Kosovo Local Government Institute

Kosovo Local Government Institute Kosovo Local Government Institute is a think tank dedicated to improve Local Governance in Kosovo established in 2008.

Hartohet metodologjia për monitorimin e të drejtave të fëmijëve në nivel lokalInstituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KL...
26/08/2026

Hartohet metodologjia për monitorimin e të drejtave të fëmijëve në nivel lokal

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në kuadër të projektit “Avancimi i të Drejtave të Fëmijëve në Nivel Lokal”, i cili zbatohet në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze, ka hartuar Metodologjinë për Monitorimin e Zbatimit të të Drejtave të Fëmijëve në Nivel Lokal.

Metodologjia përmban indikatorë të matshëm dhe të verifikueshëm, të cilët mundësojnë monitorimin dhe vlerësimin sistematik të zbatimit të të drejtave të fëmijëve nga institucionet e nivelit lokal.

Nëpërmjet këtij procesi synohet nxitja e komunave për përmirësimin e politikave dhe shërbimeve sociale për fëmijët, forcimi i llogaridhënies institucionale dhe avancimi i mekanizmave lokalë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.

Metodologjia është e qasshme në këtë link: https://bit.ly/4xXzlXV
____
Monitoring Methodology for Children’s Rights at the Local Level Developed

The Kosovo Local Government Institute (KLGI), within the framework of the project “Advancing Children’s Rights at the Local Level,” implemented in partnership with Save the Children Kosova/o and supported by the Swedish Government, has developed the Methodology for Monitoring the Implementation of Children’s Rights at the Local Level.

The methodology includes measurable and verifiable indicators that enable the systematic monitoring and assessment of the implementation of children’s rights by local-level institutions.

Through this process, the methodology aims to encourage municipalities to improve policies and social services for children, strengthen institutional accountability, and advance local mechanisms for the protection and promotion of children’s rights.

The methodology is available at: https://shorturl.at/k0fUm

📌 Takimi i Tretë Tematik mbi Planifikimin dhe Financimin e Shërbimeve SocialeInstituti KLGI  mbajti Takimin e Tretë Tema...
17/08/2026

📌 Takimi i Tretë Tematik mbi Planifikimin dhe Financimin e Shërbimeve Sociale

Instituti KLGI mbajti Takimin e Tretë Tematik mbi planifikimin dhe financimin e shërbimeve sociale, në kuadër të projektit “Avancimi i të Drejtave të Fëmijëve në Qeverisjen Lokale”.

Takimi mblodhi përfaqësues të drejtorive komunale, Qendrave për Punë Sociale (QPS), zyrtarë financiarë, ofrues të licencuar të shërbimeve sociale, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera relevante.

Në fokus të diskutimeve ishin sfidat dhe prioritetet në planifikimin dhe financimin e shërbimeve sociale, si dhe fuqizimi i dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe akterëve relevantë.

Pjesëmarrësit ndanë përvojat dhe praktikat nga komunat, adresuan sfidat aktuale dhe propozuan rekomandime për përmirësimin e planifikimit, financimit dhe ofrimit të shërbimeve sociale.

Takimi vazhdoi dialogun e nisur dhe kontribuoi në identifikimin e hapave të mëtejmë drejt një qasjeje më të koordinuar, efektive dhe të qëndrueshme në nivel lokal.

📍 Projekti “Avancimi i të Drejtave të Fëmijëve në Qeverisjen Lokale” zbatohet nga KLGI, në partneritet me Save the Children Kosova/o, dhe financohet nga Swedish International Development Cooperation Agency (Sida).
—————————

📌Third Thematic Meeting on the Planning and Financing of Social Services

The KLGI Institute held the Third Thematic Meeting on the Planning and Financing of Social Services, within the framework of the project “Advancing Children’s Rights in Local Governance.”

The meeting brought together representatives of municipal directorates, Centres for Social Work (CSWs), financial officers, licensed social service providers, civil society organizations, and other relevant institutions.

The discussions focused on challenges and priorities in the planning and financing of social services, as well as on strengthening dialogue and cooperation among institutions and relevant stakeholders.

Participants shared experiences and practices from municipalities, addressed current challenges, and proposed recommendations for improving the planning, financing, and delivery of social services.

The meeting continued the dialogue initiated through previous discussions and contributed to identifying further steps towards a more coordinated, effective, and sustainable approach at the local level.

📍The project “Advancing Children’s Rights in Local Governance” is implemented by KLGI, in partnership with Save the Children Kosova/o, and funded by the Swedish International Development Cooperation Agency (Sida).

