Ecopana

Ecopana Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ecopana, Non-Governmental Organization (NGO), Street Ark. karl Gega 6, I/3, Pristina.

Ecopana is an environmental NGO in Prishtina, partnering with WWF Adria to implement national environmental protection strategies, educational programs, forestry, river restoration, obsolete dam removal, management and monitoring of large carnivores, etc.

Një tjetër hap për lumenjtë me rrjedhë të lirë në Kosovë! 🌊Në bazhkëpunim me Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësino...
29/09/2026

Një tjetër hap për lumenjtë me rrjedhë të lirë në Kosovë! 🌊

Në bazhkëpunim me Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe mbështetjen e Open Rivers Programme, ECOPANA po punon për heqjen e digës së dëmtuar të Kotradiqit në Lumbardhin e Deçanit. Projekti synon të rilidhë rreth 9 km habitat lumor, të përmirësojë kushtet për gjallesat ujore dhe të rikthejë lëvizjen natyrore të sedimenteve.

Bashkë me banorët dhe institucionet, do të punojmë edhe për zgjidhje që ruajnë qasjen në ujë për ujitje dhe bagëti, pa krijuar pengesë të re në lumë.

Faleminderit Open Rivers Programme për mbështetjen dhe bashkëpunimin ndër vite. 💚

The project will remove the flood-damaged Kotradiq Dam and restore natural flow, sediment movement and ecological connectivity in the Lumbardhi i Deçanit River.

Për herë të parë në Kosovë, po hiqet një digë për t’ia rikthyer lumit rrjedhën e lirë. 🌊Diga në lumin Mirusha është në g...
28/09/2026

Për herë të parë në Kosovë, po hiqet një digë për t’ia rikthyer lumit rrjedhën e lirë. 🌊

Diga në lumin Mirusha është në gjendje të degraduar. Përveçse pengon rrjedhën natyrore të lumit, ajo ndikon në grumbullimin e ujit dhe sedimenteve, duke shtuar shqetësimet për vërshime dhe për sigurinë e banorëve pranë lumit.

Për këtë arsye, ECOPANA, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po punon për heqjen e digës së Mirushës. Ky hap vjen pas shumë raporteve, studimeve profesionale dhe koordinimeve ndërinstitucionale, si dhe është në përputhje me vendimin e Ministrisë për heqjen e barrierave të vjetruara dhe rikthimin e rrjedhës së lirë të lumenjve tanë. Kjo do të jetë heqja e parë e një dige me qëllim rikthimin e rrjedhës së lirë të lumit në Kosovë.

Mirusha ka edhe vlerë të veçantë për biodiversitetin. Në këtë zonë është zbuluar Eratigena mirusha, një lloj merimange i ri për shkencën, që mban emrin e lumit.

Pas heqjes së digës, synojmë të punojmë për rikthimin e shtratit të lumit dhe monitorimin e tij. Përvoja e fituar në Mirushë do të ndihmojë edhe në projektet e ardhshme për lumenjtë e Kosovës.

Ky hap po bëhet i mundur falë mbështetjes së Open Rivers Programme, të cilin e falënderojmë për bashkëpunimin dhe besimin tash e disa vite.

Mirusha po e rifiton rrjedhën e saj. 💚

ENG

For the first time in Kosovo, a dam is being removed to restore a river’s free flow. 🌊

The dam on the Mirusha River is in a deteriorated condition. Besides obstructing the river’s natural flow, it contributes to the accumulation of water and sediment, raising concerns about flooding and the safety of residents living nearby.

For this reason, ECOPANA, in cooperation with the Ministry of Environment and Spatial Planning, is working to remove the Mirusha dam. This step follows numerous reports, technical studies and coordination among institutions, and is in line with the Ministry’s decision to remove obsolete barriers and restore the free flow of our rivers. This will be the first dam removal in Kosovo undertaken to restore a river’s free flow.

Mirusha also has exceptional biodiversity value. Eratigena mirusha, a spider species new to science and named after the river, was discovered in this area.

After the dam is removed, we aim to restore the riverbed and monitor the river’s recovery. The experience gained at Mirusha will also inform future projects on Kosovo’s rivers.

This step is made possible with the support of the Open Rivers Programme. We thank them for their cooperation and trust over the past several years.

Mirusha is reclaiming its flow. 💚

🌿 ECOPANA ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar mbështetje nga Northern Rockies Conservation Cooperative (NRCC) për zhv...
10/06/2026

🌿 ECOPANA ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar mbështetje nga Northern Rockies Conservation Cooperative (NRCC) për zhvillimin e Planit Menaxhues të Ariut për herë tê parë në Kosovë. 🐻

Projekti do të zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke përfshirë institucionet përgjegjëse, ekspertët, komunitetet lokale, përfaqësuesit e gjahtarëve, menaxherët e zonave të mbrojtura dhe ekipin intervenues.

