Prevent - Instituti per Siguri dhe Rezilience

Prevent - Instituti per Siguri dhe Rezilience PREVENT është institut i specializuar e i përkushtuar për avancimin e sigurisë dhe reziliencës në nivel lokal dhe rajonal.

PREVENT e bazohet në hulumtime, propozim politikash, avokim, ndërtim kapacitetesh e ofrim të mbështetjes teknike.

30/08/2026

REAGIM

Mbi gjuhën e urrejtjes dhe rritjen e polarizimit fetar në Kosovë

Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT shpreh shqetësimin lidhur me shfaqjen dhe normalizimin e një diskursi gjithnjë e më stigmatizues dhe polarizues ndaj Islamit, praktikimit të fesë islame dhe qytetarëve që e praktikojnë atë, veçanërisht në hapësirën publike dhe online. Në raste të ndryshme janë evidentuar narrativa dhe deklarime që e trajtojnë Islamin, institucionet fetare, imamët apo besimtarët myslimanë në mënyrë përgjithësuese, duke rrezikuar që debati legjitim mbi fenë dhe çështjet sociale të shndërrohet në stigmatizim të një komuniteti të tërë.

PREVENT vlerëson se polarizimi fetar duhet të trajtohet në mënyrë objektive dhe pa dallim, duke marrë parasysh të gjitha format dhe burimet e narrativave që mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve. Kjo përfshin jo vetëm diskursin që mund të stigmatizojë besimtarët myslimanë, por edhe reagimet ndaj tij, kur këto mund të shndërrohen në përgjithësime, përjashtim ose kundërvënie ndaj komuniteteve të tjera. Përgjegjësia për një debat të shëndetshëm fetar dhe shoqëror u takon të gjithë aktorëve.

Në këtë kontekst, vëmendje duhet t’i kushtohet edhe narrativave fetare dhe identitare që qarkullojnë në hapësirën publike dhe që mund të ndikohen nga zhvillime jashtë Kosovës. Diskurset që lidhen me pozitën e komuniteteve fetare në Kosovë, përfshirë ato që lidhen me zhvillime apo narrativa të lidhura me Serbinë, duhet të vlerësohen mbi bazën e fakteve dhe në kontekstin e tyre. Në mënyrë të njëjtë, çdo narrativë që paraqet një komunitet fetar si kërcënim për një komunitet tjetër mund të ndikojë negativisht në kohezionin shoqëror dhe duhet të trajtohet me kujdes.

Kjo çështje merr rëndësi edhe në kontekstin e zhvillimeve të fundit dhe aktakuzës ndaj Fatmir Shehollit. PREVENT thekson se dokumentet procedurale, përfshirë aktakuzat, duhet të lexohen dhe interpretohen me kujdes dhe brenda kontekstit të tyre juridik. Pretendimet e paraqitura në një aktakuzë përfaqësojnë pretendimet e Prokurorisë dhe nuk përbëjnë konstatim përfundimtar të fajësisë. Për këtë arsye, çdo element që lidhet me fenë, identitetin ose perceptimin e shoqërisë duhet të analizohet me kujdes profesional dhe pa nxjerrë përfundime përtej asaj që përcaktohet në proceset përkatëse ligjore.

PREVENT rikujton se liria e besimit dhe praktikimit të fesë garantohet me nenin 38 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndërsa neni 39 garanton statusin dhe autonominë e bashkësive fetare. Kritika ndaj Islamit, feve të tjera, institucioneve fetare dhe praktikave fetare është pjesë legjitime e debatit demokratik. Megjithatë, ajo duhet të dallohet nga stigmatizimi i besimtarëve, demonizimi i një komuniteti ose nxitja e urrejtjes, intolerancës dhe përçarjes fetare e kombëtare.

