Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës

Directions Website Contact the organization

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës është një organizatë jo-qeveritare, jo-profitabile dhe profesionale e organizuar në bazë vullnetare.

KOSOVO SPATIAL VISION 2050Sot u mbajt Simpoziumi i Pare Nderkombetar KOSOVO SPATIAL VISION 2050, i organizuar nga Minist...
15/10/2026

KOSOVO SPATIAL VISION 2050

Sot u mbajt Simpoziumi i Pare Nderkombetar KOSOVO SPATIAL VISION 2050, i organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor, me mbeshtetjen e GIZ-it, si nje hap i rendesishem drejt hartimit te Planit Hapesinor te Republikes se Kosoves.

Asociacioni i Arkitekteve te Kosoves vlereson se ky dokument strategjik, me ndikim te drejtperdrejte ne zhvillimin afatgjate te vendit dhe cilesine e jetes se qytetareve, kerkon nje proces gjitheperfshires, te bazuar ne ekspertize profesionale dhe bashkepunim nderinstitucional.

Perfshirja aktive e institucioneve, organizatave profesionale dhe eksperteve eminente vendore e nderkombetare, si dhe harmonizimi me dokumentet e tjera strategjike, jane thelbesore per cilesine dhe zbatueshmerine e ketij plani.

Asociacioni i Arkitekteve te Kosoves mbetet i gatshem te kontribuoje dhe te lehtesoje bashkepunimin nderkombetar permes organizatave ku eshte anetar, perfshire Unionin Nderkombetar te Arkitekteve (UIA) dhe Keshillin e Arkitekteve te Evropes (ACE).

Nje plan hapesinor i qendrueshem kerkon vizion te perbashket, ekspertize profesionale dhe pergjegjesi per te ardhmen e vendit.

🏠 DITA BOTËRORE E ARKITEKTURËS 2026“Housing is a Human Right. Build It.”Sot, më 5 tetor, shënohet Dita Botërore e Arkite...
05/10/2026

🏠 DITA BOTËRORE E ARKITEKTURËS 2026

“Housing is a Human Right. Build It.”

Sot, më 5 tetor, shënohet Dita Botërore e Arkitekturës, me temën e këtij viti të përcaktuar nga International Union of Architects UIA | INTERNATIONAL UNION OF ARCHITECTS : “Housing is a Human Right. Build It.”

Kjo temë na fton të reflektojmë edhe mbi realitetin e banimit në Kosovë.

Banimi nuk është vetëm çështje e numrit të metrave katrorë. Është çështje e përballueshmërisë, cilësisë së jetës, sigurisë, dinjitetit dhe cilësisë së mjedisit të ndërtuar.

Në Kosovë, Regjistrimi i Popullsisë 2024 evidenton mbi 581 mijë banesa, prej të cilave rreth 36% janë të pabanuara. Këto të dhëna kërkojnë një debat profesional të bazuar në fakte mbi nevojat reale për banim, përdorimin e stokut ekzistues dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban.

Arkitektura ka përgjegjësi të kontribuojë në këtë debat. Me profesionalizëm, hulumtim dhe vizion, mund të ndihmojmë në krijimin e hapësirave dhe komuniteteve më të jetueshme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i bashkohet kësaj thirrjeje: banim i përballueshëm, cilësor dhe dinjitoz për të gjithë.

Architecture Kosovo

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Agron Lufit (1...
05/10/2026

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Agron Lufit (1947–2026), një prej figurave të shquara të arkitekturës, urbanistikës dhe arsimit arkitekturor në Shqipëri.

Humbja e Profesor Lufit lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në botën universitare, në mendimin arkitektonik dhe në fushën e planifikimit urban në Shqipëri.