Aktivitetet kanë filluar me vizita në terren në Bjeshkët e Nemuna, së bashku me dy ekspertë ndërkombëtarë Seth Wilson dhe Rok Černe, ku janë zhvilluar biseda me fermerët për bashkëjetesën me ariun, sfidat me bagëtitë, monitorimin, raportimin, kompensimin dhe nevojën për trajnime praktike.

Në vijim do të vazhdojmë me takime institucionale, konsultime teknike, vizita të tjera në terren dhe punëtori, për të zhvilluar një plan praktik dhe të bazuar në realitetin nga terreni.

Nga madhështia e bjeshkëve të Kosovës — stay tuned!

ENG

🌿 ECOPANA is pleased to announce that it has received support from the Northern Rockies Conservation Cooperative (NRCC) for the development of the first Bear Management Plan for Kosovo. 🐻

The project will be implemented in cooperation with the Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development and the Ministry of Environment and Spatial Planning, involving relevant institutions, experts, local communities, hunting representatives, protected area managers, and the intervention team.

The activities have started with field visits in Bjeshkët e Nemuna, together with two international experts Seth Wilson and Rok Černe, including discussions with farmers on coexistence with bears, livestock protection, monitoring, reporting, compensation, and the need for practical training.

The process will continue with institutional meetings, technical consultations, additional field visits, and workshops, aiming to develop a practical, field-based Bear Management Plan for Kosovo.

From the stunning mountains of Kosovo — stay tuned!

Jemi të lumtur që pas një procesi të gjatë institucional dhe ligjor, edhe 1 herë u konfirmua paligjshmëria e lejes mjedi...
08/06/2026

Jemi të lumtur që pas një procesi të gjatë institucional dhe ligjor, edhe 1 herë u konfirmua paligjshmëria e lejes mjedisore për ndërtimin e “Parkut të Aventurave” në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë.

ECOPANA ka mbështetur profesionalisht këtë proces, duke ofruar argumente dhe vlerësime mbi rëndësinë e ruajtjes së zonave të mbrojtura, biodiversitetit dhe integritetit natyror të Parkut të Gërmisë. Ky vendim është dëshmi se mbrojtja e natyrës nuk është vetëm çështje mjedisore, por edhe çështje e interesit publik dhe respektimit të ligjit.

Falënderojmë Qendrën për Raste Gjyqësore Strategjike, Group for Legal and Political Studies, Qytetarët aktivë, institucionet vendore si dhe të gjithë akterët dhe qytetarët që kontribuan në këtë proces të rëndësishëm ( Valbonë Mustafa Flutra Zymi Albert Krasniqi) 👏💪

Sot mund të themi se e drejta dhe Gërmia fituan. 🌿

📢 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐀𝐩𝐞𝐥𝐢𝐭 𝐡𝐞𝐝𝐡ë 𝐩𝐨𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐧𝐤𝐞𝐬ë𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬, 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐚𝐥𝐢𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦ë𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐏𝐚𝐫𝐤𝐮𝐧 𝐞 𝐀𝐯𝐞𝐧𝐭𝐮𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐧ë 𝐆ë𝐫𝐦𝐢

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) ka shënuar një sukses të rëndësishëm në mbrojtjen e interesit publik duke fituar përfundimisht betejën ligjore kundër Komunës së Prishtinës, lidhur me lejen mjedisore për ndërtimin e “Parkut të Aventurave” në Peizazhin e Mbrojtur të Parkut Gërmia.

Gjykata e Apelit përmes aktvendimit të datës 18 maj 2026, e ka hedhë poshtë si të palejuar ankesën e Komunës së Prishtinës, duke e konfirmuar kështu Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila kishte aprovuar padinë e CSL-së dhe kishte anuluar lejen mjedisore komunale për projektin “Parku i Aventurave”.

Më shumë detaje: https://cslkosovo.org/2026/06/gjykata-e-apelit-hedhe-poshte-ankesen-e-komunes-se-prishtines-konfirmohet-paligjshmeria-e-vendimit-per-parkun-e-aventurave-ne-germi/

Group for Legal and Political Studies
Embassy of Sweden in Pristina
HumanRightivism
Community Development Fund - CDF
Qytetarët aktivë

🐝 Pa bletë, nuk ka jetë.Në Ditën Botërore të Bletës, ECOPANA i bashkohet motos globale:“Së bashku me bletët për njerëzit...
20/05/2026

🐝 Pa bletë, nuk ka jetë.