Bashkëjetesa fetare është një vlerë e rëndësishme e shoqërisë së Kosovës dhe pjesë e trashëgimisë së saj shoqërore dhe kombëtare. Ruajtja e kësaj vlere kërkon angazhim të përbashkët të institucioneve, komuniteteve fetare, mediave, shoqërisë civile dhe qytetarëve, si dhe refuzimin e çdo forme të gjuhës së urrejtjes, dezinformimit apo instrumentalizimit të dallimeve fetare.

Për këtë arsye, PREVENT u bën thirrje institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë që të trajtojnë pa dallim dhe me të njëjtin standard çdo rast të gjuhës së urrejtjes, nxitjes së përçarjes, intolerancës apo dhunës me motive fetare, pavarësisht se nga kush vjen, ndaj kujt drejtohet apo cilit komunitet i përket autori ose viktima. Në rastet kur përmbajtjet apo veprimet konkrete përbëjnë vepra të përcaktuara me ligj, institucionet duhet të ndërmarrin masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.

PREVENT u bën thirrje gjithashtu të gjithë aktorëve publikë, përfshirë mediat, komunitetet fetare, shoqërinë civile dhe udhëheqësit politikë, që të tregojnë përgjegjësi të shtuar në komunikimin publik dhe të kontribuojnë në dialog, tolerancë dhe bashkëjetesë fetare, duke shmangur përgjithësimet dhe narrativat që mund të thellojnë ndarjet në shoqëri.

Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT
Prishtinë, 30 gusht 2026

📌 PREVENT @ Cetinje Forum 2025 — In Solidarity for Democratic ResilienceLast week, PREVENT had the honour to participate...
27/11/2025

📌 PREVENT @ Cetinje Forum 2025 — In Solidarity for Democratic Resilience

Last week, PREVENT had the honour to participate in Cetinje Forum 2025, an international conference titled “Shaping Disorder: Democracy, Security and Leadership in an Age of Global Transformation.”

The Forum gathered more than 40 prominent voices from across Europe, the Western Balkans and beyond, policymakers, diplomats, academics, journalists and civil society actors, united by a shared commitment to democratic values, human rights, media freedom and European integration.

Among the distinguished participants were:
• Vesna Pusić (former Minister of Foreign and European Affairs of Croatia)
regionaladd.org

• Former diplomats and US-EU interlocutors such as Peter Galbraith

• Academics, civil society leaders and media professionals from across the region.

We had the opportunity to bring the perspective of PREVENT, underlining how civil society in Kosovo and the Western Balkans must stand as independent, engaged and principled actors in defending democratic processes, confronting disinformation and shaping policies aligned with European standards.

In times marked by global uncertainty and growing hybrid influence, this Forum reaffirmed that our civic responsibility is to build resilience, openness, and trust — through inclusive dialogue, constructive policy proposals and genuine cooperation across borders. PREVENT remains committed to advancing these values.

WBalkan democracy CetinjeForum2025

📌 U mbajt takimi i dytë i Mekanizmit Kombëtar të Konsultimeve për Agjendën e Reformave (N-CoMRA)Sot morëm pjesë në takim...
27/11/2025

📌 U mbajt takimi i dytë i Mekanizmit Kombëtar të Konsultimeve për Agjendën e Reformave (N-CoMRA)

Sot morëm pjesë në takimin e dytë të N-CoMRA, ku u diskutua progresi një vit pas hyrjes në fuqi të Agjendës së Reformave. Përfaqësues nga institucionet publike, shoqëria civile, odat ekonomike dhe Zyra e BE-së ndanë vlerësime të përbashkëta mbi ecurinë, boshllëqet dhe ritmin e zbatimit të reformave.

Në emër të PREVENT, kontribuam me perspektivën e shoqërisë civile, duke theksuar çështjet kryesore për Kosovën dhe rajonin, skenarët e mundshëm për vitet në vijim dhe rolin që CSO-t duhet të kenë si aktorë të pavarur në monitorim dhe koordinim.

