Organizata Çohu / Preportr

Directions Website Contact the organization

Organizata Çohu / Preportr E themeluar në shtator të vitit 2005, qëllimi i Organizatës Çohu është kufizimi i ndikimit të korrupsionit politik në institucionet publike të Kosovës.

Preportr – Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese është një projekt që ka për qëllim ofrimin e një hapësire alternative për gazetarinë hulumtuese në Kosovë

Frika nga humbja e vendit të punës, mungesa e njohurive për të drejtat ligjore, mosbesimi ndaj institucioneve dhe zvarri...
09/10/2026

Frika nga humbja e vendit të punës, mungesa e njohurive për të drejtat ligjore, mosbesimi ndaj institucioneve dhe zvarritja e proceseve gjyqësore po ndikojnë që shumë punëtorë në Kosovë të mos i raportojnë shkeljet në vendin e punës. Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se mungesa e mekanizmave të sigurt dhe roli i dobët i sindikatave e përkeqësojnë këtë problem.

Frika nga humbja e vendit të punës, mungesa e njohurive për të drejtat ligjore, mosbesimi ndaj institucioneve dhe zvarritja e proceseve gjyqësore po ndikojnë që shumë punëtorë në Kosovë të mos i raportojnë shkeljet në vendin e punës. Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se mun...

Edhe pse vite më parë u miratuan disa rregullore me qëllim të parandalimit të aksidenteve në sektorin e ndërtimtarisë, a...
09/10/2026

Edhe pse vite më parë u miratuan disa rregullore me qëllim të parandalimit të aksidenteve në sektorin e ndërtimtarisë, aksidentet kanë vazhduar të ndodhin ndër vite. Punëtorët raportojnë mungesë trajnimesh, pajisjesh mbrojtëse dhe skelash të sigurta, ndërsa Inspektorati i Punës evidenton shkelje të përsëritura. Sindikatat thonë se ka një hendek mes rregullave në letër dhe kushteve në terren.

Edhe pse vite më parë u miratuan disa rregullore me qëllim të parandalimit të aksidenteve në sektorin e ndërtimtarisë, aksidentet kanë vazhduar të ndodhin ndër vite. Punëtorët raportojnë mungesë trajnimesh, pajisjesh mbrojtëse dhe skelash të sigurta, ndërsa Inspektorati i Punës ev...

01/10/2026

𝑫𝒆𝒌𝒍𝒂𝒓𝒂𝒕𝒆̈ 𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒃𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒕 𝒆 𝒐𝒓𝒈𝒂𝒏𝒊𝒛𝒂𝒕𝒂𝒗𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒔𝒉𝒐𝒒𝒆̈𝒓𝒊𝒔𝒆̈ 𝒄𝒊𝒗𝒊𝒍𝒆
𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐣𝐧𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞

Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, vlerësojmë që Kosova duhet të ketë institucione funksionale, me mandat të plotë dhe që përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj qytetarëve. Mandati i dhënë nga qytetarët është përgjegjësi për respektimin e rendit kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve.

Prandaj, u bëjmë thirrje partive parlamentare që të angazhohen menjëherë për një marrëveshje që mundëson zgjedhjen e Presidentit/es deri më 6 tetor, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Dështimi i sërishëm për të zgjedhur Presidentin/en do të sillte shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja. Pas krizave të përsëritura institucionale dhe cikleve të njëpasnjëshme zgjedhore, kjo do ta vendoste vendin përballë një tjetër ngërçi institucional, pa pasur garancë që zgjedhjet do të jenë zgjidhje e mosmarrëveshjeve që po e mbajnë të hapur këtë çështje.

Vonesat institucionale dhe zgjedhjet eventuale nuk kanë të bëjnë vetëm me zgjedhjen e Presidentit/es. Prej dy vitesh, institucionet e Kosovës kanë funksionuar në kushte të mandatit të kufizuar ose në detyrë. Një tjetër bllokadë institucionale do ta thellonte këtë krizë dhe do ta zgjaste pasigurinë politike, duke dobësuar më tej demokracinë dhe kontrollin demokratik, mundësitë për zhvillim ekonomik, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

Arritja e marrëveshjes për Presidentin/en kërkon kompromis të ndërsjellë. Nga shumica parlamentare kërkojmë që të jetë e hapur ndaj kandidaturave që mund të sigurojnë mbështetje më të gjerë ndërpartiake. Në anën tjetër, nga partitë opozitare presim propozime konkrete dhe angazhim për një zgjidhje të realizueshme. Nga të gjitha palët kërkojmë gatishmëri për të rishikuar qëndrimet fillestare dhe për t’u dakorduar mbi kandidaturat, mbështetjen parlamentare dhe pjesëmarrjen e nevojshme për përfundimin e procesit në afat.