Në Ditën Botërore të Bletës, ECOPANA i bashkohet motos globale:
“Së bashku me bletët për njerëzit dhe planetin.”

Bletët janë shumë më tepër se mjaltë. Ato janë punëtoret e heshtura të natyrës, pa të cilat rrezikohet ushqimi ynë, biodiversiteti dhe ekuilibri i ekosistemeve.

Për të rritur vetëdijen mbi rëndësinë e tyre, ECOPANA së bashku me WWF Adria dhe PPNEA e ka përgatitur më herët manualin “Bletët – më shumë se mjaltë”, i cili është prezantuar dhe shpërndarë në shumë shkolla dhe shoqata të bletarëve si pjesë e aktiviteteve për sensibilizim dhe edukim mjedisor.

📖 Manualin mund ta lexoni këtu:https://wwfeu.awsassets.panda.org/downloads/pele___vie_od_meda_web_alb_final.pdf

ECOPANA falënderon INDEP dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo për ftesën dhe mundësinë për të kontribuar në këtë diskutim...
19/05/2026

ECOPANA falënderon INDEP dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo për ftesën dhe mundësinë për të kontribuar në këtë diskutim të rëndësishëm për biodiversitetin, zonat e mbrojtura dhe kapitalin natyror të Kosovës.

Raporti sjell në vëmendje tema kyçe që kërkojnë veprim të përbashkët institucional dhe shoqëror.

Me këtë ujë ujiten tokat prej të cilave prodhohet ushqimi që e konsumojmë çdo ditë.Lart shihet Lumbardhi në Grykë të Rug...
07/05/2026

Me këtë ujë ujiten tokat prej të cilave prodhohet ushqimi që e konsumojmë çdo ditë.

Lart shihet Lumbardhi në Grykë të Rugovës: i pastër, i gjallë, burim jete.

Vetëm 10 km më poshtë, i njëjti lumë ndalet, ngarkohet, degradohet dhe humb rrjedhën natyrore. Pyetja është shumë e thjeshtë: sa të shëndetshme mund të jenë produktet që rriten me ujë të ndotur dhe të degraduar?

Lumenjtë nuk janë vetëm pamje e bukur. Ata janë ujë për tokën, për ushqimin, për biodiversitetin dhe për shëndetin tonë. Kur e dëmtojmë lumin, e dëmtojmë edhe zinxhirin prej nga ushqehemi.

Mbrojtja e lumenjve është mbrojtje e jetës. 🌊

🌊 Lumenjtë e Kosovës kanë nevojë për rrjedhë të lirë, jo për pengesa, betonizim dhe ndërhyrje që ua shkatërrojnë funksio...
05/05/2026

🌊 Lumenjtë e Kosovës kanë nevojë për rrjedhë të lirë, jo për pengesa, betonizim dhe ndërhyrje që ua shkatërrojnë funksionin natyror.

Në kuadër të projektit “Kosovo’s Path to Free-Flowing Rivers: Foundational Inventory for the White Drin Dam Removal”, të zbatuar nga ECOPANA dhe të financuar nga Open Rivers Programme, kemi realizuar inventarizimin e parë sistematik të pengesave artificiale në lumenjtë e pellgut të Drinit të Bardhë.

Kjo video paraqet gjendjen reale të lumenjve, ndikimin e digave dhe pengesave të vjetruara në ekosistemet ujore, si dhe nevojën urgjente për restaurimin e lumenjve në Kosovë.

Lumenjtë nuk janë kanale. Ata janë ekosisteme të gjalla, burim uji, biodiversiteti dhe jete për komunitetet tona.

Falënderojmë Open Rivers Programme për mbështetjen dhe të gjithë ekspertët, institucionet, komunat dhe bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në këtë proces të rëndësishëm.

🎥 Shikoni videon e plotë këtu: https://www.youtube.com/watch?v=TWh0247jAvY

Ky dokumentar i shkurtër është realizuar në kuadër të projektit “Kosovo’s Path to Free-Flowing Rivers: Foundational Inventory for the White Drin Dam Removal”...

🌊 Për herë të parë në Kosovë: inventarizohen barrierat në pellgun e Drinit të Bardhë. Më 24 prill 2026, në Istog, ECOPAN...
29/04/2026

🌊 Për herë të parë në Kosovë: inventarizohen barrierat në pellgun e Drinit të Bardhë.

Më 24 prill 2026, në Istog, ECOPANA organizoi konferencën për prezantimin e rezultateve të fazës së parë të projektit “Rruga e Kosovës drejt lumenjve me rrjedhje të lirë: Identifikimi i pengesave dhe barrierave në pellgun e Drinit të Bardhë”, të mbështetur nga Open Rivers Programme.

