Iniciativa për Progres - INPO

Iniciativa për Progres - INPO Iniciativa për Progres (INPO) është organizatë jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse e themeluar në vitin

Për Institucione lokale që qeverisen me vlera demokratike, ku qytetari është bashkëvendimmarrës.

Urime Dita e Pavarësisë 🇽🇰Le të punojmë çdo ditë për forcimin e sundimit të ligjit, për transparencë dhe llogaridhënie. ...
17/02/2026

Urime Dita e Pavarësisë 🇽🇰

Le të punojmë çdo ditë për forcimin e sundimit të ligjit, për transparencë dhe llogaridhënie.

Për një shoqëri të hapur, demokratike dhe të qëndrueshme, ku prosperiteti ndërtohet mbi drejtësi dhe integritet institucional.

⚖️ 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐞𝐭 𝐬𝐭𝐚𝐧𝐝𝐚𝐫𝐝 𝐢 𝐪𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐲𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫: 𝐇𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐣𝐮𝐬𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐨𝐧 𝐫𝐞𝐟𝐮𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐚𝐬𝐣𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞Sot, ...
12/02/2026

⚖️ 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐞𝐭 𝐬𝐭𝐚𝐧𝐝𝐚𝐫𝐝 𝐢 𝐪𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐲𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫: 𝐇𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐣𝐮𝐬𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐨𝐧 𝐫𝐞𝐟𝐮𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐚𝐬𝐣𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞

Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, i dha të drejtë INPO-s, duke anuluar vendimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), me të cilin ishte refuzuar qasja në dokumente publike me arsyetimin se “lënda është në hetim”. Gjykata konstatoi se hetimi nuk është arsye automatike për refuzim të qasjes dhe se çdo kufizim duhet të arsyetohet konkretisht, duke kaluar testin e dëmit dhe interesit publik, ashtu siç e kërkon Ligji për Qasje në Dokumente Publike.

Ky nuk është rast i izoluar. Në një numër të konsiderueshëm lëndësh të tjera, AIP ka mbyllur apo kufizuar qasjen në dokumente publike duke u thirrur në të njëjtën bazë: “lënda është nën hetim”, pa analizë individuale dhe pa arsyetim të mjaftueshëm.

Duke parë këtë praktikë të gabuar dhe të kundërligjshme të kufizimit të qasjes, INPO ka vendosur ta atakojë me padi një nga këto vendime, me qëllim që kësaj qasjeje t’i vihet fundi dhe ligji të zbatohet drejt, në funksion të transparencës dhe llogaridhënies.

Ky aktgjykim vendos standard të qartë: kufizimi i qasjes nuk mund të bëhet në mënyrë automatike, por vetëm pas një vlerësimi konkret, proporcional dhe të arsyetuar.
Ai shërben si bazë udhëzuese për mënyrën se si duhet të trajtohen këto raste, si në aspekt procedural ashtu edhe në merita, dhe përforcon të drejtën kushtetuese për qasje në dokumente publike.

05/02/2026

📢REAGIM

𝐒𝐤𝐞𝐦𝐚 𝐞 𝐭𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐨 𝐳𝐞̈𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐨𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐮𝐫𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐧 𝐦𝐞 𝐧𝐞𝐠𝐨𝐜𝐢𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐫𝐞𝐧𝐣𝐭𝐚

Në vazhdën e monitorimit të tenderit për ushqim për Policinë e Kosovës, INPO reagon ndaj zhvillimeve të fundit që thellojnë shqetësimet për ligjshmërinë, transparencën dhe integritetin e procesit të prokurimit publik.

INPO në nëntor të vitit të kaluar ka reaguar lidhur me problematikat serioze të identifikuara në tenderin e hapur për shërbimet me ushqim për Policinë e Kosovës, me vlerë të parashikuar 2.7 milion euro për 36 muaj, i cili u anulua në dhjetor 2025, me pretendimin e mungesës së ofertave të përgjegjshme. Aktualisht, ligjshmëria e anulimit të këtij tenderi është në shqyrtim në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP).

Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se problemet e ngritura nga INPO jo vetëm që nuk janë adresuar, por janë thelluar edhe më tej. Pas anulimit të tenderit të hapur dhe derisa çështja është ende në shqyrtim në OShP, Policia e Kosovës ka lidhur një kontratë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, në vlerë 650 mijë euro për vetëm 3 muaj, për të njëjtin objekt kontrate dhe për të njëjtat nevoja të parashikueshme.

Ky veprim ka pasoja të drejtpërdrejta financiare për buxhetin publik. Kontrata e negociuar i kushton Policisë së Kosovës rreth 216 mijë euro në muaj, ndërkohë që tenderi i hapur i planifikuar për 36 muaj parashihte një kosto mesatare prej rreth 75 mijë euro në muaj. Pra, procedura e negociuar rezulton të jetë gati trefish më e shtrenjtë në baza mujore sesa një procedurë e rregullt konkurruese. Ky dallim i madh financiar rrëzon çdo arsyetim për mungesë buxheti dhe tregon qartë se procedurat e negociuara, përveç mungesës së transparencës, prodhojnë edhe kosto më të larta për paranë publike.

Edhe më shqetësues është fakti se kjo kontratë e negociuar është lidhur pikërisht me operatorin ekonomik që në procedurën e hapur ishte shpallur i papërgjegjshëm dhe kishte ushtruar ankesë kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues. Ky kontrast serioz – nga operator i shpallur i papërgjegjshëm në tender të hapur, në kontraktor përmes negociimit pa publikim – minon besueshmërinë e vlerësimit institucional dhe krijon dyshime të bazuara për trajtim selektiv dhe favorizim.

Edhe pse kontrata e negociuar paraqitet si zgjidhje e përkohshme deri në nënshkrimin e një kontrate të rregullt, INPO vlerëson se realiteti procedural e bën këtë deklaratë joreale. Përderisa ankesa kundër anulimit të tenderit të rregullt është ende në shqyrtim në OShP, Policia e Kosovës nuk mund të iniciojë një procedurë të re të hapur. Edhe në kushtet më ideale, pa ankesa dhe pa zvarritje të tjera, një tender i rregullt me vlerë të madhe kërkon disa muaj për t’u përmbyllur nga inicimi deri në lidhjen e kontratës. Kjo krijon një rrezik real që kontrata e negociuar të mos mbetet përjashtim i përkohshëm, por të shndërrohet në praktikë të përsëritur.
Në këtë kontekst, INPO vlerëson se ekziston dyshim i arsyeshëm se dështimi i tenderit të rregullt dhe krijimi i urgjencës nuk janë thjesht pasoja të rastësishme, por prodhojnë një zinxhir shkak–pasojë që hap rrugë për kontrata të negociuara, me të gjitha të metat që i shoqërojnë ato: mungesë konkurrence reale, mungesë transparence, rritje të kostos dhe rrezik të lartë për favorizim dhe abuzim me paranë publike.

INPO do të vazhdojë monitorimin e kësaj procedure dhe do t’i adresojë gjetjet e saj tek institucionet mbikëqyrëse dhe ato të zbatimit të ligjit, me qëllim të mbrojtjes së interesit publik, parasë publike dhe integritetit të prokurimit publik.

04/02/2026

📢𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐠𝐫𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐩𝐮𝐧𝐮𝐞𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤

Ne, organizatat e shoqërisë civile të poshtëshënuara shprehim shqetësim të thellë lidhur me vendimin e Ministrisë së Financave për themelimin e një grupi punues për hartimin e Projektligjit të ri të Prokurimit Publik, në rrethana institucionale dhe procedurale që e bëjnë këtë proces seriozisht të diskutueshëm.

