Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës

Call Directions Contact the organization

Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës Njëkohësisht, OARK përfaqëson dhe mbron interesat e arkitektëve duke garantuar një standard të lartë profesional.

Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK) është organizatë profesionale jofitimprurëse dhe e pavarur, e cila ka për qëllim të sigurojë që individët që ushtrojnë profesionin e arkitektit në Kosovë të veprojnë në përputhje me ligjin në fuqi. Si person juridik me status të pavarur, OARK është e angazhuar në rregullimin dhe zhvillimin e profesionit të arkitektit në vend. Ajo është pika e parë e kontaktit për të gjithë arkitektët e Republikës së Kosovës. Detyrat dhe përgjegjësitë e OARK-së përcaktohen nga ligji nr. 08/L-012 për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, Statuti dhe Rregulloret përkatëse. OARK ka autoritet publik për realizimin e funksioneve të përcaktuara nga ky ligj dhe aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me të. E themeluar më 25 janar 2025, OARK shërben si faktor i rëndësishëm rregullator për profesionin e arkitektit, duke mbështetur anëtarët e saj në aspektin e politikave profesionale dhe duke garantuar për investitorët një nivel të lartë cilësie nga anëtarët e saj.

Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Arkitekturë dhe Planifikim Hapësi...
24/10/2026

Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, të organizuar nga Kolegji UBT.

OARK e ka njohur konferencën për pikë të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), duke mbështetur zhvillimin profesional dhe bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik dhe atij profesional.

📢Në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) 2026, OARK organizon trajnimin e pestë me temën: “L...
23/10/2026

📢Në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) 2026, OARK organizon trajnimin e pestë me temën: “Legjislacioni i ndërtimit dhe PH: sfidat në zbatimin e reformave legjislative”.

Ligjëruese: Lendita Abdiu

📍31 tetor 2026 - Amfiteatri i Fakultetit të Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës.

🕙Ora: 10:00

Për t'u regjistruar, klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://forms.gle/9TZJYn7BdoPLTnHp6

👉🏻Ju njoftojmë se termini i dytë dhe termini i tretë i EVP 5/2026 do të mbahen gjatë muajit nëntor.

Informacionet dhe linket për regjistrim do të publikohen në ditët në vijim.

Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK) mori pjesë në promovimin e librit “Fragmente të Arkitekturës Bashkëkoh...
17/10/2026

Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK) mori pjesë në promovimin e librit “Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare”, në Prishtinë, me fjalën e rastit nga Kryetarja e OARK-ut, Mimoza Haxhija Jedrashi.

Libri është realizuar nga Blerta Vula Rizvanolli, Armand Vokshi dhe Besian Mehmeti, dhe përbën një kontribut në dokumentimin e zhvillimeve arkitekturore dhe afirmimin e kulturës arkitekturore shqiptare.

OARK vlerëson dhe mbështet nismat që pasurojnë diskursin profesional, ruajnë kujtesën arkitekturore dhe promovojnë kontributin e profesionistëve në zhvillimin e arkitekturës bashkëkohore.

📢OARK në simpoziumin “Kosovo Spatial Vision 2050”Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës mori pjesë në simpoziumin nd...
16/10/2026

📢OARK në simpoziumin “Kosovo Spatial Vision 2050”

Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës mori pjesë në simpoziumin ndërkombëtar “Kosovo Spatial Vision 2050”, të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me mbështetjen e Qeverisë Gjermane dhe Qeverisë Zvicerane përmes GIZ Kosova.

Në panelin “Planifikimi hapësinor në Kosovë: prioritetet, sfidat dhe hapat e mëtejshëm”, Kryetarja e OARK-së, Mimoza Haxhija Jedrashi, së bashku me përfaqësues të institucioneve, akademisë dhe profesionistë të fushës, diskutoi për sfidat e planifikimit hapësinor dhe nevojën për një zhvillim më të qëndrueshëm e të balancuar.

OARK mbetet e përkushtuar të kontribuojë me ekspertizë profesionale në proceset e planifikimit dhe në ndërtimin e një vizioni të përbashkët për zhvillimin hapësinor të Kosovës drejt vitit 2050.

📢Sot, në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) 2026, OARK mbajti ligjëratën “Statuti dhe Legj...
14/10/2026

📢Sot, në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) 2026, OARK mbajti ligjëratën “Statuti dhe Legjislacioni i OARK-së”, me ligjërues Rinor Hoxha, në Teatrin “Faruk Begolli”, në Kolegjin AAB.

