15/05/2026
Sot, kryetarja e Federatës së Basketbollit në Karroca, Diana Hoti, së bashku me nënkryetarin Elmi Fazliu, vizituan Shkollen “7 Shtatori”, ku sot ishte një ditë e veçantë për Riad Canollin.
Në ditën e 18-vjetorit të tij, Riadi u bë zyrtarisht pjesë e Federatës së Basketbollit në Karroca. Me shumë dashuri dhe respekt, federata i dhuroi fanellën zyrtare dhe një karrocë , duke i dhënë mbështetje në fillimin e rrugëtimit të tij në basketboll.
Federata e uron nga zemra Riadin për ditëlindjen e tij të 18-të, duke i dëshiruar shëndet, lumturi, suksese dhe shumë fitore në jetë e në sport. Qoftë kjo ditë fillimi i një kapitulli të ri, plot forcë, motivim dhe ëndrra të realizuara.
Falënderim i veçantë shkon për Shkurta Haxhiun për donacionin e karrocës për Riadin, një gjest me shumë vlerë që do ta ndihmojë në rrugëtimin e tij sportiv.
Gjithashtu, falënderojmë drejtoreshën, mësimdhënësit dhe në veçanti shoqërinë e Riadit të Shkolles “7 Shtatori,” të cilët po dëshmojnë çdo ditë se mbështetja dhe shoqëria e sinqertë janë forca më e madhe për çdo të ri.
Federata e Basketbollit në Karroca do të vazhdojë të jetë pranë çdo të riu që zgjedh sportin si forcë, motivim dhe rrugë drejt suksesit. Elmi Fazliu