Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Call Directions

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Faqja zyrtare e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së

22/10/2026

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po e përcjell me shqetësim debatin rreth plotësimeve dhe ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Ky ligj ka rëndësi të veçantë për luftën tonë dhe për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ndaj të cilëve në shkallën e parë është shqiptuar denim i papranueshëm, i padrejtë dhe krejtësisht politik.

OVL UÇK, u bën thirrje të gjitha partive parlamentare që të mos bëjnë politikë me këtë ligj dhe të mos e përdorin atë për interesat e tyre partiake.

Sipas ekspertëve juridikë që e mbështesin OVL-në e UÇK-së, ligji nuk ka asnjë pengesë juridike dhe miratimi i tij varet vetëm nga vullneti politik.

Edhe përfshirja e çështjes së faljes për krime lufte po cilësohet gabimisht si antikushtetuese, sepse edhe ligji ekzistues për Dhomat e Specializuara, shprehimisht e rregullon çështjen e faljes dhe të zbutjes së dënimit, duke ia lënë këtë kompetencë direkt Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

OVL UÇK, vlerëson se tani kur shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë dëshmuar gatishmëri e vullnet të mirë për ta votuar këtë ligj, propozimet për dispozita të reja nuk duhet të shërbejnë si arsye për zvarritjen apo pengimin e procesit.

OVL UÇK, u bën thirrje të gjitha partive politike që, në rast se ligji rikthehet në Kuvend, plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme të bëhen pa vonesa dhe të miratohen me procedurë të përshpejtuar.
Në të kundërtën, OVL UÇK paralajmëron përshkallëzimin e veprimeve dhe protestave në mbrojtje të kërkesave të veteranëve dhe të luftës sonë çlirimtare.

20/10/2026

REAGIM

Të pretendosh se një gjykatë ka të drejtën e zgjedhjes së ligjit që rregullon veprimtarinë e saj, është jo vetëm e çuditshme, por edhe qesharake. Këto pretendime i lexuam në komunikatën e znj. Trendafilova.

Zonja në fjalë, duhet të dijë se në Kosovë, ligjet i miraton Kuvendi. Vet Dhomat e Specializuara ekzistojnë sepse u krijuan nga Kuvendi, andaj ato nuk kanë pushtet mbi institucionin që i themeloi.

Trendafilova duhet ta dijë se t'i mbash leksione Kuvendit për sundimin e ligjit, përderisa e trajton interpretimin personal si të padiskutueshëm, është arrogancë. Kritika ndaj vendimeve gjyqësore është e drejtë legjitime dhe nuk do të heqim dorë prej saj. Asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta fshijë të vërtetën se Lufta Çlirimtare ishte e drejtë.

Lirinë e Kosovës e fituan ata që u ngritën kundër gjenocidit, dhe shtetësia e Kosovës qëndron mbi sakrificën e tyre. Andaj, gjykatat asnjëherë nuk duhet të shndërrohen në institute historie, por duhet që me dinjitet e profesionalizëm ta kryejnë punën për të cilën janë mandatuar. Fatkeqësisht, në rastin e Dhomave të Specializuara kanë munguar që të dyja, edhe dinjiteti, edhe profesionalizmi.

15/10/2026

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënon çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në akte vandalizmi.

Ky simbol përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar nga kjo sakrificë. Si i tillë, kurrë nuk mund të përdoret për të justifikuar, identifikuar apo fshehur veprime që dëmtojnë pronën publike apo private.

Çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por asnjë pakënaqësi, sado e thellë të jetë, nuk i jep të drejtë askujt ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet. U bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave, të ruajnë dinjitetin dhe shenjtërinë e këtij simboli.

12/10/2026

Komisionerja Marta Kos duhet të shqetësohet për padrejtësitë në Hagë, jo për vendimet e Kuvendit të Kosovës

OVL UÇK vlerëson se Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duhet të shqetësohet për padrejtësitë në procesin gjyqësor kundër ish udhëheqësve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe jo për nismat ligjore të deputetëve të zgjedhur nga populli i Kosovës.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i kërkon komisioneres Marta Kos që t’i trajtojë shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë proces, të cilat janë evidentuar edhe nga The Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC) dhe të mos injorohen ato nga institucionet evropiane.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, në vendimin KSC-CC-2022, paragrafi 83, ka konstatuar vetë të drejtën e Kuvendit të Kosovës për të kufizuar juridiksionin e Dhomave të Specializuara përmes ligjit dhe Kuvendi i Kosovës tashmë e ka bërë këtë.

Ky ligj duhet të zbatohet në plotni dhe nëse nuk fillon zbatimi i tij pas hyrjes në fuqi, veteranët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës do t'i rifillojnë protestat masive para institucioneve të BE-së në Kosovë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thekson se Kuvendi i Kosovës është institucion sovran dhe përfaqësues i vullnetit të qytetarëve, prandaj ndërhyrjet dhe presioni ndaj ushtrimit të mandatit të tij janë të papranueshme.
Komisionerja Marta Kos duhet të kërkojë drejtësi të paanshme dhe respektim të të drejtave të njeriut, e jo t’u tregojë deputetëve të Kosovës se si duhet ta ushtrojnë mandatin e tyre.

Ka ndërruar jetë Ali Ngucati, njëri ndër luftëtarët e parë të UÇK-së.Ngushëllime të sinqerta familjes Ngucati dhe të gji...
09/10/2026

Ka ndërruar jetë Ali Ngucati, njëri ndër luftëtarët e parë të UÇK-së.

