Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim

Call Directions Website Contact the organization

Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim QSHHZH

[email protected]

Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim

10/10/2026

10 Tetori – Dita Botërore e Shëndetit Mendor🌿

Shëndeti mendor nuk duhet të kujtohet, të diskutohet apo të promovohet vetëm më 10 Tetor. Meriton vëmendje, mirëkuptim dhe kujdes çdo ditë të vitit.

Sepse shëndeti mendor është pjesë e pandashme e mirëqenies sonë. Ai ndikon në mënyrën se si mendojmë, ndiejmë, ndërtojmë marrëdhënie, përballemi me sfidat dhe funksionojmë në jetën e përditshme.

Për ne, në Qendrën për Zhvillim , është kënaqësi dhe përgjegjësi e veçantë që çdo ditë të jemi pranë fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komunitetit, duke kontribuar në zhvillimin, mirëqenien emocionale dhe fuqizimin e tyre.

Çdo përparim, çdo vështirësi e kapërcyer dhe çdo hap drejt një mirëqenieje më të mirë na kujton rëndësinë e punës që bëjmë.

Dëshira jonë është që kujdesi për shëndetin mendor të mos mbetet vetëm një mesazh ndërgjegjësues i një dite, por të bëhet pjesë e natyrshme e përditshmërisë sonë.

Sepse të kujdesemi për mendjen do të thotë të kujdesemi për jetën. ❤️

Me përkushtim, çdo ditë.

Qendra për Zhvillim

250 zëra, 250 histori, një qëllim: të rrisim një brez që e do librin! ❤️ Mbi 250 edukatorë dhe prindër të fëmijëve paras...
09/10/2026

250 zëra, 250 histori, një qëllim: të rrisim një brez që e do librin! ❤️

Mbi 250 edukatorë dhe prindër të fëmijëve parashkollorë, nga institucione publike dhe private, në qytete dhe fshatra të Kosovës, u bënë pjesë e 12 sesioneve tona për leximin në fëmijërinë e hershme.

U bëmë së bashku që dëshirën për leximin ta ndërthurim me strategji konkrete –për ta kthyer në përvojë të përbashkët në shtëpi dhe në institucionet parashkollore.
Sepse një libër nuk është vetëm një histori: Është një mundësi për të imagjinuar; për të folur dhe për të dëgjuar; për t'u afruar dhe për të ndërtuar themelet e një fëmijërie që lexon me gëzim.

Nga shtëpia te kopshti, nga një faqe te një tjetër, leximi fillon me një libër, por dashuria për të rritet së bashku.
Sesionet mbështeten nga Unicef Kosovo Programme dhe implementohen nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim.




dhe Edukatorë

09/07/2026
Praktikat më të mira lindin kur ndahen, sepse bashkëpunimi është çelësi i zhvillimit. 🤝Kur edukatoret bëhen bashkë, rezu...
01/07/2026

Praktikat më të mira lindin kur ndahen, sepse bashkëpunimi është çelësi i zhvillimit. 🤝
Kur edukatoret bëhen bashkë, rezultati është një ditë e mbushur me bashkëpunim, reflektim, dialog, vëzhgim dhe frymëzim!

Vizita e edukatoreve të QBK-së Mirosalë dhe Grazhdec në Institucionin Parashkollor "Xixëllonjat" në Prishtinë, ishte një mundësi e vlefshme për të shkëmbyer përvoja, për të ndarë ide, për të mësuar nga njëra-tjetra dhe për të ndërtuar përvoja që pasurojnë edukimin në fëmijërinë e hershme

Një falënderim i veçantë për drejtoreshën Mimoza Morina Veseli, edukatoret dhe fëmijët, të cilët na mirëpritën me ngrohtësi dhe na bënë pjesë të një dite të mbushur me aktivitete, buzëqeshje dhe mësime të vlefshme.

✨ Kur profesionistët mësojnë së bashku, përfituesit më të mëdhenj janë fëmijët.

🎨 Krijojmë 🐝 Mësojmë 🤝 Bashkëpunojmë 🌱 Rritemi së bashkuNjë përvojë argëtuese për fëmijët në Qendrën me bazë në komunite...
13/06/2026

🎨 Krijojmë 🐝 Mësojmë 🤝 Bashkëpunojmë 🌱 Rritemi së bashku

Një përvojë argëtuese për fëmijët në Qendrën me bazë në komunitet ne Mirosalë që nxiti imagjinatën, kureshtjen, kreativitetin dhe dashurinë për natyrën.