Gjatë një karriere të gjatë akademike, shkencore dhe profesionale, Prof. Dr. Agron Lufi dha një kontribut të jashtëzakonshëm në formimin e brezave të arkitektëve dhe urbanistëve shqiptarë. Si pedagog, studiues dhe drejtues akademik, ai u angazhua me përkushtim në zhvillimin dhe modernizimin e arsimit arkitekturor.

Përmes kualifikimeve dhe bashkëpunimeve të tij ndërkombëtare, ndër të tjera me institucione prestigjioze si Architectural Association School of Architecture dhe The Bartlett School of Architecture në Londër, ai solli një frymë të re në arsimin arkitekturor shqiptar dhe kontribuoi në përfshirjen e koncepteve bashkëkohore të projektimit, qëndrueshmërisë dhe efiçiencës energjetike.

Përmes veprimtarisë së tij të gjerë akademike dhe profesionale, Prof. Lufi la një trashëgimi të çmuar në mendimin arkitekturor shqiptar, duke u bërë një figurë e respektuar dhe frymëzuese për shumë breza profesionistësh.

Të nderuar kolegë – anëtarë të Asociacionit,Ju njoftojmë se për arsye teknike organizative, Kuvendi Zgjedhor i Asociacio...
28/09/2026

Të nderuar kolegë – anëtarë të Asociacionit,

Ju njoftojmë se për arsye teknike organizative, Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës shtyhet për një datë të re, në afat më së largu 1 muaj.

Për datën dhe vendin, ju njoftojmë së shpejti.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe përkrahjen.

Kryesia e Asociacionit.

Të nderuar kolegë dhe anëtarë të Asociacionit,Sipas statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës,Ju ftojmë të kand...
18/09/2026

Të nderuar kolegë dhe anëtarë të Asociacionit,

Sipas statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës,
Ju ftojmë të kandidoni për pozitën të Kryetarit të
Asociacionit në kuadër të Kuvendit Zgjedhor të datës
29.09.2026.

Të gjitha kandidaturat duhet të dërgohen në
adresën zyrtare të e-mailit: [email protected]

Të nderuar kolegë - anëtarë të Asociacionit,Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës është...
10/09/2026

Të nderuar kolegë - anëtarë të Asociacionit,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës është ftuar nga Korean Institute of Architects (KIA) për të ftuar arkitektët, anëtarë të Asociacionit, të marrin pjesë në ekspozitën ndërkombëtare “100 Architects of the Year 2026”.

Me një traditë 30-vjeçare, kjo ekspozitë është një platformë ndërkombëtare e rëndësishme që prezanton arkitekturën bashkëkohore dhe promovon shkëmbimin profesional mes arkitektëve nga vende të ndryshme të botës.

Ekspozita e vitit 2026 do të sjellë një format të ri, duke kombinuar modelet arkitekturore me prezantime video, ndërsa projektet pjesëmarrëse do të prezantohen edhe përmes kanalit zyrtar në YouTube dhe rrjeteve sociale.

📅 Afati i aplikimit: 18 shtator 2026 (UTC+9)
📍 Vendi: BEXCO, Busan, Republika e Koresë
🗓️ Datat e ekspozitës: 27–31 tetor 2026

Kjo është një mundësi e veçantë për arkitektët tanë që të prezantojnë projektet dhe filozofinë e tyre të projektimit në një platformë ndërkombëtare dhe të shkëmbejnë ide me kolegë nga e gjithë bota.

Për më shumë detaje mbi kriteret dhe kërkesat për pjesëmarrje, ju lutemi referojuni brief-it të bashkëngjitur.

📧 [email protected]
☎️ +82-2-743-8672
https://kia.or.kr/data/awards.php?category&code=notice&idx=20647&ptype=view&utm_source=chatgpt.com

Të nderuar kolegë – anëtarë të Asociacionit,Po ju njoftojmë se afati për aplikim në punëtorinë CITY; – Punëtori e Filmit...
08/09/2026

Të nderuar kolegë – anëtarë të Asociacionit,

Po ju njoftojmë se afati për aplikim në punëtorinë CITY; – Punëtori e Filmit dhe Analizës Urbane është zgjatur deri më 13 shtator 2026.

