Motiv nga Kosova

Motiv nga Kosova OJQ “Motiv nga Kosova” ka për qëllim promovimin e rëndësisë së prezervimit, ruajtjes dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

𝐒𝐡𝐞𝐤𝐮𝐣 𝐦𝐛𝐢 𝐤𝐫𝐚𝐡𝐞̈ Ekspozita e veshjeve tradicionale në Ulpiana Fest 2025Ekspozita “Shekuj mbi krahë” solli në dritë pasu...
04/09/2025

𝐒𝐡𝐞𝐤𝐮𝐣 𝐦𝐛𝐢 𝐤𝐫𝐚𝐡𝐞̈
Ekspozita e veshjeve tradicionale në Ulpiana Fest 2025

Ekspozita “Shekuj mbi krahë” solli në dritë pasurinë e trashëgimisë sonë përmes veshjeve tradicionale shqiptare, duke i vendosur ato në një nga hapësirat më të rëndësishme arkeologjike të Kosovës – Ulpianën 🏛️🇽🇰.

Ky dialog mes së kaluarës dhe së tashmes synon të tregojë se si tradita, arti dhe identiteti kulturor mbeten gjithnjë të gjallë mbi krahët tanë. Prandaj duhet të vazhdojmë t’i mbajmë.

Kjo ekspozitë u realizua nga Motiv nga Kosova nën udhëheqjen e Tolinda Gojani Asani, në bashkëpunim me Klubin e Kulturës Tradicionale nga gjimnazi “Xhevdet Doda” dhe studentet e Departamentit të Antropologjisë nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës.

Një falënderim i posaçëm i drejtohet Departamentit të Antropologjisë të Fakultetit Filozofik për përkrahjen e dhënë, si dhe organizatorëve të Ulpiana Fest 2025 për mundësinë që kjo ekspozitë të bëhet pjesë e një festivali që kremton historinë dhe kulturën.
Ashtu siç bëjmë ne çdo ditë.

Address

Prishtinë
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Motiv nga Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share