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) ka organizuar Takimin e Dytë Tematik mbi planifikimin e financimit të shër...
13/08/2026

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) ka organizuar Takimin e Dytë Tematik mbi planifikimin e financimit të shërbimeve sociale, në kuadër të projektit “Avancimi i të Drejtave të Fëmijëve në Qeverisjen Lokale”.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Drejtorive Komunale për Mirëqenie Sociale, Qendrave për Punë Sociale (QPS), zyrtarë financiarë, ofrues të licencuar të shërbimeve sociale, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera relevante.

Takimi kishte për qëllim diskutimin e sfidave dhe prioriteteve në planifikimin dhe financimin e shërbimeve sociale, si dhe fuqizimin e dialogut ndërmjet institucioneve dhe akterëve relevantë.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit ndanë përvojat dhe praktikat nga komunat, adresuan sfidat aktuale dhe propozuan rekomandime për përmirësimin e planifikimit, financimit dhe ofrimit të shërbimeve sociale. Takimi vazhdoi dialogun e nisur dhe kontribuoi në identifikimin e hapave të mëtejmë drejt një qasjeje më të koordinuar dhe të qëndrueshme në nivel lokal.

Projekti “Avancimi i të Drejtave të Fëmijëve në Qeverisjen Lokale” zbatohet nga KLGI, në partneritet me Save the Children Kosova/o, dhe financohet nga Swedish International Development Cooperation Agency (Sida).
_________

The Kosovo Local Government Institute (KLGI) organized the Second Thematic Meeting on Social Services Financing Planning, within the framework of the project “Advancing Children’s Rights in Local Governance.”

The meeting brought together representatives of Municipal Directorates for Social Welfare, Centers for Social Work (CSWs), financial officers, licensed social service providers, civil society organizations, and other relevant institutions.

The meeting aimed to discuss challenges and priorities related to the planning and financing of social services, as well as to strengthen dialogue among institutions and relevant stakeholders.

During the discussions, participants shared experiences and practices from municipalities, addressed current challenges, and proposed recommendations for improving the planning, financing, and delivery of social services. The meeting continued the dialogue initiated earlier and contributed to identifying further steps towards a more coordinated and sustainable approach at the local level.

The project “Advancing Children’s Rights at the Local Government” is implemented by KLGI, in partnership with Save the Children Kosova/o, and funded by the Swedish International Development Cooperation Agency (Sida).

Sot, konsorciumi i përbërë nga KLGI, GAP, ATRC dhe CBM filloi procesin e trajnimit të grupit të parë të monitoruesve në ...
27/07/2026

Sot, konsorciumi i përbërë nga KLGI, GAP, ATRC dhe CBM filloi procesin e trajnimit të grupit të parë të monitoruesve në kuadër të projektit “Monitorimi i Kuvendeve Komunale në Kosovë për qëllim të vlerësimit dhe shpërblimit të Anëtarëve më Aktivë të Kuvendeve Komunale”.

Ky trajnim shënon fillimin e një procesi të rëndësishëm, i cili synon monitorimin e punës dhe angazhimit të anëtarëve të kuvendeve komunale. Gjatë trajnimit, monitoruesit po njihen me metodologjinë e monitorimit, indikatorët e vlerësimit, standardet, si dhe procedurat për mbledhjen, verifikimin dhe raportimin e të dhënave.

Përmes këtij projekti synohet të rritet transparenca, llogaridhënia dhe performanca e kuvendeve komunale, duke promovuar praktikat e mira dhe duke nxitur angazhimin aktiv të përfaqësuesve të zgjedhur në shërbim të qytetarëve.

Ky aktivitet është realizuar me përkrahjen e projektit DEMOS, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia, implementuar nga Helvetas.

——————

Today, the consortium composed of KLGI, GAP, ATRC, and CBM launched the training process for the first group of monitors under the project “Monitoring Municipal Assemblies in Kosovo for the Evaluation and Recognition of the Most Active Municipal Assembly Members.”

This training marks the beginning of an important process aimed at monitoring the work and engagement of municipal assembly members. Throughout the training, participants are being introduced to the monitoring methodology, evaluation indicators, standards, and procedures for data collection, verification, and reporting.

The project seeks to enhance the transparency, accountability, and performance of municipal assemblies by promoting good practices and encouraging the active engagement of elected representatives in serving their communities.

This activity is supported by the DEMOS project, co-funded by the European Union, Switzerland, and Sweden, and implemented by Helvetas.