Së pari, nisja me nguti e proceseve për hartimin e ligjeve me rëndësi të lartë, si Ligji për Prokurimin Publik, është politikisht e papërshtatshme dhe institucionalisht e paarsyeshme në rrethana të mungesës së mandatit të plotë qeveritar. Hartimi i një ligji të tillë nuk është proces teknik, por proces normativ me pasoja afatgjata për sistemin e prokurimit publik dhe menaxhimin e fondeve publike, i cili kërkon stabilitet institucional, legjitimitet politik dhe proces të mirëfilltë konsultativ.

Së dyti, përbërja e grupit punues, pa përfshirjen e shoqërisë civile dhe ekspertëve të pavarur, përbën shkelje të Rregullores së Punës së Qeverisë, e cila parasheh në mënyrë eksplicite ftesën dhe përfshirjen e shoqërisë civile në grupet punuese për hartimin e akteve normative. Mosrespektimi i dispozitave që rregullojnë këtë çështje që në fazën fillestare të procesit cenon parimin e gjithëpërfshirjes, transparencës dhe konsultimit real, duke e reduktuar procesin ligjvënës në një ushtrim të mbyllur administrativ.

Prokurimi publik është një nga sektorët më të ndjeshëm ndaj korrupsionit, konfliktit të interesit dhe keqmenaxhimit të parasë publike. Në këtë kontekst, përjashtimi i shoqërisë civile nga faza e hartimit të ligjit dobëson kontrollin publik, ul besueshmërinë e procesit dhe rrezikon që ndryshimet ligjore të reflektojnë interesa institucionale, e jo interesin publik.

Ne vlerësojmë se nisja e këtij procesi, në këtë formë dhe në këto rrethana, është e nxituar dhe në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë. Çdo proces për hartimin ose ndryshimin e Ligjit për Prokurimin Publik duhet të zhvillohet përmes një qasjeje të hapur, transparente dhe gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile dhe palëve relevante, dhe në rrethana të stabilitetit institucional që garantojnë legjitimitet dhe besim publik.

Demokraci Plus
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile
Grupi për Studime Juridike dhe Politike
Iniciativa për Progres
Instituti Demokratik i Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi
Lëvizja Fol

𝐓𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢 𝟓 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈𝐬𝐡 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐠𝐣𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐚𝐬 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐈𝐍𝐏𝐎-𝐬INPO ka përmbyllur me sukses një rast të rëndësishëm të avoki...
11/12/2025

𝐓𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢 𝟓 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈𝐬𝐡 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐠𝐣𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐚𝐬 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐈𝐍𝐏𝐎-𝐬

INPO ka përmbyllur me sukses një rast të rëndësishëm të avokimit në fushën e prokurimit publik, duke bërë që 𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗶 𝗚𝗷𝘆𝗾𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝗶 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 (𝗞𝗚𝗝𝗞) të korrigjojë plotësisht dosjen e tenderit për projektin “𝗡𝗱𝗲̈𝗿𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗼𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝘀 𝗧𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝗼𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗣𝗲𝗷𝗲̈”, me vlerë të parashikuar prej 𝟱 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻𝗲̈ 𝗲𝘂𝗿𝗼.

Gjatë monitorimit të këtij aktiviteti, INPO ka identifikuar një sërë kërkesash të larta dhe specifike, potencialisht diskriminuese dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, përfshirë kriteret ekonomike që tejkalonin kufijtë maksimalë të lejuar, kërkesa të panevojshme dhe favorizuese për makineri të rëndë me peshë të paracaktuar, si dhe specifikime të dyfishta teknike, të cilat kufizonin konkurrencën dhe krijonin terren të pabarabartë për operatorët ekonomikë.

KGJK ka pranuar të gjitha vërejtjet dhe ka rishikuar dosjen, duke zbutur kriteret ekonomike dhe financiare, hequr specifikimet diskriminuese për makineri dhe korrigjuar kërkesat e dyfishta teknike, në mënyrë që ato të jenë në pajtim me ligjin dhe standardet për një konkurrencë të drejtë.