Ngushëllime të sinqerta familjes Ngucati dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.

Ali, faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!

Lavdi jetës dhe veprës tuaj!

08/10/2026

Reagimet e ditëve të fundit ndaj ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, janë sa të nxituara, aq edhe të pabazuara në një shqyrtim serioz juridik.

Deri më tani, nuk është bërë publike asnjë analizë apo studim i mirëfilltë juridik që argumenton se këto ndryshime janë të pazbatueshme apo në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. Në vend të argumenteve juridike, opinioni publik është përballur kryesisht me polemika, interpretime të njëanshme dhe qëndrime politike, të cilat nuk mund të trajtohen si përfundime të pakontestueshme.

Refuzojmë të besojmë se pas këtyre reagimeve qëndron një përpjekje e qëllimshme për të shkurajuar qytetarët që, natë pas nate e ditë pas dite ,protestuan me dinjitet dhe shpresë për drejtësi. Megjithatë, mënyra dhe koha e këtyre reagimeve krijojnë pikërisht këtë përshtypje.

Ne, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, besojmë dhe jemi të bindur se ndryshimet e miratuara përbëjnë një hap të rëndësishëm për ta vendosur Gjykatën Speciale në binarët e duhur të drejtësisë, duke kërkuar respektimin e standardeve juridike dhe të parimeve mbi të cilat duhet të mbështetet çdo institucion i drejtësisë.

Spekulimet mbi pasojat e mundshme juridike nuk mund të zëvendësojnë analizën profesionale dhe as të përdoren për ta zhvlerësuar një nismë legjitime institucionale. Kushdo që pretendon të kundërtën, ka përgjegjësinë ta argumentojë qëndrimin e vet me fakte, dispozita konkrete dhe arsyetim juridik, jo me deklarime politike.

Kosova e ka dëshmuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare, edhe kur kjo ka kërkuar vendime jashtëzakonisht të vështira. Por ky bashkëpunim nuk nënkupton heqje dorë nga e drejta për të kërkuar drejtësi të paanshme, përgjegjshmëri institucionale dhe respekt për dinjitetin e luftës çlirimtare.

Shpresa e qytetarëve për drejtësi meriton përgjigje të argumentuara, jo përpjekje për ta relativizuar apo shuar atë.

07/10/2026

Pretendimet e partnerëve tanë të BE-së se amendamentet për Dhomat e Specializuara shkelin vetvetiu detyrimet ndërkombëtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe të papranueshme. Asnjë detyrim nuk mund të lërë asnjë institucion jashtë rendit kushtetues, mbikëqyrjes demokratike apo llogaridhënies.

Dhomat u krijuan për të shqyrtuar pretendime të caktuara që burojnë nga raporti i Dick Martyt. Mandati dhe praktika e tyre kanë devijuar nga ai qëllim, duke e kthyer drejtësinë selektive në aktakuzë të zgjatur kundër luftës së drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe luftëtarëve që luftuan në të.

Institucionet e Kosovës e kanë për detyrë të mbrojnë sovranitetin shtetëror, barazinë para ligjit dhe dinjitetin e atyre që fituan lirinë tonë. Partnerët tanë duhet të përballen me këtë devijim dhe jo të pengojnë veprimin e ligjshëm parlamentar që e korrigjon atë.

07/10/2026

Të nderuara kategori të dala nga lufta e UÇK-së, të nderuar qytetarë,

Me qëndresën tuaj, duke protestuar, arritëm së bashku ta mbrojmë UÇK-në.

FALEMINDERIT PËR SHËRBIMIN NDAJ ATDHEUT!

06/10/2026

Kurti e Sveçla dje e goditën UÇK-në me uniformën e shtetit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënon ashpër dhunën e ushtruar dje nga Policia e Kosovës ndaj veteranëve dhe protestuesve në sheshet e Prishtinës.

Ajo që ndodhi dje është një njollë e rëndë mbi institucionet e Republikës së Kosovës. Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla, dy dezertorë të luftës, e vunë Policinë përballë veteranëve tanë, të cilët luftuan, u plagosën dhe dhanë gjymtyrët e tyre për ta bërë të mundur këtë shtet.

Plagët e veteranëve ende nuk janë shëruar, ndërsa pushteti dje urdhëroi që mbi ta të ushtrohej dhunë nga uniforma e shtetit për të cilin luftuam.

Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla duhet ta dinë se veteranët e UÇK-së nuk janë njerëz që mund t’i nënshtrosh me shkopinj, gaz dhe uniforma policore.

OVL UÇK ua bën me dije se uniformat policore nuk do t’i mbrojnë nga përgjegjësia.

OVL UÇK ua bën me dije se pushteti nuk ju jep të drejtën të shkelin mbi dinjitetin e veteranëve.

OVL UÇK kërkon përgjegjësi të plotë për urdhëruesit dhe zbatuesit e kësaj dhune, si dhe hetim të menjëhershëm për çdo tejkalim të kompetencave.

Njëkohësisht, kërkojmë lirimin sa më të shpejtë të anëtarit të Kryesisë së OVL UÇK-së, Ekrem Mani, dhe Fadil Zogajt, të cilët po mbahen në paraburgim nga organet policore.

05/10/2026

Popull i dashur,

Kategori të dala nga lufta e UÇK-së,

Nesër, mëngjesi duhet të na gjejë të gjithëve në sheshin e Prishtinës.

Të bashkuar dhe me dinjitet, për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon.

Address

Rruga UÇK
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38349999920

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share