FORUMI PËR SIGURINË NË RRUGË (FSRR) është grupi profesional i cili implementon projektet e AMRKS-së. FSRR është themeluar me qëllimin e vetëm që përmes vetëdijesimit të ulë numrin e aksidenteve, që si pasojë kanë humbjen e jetës së shumë pjesëmarrësve në trafik, qoftë si ngasës, këmbësor apo edhe udhëtar. FSRR me ndihmën e të gjithë të interesuarve, do të jetë bartës i aktiviteteve të cilat do të
ideohen dhe implementohen në kuadër të projektit “Siguria në rrugë”. RSRR është i hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që janë të interesuar që përmes kontributit të tyre të bëjnë ndryshime në sigurinë në rrugë. FSRR sipas modeleve ekzistuese ndërkombëtarisht të sprovuara dhe pranuara, është një “edukatorë kujdestar” i secilit fëmijë në republikë. FSRR nuk ka për qëllim që të krijoi dualizëm apo ta konkurrojë ndonjë nisme tjetër në vend por përkundrazi do të insistoj për një bashkëpunim dhe bashkërendim i aktiviteteve të kësaj natyre. Meqenëse projekti është me përmbajtje edukative dhe arsimore, ne fuqimisht besojmë se do të ndikojë te një pjesë e madhe e shoqërisë, posaçërisht te fëmijët dhe rinia të cilëve edhe u dedikohet. Në këtë mënyrë do të ngritët lartë vetëdija e pjesëmarrësve në komunikacion për rrolin dhe përgjegjësinë e tyre, gjë që do të rezultojë drejtpërdrejtë në sjelljen e tyre sipas rregullave që tashmë i respekton dhe i praktikon e tërë bota. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo nismë kërkon kohë dhe angazhim maksimal nga të gjithë ne, që nga të vegjlit të cilët duhet t`i udhëzojmë se si duhen të sillen në komunikacion e deri te ata që krijojnë rregulla dhe ligje, pra të gjithë ata që dalin në rrugë. Këtë qëllim duhet ta arrijë ky projekt sepse një pjesë të jetës e kalojmë në komunikacion, qoftë si këmbësor, si pasagjer apo edhe ngasës të automjetit.