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) ka organizuar Takimin e Parë Tematik mbi planifikimin e financimit të shër...
24/07/2026

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) ka organizuar Takimin e Parë Tematik mbi planifikimin e financimit të shërbimeve sociale, në kuadër të projektit "Avancimi i të Drejtave të Fëmijëve në Qeverisjen Lokale". Në takim morën pjesë përfaqësues të Drejtorive Komunale për Mirëqenie Sociale, Qendrave për Punë Sociale (QPS), zyrtarë kryesorë financiarë, ofrues të licencuar të shërbimeve sociale, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera relevante.

Takimi kishte për qëllim identifikimin e sfidave dhe prioriteteve për planifikimin dhe financimin e shërbimeve sociale, si dhe nxitjen e dialogut ndërmjet institucioneve publike dhe akterëve relevantë për zhvillimin e një sistemi më të qëndrueshëm dhe efektiv të financimit.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit ndanë përvojat e komunave dhe propozuan rekomandime konkrete për përmirësimin e planifikimit, financimit dhe ofrimit të shërbimeve sociale, në përputhje me nevojat e komuniteteve dhe standardet minimale të shërbimeve.

🤝 Projekti "Avancimi i të Drejtave të Fëmijëve në Qeverisjen Lokale" zbatohet nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financohet nga Swedish International Development Cooperation Agency (Sida).
_____________

The Kosovo Local Government Institute (KLGI) organized the First Thematic Meeting on Planning the Financing of Social Services as part of the project “Advancing Children’s Rights in Local Governance.” The meeting brought together representatives of Municipal Directorates for Social Welfare, Centres for Social Work (CSWs), Chief Financial Officers, licensed social service providers, civil society organizations, and other relevant institutions.

The meeting aimed to identify key challenges and priorities related to the planning and financing of social services, while fostering dialogue among public institutions and relevant stakeholders to support the development of a more sustainable and effective social service financing system.

During the discussions, participants shared the experiences of their municipalities and proposed concrete recommendations to improve the planning, financing, and delivery of social services in line with community needs and the minimum standards for social services.

🤝 The project “Advancing Children’s Rights in Local Governance” is implemented by the Kosovo Institute for Local Governance (KLGI) in partnership with Save the Children Kosova/o and is funded by the Swedish International Development Cooperation Agency (Sida).

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) ka organizuar takimin e parë rajonal me komunat e Rajonit të Perëndimit, n...
10/07/2026

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) ka organizuar takimin e parë rajonal me komunat e Rajonit të Perëndimit, në kuadër të projektit "Partneriteti Rajonal për Zhvillim të Qëndrueshëm - Faza II".

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, organizatave të shoqërisë civile dhe sektorit privat nga komunat Pejë, Gjakovë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, duke krijuar një platformë të përbashkët për dialog dhe bashkëpunim rajonal.

Takimi kishte për qëllim forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve lokale, bizneseve, organizatave të shoqërisë civile dhe profesionistëve, si dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal për zhvillimin e iniciativave të përbashkëta. Një fokus i veçantë iu kushtua krijimit të mekanizmave për komunikim më efektiv të komunave me bizneset, donatorët dhe investitorët, përmes hartimit të planeve të komunikimit dhe bashkëpunimit.

Në kuadër të projektit do të mbështeten komunat për: forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta; ndërtimin e mekanizmave të dialogut me komunitetin e biznesit; avancimin e qasjes ndaj donatorëve dhe investitorëve; integrimin e prioriteteve të Agjendës së Gjelbër në planifikimin lokal dhe promovimin e aktiviteteve, rezultateve dhe potencialit zhvillimor të komunave.

Ky aktivitet shënon fillimin e një procesi të strukturuar bashkëpunimi rajonal, me synim krijimin e partneriteteve më të fuqishme ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat dhe shoqërisë civile, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe territorial.

🤝 Projekti "Partneriteti Rajonal për Zhvillim të Qëndrueshëm – Faza II" financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

_________

The Kosovo Local Government Institute (KLGI) organized the first regional meeting with the municipalities of the Western Region within the framework of the project “Regional Partnership for Sustainable Development – Phase II”.

The meeting brought together representatives of municipal institutions, civil society organizations, and the private sector from the municipalities of Peja, Gjakova, Istog, Klina, Deçan, and Junik, creating a common platform for dialogue and regional cooperation.