INPO vlerëson reflektimin e menjëhershëm të KGJK-së, i cili ka mundësuar përmirësimin e ndjeshëm të dokumentacionit të tenderit, rritjen e konkurrencës dhe uljen e rrezikut të kontestimeve pranë OShP-së, dhe duke siguruar integritet procedural në shpenzimin e fondeve publike.

Edhe ky rast dëshmon se monitorimi i pavarur, analiza profesionale dhe avokimi i argumentuar kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe konkret në mbrojtjen e interesit publik dhe forcimin e integritetit të prokurimit.

INPO mbetet e përkushtuar të promovojë transparencë, llogaridhënie dhe konkurrencë të ndershme në të gjitha proceset e shpenzimit të parasë publike.

INPO publikon analizën trevjeçare: Anulimet – forma më e heshtur e korrupsionit në prokurim publikOrganizata INPO, në ku...
09/12/2025

INPO publikon analizën trevjeçare: Anulimet – forma më e heshtur e korrupsionit në prokurim publik

Organizata INPO, në kuadër të Javës Kundër Kosrrupsionit 2025, ka publikuar sot raportin analitik për anulimet e aktiviteteve të prokurimit publik për periudhën 2023–2025, një analizë e thelluar e bazuar në të dhënat zyrtare të formularëve B10. Gjetjet e raportit zbulojnë se anulimet përbëjnë një problem të vazhdueshëm dhe strukturor brenda sistemit të prokurimit, me ndikime të drejtpërdrejta në realizimin e planifikimit vjetor, nivelin e kontraktimit dhe cilësinë e shpenzimeve publike.

Gjatë tre viteve të analizuara janë regjistruar 7,276 anulime, që përfaqësojnë 22.8% të të gjitha aktiviteteve të prokurimit që përfundojnë pa kontratë. Përqindjet kanë mbetur pothuajse të pandryshuara mes viteve, duke dëshmuar se anulimet nuk janë episode të izoluara, por pasojë e dobësive të përsëritura në planifikim, hartimin e specifikimeve teknike, vlerësimin e ofertave dhe koordinimin institucional. Veçanërisht shqetësuese është gjetja se mbi 90% e anulimeve ndodhin pas hapjes së ofertave, pikërisht në fazën ku procesi duhet të jetë më transparent dhe i mbrojtur nga devijimet.

Nga aspekti financiar, dëmi është i konsiderueshëm: në vitin 2023, 26.62% e vlerës së iniciuar nuk u finalizua me kontratë, ndërsa në vitin 2024 kjo shifër ishte 23.62%. Për vitin 2025 shifrat aktuale janë më të ulëta vetëm për shkak të procedurave ende të hapura dhe pritet të rriten deri në fund të vitit. Këto dinamika krijojnë fragmentim buxhetor, vonesa në projekte kapitale dhe ulje të efikasitetit të shpenzimeve publike.

Analiza institucionale nxjerr në pah pabarazi të forta në performancë. Policia e Kosovës dhe KEK shënojnë nivelet më të larta të anulimeve (75.4% dhe 47.4%), duke cenuar rëndë realizimin e planifikimeve të tyre. QKUK, ndërkohë, tejkalon dukshëm planin e prokurimit duke iniciuar më shumë se dyfishin e aktiviteteve të planifikuara, ndërsa vetëm një pjesë minimale përfundon me kontrata. Performancë të dobët tregojnë edhe Ministria e Mbrojtjes, Trepça dhe MKRS, ndërsa disa komunat dhe AQP paraqesin kapacitete më të qëndrueshme kontraktuese.

