01/06/2026
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) organizoi një takim avokues ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit, në te cilin morën pjesë Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj, Zëvendës Avokatja e Popullit, znj. Anita Çavdarbasha Korenica, Alba Ajdarevikj, Menaxhere e Projektit në QKSGJ, si dhe Kryetari i Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit.
Takimi krijoi një hapësirë të rëndësishme për dialog të drejtpërdrejtë ndërmjet fëmijëve dhe institucioneve, ku u diskutuan çështje që ndikojnë në mirëqenien dhe përditshmërinë e tyre, përfshirë sigurinë në shkolla, mekanizmat e raportimit të dhunës, dhunën online, edukimin seksual dhe krijimin e mjediseve më të sigurta e gjithëpërfshirëse. Gjithashtu, u diskutua rëndësia e harmonizimit të Strategjisë për të Drejtat e Fëmijëve me standardet ndërkombëtare, si dhe nevoja për përfshirjen kuptimplote të fëmijëve në proceset vendimmarrëse që ndikojnë në jetën e tyre.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i fëmijëve si qytetarë aktivë për të drejtat e tyre dhe barazinë gjinore”, në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe me mbështetje nga SIDA.
Fëmijët nuk duhet të jenë vetëm përfitues të politikave publike, por edhe pjesëmarrës aktivë në hartimin dhe monitorimin e tyre.
--
On the occasion of International Children's Day, the Kosovar Gender Studies Center (KGSC) organized an advocacy meeting between the Ombudsperson Institution and the Chairperson of the Capital Children's Assembly, attended by Ombudsperson Mr. Naim Qelaj, Deputy Ombudsperson Ms. Anita Çavdarbasha Korenica, Alba Ajdarevikj, Project Manager at KGSC, and the Chairperson of the Capital Children's Assembly.
The meeting provided an important space for direct dialogue between children and institutions, where issues affecting children's well-being and everyday lives were discussed, including safety in schools, mechanisms for reporting violence, online violence, sexuality education, and the creation of safer and more inclusive environments. Discussions also focused on aligning the Strategy for Children's Rights with international standards and on the need for the meaningful participation of children in decision-making processes that affect their lives.
This activity was organized within the project “Empowering Children as Active Citizens for Their Rights and Gender Equality”, implemented in partnership with Save the Children in Kosovo and supported by SIDA.
Children should not only be beneficiaries of public policies, but also active participants in their design and monitoring.