë pas pesë ditë të mbushura me libra, aktivitete dhe mijëra fëmijë në qendër të Prishtinës. 📚✨

Pas gjithë kësaj pune qëndron një bashkëpunim që e ka përcjellë Festivalin nga fillimi: ETEA dhe Biblioteka Hivzi Sulejmani Prishtinë, organizatorët e edicionit të katërt.🥳🤝

Faleminderit gjithë ekipit të ETEA-s dhe Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” për punën dhe përkushtimin që e sollën edhe një edicion të suksesshëm të Festivalit. ❤️📖

📚 E mbyllëm edhe ditën e pestë, bashkë me edicionin e katërt të Festivali & Panairi i Librit për Fëmijë [Ed. IV]! ❤️Sot,...
27/09/2026

📚 E mbyllëm edhe ditën e pestë, bashkë me edicionin e katërt të Festivali & Panairi i Librit për Fëmijë [Ed. IV]! ❤️

Sot, në ditën e fundit të Festivalit, Shkolla Digjitale ishte me ne gjatë gjithë ditës me aktivitetin “CTRL + PLAY: Sfida e Logjikës”, duke i përfshirë fëmijët në lojëra, sfida dhe aktivitete që kërkonin përqendrim, kreativitet dhe mendim logjik. 🧠🎮

Atmosferës së ditës i dhanë edhe më shumë ngjyra Kosova Balloons, me maskotat e tyre që ishin pjesë e Festivalit sot, dje dhe të enjten, duke sjellë plot buzëqeshje, fotografi dhe momente të bukura për fëmijët. 🎈🤍

Pas pesë ditësh me libra, aktivitete edukative, lojë, teknologji, takime me autorë, muzikë, vallëzim dhe shumë momente të krijuara bashkë me fëmijët, sot e përmbyllëm këtë edicion me të njëjtën energji me të cilën e nisëm. 📖✨

Faleminderit të gjithë fëmijëve, prindërve, mësimdhënësve, shkollave, shtëpive botuese, organizatave, institucioneve dhe partnerëve që ishin pjesë e Festivalit gjatë këtyre pesë ditëve. 🙌

Festivali & Panairi i Librit për Fëmijë [Ed. IV] organizohet nga ETEA dhe Biblioteka Hivzi Sulejmani Prishtinë, mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina. Edicioni i katërt i festivalit sponsorizohet nga Shtëpia Botuese Albas - Prishtinë, NLB Banka sh.a. Prishtinë, IPKO, Korporata Rugove, Delta Security, AGORA food & coffee dhe Fave.

Faleminderit që e bëtë këtë edicion kaq të gjallë. Shihemi përsëri mes librave! 📚❤️

🎥 Storie nga Kanal10 dedikuar hapjes së edicionit të 4-të të Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, që sjellë atm...
27/09/2026

🎥 Storie nga Kanal10 dedikuar hapjes së edicionit të 4-të të Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, që sjellë atmosferën, aktivitetet dhe energjinë e fëmijëve nga qendra e Prishtinës.📖

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë synon ta afrojë librin me fëmijët dhe familjet dhe ta bëjë leximin pjesë të natyrshme, të këndshme dhe argëtuese të fëmijërisë. ❤️

Prishtinë, nis festivali dhe panairi i librit për fëmijë

AGJENDA 27.09.2026📚 Dita e fundit e Festivali & Panairi i Librit për Fëmijë [Ed. IV]! ✨Pas katër ditësh me libra, lojë, ...
27/09/2026

AGJENDA 27.09.2026

📚 Dita e fundit e Festivali & Panairi i Librit për Fëmijë [Ed. IV]! ✨

Pas katër ditësh me libra, lojë, krijimtari, teknologji dhe shumë fëmijë në shesh, sot, më 27 shtator, e përmbyllim edicionin e katërt të Festivalit.

Nga ora 10:00 deri në 18:00, Shkolla Digjitale do të jetë me ne gjatë gjithë ditës me aktivitetin “CTRL + PLAY: Sfida e Logjikës”, me lojëra dhe sfida që e vënë në punë mendimin, përqendrimin dhe logjikën e fëmijëve. 🧠🎮

🕙 10:00 – 18:00
📍 Amfiteatri “Zahir Pajaziti”, Prishtinë
🎟️ Hyrja është falas dhe e hapur për të gjithë!

Nëse ende nuk e keni vizituar Festivalin, sot është mundësia e fundit për t’iu bashkuar atmosferës, librave dhe aktiviteteve tona. 📖❤️

Festivali & Panairi i Librit për Fëmijë [Ed. IV] organizohet nga ETEA dhe Biblioteka Hivzi Sulejmani Prishtinë, mbështetet nga e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina. Edicioni i katërt i festivalit sponsorizohet nga Botuese Albas - Prishtinë, NLB Banka sh.a. Prishtinë, IPKO, Korporata Rugove, Delta Security , AGORA food & coffee dhe Fave.

Ta përmbyllim së bashku edhe këtë edicion! 🎉📚

🌦️📚 Edhe dita e katërt e Festivalit & Panairit të Librit për Fëmijë na solli plot ngjyra, kreativitet dhe energji!Mëngje...
26/09/2026

🌦️📚 Edhe dita e katërt e Festivalit & Panairit të Librit për Fëmijë na solli plot ngjyra, kreativitet dhe energji!

Mëngjesi nisi me vranësira dhe shi, por nuk zgjati shumë. Dielli mbizotëroi, dhe bashkë me të vazhdoi edhe festa, me fëmijë që krijuan, luajtën, mësuan dhe e mbushën sheshin me gjallëri. ☀️❤️

Ditën e nisëm me Interact M3 dhe aktivitetin “Krijo Bookmark-un tënd”, ndërsa mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare – QKMF iu bashkuan Festivalit me aktivitetin “Mësojmë për Shëndetin”. 🩺📖

Më pas, LAPS solli “Nëse Lapsi im do të Fliste”, ndërsa Dukagjini Bookstore ndau çmimet për “Shkrimi më Kreativ”. Programi vazhdoi me TOKA dhe aktivitetin “Stacioni i Autobusëve”, si dhe me Arif Pehlivani, i cili promovoi librin për fëmijë “Një Mbrëmje Kur Erdhi Gjyshi”. ✍️📚

Në fund të ditës, Bright Minds solli aktivitete nga fushat e STEM-it, duke e përmbyllur edhe këtë ditë me eksperimentim, lojë dhe mësim. 🤖✨

Faleminderit të gjithë fëmijëve, prindërve, mësimdhënësve, shkollave dhe partnerëve që ishin me ne edhe sot. ❤️

Festivali & Panairi i Librit për Fëmijë [Ed. IV] organizohet nga ETEA dhe Biblioteka Hivzi Sulejmani Prishtinë, mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina. Edicioni i katërt i festivalit sponsorizohet nga Shtëpia Botuese Albas - Prishtinë, NLB Banka sh.a. Prishtinë, IPKO, Korporata Rugove, Delta Security, AGORA food & coffee dhe Fave.

Nesër na pret dita e fundit e Festivalit! 📚🎉

Address

St. Sadik Bekteshi, No. 16
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38344770767

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ETEA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to ETEA:

Shortcuts

Share