Një nga gjetjet më kritike të raportit është se anulimet mund të shndërrohen në një nga format më të heshtura të korrupsionit. Për shkak se anulimi nuk prodhon fitues të favorizuar apo kontrata të dyshimta, ai shpesh mbetet jashtë radarit institucional dhe publik. Por përmes ritenderimeve, ndryshimeve të specifikimeve dhe përdorimit të procedurave të negociuara më pak transparente, anulimet krijojnë hapësirë për manipulim dhe shmangie të konkurrencës. Mungesa e arsyetimit të plotë në formularët B10, veçanërisht kur anulimet ndodhin pas hapjes së ofertave, rrit dukshëm rrezikun e devijimeve.

Raporti paraqet një set rekomandimesh të domosdoshme për përmirësimin e planifikimit, standardizimin e specifikimeve teknike dhe dokumentacionit, transparencë të plotë në arsyetimet e anulimeve dhe krijimin e një mekanizmi paralajmërues (“early warning”) në KRPP, që do të identifikonte me kohë autoritetet me nivele të larta të anulimeve dhe do të mundësonte masa korrigjuese. Po ashtu kërkohet që çdo institucion të zhvillojë analiza të brendshme dhe të ndërmarrë veprime konkrete për çdo anulim të evidentuar.

INPO thekson se, pa reforma të tilla strukturore, Kosova rrezikon të mbetet në një cikël të vazhdueshëm të performancës së ulët kontraktuese dhe të korrupsionit të heshtur që dëmton drejtpërdrejt qytetarët dhe mirëqeverisjen.

05/12/2025

PROMO: 𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐨𝐧 𝐉𝐞𝐭𝐞̈ 🌿

INPO ka lansuar fushatën vetëdijesuese për prokurimin gjithëpërfshirës, një qasje e re që synon ta shndërrojë prokurimin publik nga një proces thjesht teknik në një instrument me ndikim të drejtpërdrejtë shoqëror, ekonomik dhe gjinor.

Me këtë fushatë synojmë të nxisim debat publik dhe institucional mbi mënyrën se si kontratat publike mund të përdoren për të krijuar mundësi më të mëdha për gratë, të rinjtë, personat me aftësi të kufizuara dhe grupet e tjera që shpesh mbeten jashtë tregut të punës.

Rregullimet ligjore për këtë qasje ekzistojnë; ajo që nevojitet është vullnet, bashkëpunim dhe angazhim për t’i shfrytëzuar ato në praktikë.

Fushata “Prokurimi që Ndryshon Jetë” është vetëm hapi i parë drejt një transformimi të domosdoshëm në mënyrën se si e kuptojmë dhe e zbatojmë prokurimin publik në Kosovë.

Ju ftojmë të shikoni videon, ta ndani mesazhin dhe të na bashkoheni në promovimin e një prokurimi më të drejtë, më gjithëpërfshirës dhe më njerëzor.

📢INPO lanson fushatën “Prokurimi që Ndryshon Jetë” dhe prezanton qasjen e re të prokurimit publik gjithëpërfshirësOrgani...
02/12/2025

📢INPO lanson fushatën “Prokurimi që Ndryshon Jetë” dhe prezanton qasjen e re të prokurimit publik gjithëpërfshirës

Organizata INPO, ka lansuar sot nismën e parë në Kosovë që synon të promovojë prokurimin publik gjithëpërfshirës, një qasje ndryshe që lidh kontratat publike me barazinë gjinore, përfshirjen sociale dhe zhvillimin ekonomik.

Në konferencën “Prokurimi që Ndryshon Jetë”, INPO prezantoi një video ndërgjegjësuese dhe analizën e politikave “Prokurimi Publik Gjithpërfshirës në Kosovë: nga efikasiteti ekonomik drejt ndikimit shoqëror e gjinor” që tregon qartë se Kosova ka hapësira ligjore të mjaftueshme për të nisur zbatimin e kritereve sociale në tenderët publikë, pa pritur ndryshime të reja ligjore por vetëm vullnet politik dhe angazhim ndërinstitucional.