Ligjërata ofroi mundësi për anëtarët që të thellojnë njohuritë mbi kornizën ligjore dhe rregullative të OARK-së, funksionimin dhe përgjegjësitë e saj institucionale, si dhe rolin e Odës në rregullimin dhe zhvillimin e profesionit të arkitektit në Kosovë.

Falënderojmë të gjithë anëtarët e OARK-së që morën pjesë në këtë ligjëratë, për interesimin, angazhimin dhe kontributin e tyre.

Gjithashtu, shprehim mirënjohjen tonë për ligjëruesin Rinor Hoxha, për kontributin dhe ndarjen e njohurive të tij me anëtarët e OARK-së, si dhe për Kolegjin AAB për mikpritjen dhe bashkëpunimin, veçanërisht duke pasur parasysh ngarkesën e sallave gjatë kësaj periudhe të ligjëratave, duke na mundësuar realizimin e aktivitetit në ambientet e tij.

📢Në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) 2026, OARK organizon dy termine shtesë për ligjërat...
12/10/2026

📢Në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) 2026, OARK organizon dy termine shtesë për ligjëratën “Statuti dhe Legjislacioni i OARK-së”.

Ligjërues: Rinor Hoxha

📍14 tetor 2026 - Teatri "Faruk Begolli”, në Kolegjin AAB

Termini 1: 14:00
Termini 2: 16:30

👉🏻Regjistrimi është i hapur vetëm për anëtarët që nuk kanë marrë pjesë në ligjëratën e mbajtur më 6 tetor 2025.

🔗 Ju lutemi të regjistroheni vetëm në njërin prej termineve të trajnimit: https://forms.gle/tD7msoihtMBnZ1MLA

📢Më 10 tetor 2026, u mbajt termini i tretë i trajnimit të katërt në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP),...
10/10/2026

📢Më 10 tetor 2026, u mbajt termini i tretë i trajnimit të katërt në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), me temën “Ndërtesat dhe trashëgimia kulturore – Metodat e dokumentimit dhe vlerësimit të trashëgimisë”.

Trajnimi u ligjërua nga Gjejlane Hoxha, e cila trajtoi rëndësinë e dokumentimit dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së saj.

Faleminderit anëtarëve të OARK-së për pjesëmarrjen dhe interesimin e tyre.

Një falënderim i veçantë për Fakulteti i Arkitekturës Universiteti i Prishtinës për mikpritjen dhe mundësinë e zhvillimit të trajnimit në ambientet e tyre.

Kryetarja e OARK, Mimoza Haxhija Jedrashi, ishte e ftuar sot në Programin e Mëngjesit në Radio Kosova 2, ku diskutoi për...
06/10/2026

Kryetarja e OARK, Mimoza Haxhija Jedrashi, ishte e ftuar sot në Programin e Mëngjesit në Radio Kosova 2, ku diskutoi për sfidat e strehimit të denjë.

Në fokus të bisedës ishte tema “Një shtëpi për të gjithë – sfida globale për strehim të denjë”, me theks te cilësia dhe përballueshmëria e banimit, planifikimi urban, hapësirat publike dhe roli i institucioneve në krijimin e lagjeve që i shërbejnë nevojave reale të qytetarëve.

Strehimi adekuat është dinjitet, siguri, mirëqenie dhe mundësi për një jetë më cilësore.

06/10/2026

🌅 Programi i Mëngjesit në Radio Kosova 2
E martë, 6 tetor 2026

📌 Tema e ditës: “Një shtëpi për të gjithë – sfida globale për strehim të denjë”
Shënohet Dita Botërore e Habitatit. Si është gjendja e banimit në Kosovë sot? A po ndërtojmë banesa që i përgjigjen nevojave reale të qytetarëve?

🎙️ Intervistë në studio: Mimoza Haxhija-Jedrashi, kryetare e Odës së Arkitektëve të Kosovës.

🕖 07:00 – 08:30
Autore:Drita Loshi
📻 Radio Kosova 2
📡 FM: 97.7 | 93.3 | 91.5 | 92.4 | 90.5

Address

Kompleksi Rilindja, Kontejneri Nr. 3
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338606774

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës:

Shortcuts

Share