05/10/2026
APLIKIMI PËR PROVIMIN PROFESIONAL TË RILICENCIMIT – AFATI TETOR 2026
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës njofton anëtarët se aplikimi për Provimin Profesional të Rilicencimit, për afatin e muajit tetor 2026, është i hapur deri më 23.10.2026, në ora 16:00.
Aplikimi bëhet online përmes profilit tuaj në platformën e OIK-ut. Pas kyçjes në profil, në menynë Licencat duhet të zgjidhni opsionin “Apliko për Provimin e Rilicencimit”.
Pas aplikimit dhe konfirmimit të pagesës, kërkesa do të kalojë në procesin e vlerësimit të pikëve të poseduara. Pas përfundimit të këtij procesi, do të njoftoheni përmes e-mailit për numrin e pikëve dhe do të pranoni faturën për provim.
Provimi mbahet në javën e fundit të muajit në ambientet e OIK-ut, ndërsa për datën dhe orën e saktë kandidatët do të njoftohen me kohë.
Për informata më të hollësishme, vizitoni webfaqen e OIK-ut, menynë Licencimi dhe nënmenynë Rilicencimi.
Ju rekomandojmë gjithashtu të lexoni Rregulloren për Licencimin dhe Rilicencimin e Profesionistëve Shëndetësorë, veçanërisht nenin 9, ku përcaktohet procedura e Provimit Profesional.
Gjatë paraqitjes në provim, duhet të keni me vete dokumentin e identifikimit, letërnjoftimin ose pasaportën, apo kartelën e anëtarësisë.