FemArt

FemArt Artpolis - Art and Community Center organizes the FemArt Festival in Prishtina

Që nga viti 2013, Artpolis organizon FemArt – festivalin e parë feminist në Kosovë dhe sot, një nga më të mëdhenjtë e më me ndikim në Ballkan. Është një hapësirë e gjallë ku arti dhe aktivizmi bashkohen, solidariteti merr formë dhe zërat e grave e komuniteteve të margjinalizuara ngrihen fuqishëm mbi heshtjen. Nga një nismë e guximshme artistike, FemArt është rritur në një skenë ndërkombëtare që çdo vit mirëpret mbi 200 artiste/ë e aktiviste/ë. Aktivitetet e FemArt—provokuese, frymëzuese dhe plot emocion—nxisin debat, sfidojnë padrejtësitë dhe ndezin energjinë për veprim të përbashkët. Më shumë se një festival, FemArt është një lëvizje që jeton, një strehë e sigurt për krijim dhe një forcë e fuqishme që mbron barazinë dhe ndërton paqen në Kosovë dhe në rajon.

---

Organized by Artpolis since 2013, FemArt is the first feminist festival in Kosova—and today stands as one of the largest and most influential in the Balkans. It is a vibrant meeting place where art and activism unite, where
solidarity is celebrated, and where the voices of women and marginalized communities rise above silence. What began as a daring artistic initiative has become an international stage, welcoming over 200 artists and activists each year. Its programs—thought-provoking, moving, and full of energy—ignite dialogue, challenge injustice, and inspire collective action. FemArt is more than a festival—it is a living movement for equality, a safe space for creation, and a driving force for peace in Kosova and the region.

05/10/2026

FemArt 14 u përmbyll me një ditë plot diskutime të rëndësishme, teatër, muzikë dhe festë në Stacionin Kulturor. 💜 Nga paneli mbi femicidin dhe drejtësinë, te “Kabare 1999” dhe koncerti “Miqtë dhe mikeshat e FemArt-it”, festuam artin, solidaritetin dhe fuqinë e të qenit bashkë.

Faleminderit të gjithëve që e bëtë këtë edicion të paharrueshëm, dhe një falënderim i veçantë për Shkollën Finlandeze, sponsorin e natës përmbyllëse.

Festivali përfundoi, por historitë dhe lidhjet që krijuam vazhdojnë!

—

FemArt 14 came to a close with a day of important discussions, theatre, music, and celebration at the Cultural Station. 💜 From the panel on femicide and justice to “Cabaret 1999” and the “Friends of FemArt” concert, we celebrated art, solidarity, and the power of coming together.

Thank you to everyone who made this edition unforgettable, and a special thank you to the Finnish School, sponsor of the closing night.

The festival may be over, but the stories and connections we created continue!

Urimi i mirëseardhjes në disa gjuhë e bën një hyrje të furishme, një dalje dinamike, një goditje premtuese në botën e Ka...
01/10/2026

Urimi i mirëseardhjes në disa gjuhë e bën një hyrje të furishme, një dalje dinamike, një goditje premtuese në botën e Kabaresë. Nëse diçka në art duhet të fillojë mirë për të të mbajtur, “Kabare 1999” e arriti në fillim.

✍ Gili Hoxhaj
https://femart-ks.com/sq/kabare-1999-mes-drites-se-lirise-dhe-plageve-te-pasluftes-erdhi-ne-stacionin-kulturor/

---

A welcome in several languages creates a fierce opening, a dynamic entrance, a promising strike into the world of cabaret. If something in art needs to begin well in order to hold your attention, “Cabaret 1999” achieves this from the very beginning.

✍ Gili Hoxhaj
https://femart-ks.com/cabaret-1999-a-journey-between-the-light-of-freedom-and-the-wounds-left-by-war/

Dita e fundit e FemArt 14 na solli diskutime, teatër, muzikë dhe momente të bukura së bashku 💜Nga paneli mbi femicidin d...
01/10/2026

Dita e fundit e FemArt 14 na solli diskutime, teatër, muzikë dhe momente të bukura së bashku 💜

Nga paneli mbi femicidin dhe drejtësinë në Institutin Francez, te “Kabare 1999” dhe koncerti me “Miqtë dhe mikeshat e FemArt-it”, e përmbyllëm këtë edicion së bashku, me art dhe festë në Stacionin Kulturor. Disa nga këto momente ju sjellim përmes fotografive.

Një falënderim i veçantë për Shkollën Finlandeze, sponsorin e natës përmbyllëse, dhe për të gjithë artistet, aktivistet, partnerët, donatorët, vullnetaret dhe ekipin që e bënë këtë edicion të mundur.

FemArt 14 përfundoi, por takimet, idetë dhe historitë vazhdojnë. Shihemi, së shpejti, sërish, në Stacionin Kulturor! 💜
--

The final day of FemArt 14 brought us together through discussions, theatre, music, and beautiful moments. 💜

From the panel on femicide and justice at the French Institute, to “Cabaret 1999” and the concert with the “Friends of FemArt,” we closed this edition together with art and celebration at the Cultural Station. Here are some of these moments, captured through photographs.

A special thank you to the Finnish School, sponsor of the closing night, and to all the artists, activists, partners, donors, volunteers, and the team who made this edition possible.

FemArt 14 has come to an end, but the encounters, ideas, and stories continue. See you again soon at the Cultural Station! 💜

📸 Engjellushe Avdiu

Ka vende që i lëmë pas, pa u larguar kurrë plotësisht prej tyre. Rrugët e tyre i mbajmë në kujtesë, zërat në zemër, ndër...
01/10/2026

Ka vende që i lëmë pas, pa u larguar kurrë plotësisht prej tyre. Rrugët e tyre i mbajmë në kujtesë, zërat në zemër, ndërsa heshtjet i marrim me vete në çdo vend të ri që e quajmë shtëpi. Për Aida Zherkën, ai vend është Gjakova.

