Kosovo Experts Group

Kosovo Experts Group Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Kosovo Experts Group, Non-Governmental Organization (NGO), Str. Mbreteresha Teutë, Pristina.

THIRRJE PËR APLIKIMTrajnim për Orientim dhe Aplikim në Tregun e PunësKosovo Experts Group (KoEG) shpall thirrje për apli...
18/05/2026

THIRRJE PËR APLIKIM

Trajnim për Orientim dhe Aplikim në Tregun e Punës

Kosovo Experts Group (KoEG) shpall thirrje për aplikim në kuadër të projektit: “Zhvillimi i kapaciteteve për punësim dhe integrim në tregun e punës për të rinjtë dhe gratë nga komunitetet joshumicë përmes trajnimit dhe këshillimit profesional”.

Ky program synon fuqizimin e të rinjve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, duke ofruar aftësi praktike dhe mbështetje konkrete për rritjen e mundësive të punësimit, me fokus të veçantë tek vajzat dhe gratë e reja.

Çfarë mund të përfitoni?

✨ Trajnim 10-ditor praktik dhe interaktiv
✨ Përgatitje profesionale CV-je dhe dokumentesh për aplikim
✨ Mbështetje për qasje në tregun e punës
✨ Këshillim individual për karrierë
✨ Simulim i intervistave pune
✨ Certifikim pas përfundimit të trajnimit

Kush mund të aplikojë?

• Të rinj nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian
• Vajza dhe gra të reja (prioritet)
• Banorë të Fushë Kosovës, Obiliqit, Graçanicës dhe Podujevës
• Persona të motivuar për zhvillim profesional dhe punësim

Detajet e aplikimit:

📌 Vende të kufizuara: 20 pjesëmarrës/e
📅 Afati i fundit për aplikim: 29/05/2026
🔗 Linku për aplikim: https://forms.gle/rpmvXc5oYwbqz6ms9

📞 +383 45 557 592
📧 [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme!

🎉 HAPET THIRRJA PËR PJESËMARRJE NË PANAIRIN E GRAVE SIPËRMARRËSE NË SEKTORIN E BUJQËSISË! 🌟Kosovo Experts Group, në kuad...
10/07/2025

🎉 HAPET THIRRJA PËR PJESËMARRJE NË PANAIRIN E GRAVE SIPËRMARRËSE NË SEKTORIN E BUJQËSISË! 🌟

Kosovo Experts Group, në kuadër të projektit "Fuqizimi i grave në biznes përmes konsulencës dhe panairit", të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), shpall të hapur thirrjen për aplikim për pjesëmarrje në panair!

👉 Kjo thirrje është e dedikuar për gratë nga Komuna e Mitrovicës që merren me prodhime bujqësore, si: produkte të freskëta, të përpunuara, artizanale apo natyrale me origjinë nga bujqësia.

📅 Afati i fundit për aplikim: 17 Korrik 2025

👩‍🌾Vetëm 15 gra do të përzgjidhen për të prezantuar produktet e tyre në panair dhe për të përfituar nga mundësitë e rrjetëzimit dhe promovimit.

Ky është një hap konkret drejt fuqizimit ekonomik të grave në sektorin rural dhe bujqësor!

📌 Apliko tani përmes linkut më poshtë:
https://forms.gle/vvd4HQR3DA17Nvy49

Thirrje për Aplikim: Trajnim për OJQ-të në Promovimin e Produkteve BujqësoreKosovo Experts Group, me mbështetje financia...
05/11/2024

Thirrje për Aplikim: Trajnim për OJQ-të në Promovimin e Produkteve Bujqësore

Kosovo Experts Group, me mbështetje financiare nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, ka kënaqësinë të shpallë thirrjen për aplikim në kuadër të projektit “Ngritja e Kapaciteteve të OJQ-ve në promovimin e produkteve bujqësore jashtë vendit përmes trajnimeve” 🌱. Ky projekt synon të fuqizojë OJQ-të e udhëhequra nga gratë në zonat rurale dhe të promovojë produkte bujqësore kosovare në tregjet ndërkombëtare 🌍.

Ky trajnim ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e kapaciteteve tuaja, duke u fokusuar në:
• Rritjen e Kapaciteteve: OJQ-të do të përfitojnë trajnime intensive në marketingun ndërkombëtar dhe strategjitë e promovimit të produkteve bujqësore 📈.
• Materiale Promovuese: Secila OJQ do të pajiset me materiale si logo dhe broshura për të përmirësuar prezencën e saj në treg 🎨.
• Aftësi në Marketingun Digjital: Trajnimi do t’i ndihmojë pjesëmarrësit të zhvillojnë strategji efektive për promovimin e produkteve të tyre në tregjet globale 💻.

Kush do të përfitojë? Do të mbështeten 5 OJQ të përzgjedhura nga 7 regjionet e Kosovës. Secila OJQ do të përfaqësohet nga një grup prej 5 individësh, me një fokus të veçantë në përfshirjen e grave, për të fuqizuar rolin e tyre në sektorin bujqësor 👩‍🌾.

Aplikimet duhet të dërgohen përmes linkut: https://forms.gle/NaYs7sRdNxoYqXMH8, deri më 15.11.2024. 📅
Ju lutemi përfshini informacione të plota mbi OJQ-në tuaj dhe arsyet se pse dëshironi të merrni pjesë në këtë trajnim.

Address

Str. Mbreteresha Teutë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosovo Experts Group posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share