Ky projekt shënon një hap shumë të rëndësishëm për mbrojtjen dhe restaurimin e lumenjve në Kosovë. Për herë të parë është realizuar identifikimi i gjerë i barrierave, digave dhe pengesave artificiale në pellgun e Drinit të Bardhë.

📍 171 struktura të hulumtuara
📍 142 barriera të konfirmuara që ndikojnë në rrjedhën e lumenjve
📍 mbi 3,500 fotografi nga terreni dhe droni
📍 rreth 50 barriera të rekomanduara për heqje
📍 studime ekologjike, mekanike dhe hidrologjike
📍 të dhëna të dorëzuara tek institucionet qendrore dhe lokale

Në konferencë morën pjesë mbi 42 pjesëmarrës, përfshirë përfaqësues nga MMPHI, AMMK, IKMN, Inspektoratin e mjedisit, ARPL, MBPZHR, APK, KRU “Drini i Bardhë”, Komunat relevante, duke përfshirë kryetarë komunash dhe drejtorë komunalë nga Klina, Istogu, Malisheva, Deçani, Juniku, Peja dhe Gjakova, profesorë të Universitetit të Prishtinës, ekspertë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve të tjera relevante.

Rezultatet tregojnë se shumë barriera janë të dëmtuara, të papërdorura ose pa funksion të qartë. Disa ende shërbejnë për ujitje, por sot ekzistojnë zgjidhje më të qëndrueshme, përfshirë zgjidhjet e bazuara në natyrë, që mundësojnë menaxhim më të mirë të ujit pa shkatërruar lumenjtë.

Për herë të parë, përfaqësuesit e të gjitha institucioneve relevante u mblodhën në një vend për të diskutuar së bashku përgjegjësitë institucionale, vendimmarrjen, lejet mjedisore, kompetencat, dëmet në lumenj dhe hapat e nevojshëm për menaxhimin dhe restaurimin e tyre.

Mesazhi ishte i qartë: lumenjtë nuk janë kanale betoni. Ata janë ekosisteme të gjalla, burim jete për njerëzit, biodiversitetin dhe të ardhmen e vendit.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për kontributin dhe diskutimin e hapur.

Ky është vetëm fillimi.
Lumenjtë e lirë janë e ardhmja që duhet ta mbrojmë sot. 🌿🌊

Sot më shumë se kurrë, uji duhet të trajtohet si çështje strategjike për Kosovën.Në intervistën për Telegrafi.com, Krena...
27/04/2026

Sot më shumë se kurrë, uji duhet të trajtohet si çështje strategjike për Kosovën.

Në intervistën për Telegrafi.com, Krenare Salihu, Drejtoreshë Ekzekutive e ECOPANA-s, theksoi se Kosova po përballet me rrezik serioz për burimet ujore dhe se ndërhyrjet njerëzore në lumenj po e përkeqësojnë këtë situatë.

Vetëm në pellgun e Drinit të Bardhë janë identifikuar 142 pengesa artificiale që ndërpresin rrjedhën natyrore të lumenjve. Këto pengesa ndikojnë drejtpërdrejt në biodiversitet, në qarkullimin natyror të ujit, në jetën ujore dhe në sigurinë afatgjatë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Mbrojtja e lumenjve nuk është më vetëm çështje mjedisore. Është çështje e shëndetit publik, e zhvillimit të qëndrueshëm dhe e së ardhmes sonë.

ECOPANA vazhdon të angazhohet për lumenj të lirë, ekosisteme të shëndetshme dhe vendimmarrje të bazuar në të dhëna, shkencë dhe përgjegjësi institucionale.

Lexoni artikullin e plotë në Telegrafi: https://telegrafi.com/kosova-perballet-me-rrezik-per-uje-te-pijshem-salihu-vetem-ne-pellgun-e-drinit-jane-identifikuar-142-pengesa-artificiale/?share_id=9418560&socialux=facebook&utm_campaign=RebelMouse&utm_content=Telegrafi.com&utm_medium=social&utm_source=facebook&fbclid=IwY2xjawRcO1xleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEeUgw0PrWj6Q9tReltGJ-83T_uMWN6VxagtmJwsV5NJfiTsfk2MBSEds6cjB0_aem_Oyb_usteNfzW6POJ1w7nNg

https://www.youtube.com/watch?v=F91zx-7Kj30&t=1066s

1 like. " #28 Përballje | Krenare Salihu: Kosova drejt krizës së ujit? 142 pengesa në lumenj"

Address

Street Ark. Karl Gega 6, I/3
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ecopana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Ecopana:

Shortcuts

Share