Në një atmosferë të hapur dialogu dhe reflektimi, përfaqësues institucionalë, operatorë ekonomikë, media dhe aktorë të shoqërisë civile u mblodhën për të diskutuar se si kontratat publike mund të përdoren jo vetëm për të blerë mallra e shërbime, por për të krijuar vende pune, për të përfshirë gra, të rinj, persona me aftësi të kufizuara dhe grupe të tjera që shpesh mbesin jashtë hapësirave ekonomike.

Në panel morën pjesë përfaqësues nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, të cilët ndanë perspektivat e tyre mbi mundësitë dhe sfidat e këtij transformimi. Panelistët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolin që secili institucion ka në sjelljen e kësaj qasjeje në praktikë – nga rregullat dhe udhëzimet, tek politikat e barazisë gjinore, trajnimi i zyrtarëve të prokurimit dhe lidhja me punësimin e personave të papunë.

Në fund INPO theksoi se fushata nuk ka për qëllim vetëm ndërgjegjësimin e akterëve, por hapjen e një debati të ri publik mbi mënyrën si përdoren fondet publike. Në këtë frymë, INPO nënvizoi se prokurimi gjithëpërfshirës është një hap i domosdoshëm drejt një qeverisjeje më humane dhe efektive, dhe se për ta bërë këtë realitet nevojiten angazhim, bashkëpunim, guxim profesional dhe vendimmarrje që e sheh prokurimin si instrument të politikave shoqërore.

INPO shprehu gatishmërinë të punojë me të gjitha institucionet për të çuar përpara këtë qasje dhe për të mbështetur hapat konkretë drejt pilotimit dhe institucionalizimit të kritereve sociale në prokurimin publik në Kosovë.

Drejtoresha Ekzekutive e INPO-s, znj. Albulena Nrecaj në një takim të mbajtur me përfaqësuesit e Embassy of the Netherla...
28/11/2025

Drejtoresha Ekzekutive e INPO-s, znj. Albulena Nrecaj në një takim të mbajtur me përfaqësuesit e Embassy of the Netherlands in Kosovo, diskutoi zhvillimet në nivel lokal, përfshirë transparencën komunale, llogaridhënien në prokurimin publik dhe sfidat kryesore të qeverisjes vendore. INPO falënderon Ambasadën e Holandës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit.

𝐒𝐢𝐧𝐣𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤.Ata raportojnë shkeljet, manipulimet dhe abuzimet me paranë pub...
25/11/2025

𝐒𝐢𝐧𝐣𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤.

Ata raportojnë shkeljet, manipulimet dhe abuzimet me paranë publike dhe ligji u garanton mbrojtje të plotë, konfidencialitet dhe imunitet nga hakmarrja.

Nëse shihni:

❗ manipulim të specifikimeve
❗ favorizim të operatorëve ekonomikë
❗ keqpërdorim të procedurave
❗ punime të pakryera sipas kontratës
❗ mashtrim financiar apo falsifikim dokumentesh

… raportimi juaj mund të parandalojë humbje milionëshe dhe të forcojë integritetin e institucioneve.

📘 Për detaje të plota mbi të drejtat dhe mbrojtjen ligjore, konsultoni Ligjin Nr. 06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.

Një sinjal i vetëm mund të zbulojë një skemë të tërë korrupsioni.

📢Bëhu ai sinjal.

14/11/2025

REAGIM 📢

𝐈𝐍𝐏𝐎: 𝐏𝐚𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐬𝐢𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐬𝐞̈ 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞𝐫𝐫𝐞𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐚𝐧𝐢𝐩𝐮𝐥𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐜̧𝐦𝐢𝐦𝐞

Organizata INPO ka monitoruar procedurën e tenderimit për kontratën “Shërbime me ushqim (furnizim, përgatitje dhe servim) për nevojat e Policisë së Kosovës”, me vlerë të parashikuar 2.7 milion euro, dhe ka identifikuar një varg shkeljesh ligjore serioze dhe manovrimesh teknike që dëmtojnë konkurrencën, barazinë dhe integritetin e prokurimit publik.

