Green Art Center

Green Art Center Green Art Center - Prishtina (GAC) - Organizatë Joqeveritare - NGO - OJQ

31/07/2026

👏🏻👏🏻

Kabashi i Prizrenit është një vend i mrekullueshëm për të gjithë dashamirët e natyrës, historisë dhe turizmit malor.Ky p...
25/07/2026

Kabashi i Prizrenit është një vend i mrekullueshëm për të gjithë dashamirët e natyrës, historisë dhe turizmit malor.

Ky poster edukativ është përgatitur me kontributin e nxënësve të Shkollës “Sezai Surroi” në Korishë, me qëllim promovimin e pasurisë natyrore dhe kulturore të Kabash*t.

Le ta njohim, ta respektojmë dhe ta ruajmë këtë thesar të përbashkët.

📍 Vizitojeni Kabashin:
https://maps.app.goo.gl/DjgRprKHkB4QWFERA?g_st=ic

🌱 Sot shënojmë Ditën Botërore të Mjedisit, një ditë që na kujton rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe përgjegjësinë që ke...
05/06/2026

🌱 Sot shënojmë Ditën Botërore të Mjedisit, një ditë që na kujton rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe përgjegjësinë që kemi për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për të gjithë.

Mjedisi është themeli i mirëqenies sonë, i shëndetit publik dhe i zhvillimit ekonomik e social. Prandaj, mbrojtja e tij nuk është vetëm një detyrim ndaj natyrës, por edhe një investim në cilësinë e jetës dhe në të ardhmen e komuniteteve tona.

Zhvillimi i qëndrueshëm nënkupton krijimin e mundësive për progres dhe mirëqenie duke përdorur me përgjegjësi burimet natyrore dhe duke ruajtur ekuilibrin ndërmjet nevojave të sotme dhe interesave të brezave të ardhshëm.

💚 Çdo veprim i vogël ka rëndësi. Çdo ide ka fuqi.

🌍 Së bashku mund ta mbrojmë planetin tonë – sepse është i vetmi që kemi.

🌍 Në kuadër të 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Green Art Center Prishtina, në bashkëpunim me Komunën e Rahove...
22/04/2026

🌍 Në kuadër të 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Green Art Center Prishtina, në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit, organizuan Konferencën përmbyllëse të projektit “Be Clean, Be Green”.

Kjo konferencë shënoi përmbylljen e një projekti të rëndësishëm mjedisor, i cili solli rezultate konkrete për komunitetin, duke përfshirë investime në infrastrukturë dhe iniciativa që kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë këtij rrugëtimi, një fokus i veçantë i është dhënë edhe digjitalizimit të raportimit të ndotjes, duke fuqizuar rolin e qytetarëve përmes aplikacionit “Be Clean, Be Green”.

Ky projekt, i mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA II, është një dëshmi e qartë se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe organizatave sjell ndryshime të qëndrueshme dhe me ndikim afatgjatë.

🌱 Ne do të vazhdojmë të angazhohemi për një mjedis më të pastër, më të gjelbër dhe më të jetueshëm për të gjithë.

🌍 Dita e Tokës – “Fuqia jonë, Planeti ynë” 🌱Sot festojmë Ditën e Tokës me një mesazh të qartë: ndryshimi fillon nga ne!💚...
21/04/2026

🌍 Dita e Tokës – “Fuqia jonë, Planeti ynë” 🌱

Sot festojmë Ditën e Tokës me një mesazh të qartë: ndryshimi fillon nga ne!

💚 Çdo veprim i vogël ka rëndësi. Çdo ide ka fuqi.
Së bashku mund ta mbrojmë planetin tonë – sepse është i vetmi që kemi.

📍 Pastasel – një nga 6 lokacionet përfitueseNë kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, Komuna e Rahovecit ka përfundua...
20/04/2026

📍 Pastasel – një nga 6 lokacionet përfituese

Në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, Komuna e Rahovecit ka përfunduar instalimin e sistemit bio-septik edhe në fshatin Pastasel – një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve sanitare dhe mbrojtjes së mjedisit 🌱

Ky investim i rëndësishëm mundëson:
✔️ Trajtim të sigurt të ujërave të zeza
✔️ Mbrojtje të ujërave nëntokësore dhe tokës bujqësore
✔️ Përmirësim të kushteve higjieno-sanitare për banorët

Pastaseli është një ndër gjashtë vendbanimet që tashmë përfitojnë nga ky sistem modern dhe i qëndrueshëm, duke kontribuar drejtpërdrejt në një mjedis më të pastër dhe një jetë më të shëndetshme për komunitetin.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 dhe bashkëfinancuar nga Komuna e Rahovecit, i zbatuar në bashkëpunim me partnerët ndërkufitarë dhe organizatat vendore.

Address

Rr. Malush Kosova, City View District, B VIII
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 10:00 - 16:00
Tuesday 10:00 - 16:00
Wednesday 10:00 - 16:00
Thursday 10:00 - 16:00
Friday 10:00 - 16:00
Saturday 11:00 - 15:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Green Art Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Green Art Center:

Share