✍ Shqipe Malushi
https://femart-ks.com/sq/eros-i-heshtur/

---

There are places we leave without ever truly leaving them. We carry their streets in our memory, their voices in our hearts, and their silences into every new place we call home. For Aida Zherka, that place is Gjakova.

✍ Shqipe Malushi
https://femart-ks.com/silent-eros/

Katër motra erdhën nga Belgjika dhe e shndërruan skenën e Dodonës në një botë krejt të tyren. Luna De C**k, Winter De C*...
01/10/2026

Katër motra erdhën nga Belgjika dhe e shndërruan skenën e Dodonës në një botë krejt të tyren. Luna De C**k, Winter De C**k, Toulouse De C**k dhe Jules Decock u shfaqën me pantallona të shkurtra shumëngjyrëshe dhe çizme, plot energji rinore, humor dhe një talent të jashtëzakonshëm për ta ndërprerë njëra-tjetrën.

✍ Shqipe Malushi

https://femart-ks.com/sq/motrat-nje-shfaqje-nga-belgjika/

---

Four sisters arrived from Belgium and turned the Dodona stage into a world of their own. Luna De C**k, Winter De C**k, Toulouse De C**k and Jules Decock appeared in colorful shorts and boots, full of youthful energy, wit and a glorious talent for interrupting one another.

✍ Shqipe Malushi

https://femart-ks.com/sisters-a-play-from-belgium/

Pikëtakim ishte monumenti “New Born”. Autobusi ngjyrë të verdhë, i zakontë për kryeqytet, ishte fund e krye i mbushur me...
01/10/2026

Pikëtakim ishte monumenti “New Born”. Autobusi ngjyrë të verdhë, i zakontë për kryeqytet, ishte fund e krye i mbushur me adhurues të artit. “FemArt 14” synon gjithmonë ta lërë një kujtim më ndryshe, një përjetim më ndryshe të rrugës deri te shfaqja. Deri te fjala, loja dhe muzika që të prekë. Mes muhabetesh për programin dinamik, pasi dolëm nga kinemaja, nga ulëset e autobusit biseduam edhe për një mbrëmje më parë, për ndjesinë e Stacionit Kulturor, për gëzimin e asaj që vjen pas.

✍ Gili Hoxhaj

https://femart-ks.com/sq/karroce-najr-dergon-publikun-e-femart-ne-nje-udhetim-mes-humbjes-beses-dhe-pranimit/

---

The meeting point was the “Newborn” monument. The yellow bus, so familiar in the capital, was packed from end to end with art lovers. “FemArt 14” always aims to leave its audience with a different kind of memory, a different experience of the journey leading to the performance. A journey through words, acting and music that touches you. As we left the cinema and took our seats on the bus, conversations about the dynamic programme continued, alongside reflections on the previous evening, the feeling of the Cultural Station, and the excitement of what was yet to come.

✍ Gili Hoxhaj

https://femart-ks.com/karroce-najr-takes-femarts-audience-on-a-journey-through-loss-honor-and-acceptance/

30/09/2026

Momente nga Dita e 5-të e FemArt 14

Lëvizje, rrëfime të grave, film dhe shfaqje teatrore — katër përvoja të ndryshme, një ditë e paharrueshme.

Shikoni disa nga momentet e Ditës së 5-të. 💜

—

Day 5 of FemArt 14 in motion 🎥

Movement, stories of women, film and theatre performance — four different experiences, one unforgettable day.

Take a look at some of the highlights from Day 5. 💜

30/09/2026

Përgatitjet e fundit - Nata përmbyllëse e FemArt 14.

Ju mirëpresim te Stacioni Kulturor nga ora 20:00!

—

The final touches are happening. FemArt 14 Closing Night is almost here.

See you from 20:00 at the Cultural Station!

Dita e 5-të e FemArt 14 në fotografi 📸Nga lëvizja dhe shprehja e trupit, te historia e grave, filmi dhe teatri — Dita e ...
30/09/2026

Dita e 5-të e FemArt 14 në fotografi 📸

Nga lëvizja dhe shprehja e trupit, te historia e grave, filmi dhe teatri — Dita e 5-të na solli katër përvoja të ndryshme, të bashkuara nga arti dhe rrëfimet që vazhdojnë të na bëjnë të mendojmë, të ndiejmë dhe të shohim përtej të njohurës.

Përmes objektivit të Engjellushe Avdiut, po ndajmë disa nga momentet e kësaj dite — nga punëtoria “Ndryshimi i Formës: Trupi si Instrument”, te ekspozita “FemMarch 1998” dhe paneli në Stacionin Kulturor, filmi “ERA” në Kino Armata dhe shfaqja “Karrocë n’Ajr” në Kukaj.

Faleminderit të gjithëve që ish*t pjesë e Ditës së 5-të të FemArt 14. 💜

--

Moments from Day 5 of FemArt 14

From movement and the expression of the body to women’s history, film, and theatre — Day 5 brought four different experiences, connected by art and stories that invite us to think, feel, and see beyond the familiar.

Through the lens of Engjellushe Avdiu, we are sharing some of the moments from this day — from the “Shapeshifting: The Body as Instrument” workshop, to the “FemMarch 1998” exhibition and panel discussion at the Cultural Station, the film “ERA” at Kino Armata, and the theatre performance “Carriage in the Air” in Kukaj.

Thank you to everyone who was part of Day 5 of FemArt 14. 💜

Address

174 Rruga Tirana, Prishtinë, Kosovo
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38338221512

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FemArt posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to FemArt:

Shortcuts

Share