Nëse jeni të interesuar për hapësirat publike, qytetin dhe rrëfimin përmes filmit, ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e punëtorisë që do të mbahet në Mitrovicë.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit do të punojnë nën mentorimin e dy profesionistëve – arkitektes Bora Kelmendi Beqiraj dhe skenaristit e regjisorit Zgjim Terziqi, duke eksploruar qytetin përmes filmit dhe analizës urbane.

Pjesëmarrja është pa pagesë dhe certifikohet. PSE siguron mjete ndihmëse për xhirim me telefon, ndërsa shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimit mbulohen për të gjithë pjesëmarrësit.

🔗 Aplikoni deri më 13 shtator: https://forms.gle/WDw7ayKmXDDCeTEF6

Të nderuar kolegë – anëtarë të Asociacionit,Me kënaqësi ju ftojmë të bëheni pjesë e promovimit të librit “Genius Loci i ...
07/09/2026

Të nderuar kolegë – anëtarë të Asociacionit,

Me kënaqësi ju ftojmë të bëheni pjesë e promovimit të librit “Genius Loci i Prishtinës”, të ark. Xhelal Llonçarit – një bashkëbisedim për Prishtinën, arkitekturën, urbanizmin dhe shoqërinë që ndërtojmë, por edhe atë që po e humbim.

📖 Promovimi i librit “Genius Loci i Prishtinës”
📅 11 Shtator 2026
🕖 19:00
📍 Biblioteka e Qytetit “Ibrahim Rugova”, salla “Teki Dërvishi”, Gjakovë

Ngjarja organizohet në nderim të arkitektit Rexhep Luci dhe do të jetë një mundësi për të bashkëbiseduar me autorin, për të reflektuar mbi zhvillimin e qytetit dhe për të diskutuar sfidat me të cilat përballet Prishtina sot.

Ju mirëpresim!

Të nderuar kolegë – anëtarë të Asociacionit,Ju njoftojmë se Kuvendi Zgjedhor i a-a-k do të mbahet më:📅 29.09.2026 (E mar...
03/09/2026

Të nderuar kolegë – anëtarë të Asociacionit,

Ju njoftojmë se Kuvendi Zgjedhor i a-a-k do të mbahet më:

📅 29.09.2026 (E martë)
🕔 Ora: 17:00
📍 Modelariumi, Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës

Kuvendi Zgjedhor do të zhvillohet në përputhje me dispozitat e Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës.

Ju inkurajojmë të paraqitni kandidaturat tuaja.

Ftohen të gjithë anëtarët e a-a-k që të marrin pjesë në Kuvend.

Ju mirëpresim!

Të nderuar kolegë – anëtarë të Asociacionit,Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se regjistrimi për konferencën FutureBuilt ës...
01/09/2026

Të nderuar kolegë – anëtarë të Asociacionit,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se regjistrimi për konferencën FutureBuilt është tashmë i hapur!

Më 9 shtator 2026, FutureBuilt do të mbledhë së bashku arkitektë, inxhinierë, përfaqësues të industrisë, politikëbërës, studiues dhe inovatorë për të shkëmbyer ide dhe për të eksploruar të ardhmen e ndërtimit të qëndrueshëm dhe komuniteteve reziliente.

📍 Modelarium, Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës
🗓️ 9 shtator 2026 | 09:00–14:30

👉 Rezervoni vendin tuaj dhe regjistrohuni tani:
https://futurebuiltconference.org/

Për më shumë informacione rreth programit të konferencës, folësve dhe sesioneve, vizitoni:

https://futurebuiltconference.org/

Make. Innovate. Build the Future.

Address

Luan Haradinaj, Pallati I Rinise (tek Zyret E Prishtina Parking)
Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës:

Shortcuts

Share