The meeting aimed to strengthen dialogue among local institutions, businesses, civil society organizations, and professionals, as well as to promote inter-municipal cooperation for the development of joint initiatives. Particular attention was given to establishing mechanisms for more effective communication between municipalities and businesses, donors, and investors through the development of communication and cooperation plans.

Within the framework of the project, municipalities will be supported in: strengthening inter-municipal cooperation and developing joint projects; building dialogue mechanisms with the business community; improving access to donors and investors; integrating the priorities of the Green Agenda into local planning; and promoting the activities, results, and development potential of municipalities.

This activity marks the beginning of a structured process of regional cooperation aimed at creating stronger partnerships among public institutions, the private sector, and civil society in support of sustainable economic and territorial development.

🤝 The project “Regional Partnership for Sustainable Development – Phase II” is funded by the Ministry of Regional Development.

07/07/2026

Së bashku, KOMF, Unicef Kosovo Programme, Save the Children Kosova/o, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe Kosovo Local Government Institute, mbajtëm takimin për të diskutuar iniciativën e përbashkët dhe angazhimin për rishikimin dhe përcaktimin e indikatorëve për fëmijët në kuadër të Grantit të Performancës së Komunave.

Përmes këtij angazhimi synojmë të mbështesim komunat në forcimin e planifikimit, monitorimit dhe raportimit për çështjet që lidhen me fëmijët, duke siguruar që vendimmarrja lokale të bazohet në të dhëna dhe të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies dhe të drejtave të fëmijëve.

U zhvillua Platforma e Përbashkët për Avancimin e të Drejtave të Fëmijëve në Nivel Lokal.Përgjatë dy ditëve, KLGI mblodh...
19/06/2026

U zhvillua Platforma e Përbashkët për Avancimin e të Drejtave të Fëmijëve në Nivel Lokal.

Përgjatë dy ditëve, KLGI mblodhi organizatat partnere në kuadër të programit “Civil Society Strengthening Programme for Children’s Rights (2025–2028)”, i cili zbatohet në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financohet nga Swedish International Development Cooperation Agency (Sida).

Gjatë takimit u prezantua konteksti lokal i të drejtave të fëmijëve, mekanizmat ekzistues dhe përgjegjësitë e komunave në këtë fushë. Gjithashtu, u diskutuan rolet dhe përgjegjësitë e organizatave partnere në kuadër të bashkëpunimit, si dhe u ndanë udhëzime për trajtimin e kontekstit lokal.

Në kuadër të takimit u lansua edhe platforma online www.klgi-platform.com, përmes së cilës do të mundësohet shkëmbimi i të dhënave, materialeve, komunikimeve dhe informacioneve relevante ndërmjet partnerëve.

__________

The Joint Platform for the Advancement of Children’s Rights at the Local Level was successfully held.

Over the course of two days, KLGI brought together partner organizations within the framework of the “Civil Society Strengthening Programme for Children’s Rights (2025–2028)”, implemented in partnership with Save the Children Kosova/o and funded by the Swedish International Development Cooperation Agency (Sida).

During the meeting, participants were introduced to the local context of children’s rights, existing mechanisms, and the responsibilities of municipalities in this area. The roles and responsibilities of partner organizations within the framework of the collaboration were also discussed, and guidance was provided on addressing local contexts.

As part of the meeting, the online platform www.klgi-platform.com was launched to facilitate the exchange of data, materials, communications, and other relevant information among partners.

03/06/2026

📢REAGIM

3 qershor 2026
Prishtinë

Instituti GAP dhe Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), kërkojnë tërheqjen e dispozitave diskriminuese dhe konsultim publik të ndarë dhe të veçantë për Rregulloren e re të Kryeqytetit për taksa, tarifa dhe gjoba komunale.

Shprehim shqetësim lidhur me “Draft Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale” të Komunës së Prishtinës, e cila është në fazën e konsultimit publik. Përmbajtja e disa dispozitave të këtij drafti rrezikon të shkelë parimet e barazisë, proporcionalitetit dhe arsyeshmërisë në trajtimin e qytetarëve, subjekteve dhe kategorive të ndryshme. Drafti parashikon vendosjen e tarifave komunale për veprimtari ekonomike pa paraqitur një metodologji të qartë të llogaritjes apo një analizë të ndikimit ekonomik, si dhe propozon një taksë prej 10 euro për hyrjen në territorin e Kryeqytetit vetëm për automjetet e regjistruara jashtë Prishtinës. Këto masa krijojnë trajtim të pabarabartë ndërmjet kategorive të ndryshme të qytetarëve dhe bizneseve dhe rrezikojnë të cenojnë parimin e mosdiskriminimit.