05/06/2026

Në Qendra me Bazë në Komunitet në Mirosalë në Ferizaj dhe në Gorazhdec në Pejë – fëmijët festuan me buzëqeshjet, ëndrrat dhe potencialin e pafund të tyre. Kjo ditë u shndërrua në një festë të gëzimit, lojës dhe kreativitetit, ku fëmijët patën mundësinë të argëtohen, të eksplorojnë dhe të ndihen të vlerësuar.
Çdo fëmijë ka të drejtën të rritet në një mjedis të sigurt, të dashur dhe gjithëpërfshirës, ku zëri i tij/saj dëgjohet, talentet e tij/saj zhvillohen dhe potenciali i tij/saj mbështetet. Përmes aktiviteteve të ndryshme, ne festuam të drejtat e fëmijëve për edukim, mbrojtje, pjesëmarrje dhe zhvillim.

💙 Fëmijët janë e tashmja që na gëzon dhe e ardhmja që na frymëzon.

Gëzuar 1 Qershorin! 🎉🌟

28/05/2026

Çdo fëmijë mbart brenda vetes një botë plot potencial dhe ne në Qendrën tonë me bazë në Komunitet ne Mirosalë, po krijojmë hapësira dhe mundësi që ata të shpërthejnë me potencialin që kanë.
Përmes lojërave, fëmijët mësojnë, imagjinojnë, zbulojnë dhe ndërtojnë aftësi për jetën.

Nën ngrohtësinë e diellit, mes ngjyrave të natyrës dhe përmes eksplorimit, ata rriten me kureshtje, vetëbesim dhe gëzim.

Edukimi në fëmijërinë e hershme nuk është vetëm mësim – është hapësirë për të ëndërruar, për të pyetur, për të provuar dhe për të zhvilluar mundësitë unike të çdo fëmije.

✨ Sepse çdo hap i vogël sot, ndërton të ardhmen e tyre nesër.

Gjatë konferencës do të prezantohen tema që përfshijnë diagnostikimin e Çrregullimit të Spektrit të Autizmit, raportin n...
23/04/2026

Gjatë konferencës do të prezantohen tema që përfshijnë diagnostikimin e Çrregullimit të Spektrit të Autizmit, raportin ndërmjet autizmit dhe ADHD-së, ndërhyrjet multidisiplinare në fëmijërinë e hershme, streset prindërore, procesimin senzorik, sjelljet sfiduese, proceset e të nxënit, çrregullimet e gjumit, mirëqenien psikologjike, si dhe qasje të tjera bashkëkohore që lidhen me vlerësimin dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja zhvillimore.

Përmes këtij programi shkencor dhe profesional, konferenca synon të krijojë një hapësirë për shkëmbim të dijes, përvojës dhe praktikave më të mira ndërmjet profesionistëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

📍 Swiss Diamond Hotel, Prishtinë
📅 24–25 Prill 2026
🕘 09:00 – 15:00

🔗 Regjistrohu këtu: https://forms.gle/ETzpJFKvxy3Xq3j77

🎬 Jemi gati për një konferencë që bashkon profesionistë të përkushtuar, folës me përvojë dhe tema me vlerë të veçantë pë...
23/04/2026

🎬 Jemi gati për një konferencë që bashkon profesionistë të përkushtuar, folës me përvojë dhe tema me vlerë të veçantë për të gjithë ata që punojnë në fushën e zhvillimit, ndërhyrjes dhe mbështetjes së fëmijëve.

Përmes kësaj konference synojmë të krijojmë një hapësirë të rëndësishme profesionale, ku takohen përvoja praktike, teknikat e reja dhe bashkëpunimi ndërdisiplinar, me fokus të përbashkët mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve.

Ju prezantojmë folësit e kësaj konference, të bashkuar jo vetëm nga profesioni, por edhe nga përkushtimi për të sjellë njohuri, reflektim dhe inspirim në një fushë që kërkon vazhdimisht dije, ndjeshmëri dhe veprim konkret.

Neser ju mirepresim!

Në kuadër të konferencës sonë, do të jetë folëse edhe Ema Jashari Skeja, psikologe klinike me përvojë shumëvjeçare në pu...
15/04/2026

Në kuadër të konferencës sonë, do të jetë folëse edhe Ema Jashari Skeja, psikologe klinike me përvojë shumëvjeçare në punën me fëmijë, adoleshentë dhe familje dhe njekohësisht bashkëthemeluese e Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim.

Angazhimi i saj profesional është i lidhur ngushtë me vlerësimin, identifikimin e hershëm të vështirësive zhvillimore dhe mbështetjen terapeutike, duke sjellë në këtë konferencë përvojë praktike dhe një qasje profesionale mbi temat që trajtohen.

📍 24–25 Prill | Swiss Diamond Hotel
Linku per aplikim: https://forms.gle/ETzpJFKvxy3Xq3j77

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 14:00

Telephone

+38345227113

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim:

Shortcuts

Share