06/10/2026
Dajana Mehmetaj - Jelinčić
Dajana Mehmetaj - Jelinčić është një rowiste me prejardhje shqiptare, por që jeton në Zagreb/Kroaci, e cila garon për VK Neretvanski Rowing Club, si në kategorinë seniore, ashtu edhe në kategorinë Masters për peshat e lehta.
Ajo e nisi rowingun në moshën 11–12 vjeç dhe, si juniore, garoi në regata vendase dhe ndërkombëtare.
Dajana ka marrë pjesë në Croatia Open, Kampionatin Kroat në rowing, dhe në regata të tjera kombëtare. Gjithashtu, ajo ka garuar në World Masters Regatta në Bled/Slovenia.
Ajo stërvitet nga ora 6:00 e mëngjesit, duke kombinuar seancat në ujë, punën në ergometër, çiklizmin dhe vrapimin. Duke garuar në kufirin e kategorisë së peshës së lehtë, ajo po ndërton formën për sezonet e ardhshme përmes një programi të plotë stërvitor gjatë dimrit.
Dajana po bashkëpunon me Federatën për Rowing e Kosovës në kuadër të përgatitjeve dhe zhvillimit të kanotazhit për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.