Studim Kritikë Veprim

Studim Kritikë Veprim STUDIM KRITIKË VEPRIM për Universitet!

02/10/2026
Më 22 shtator u mbajt ceremonia e pranimit të mandatit, me ç’rast Flon Kastrati mori zyrtarisht detyrën e Kryetarit të P...
23/09/2026

Më 22 shtator u mbajt ceremonia e pranimit të mandatit, me ç’rast Flon Kastrati mori zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Parlamentit Studentor.

Floni është një emër i njohur për angazhimin dhe përkushtimin e tij në jetën studentore. Përgjatë viteve, ai ka qenë pjesë aktive e SKV – Studim, Kritikë, Veprim, ku ka shërbyer si kryetar, si dhe ka qenë kryetar i Këshillit të Studentëve në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Gjatë kësaj kohe, përmes punës, përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm, ka kontribuar në shumë iniciativa dhe aktivitete në të mirë të studentëve.

Përvoja e tij në organizimin studentor, puna e palodhshme dhe gatishmëria për t’u angazhuar për çështjet studentore e kanë shoqëruar në rrugëtimin e tij deri te kjo përgjegjësi e re.

Suksese në mandatin e ri, Flon!

THIRRJE PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËSParlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës iu bashkëngjitet t...
11/09/2026

THIRRJE PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës iu bashkëngjitet thirrjeve për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet ditën e nesërme në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.

Me këtë rast, ftojmë të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës që t’i bashkohen këtij marshi dhe të bëhen pjesë e kësaj thirrjeje qytetare.

Si studentë dhe si pjesë e shoqërisë sonë, besojmë se pjesëmarrja, solidariteti dhe ngritja e zërit për çështje që prekin lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor janë vlera që duhet t’i mbrojmë së bashku.

Historia e Kosovës nuk rishkruhet; ajo është pjesë e pandashme e identitetit tonë kombëtar.

Prandaj, ftojmë të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës që t’i bashkohen “Marsh*t për Liri” në Prishtinë, nga ora 14:00.

Njoftim Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e konkursit për ndarjen e mbështetjes financiare për st...
13/07/2026

Njoftim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e konkursit për ndarjen e mbështetjes financiare për studentet vajza/gra të regjistruara për herë të parë në vitin akademik 2025/2026 në programet e fushave të Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Pas shqyrtimit të të gjitha aplikimeve nga komisioni përkatës, janë përzgjedhur 599 studente përfituese, të cilat i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në konkurs.

Njëkohësisht është publikuar edhe lista e aplikimeve të refuzuara, ku për secilin aplikim janë paraqitur arsyet e refuzimit.

Të gjitha palët e pakënaqura me rezultatet kanë të drejtë të paraqesin ankesë në Komisionin për Ankesa në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, brenda shtatë (7) ditëve të punës nga data e publikimit të rezultateve, në përputhje me procedurat e përcaktuara në konkurs.

Listat e përfitueseve dhe të aplikimeve të refuzuara janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Lista e aplikuesve të refuzuar për mbështetje financiare për studentet vajz/gra të regjistruara përherë të parë në vitin akademik 2025/2026 në programet e fushave të Shkencës, Teknologjisë,Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM)

30/06/2026

Të nderuar maturantë,

Ju njoftojmë se, pas shqyrtimit të kërkesës dhe miratimit nga organet kompetente të Universitetit të Prishtinës, afati për aplikim për regjistrim në studimet bachelor për vitin akademik 2026/2027 është shtyrë deri më 07 korrik 2026.

Ky vendim është marrë duke pasur parasysh se rezultatet e ankesave lidhur me Testin e Maturës Shtetërore publikohen më 06 korrik 2026, me qëllim që kandidatëve t’u mundësohet aplikimi për regjistrim pas përfundimit të procesit të ankesave.

Ftohen të gjithë kandidatët që ende nuk kanë aplikuar ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe ta dorëzojnë aplikimin brenda afatit të ri.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju urojmë shumë suksese në rrugëtimin tuaj akademik!

25/06/2026

LAJM I MIRË PËR STUDENTËT

Sot janë ekzekutuar në xhirollogaritë mjetet financiare në vlerë prej 100 euro, të ndara nga Qeveria e Kosovës për studentët aktivë.

Kjo mbështetje paraqet një ndihmë të rëndësishme për studentët dhe një vlerësim konkret për angazhimin e tyre akademik. Në një kohë kur kostot e studimeve dhe jetesës vazhdojnë të jenë sfiduese, çdo investim në studentë është investim në të ardhmen e vendit.

E mirëpresim këtë vendim dhe shpresojmë që përkrahja institucionale për studentët të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes mundësive dhe politikave që fuqizojnë rininë dhe arsimin e lartë.

