09/10/2026
đŁ Aplikimet pĂ«r FLEX Global 2027-2028 janĂ« HAPUR!
Je nxënës/e i/e klasës së 9-të, 10-të apo 11-të? Kjo është mundësia jote për të kaluar një vit shkollor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
FLEX Global është një program shkëmbimi që u ofron nxënësve nga Kosova mundësinë të kalojnë një vit akademik në SHBA, duke jetuar me një familje nikoqire amerikane, duke ndjekur një shkollë të mesme amerikane dhe duke u bërë pjesë e komunitetit.
Pjesëmarrësit angazhohen në aktivitete në komunitet, zhvillojnë aftësi udhëheqëse dhe marrin pjesë në aktivitete plotësuese të nismës American Excellence, të përqendruara në biznes, teknologji dhe sipërmarrje. Gjatë këtij shkëmbimi, ata njohin nga afër jetën dhe kulturën amerikane, ndajnë kulturën e Kosovës dhe krijojnë miqësi të paharruara.
FLEX Global mbështetet në trashëgiminë e programeve Future Leaders Exchange (FLEX) dhe Kennedy-Lugar Youth Exchange and Study (YES).
Programi financohet dhe administrohet nga Byroja pĂ«r ĂĂ«shtje Arsimore dhe Kulturore e Departamentit Amerikan tĂ« Shtetit dhe zbatohet nga American Councils for International Education, nĂ« partneritet me AFS, Amideast dhe iEARN.
đ
Afati i fundit për aplikim: 22 tetor 2026
Mësoni më shumë: kosova.americancouncils.org/flexglobal-alb
Aplikoni tani: ais.americancouncils.org/flexglobal
Programi Global i Shkëmbimit të Liderëve të Ardhshëm (FLEX Global)FLEX Global u ofron nxënësve nga Kosova mundësinë të kalojnë një vit akademik në Shtetet e Bashkuara, duke jetuar me një familje pritëse dhe duke ndjekur një shkollë të mesme amerikane.Pjesëmarrësit angazhohen në ...