1. Buxheti i vogël
2. Konkurrenca jolojale nga importi
3. Mungesa e tregut për prodhimet bujqësore
4. Pamundësia me eksportue prodhimet tona
5. Repromateriali nga importi, farërat, plehrat, pesticidet dhe nafta kanë çmime më të larta se në rajon dhe janë shumë të ulta
6. Subvencionet janë shumë të ulta
7. Grandet janë të pakta, kriteret janë gati të papërballueshme për aplikuesit
8. Ka keqpërdorime dhe rrjedhje me rastin e përzgjedhjes së përfituesve të grandeve dhe subvencioneve
9. Masa agroteknike bashkëkohore nuk aplikohen në prodhimtarinë bujqësore sepse mungon mekanizmi adekuat bujqësor, dy sistemet e ujitjes janë gati jashtë funksionit.
10. Qeveritë e pasluftës nuk e formuan një Agrobankë për kredi bujqësore
11. Kemi uzurpime të papara ndonjëherë të tokave bujqësore me objekte të ndryshme
12. Kemi toka, livadhe, kullosa, me dhjetra mijëra hektarë të lënë djerrina qysh prej pas lufte dhe për t’i kthyer bujqit atje kërkohen investime të mëdha të shtetit për infrastrukturës
13. Kemi probleme me erozionin sepse pyjet tona veç janë bërë rrafsh me tokë
14. Kemi probleme me ndotjen e ujit të lumejve, tokës dhe ajrit
15. Problem tjetër shqetësues janë doganat e korruptuara që lejojnë futjen e produkteve bujqësore pa vlera ushqyese dhe helmuese
16. Agjencioni i Ushqimeve dhe Veterinarisë po ashtu bordi dhe inpesktorët e tyre lehtë korruptohen dhe lejojnëqë të hyjnë dhe të tregtohen repromaterialet për bujqësi të falsifikuara dhe helmuese
17. Bujqit ballafaqohen edhe me dëmet që vinë nga fatkeqësitë natyrore dhe me këto raste shteti nuk e zgjatë dorën e ndihmës për ta dhe që 20 vjet pas lufte nuk arritën të themelohet ndonjë agjencion për sigurimet bujqësore
18. Krimi i organizuar planifikon dhe importon përqindjen e prodhimtarisë bujqësore nëpër sektorë si për shembull 30% e qumështit, 30 % e grurit etj.
19. Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë kanë zero transparencë ndaj Sindikatës dhe Bujqve
20. Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë, Drejtoritë Komunale të Bujqësisë nuk organizojnë trajnime dhe kontrolle për bujqit.