09/10/2026
🧠 Mbështetja profesionale për shëndetin mendor, më e qasshme për të rinjtë!
Klinika Empatia i bashkohet rrjetit të partnerëve të Kartës Rinore Evropiane, duke u ofruar mbajtësve të Kartës 15% zbritje në konsultimin e parë në klinikë. 💛
Përmes shërbimeve psikologjike, logopedike dhe ergoterapeutike, Klinika Empatia ofron mbështetje profesionale për mirëqenien dhe zhvillimin individual.
Ky bashkëpunim është një tjetër hap drejt krijimit të më shumë mundësive për të rinjtë që të kenë qasje në shërbime profesionale të kujdesit dhe mbështetjes.
📍 Prishtinë
📱 Për ta përfituar zbritjen, mjafton ta paraqisni Kartën Rinore Evropiane në aplikacionin myEYC.