Takimi mbetet një hap i rëndësishëm drejt një procesi më transparent dhe më efektiv të reformave.

Kjo iniciativë zhvillohet në kuadër të projektit rajonal “WB Growth and Monitor”, i financuar nga Komisioni Evropian dhe i zbatuar nga TEN – Think for Europe Network.

Ignita Forum 2025, një hapësirë e gjallë që bashkoi liderë, mendimtarë dhe nxitës të ndryshimit që po formësojnë të ardh...
13/10/2025

Ignita Forum 2025, një hapësirë e gjallë që bashkoi liderë, mendimtarë dhe nxitës të ndryshimit që po formësojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e tij drejt Bashkimit Evropian.

Ishte jashtëzakonisht frymëzuese të dëgjonim perspektiva të ndryshme mbi procesin e zgjerimit, qeverisjen, bashkëpunimin rajonal dhe rolin që kanë të rinjtë, shoqëria civile dhe institucionet në përshpejtimin e këtij procesi.

Një falënderim i sinqertë për Open Society Foundations - Ballkani Perëndimor për krijimin e një platforme kaq domethënëse dhe për të gjithë pjesëmarrësit që ndanë ide të vlefshme për një rajon më të lidhur, më demokratik dhe më të zhvilluar.

🤝 Forume si ky na kujtojnë se e ardhmja e Evropës është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor dhe se dialogu e bashkëpunimi mbeten mjetet tona më të forta për progres.

10/10/2025

Në lidhje me ngjarjen e fundit rreth kercenimeve dbe rreziqeve te sigurise kombetare te Kosoves, ishte i ftuar drejtori i Institutit PREVENT, Skender Perteshi.

Për më tepër ju ftojmë ta ndiqni intervistën më poshtë 👇

“Sipas Skënder Perteshi, nga Instituti PREVENT, rrjetet sociale janë shndërruar në kanalin kryesor të përhapjes së propa...
09/09/2025

“Sipas Skënder Perteshi, nga Instituti PREVENT, rrjetet sociale janë shndërruar në kanalin kryesor të përhapjes së propagandës, ku individë dhe grupe ekstremiste maskojnë aktivitetin e tyre nën mbulesën fetare, duke synuar në mënyrë të veçantë manipulimin e të rinjve.”

 

26/07/2025
17/07/2025

Instituti për Siguri dhe Resiliencë – PREVENT
Prishtinë, 15 Korrik 2025
Komunikatë për Media
Instituti për Siguri dhe Resiliencë – PREVENT shpreh vlerësimin e thellë për veprimin profesional, të koordinuar dhe vendimtar të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Republikën e Kosovës, përkatësisht Prokurorisë së Shtetit, Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Këto institucione kanë ndërmarrë me sukses arrestimin e zyrtarit policor Bojan Jevtić, i cili dyshohet për përfshirje në veprimtari spiunazhi dhe rrjedhje të informatave të ndjeshme në bashkëpunim me inteligjencën serbe.
Z. Jevtić, që ushtronte funksionin e zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një njësi policore në veri të Kosovës, u arrestua në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, pas një periudhe të gjatë vëzhgimi dhe hetimesh të kujdesshme nga autoritetet e sigurisë. Ky arrestim nuk është një rast i izoluar, por rezultat i një pune të përkushtuar institucionale, që dëshmon për pjekurinë dhe profesionalizmin e shtetit të Kosovës në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të sigurisë kombëtare.
PREVENT thekson në mënyrë të veçantë rolin udhëheqës të Prokurorisë së Shtetit në këtë proces, hetimet e sakta të IPK-së, angazhimin serioz të Policisë së Kosovës dhe kontributin kyç të AKI-së në identifikimin dhe analizimin e informatave sensitive të karakterit inteligjent. Bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional në këtë rast tregon një shembull funksional të mbrojtjes së sovranitetit dhe stabilitetit të Republikës së Kosovës.
Ky nuk është një rast i vetëm. Vetëm gjatë vitit të fundit, autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për bashkëpunim me shërbimet inteligjente të Serbisë. Të gjithë këta persona dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me interesat e Republikës së Kosovës, duke tentuar të destabilizojnë institucionet dhe të minojnë sigurinë kombëtare.
Instituti PREVENT bën thirrje që hetimet të vazhdojnë në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me integritet të plotë, duke u bazuar në parimet e shtetit të së drejtës, standardet demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Vetëm përmes një qasjeje të tillë mund të forcohet besimi i qytetarëve në institucionet e vendit dhe të sigurohet që kushdo që cënon sigurinë dhe rendin kushtetues do të përballet me drejtësinë.
Raste të tilla duhet të shërbejnë edhe si thirrje për verifikim më rigoroz të integritetit të zyrtarëve publikë, forcimin e kapaciteteve të kundërzbulimit dhe rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional – veçanërisht në sektorët e ndjeshëm të shtetit – për t’u përballur me sukses me sfidat dhe kërcënimet hibride që mund të cenojnë paqen dhe stabilitetin në vend.

