Federata e Volejbollit e Kosovës

Federata e Volejbollit e Kosovës Volleyball Federation of Kosovo, is a governing body of volleyball in the territory of Republic of Kosovo.

🏐 DRITA E NIS ME FITORE BVA KUPËN BALLKANIKEKV Drita e ka nisur me fitore aventurën në BVA Balkan Cup Women 2026, duke t...
06/10/2026

🏐 DRITA E NIS ME FITORE BVA KUPËN BALLKANIKE

KV Drita e ka nisur me fitore aventurën në BVA Balkan Cup Women 2026, duke triumfuar ndaj skuadrës maqedonase Nakovski Volley me rezultat 3–1.

Drita e nisi ndeshjen mirë, por Nakovski Volley arriti të menaxhojë më mirë fazën e parë të setit dhe ta marrë atë me 25:20, duke kaluar në epërsi.

Reagimi i Dritës ishte i menjëhershëm në setin e dytë.
Gjilanaseve iu deshën vetëm pak aksione për të marrë kontrollin e lojës, ndërsa me ritëm më të lartë dhe efikasitet në sulm e dominuan setin, të cilin e fituan bindshëm 25:15, duke barazuar rezultatin.

Në setin e tretë, Drita vazhdoi me lojë të sigurt dhe gradualisht krijoi epërsinë e nevojshme.

Nakovski tentoi të rikthehej në lojë, por skuadra kosovare ruajti qetësinë në momentet vendimtare dhe e mbylli setin 25:20, duke kaluar në avantazh 2–1.

Edhe seti i katërt solli një paraqitje të mirë të Dritës. Gjilanaseve iu desh të punonin për çdo pikë, por në pjesën vendimtare treguan më shumë qetësi dhe koncentrim, duke e fituar edhe këtë set 25:20 dhe ndeshjen me 3–1.

Me këtë fitore, Drita e nis me këmbë të mbarë garën në Strumicë dhe nesër e pret një tjetër përballje e fortë.

Në ditën e dytë të BVA Balkan Cup, Drita do të përballet me Olympiacos-in e Greqisë, skuadër e cila sjell një tjetër sfidë të rëndësishme për gjilanaset në garën për trofeun.

Ndeshja zhvillohet nesër, 7 tetor, nga ora 17:00, ndërsa Drita do të kërkojë fitoren e dytë radhazi për të vazhduar rrugëtimin drejt triumfit në BVA Balkan Cup.

🏆 Fituesi i BVA Balkan Cup do të përballet me Benfica-n e Portugalisë në Challenge Cup.

KV DRITA PËRFAQËSON KOSOVËN NË BVA CUP WOMEN 2026 NË STRUMICËKlubi i Volejbollit Drita do të përfaqësojë Kosovën në BVA ...
06/10/2026

KV DRITA PËRFAQËSON KOSOVËN NË BVA CUP WOMEN 2026 NË STRUMICË

Klubi i Volejbollit Drita do të përfaqësojë Kosovën në BVA Cup Women 2026, që zhvillohet në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, nga 6 deri më 8 tetor.

Në këtë garë, Drita do të përballet me skuadra nga Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Bullgaria, në kuadër të turneut të organizuar nga Balkan Volleyball Association (BVA).

🔵 6 tetor | 19:30
🇽🇰 Drita – Nakovski Volley 🇲🇰

🔵 7 tetor | 17:00
🇽🇰 Drita – Olympiacos 🇬🇷

🔵 8 tetor | 11:00
🇽🇰 Drita – CSKA Sofia 🇧🇬

Drita synon një paraqitje sa më të mirë në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar volejbollin kosovar në një nga garat rajonale të BVA-së.

FVK i uron skuadrës kosovare suksese në përfaqësimin në këtë garë.

🏐 GJINOCI E FILLON ME FITORESUPERLIGA A – FEMRATXHIRO 1———PRISHTINA ELITE 1-3 GJINOCI25:21, 8:25, 23:25, 20:25Prishtina ...
04/10/2026

🏐 GJINOCI E FILLON ME FITORE

SUPERLIGA A – FEMRAT
XHIRO 1
———

PRISHTINA ELITE 1-3 GJINOCI
25:21, 8:25, 23:25, 20:25

Prishtina Elite ka debutuar në elitën e volejbollit kosovar me përballjen ndaj Gjinocit, në kuadër të xhiros së parë të Superligës A.

Skuadra debutuese e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke fituar setin e parë 25:21 dhe duke marrë epërsinë 1-0.

Gjinoci reagoi fuqishëm në setin e dytë, duke dominuar plotësisht dhe duke e fituar atë 25:8 për ta barazuar rezultatin.

Në setin e tretë u zhvillua një përballje më e barabartë, por Gjinoci arriti ta fitojë 25:23 dhe të kalojë në epërsi 1-2.

Edhe seti i katërt i takoi Gjinocit, që triumfoi 25:20 dhe e mbylli ndeshjen me rezultat 1-3.

🏐 SUPERLIGA A – FEMRATXHIRO 1———DRITA 3-2 FERIZAJ26:24, 20:25, 21:25, 25:18, 15:11Një ditë pasi ngriti trofeun e Superku...
04/10/2026

🏐 SUPERLIGA A – FEMRAT
XHIRO 1
———

DRITA 3-2 FERIZAJ

26:24, 20:25, 21:25, 25:18, 15:11

Një ditë pasi ngriti trofeun e Superkupës së Kosovës, Drita e ka nisur edhe kampionatin e ri me një fitore të madhe, duke triumfuar në derbin ndaj Ferizajt.