Zgjedhja e Presidentit/es përmes një marrëveshjeje të arritur në përputhje me Kushtetutën do t’i mundësonte vendit të dalë nga bllokada aktuale dhe institucioneve të vazhdojnë punën e tyre. Një marrëveshje e tillë nuk kërkon tejkalimin e dallimeve politike ndërmjet shumicës dhe opozitës, por vetëm bashkëpunimin institucional të nevojshëm për përfundimin e procesit dhe funksionimin e shtetit.

Presidenti/ja përfaqëson unitetin e popullit dhe është garantues i funksionimit demokratik të institucioneve, andaj edhe marrëveshja duhet të udhëhiqet nga ky rol kushtetues.

Si organizata të shoqërisë civile, jemi të gatshme të kontribuojmë në këtë përpjekje përmes lehtësimit të diskutimeve eventuale. Në ditët e mbetura, presim që gatishmëria për dialog të shoqërohet me hapa të qartë dhe konkret për arritjen e një marrëveshjeje dhe për përfundimin e procesit të zgjedhjes së Presidentit/es brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

𝑶𝒓𝒈𝒂𝒏𝒊𝒛𝒂𝒕𝒂𝒕 𝒏𝒆̈𝒏𝒔𝒉𝒌𝒓𝒖𝒆𝒔𝒆: (𝒔𝒊𝒑𝒂𝒔 𝒓𝒆𝒏𝒅𝒊𝒕 𝒂𝒍𝒇𝒂𝒃𝒆𝒕𝒊𝒌)
Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC)
Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
CEL Kosova - Qendra për Barazi dhe Liri
Civil Rights Program Kosovo – CRP/K
Community Building Mitrovica (CBM)
Democracy Plus (D+)
Demokraci për Zhvillim (D4D)
Dylberizm
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF)
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
Forumi për Iniciativa Qytetare
Fourth Wave
Group for Legal and Political Studies (GLPS)
Handikos Istog
Iniciativa për Progres (INPO)
Iniciativa Qytetare Skenderaj
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti GAP
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Instituti KLGI
Instituti Riinvest
INTEGRA NGO
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj)
Kosova -Women 4 Women
Kosovo Advocacy and Development Centre (KADC)
Lëvizja FOL
NGO "Syri i Vizionit"
NGO ROMTEGRA
OMM Gjethi
Organizata e Personave me Aftësi të kufizuara-Handikos Kaçanik
Organizata Germin
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - “ÇOHU!”
Prishtina Institute for Political Studies (PIPS)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj)
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
Qendra për Politika dhe Avokim
Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)
Rrjeti i Grave të Kosovës
Rrjeti i OJQ-ve AVONET
Rrjeti i OJQve të Grave Qeliza
SEKHMET Institute
ShL- Kosova
The Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims (KRTC)

Raportimet e Preportr për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve, përfshirë rastin e mbi 1 milion eurove të pajus...
01/09/2026

Raportimet e Preportr për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve, përfshirë rastin e mbi 1 milion eurove të pajustifikuara, paraprinë arrestimin e ish-drejtuesve të BKS-së. Tashmë, hetimet janë zgjeruar edhe ndaj 21 punëtorëve të tjerë, duke e çuar në 69 numrin e të dyshuarve dhe duke zbuluar rreth 200 mijë euro dëm shtesë. Paralelisht, janë ngrirë llogari bankare dhe janë sekuestruar 35 prona.

Raportimet e Preportr për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve, përfshirë rastin e mbi 1 milion eurove të pajustifikuara, paraprinë arrestimin e ish-drejtuesve të BKS-së. Tashmë, hetimet janë zgjeruar edhe ndaj 21 punëtorëve të tjerë, duke e çuar në 69 numrin e të dyshua...

Punëtorët e marketeve në Kosovë raportojnë shkelje të vazhdueshme të të drejtave të tyre në vendin e punës, duke përfshi...
31/07/2026

Punëtorët e marketeve në Kosovë raportojnë shkelje të vazhdueshme të të drejtave të tyre në vendin e punës, duke përfshirë mospagesën e orëve shtesë, punës gjatë fundjavës e festave, mosrespektimin e pushimit vjetor dhe përdorimin e kontratave afatshkurtra.

