04/07/2026
🎼 Ajo që filloi si një vizion, sot po shndërrohet në traditë…
Pas dy edicioneve që bashkuan artistë ndërkombëtarë, institucione kulturore, universitete, ambasada dhe dashamirës të artit nga vende të ndryshme, Okarina Fest rikthehet për të vazhduar rrugëtimin e tij.
Me krenari ju prezantojmë:
OKARINA FEST 2026
EDICIONI I TRETË
Një tjetër kapitull në misionin tonë për të ruajtur, promovuar dhe ngritur në skenën ndërkombëtare një nga simbolet më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore.
📍 Prishtinë
📅 18 – 20 Nëntor 2026
Ngjyra Jonë. Zëri Ynë. Trashëgimia Jonë.
Ky nuk është vetëm një festival.
Ky është një identitet që po ndërtohet. 🇽🇰🎶