Drita e nisi më mirë përballjen dhe fitoi setin e parë 26:24, por Ferizaj reagoi fuqishëm në dy setet pasuese, duke i fituar ato 25:20 dhe 25:21 dhe duke përmbysur rezultatin në 1-2.

Kampionet e Superkupës nuk u dorëzuan dhe në setin e katërt u rikthyen fuqishëm, duke triumfuar 25:18 dhe duke e dërguar derbin në setin vendimtar.

Në setin e pestë, Drita tregoi më shumë qetësi dhe efikasitet në momentet vendimtare, duke e fituar atë 15:11 dhe krejt ndeshjen 3-2.

🏐 FUSHË KOSOVA E NIS ME FITORE SEZONIN E RI———-FUSHË KOSOVA 3-1 SKENDERAJ25:22, 26:28, 25:22, 25:17Fushë Kosova e ka nis...
04/10/2026

🏐 FUSHË KOSOVA E NIS ME FITORE SEZONIN E RI
———-
FUSHË KOSOVA 3-1 SKENDERAJ
25:22, 26:28, 25:22, 25:17

Fushë Kosova e ka nisur me fitore edicionin e ri të Superligës A në volejboll për femra, duke triumfuar ndaj Skenderajt në xhiron e parë.

Fushë Kosova e nisi më mirë takimin dhe krijoi epërsi që në start. Skenderaj qëndroi pranë në rezultat, por vendaset ruajtën qetësinë në fund dhe e mbyllën setin e parë 25:22.

Seti i dytë solli rivalitet të madh, me të dyja skuadrat që luftuan pikë për secilen pikë.
Në fund, Skenderaj ishte më efikas dhe e fitoi setin 28:26, duke e barazuar rezultatin në 1-1.

Fushë Kosova reagoi në setin e tretë, duke marrë përsëri kontrollin e lojës.
Skenderaj tentoi të rikthehej, por vendaset e fituan setin 25:22 dhe kaluan në epërsi 2-1.

Në setin e katërt, Fushë Kosova ishte dukshëm më e sigurt. Ato krijuan epërsi dhe e menaxhuan mirë deri në fund, duke e mbyllur setin 25:17 dhe ndeshjen 3-1.

Me këtë fitore, Fushë Kosova e nis në mënyrën më të mirë sezonin 2026/27.

04/10/2026
03/10/2026

🎥 HIGHLIGHTS • SUPERKUPA (Meshkujt)
Ferizaj 3:0 Luboteni

🏆 FERIZAJ E MBYLL ME SUKSES NATËN E SUPERKUPËSPas përfundimit të duelit, atmosfera festive në palestrën “Bill Klinton” u...
03/10/2026

🏆 FERIZAJ E MBYLL ME SUKSES NATËN E SUPERKUPËS

Pas përfundimit të duelit, atmosfera festive në palestrën “Bill Klinton” u zhvendos në ceremoninë e medaljeve dhe trofeut të Superkupës së Kosovës.

Medaljet për volejbollistët e Ferizajt u ndanë nga Valon Nikqi, Sekretar i Përgjithshëm i FVK-së, Arbër Bytyqi, Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Ferizajt, dhe Aneta Havlíčková, anëtare e CEV Volleyball Commission dhe përfaqësuese e Federatës Çeke të Volejbollit.

Çmimi MVP, që i takoi Adriatik Berishës, iu dorëzua nga Valon Nikqi, Sekretar i Përgjithshëm i FVK-së.

E më pas erdhi momenti kulmor i mbrëmjes.

Bahri Gjinovci, President i FVK-së, ia dorëzoi trofeun kapitenit Bardhyl Hajdaraj, i cili së bashku me bashkëlojtarët ngriti lart trofeun e Superkupës.

Një mbrëmje festive, rivalitet sportiv dhe një start i veçantë i sezonit të ri të volejbollit kosovar.

FERIZAJ NGREH TROFEUN E SUPËRKUPËS! FERIZAJ 3:0 LUBOTENI25:17, 25:20, 25:17Ferizaj e nis edicionin e ri me trofeun e par...
03/10/2026

FERIZAJ NGREH TROFEUN E SUPËRKUPËS!

FERIZAJ 3:0 LUBOTENI
25:17, 25:20, 25:17

Ferizaj e nis edicionin e ri me trofeun e parë të sezonit, pas fitores ndaj Lubotenit në Superkupën e Kosovës për meshkuj.

Ferizaj e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kontroll të lojës, duke krijuar epërsi dhe duke e mbyllur setin e parë 25:17.

Në setin e dytë, Luboteni reagoi dhe solli më shumë rivalitet në parket. Loja ishte më e baraspeshuar, por Ferizaj ruajti qetësinë në momentet vendimtare dhe fitoi 25:20.

Në setin e tretë, Ferizaj vazhdoi të kontrollonte ritmin e ndeshjes. Luboteni tentoi të qëndronte në lojë, por Ferizaj ishte bindës në fazën përmbyllëse dhe me 25:17 e vulosi triumfin në tri sete.

Në palestrën “Bill Klinton”, dy rivalët lokalë nga Ferizaj dhuruan një përballje me rivalitet sportiv dhe atmosferë festive, që kulmoi me ceremoninë e ngritjes së trofeut.

Address

Agim Ramadani, Soli A-21, Floor 1
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 10:00 - 16:00
Tuesday 10:00 - 16:00
Wednesday 10:00 - 16:00
Thursday 10:00 - 16:00
Friday 10:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata e Volejbollit e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Federata e Volejbollit e Kosovës:

Shortcuts

Share