Punëtorët e pastrimit dhe sigurimit në institucionet publike ankohen për mungesë kontratash, orë shtesë të papaguara, sh...
31/07/2026

Punëtorët e pastrimit dhe sigurimit në institucionet publike ankohen për mungesë kontratash, orë shtesë të papaguara, shkelje të të drejtave të punës dhe pasiguri të vazhdueshme si pasojë e kontraktimit të shërbimeve me kompani private.

Pavarësisht dëmeve të dokumentuara mjedisore dhe shkeljeve të konstatuara gjatë operimit të hidrocentraleve në Kosovë, m...
27/07/2026

Pavarësisht dëmeve të dokumentuara mjedisore dhe shkeljeve të konstatuara gjatë operimit të hidrocentraleve në Kosovë, mbyllja e tyre mbetet proces i ndërlikuar ligjor dhe financiar. Legjislacioni parasheh mundësinë e pezullimit ose të ndërprerjes së lejeve ujore dhe mjedisore, sidomos në rastet e shkeljeve të vazhdueshme. Megjithatë, çdo veprim duhet të mbështetet në prova dhe procedura të rregullta, për të shmangur kontestet gjyqësore dhe arbitrazhin.

Pavarësisht dëmeve të dokumentuara mjedisore dhe shkeljeve të konstatuara gjatë operimit të hidrocentraleve në Kosovë, mbyllja e tyre mbetet proces i ndërlikuar ligjor dhe financiar. Legjislacioni parasheh mundësinë e pezullimit ose të ndërprerjes së lejeve ujore dhe mjedisore, sidomos...

Prokurimi publik në Ballkanin Perëndimor mbetet një nga fushat më të ndjeshme ndaj korrupsionit dhe ndikimit politikNë k...
06/07/2026

Prokurimi publik në Ballkanin Perëndimor mbetet një nga fushat më të ndjeshme ndaj korrupsionit dhe ndikimit politik

Në kuadër të Rrjetit Rajonal SELDI, pjesë të të cilit është Organizata ÇOHU! e cila ka kontribuar në përpilimin e raportit “Procurement at a Crossroads: Western Balkans Struggle Between Reform and Corruption”, i cili trajton sfidat e prokurimit publik në Ballkanin Perëndimor.

Gjetjet e hulumtimit tregojnë se prokurimi publik në Ballkanin Perëndimor mbetet një nga fushat më të ndjeshme ndaj korrupsionit dhe ndikimit politik. Edhe pse vendet e rajonit kanë bërë përparime në reformimin e ligjeve dhe përafrimin me standardet evropiane, zbatimi në praktikë vazhdon të jetë i dobët dhe shpesh i paqëndrueshëm.

Raporti thekson se mungesa e transparencës, konkurrenca e kufizuar, përdorimi i procedurave jo të hapura dhe lidhjet ndërmjet interesave politike dhe ekonomike vazhdojnë të ndikojnë në mënyrën se si ndahen kontratat publike. Në shumë raste, prokurimi publik nuk funksionon si mekanizëm për shërbime më të mira për qytetarët, por si hapësirë ku mund të favorizohen grupe të caktuara të interesit.

Një nga shqetësimet kryesore është se reformat ligjore nuk mjaftojnë pa institucione të forta, mbikëqyrje efektive dhe llogaridhënie reale. Për këtë arsye, forcimi i kontrollit publik, qasja në të dhëna, monitorimi i pavarur dhe pjesëmarrja qytetare mbeten të domosdoshme për të parandaluar keqpërdorimin e parasë publike.

Gjetjet tregojnë se prokurimi publik në rajon ndodhet ende mes reformës dhe korrupsionit, ndërsa përparimi i vërtetë varet nga vullneti politik, transparenca institucionale dhe zbatimi i barabartë i ligjit.

Raportin e plotë mund ta gjeni në këtë link:https://seldi.net/wp-content/uploads/2026/06/procurement-at-a-crossroads-western-balkans-struggle-between-reform-and-corruption.pdf

#

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me përd...
17/06/2026

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale nga studentët në Kosovë.
Përmes këtij pyetësori, duam të dimë nga studentët se sa i përdorin mjetet e Inteligjencës Artificiale gjatë procesit të studimeve. Ky pyetësor do të përdorët vetëm për nevojat e këtij hulumtimi dhe përgjigjet/ të dhënat tuaja do të mbesin anonime.

Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale nga studentët në Kosovë. Përmes këtij pyetësori , duam të dimë nga studentët se sa i përdorin m...

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Organizata Çohu / Preportr posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Organizata Çohu / Preportr:

Shortcuts

Share