Gjatë gjithë procesit, INPO ka zhvilluar komunikim të drejtpërdrejtë me Policinë e Kosovës, duke e informuar me prova dhe argumente konkrete për shkeljet në dosjen e tenderit. Në kopje të këtij komunikimi ka qënë edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit. Pavarësisht këtij komunikimi profesional dhe institucional, Policia e Kosovës i ka mohuar të gjitha gjetjet, nuk ka pranuar asnjë problematikë dhe nuk ka shprehur asnjë gatishmëri për korrigjim apo rishikim të procedurës. Kjo qasje përbën refuzim të hapur për të adresuar gabimet dhe për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe ligjor.

Ndërkohë, gjatë monitorimit, një operator ekonomik ka deponuar ankesë në OSHP për dy çështje, afatin e tenderimit dhe kriteret e kapaciteteve teknike e financiare. INPO, në respekt të pavarësisë së OShP-së, ka vendosur të mos publikojë gjetjet e saj derisa lënda të shqyrtohej, për të mos ndikuar në vendimmarrje apo për të mos krijuar pritshmëri publike.

Megjithatë, vendimi Nr.2025-0984 i OShP-së ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke anuluar njoftimin për kontratë dhe duke i kërkuar Policisë së Kosovës korrigjimin e procedurës dhe zgjatjen e afatit të tenderimit. Ky vendim e vërteton se së paku një pjesë e gjetjeve të INPO-s kanë qenë plotësisht të bazuara dhe të drejta, të cilat Policia e Kosovës i kishte mohuar në tërësi.

Përkundër kësaj, pas vendimit të OShP-së, Policia e Kosovës ka bërë vetëm disa korrigjime minimale dhe formale, me ç’rast ka ulur kërkesat për kapacitet teknik e financiar dhe ka zgjatur afatin e tenderimit por asnjë nga gjetjet e tjera të ngritura nga INPO nuk janë adresuar. Dosja e tenderit mbetet e pandryshuar në pjesët më problematike dhe thelbësore, duke përfshirë:

• keqklasifikimin e kontratës si “shërbime”, edhe pse mbi 70% e objektit janë furnizime ushqimore;
• peshimin e pikëve që krijon mundësi reale për manipulim me çmime dhe favorizim teknik;
• zhvendosjen artificiale të artikujve midis grupeve, që ndryshon peshët dhe vlerat financiare;
• intervalet e gjera në specifikimet teknike që lejojnë produkte me cilësi të ulët;
• uljen dramatike të vlerës së kontratës pa arsyetim të qartë dhe profesional.

Këto elemente e bëjnë tenderin të pambrojtur, të pasigurt dhe të paorientuar drejt cilësisë, duke e ekspozuar Policinë e Kosovës ndaj rrezikut të furnizimeve të dobëta dhe buxhetin e shtetit ndaj kostove të fryera.

Duke qenë se OShP-ja tashmë ka vërtetuar shkelje ligjore, refuzimi i Policisë së Kosovës për të pranuar ose adresuar gjetjet e INPO-s është i pajustifikueshëm dhe bie ndesh me standardet e përgjegjësisë institucionale.

Kësisoj, INPO vlerëson se tenderi aktual nuk është në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik dhe kërkon rishikimin e plotë të dosjes, jo vetëm korrigjime sipërfaqësore të disa kritereve.

Vetëm një rishikim i thellë, profesional dhe i paanshëm mund të garantojë konkurrencë të ndershme, parandalim të manipulimeve dhe përdorim korrekt të parasë publike.

Në këtë drejtim, INPO i bën thirrje institucioneve mbikëqyrëse, si Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) dhe Prokurorit të Shtetit, që të ushtrojnë mandatin e tyre ligjor dhe të mbikëqyrin me kujdes këtë proces, duke ndërmarrë masat e nevojshme në bazë të autorizimeve të tyre.