08/06/2026

Hapet thirrja publike për ndarjen e bursave për studentet në fushat STEM

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrjen publike për ndarjen e bursave për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.

Përmes kësaj thirrjeje, MASh inkurajon pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në programet STEM, duke kontribuar në fuqizimin e tyre akademik e profesional në sektorë me rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit.

Të drejtë aplikimi kanë studentet e nivelit baçelor që janë regjistruar për herë të parë në vitin akademik 2025/2026 në programet STEM në universitetet publike të Kosovës, të cilat kanë dhënë së paku dy provime të semestrit të parë.

Në këtë thirrje inkurajohen veçanërisht të aplikojnë studentet nga komunitetet jo-shumicë, studentet me aftësi të kufizuara dhe ato që vijnë nga zonat rurale.

Procesi i aplikimit realizohet online përmes platformës E-Kosova, ndërsa aplikacionet duhet të përmbajnë dokumentacionin e kërkuar sipas kushteve të përcaktuara në konkurs. Konkursi është i hapur nga data 08 qershor 2026 deri më 22 qershor 2026.

Për më shumë informata dhe për aplikim, studentet mund të drejtohen në platformën E-Kosova dhe në faqen zyrtare të MASh.

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/konkurs-per-ndarjen-e-bursave-per-studentet-ne-fushat-e-shkences-teknologjise-inxhinierise-dhe-matematikes-apo-stem-te-arsimit-te-larte-ne-kosove/

Të nderuara kolege studente,Ju ftojmë ta shfrytëzoni këtë mundësi për mbështetje me bursa nga Ministria e Arsimit dhe Sh...
05/06/2026

Të nderuara kolege studente,

Ju ftojmë ta shfrytëzoni këtë mundësi për mbështetje me bursa nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vajza dhe gra në fushat STEM në Kosovë.

Njoftim

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku ka marrë dje vendimin për shpalljen e thirrjes publike për ndarjen e bursave për studentet vajza dhe gra të regjistruara për herë të parë në vitin akademik 2025/26 në programet për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (STEM) në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.

Thirrja publike do të hapet të hënën, më 8 qershor 2026, ndërsa të gjitha informatat lidhur me kushtet e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet do të publikohen në shpalljen e konkursit.

_________________________________

Obaveštenje

Ministar obrazovanja i nauke u tehničkom mandatu, Hajrula Čeku, juče je doneo odluku o raspisivanju javnog poziva za dodelu stipendija studentkinjama i ženama koje su prvi put upisane u akademskoj 2025/26. godini na programe iz oblasti nauke, tehnologije, inženjerstva i matematike (STEM) u javnim institucijama visokog obrazovanja na Kosovu.

Javni poziv biće otvoren u ponedeljak, 8. juna 2026. godine, dok će sve informacije u vezi sa uslovima prijavljivanja, potrebnom dokumentacijom i rokovima biti objavljene u tekstu konkursa.

___________________________________

Announcement

The Acting Minister of Education and Science, Hajrulla Çeku, yesterday made the decision to launch a public call for the awarding of scholarships for female students and women enrolled for the first time in the 2025/26 academic year in Science, Technology, Engineering, and Mathematics (STEM) programs at public higher education institutions in Kosovo.

The public call will open on Monday, June 8, 2026, and all information regarding application requirements, necessary documentation, and deadlines will be published in the official competition notice.

27/05/2026

Të nderuar kolegë studentë,

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ju uroj nga zemra shëndet, lumturi, paqe dhe mbarësi në familjet tuaja. Qoftë kjo festë një moment gëzimi, solidariteti dhe afërsie me më të dashurit tuaj.

Për shumë mot Bajrami! 🤍

Të nderuar kolegë,Jemi të lumtur që pas kërkesës sonë të datës 11 dhjetor 2025 për largimin e kriterit të përvojës së pu...
20/05/2026

Të nderuar kolegë,

Jemi të lumtur që pas kërkesës sonë të datës 11 dhjetor 2025 për largimin e kriterit të përvojës së punës, sot është nënshkruar Udhëzimi i ri Administrativ për Shkollimin Specialistik, ku përvoja e punës tashmë vetëm do të poentohet dhe nuk do të jetë më kriter obligativ.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm, duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat përballen mjekët e rinj në gjetjen e një vendi pune pas përfundimit të studimeve.

Po ashtu, do të vazhdojmë me kërkesën tonë për pagesën e stazhit në vlerën e pagës minimale dhe shpresojmë që edhe këtë ta arrijmë së bashku.

Shprehim falënderimin tonë për Ministria e Shëndetësisë për gatishmërinë dhe mbështetjen në adresimin e kësaj çështjeje kaq të rëndësishme për mjekët e rinj.

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studim Kritikë Veprim posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Studim Kritikë Veprim:

Shortcuts

Share