🔥 Mos digj! Mbroje tokën, shëndetin dhe sigurinë!Instituti PREVENT bën thirrje për kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe ...
07/07/2025

🔥 Mos digj! Mbroje tokën, shëndetin dhe sigurinë!

Instituti PREVENT bën thirrje për kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe të thatë dhe me temperatura të larta, kur rreziku nga zjarret është jashtëzakonisht i lartë.

🚫 Djegia e hamulloreve dhe mbeturinave në ara:

* Ndikon rëndë në cilësinë e ajrit dhe dëmton shëndetin.
* Dëmtimi i tokës dhe humbja e mikroorganizmave jetikë për bujqësinë.
* Rrezik real për përhapjen e zjarreve në zona të banuara dhe pyjore.
* Ndëshkohet me gjoba dhe masa ligjore.

🛑 Ju bëjmë thirrje qytetarëve dhe fermerëve të ndalojnë praktikën e djegies, dhe t’i raportojnë rastet në institucionet përkatëse.

Për një ambient të qëndrueshëm, për sigurinë kolektive, për gjeneratat që vijnë, le të jemi bashkë kundër zjarreve!

📣 Instituti PREVENT publikon raportin e ri:“Kapacitetet lokale përballë klimës: Gati për ndryshim apo të papërgatitur?” ...
02/07/2025

📣 Instituti PREVENT publikon raportin e ri:

“Kapacitetet lokale përballë klimës: Gati për ndryshim apo të papërgatitur?” 🌍🌿

Pas muajsh diskutimesh me qytetarë, zyrtarë komunalë, të rinj, OJQ, gra dhe fermerë nga pesë komuna të Kosovës (Vitia, Suhareka, Rahovec, Prizren dhe Fushë Kosovë), raporti i ri i përgatitur nga Andi Batusha dhe Skënder Perteshi hedh dritë mbi:

🔍 Sa janë të vetëdijshëm qytetarët dhe institucionet për pasojat klimatike?
🏛️ A janë komunat e përgatitura për përballje me rreziqet klimatike?
🤝 Si mund të forcohet bashkëpunimi qytetar – institucional në kohë krize?
🌱 Cilat janë mundësitë për veprim lokal, politikë dhe shpresë?

📸 Në foto: momente nga tryeza e rrumbullakët ku u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet me përfaqësues institucionalë dhe shoqërorë. Një hap konkret drejt mobilizimit lokal për klimën.

📥 Raporti i plotë është tashmë i publikuar në https://www.preventks.org/en/

Address

Simon Shiroka, N/n
Pristina
10000

Telephone

+38349446405

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prevent - Instituti per Siguri dhe Rezilience posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Prevent - Instituti per Siguri dhe Rezilience:

Shortcuts

Share