Po ashtu, është e rëndësishme të rikujtohet se Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë në Kosovë që përfiton grant shtesë për shkak të statusit si Kryeqytet, duke marrë nga buxheti shtetëror rreth 20 milionë euro në vit. Kjo mbështetje financiare synon të adresojë ngarkesën e shtuar administrative dhe funksionale të Kryeqytetit, por edhe të krijojë kushte më të mira për zhvillim dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Pikërisht për këtë arsye, politikat komunale, sidomos ato që ndikojnë drejtpërdrejt në bizneset, qytetarët dhe shërbimet duhet të udhëhiqen nga parimi i mosdiskriminimit dhe nga një qasje gjithëpërfshirëse, e cila nuk prodhon efekte përjashtuese e as nuk krijon barrë të pabarabartë për kategori të caktuara.

I bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës që:

▪️Të heqë dorë nga dispozitat dhe praktikat që prodhojnë trajtim diskriminues ose përjashtues, qoftë përmes kategorizimeve të paarsyetuara, qasjeve selektive ndaj subjekteve të caktuara, apo vendosjes së barrës fiskale pa kritere të qarta dhe vlerësim paraprak.
▪️ T’i nënshtrojë Rregulloren e re një konsultimi publik të ndarë dhe të strukturuar sipas grupeve/subjekteve të prekura, në mënyrë që procesi të jetë kuptimplotë, transparent dhe i drejtë. Një dokument me ndikim kaq të gjerë, që prek shumë sektorë ekonomikë dhe kategori të ndryshme, nuk mund të trajtohet me një konsultim të përgjithshëm formal, pa diskutim të drejtpërdrejtë me grupet e interesit.
▪️Të sigurojë arsyetim të qartë dhe analizë të ndikimit për ndryshimet e propozuara, përfshirë kriteret e përzgjedhjes së kategorive, nivelin e tarifave, si dhe efektet e mundshme në konkurrencë, punësim dhe klimë biznesi në Kryeqytet.

Ne vlerësojmë se rregulloret komunale duhet të nxisin rregullsinë, përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke garantuar trajtim të barabartë për qytetarët dhe bizneset. Prandaj, Komuna e Prishtinës duhet ta zhvillojë këtë proces përmes konsultimeve reale dhe rregullave të drejta, në frymën e qeverisjes së hapur që i shërbejnë kryeqytetit dhe qytetarëve.

Instituti GAP dhe Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) Kosovo Local Government Institute

📍 Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi sot në Prishtinë takimin e radhës rajonal në kuadër të projekt...
29/05/2026

📍 Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi sot në Prishtinë takimin e radhës rajonal në kuadër të projektit “Avancimi i të drejtave të fëmijëve në nivel lokal”.

Në këtë takim morën pjesë zyrtarë komunalë për të drejtat e fëmijëve, përfaqësues të Qendrave për Punë Sociale (QPS), përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe partnerë të projektit, të cilët diskutuan draft-metodologjinë për monitorimin e zbatimit të të drejtave të fëmijëve në nivel lokal. 🏛️📋

Diskutimet u fokusuan në identifikimin e mekanizmave dhe indikatorëve të matshëm që pasqyrojnë situatën reale të të drejtave të fëmijëve në komunat e rajonit të Prishtinës, duke përfshirë rekomandime konkrete nga niveli lokal dhe shoqëria civile për përmirësimin e metodologjisë. 🤝✅

Projekti zbatohet në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financohet nga Swedish International Development Cooperation Agency (Sida). 🌍

—————————

📍 The Kosovo Local Government Institute (KLGI) organized today in Pristina the next regional meeting within the framework of the project “Advancing Children’s Rights at the Local Level”.

The meeting brought together municipal officials for children’s rights, representatives from Centers for Social Work (CSWs), civil society organizations, and project partners, who discussed the draft methodology for monitoring the implementation of children’s rights at the local level. 🏛️📋

The discussions focused on identifying measurable mechanisms and indicators that reflect the real situation of children’s rights in the municipalities of the Pristina region, including concrete recommendations from the local level and civil society for improving the methodology. 🤝✅

The project is implemented in partnership with Save the Children Kosova/o and funded by the Swedish International Development Cooperation Agency (Sida).

Address

Adresa: Rr "Ukshin Hoti" Prime Group Residence 2, Hyrja A, Kati 19
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38338522000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosovo Local Government Institute posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kosovo Local Government Institute:

Shortcuts

Share