30/09/2026
Shoqata “AUTIZMI“ shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për dy çifte të sapomartuarish të cilët
kanë vendosur që një pjesë të shumës së mbledhur në dasmën e tyre ta dhurojnë për Shoqatën “AUTIZMI“, duke e kthyer kështu gëzimin e tyre në një mundësi për të sjellë më shumë dashuri, mbështetje dhe shpresë për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për ne.
Ky është një shembull i bukur se si lumturia bëhet edhe më e madhe kur ndahet me të tjerët.
Ju falënderojmë nga zemra:
Blend & Blerta Përçuku
Arlind & Erona Përçuku
për bujarinë, humanitetin dhe këtë gjest kaq domethënës.
Ju urojmë jetë të gjatë, të lumtur e të mbushur me dashuri!
Faleminderit që gëzimin tuaj e bëtë pjesë të gëzimit tonë.
Mjetet e dhuruara nga çiftet do të dedikohen për shërbimet pa pagesë për fëmijët që trajtohen në Shoqaten tonë.