Shkeljet e evidentuara nuk janë vetëm çështje administrative por ato prekin thelbin e integritetit të prokurimit publik, garantimin e konkurrencës, përdorimin e parasë publike dhe sigurinë ushqimore për një nga institucionet më të rëndësishme të vendit.

INPO pret që organet mbikëqyrëse dhe ato të zbatimit të ligjit të mos qëndrojnë indiferente dhe të veprojnë në përputhje me përgjegjësitë e tyre.

𝐑𝐞̈𝐧𝐢𝐞 𝐞 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞𝐠𝐨𝐜𝐢𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐚 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐯...
29/10/2025

𝐑𝐞̈𝐧𝐢𝐞 𝐞 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞𝐠𝐨𝐜𝐢𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐚 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟓

📢Iniciativa për Progres (INPO) ka publikuar infografikën e kontratave të lidhura përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë për periudhën janar – shtator 2025, duke evidentuar një ulje prej 30.85% të vlerës së këtyre kontratave krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

📅Në nëntëmujorin e parë të vitit 2025, autoritetet kontraktuese në nivel vendi kanë lidhur gjithsej 5,754 kontrata përmes procedurave të prokurimit publik. Nga këto, 284 kontrata janë lidhur përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, që përbën 4.9% të numrit total të kontratave të lidhura gjatë kësaj periudhe.

💶Vlera totale e kontratave të lidhura përmes kësaj procedure gjatë periudhës janar – shtator 2025 është 38,704,395.17 euro, që përfaqëson 5.1% të vlerës së përgjithshme të të gjitha kontratave publike të lidhura në vend.

📉Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur vlera e kontratave të kësaj natyre ishte 55,971,239 euro, vërehet një rënie prej 30.85%, që tregon një tendencë pozitive drejt reduktimit të përdorimit të procedurave më pak konkurruese.

📊Ndëkaq sa ju përket Ankesve të kontratave (punë shtesë) dhe raportit me kontratat kryesore të lidhura sipas porcedurës së negocuuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, vërejmë se nga gjithsej 284 kontrata të lidhura përmes kësaj procedure 140 janë anekse kontratash për punë shtesë apo ndryshime në kontrata ekzistuese, ndërsa 144 janë kontrata të reja.

🟰Raporti mes tyre është pothuajse i barabartë, me 49.3% anekse dhe 50.7% kontrata të reja.

💶Në aspektin financiar, vlera e anekseve të kontratave arrin në 11,542,282.67 euro, ndërsa kontratat kryesore përbëjnë 27,162,112.50 euro.

🔍Përdorimi i procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, megjithëse i lejuar në raste të veçanta të parashikuara me ligj, mbetet një praktikë që duhet të monitorohet me kujdes, për shkak të rrezikut të mungesës së konkurrencës dhe rrezikut më të lartë për keqpërdorim të fondeve publike.

🟢INPO vlerëson se rënia e vlerës së kontratave të këtij lloji në vitin 2025 është një sinjal pozitiv, që mund të tregojë rritje të transparencës në menaxhimin e fondeve publike.

🔴Megjithatë, pjesëmarrja ende e lartë e anekseve të kontratave tregon se praktikat e zgjatjeve dhe shtesave financiare vazhdojnë të mbeten të përhapura.

INPO do të vazhdojë të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme procedurat e prokurimit publik, me fokus të veçantë tek ato që zhvillohen pa konkurrencë të hapur, me qëllim që institucionet publike të menaxhojnë në mënyrë të përgjegjshme fondet e qytetarëve.

Address

Qamil Hoxha, H32, Nr. 09, Kati IV
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38349354000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Iniciativa për Progres - INPO posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Iniciativa për Progres - INPO:

Share