Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit Kosovë

Call Directions Website

Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit Kosovë Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) është një organizatë jo-fitimprur

Me 6,7,8 Tetor 2026, Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS), në bashkëpunim me Shoqatën e Kontabilis...
13/10/2026

Me 6,7,8 Tetor 2026, Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS), në bashkëpunim me Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), organizoi trajnimin profesional me temën: “Trajtimi i pasurive afatgjata të prekshme – modelet e mundshme dhe aplikimi në praktikë, provizionimi i llogarive të arkëtueshme, menaxhimi dhe raportimi i stoqeve – rezervë.”
Qëllimi i trajnimit
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve financiarë, me fokus të veçantë në raportimin financiar, menaxhimin e pasurive dhe stoqeve bazuar në standarde – SNK 2, SNK 16, SNK36.
Gjatë tri ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit trajtuan në mënyrë teorike dhe praktike çështjet;
Hyrje në kontabilitetin dhe menaxhimin financiar të KRU-ve
Kuadri ligjor, institucional dhe rregullator i KRU-ve
Stoqet në kompanitë rajonale të ujësjellësit KRU-ve
Kontabiliteti i stoqeve, matja, inventarizimi dhe dëmtimi i tyre
Dëmtimi i stoqeve, inventarizimi, vlerësimi dhe kontrolli i tyre
Pasuritë joqarkulluese në KRU-njohja, klasifikimi, matja fillestare dhe kapitalizimi i shpenzimeve
Zhvlerësimi i pasurive joqarkulluese-matja, llogaritja, regjistrimi dhe kontrolli i zhvlerësimit në KRU
Dëmtimi i pasurive joqarkulluese-identifikimi, matja, regjistrimi dhe trajtimi kontabël i dëmtimit të pasurive në KRU
Nxjerrja nga përdorimi, sh*tja dhe çregjistrimi i pasurive joqarkulluese në KRU
Llogaritë e arkëtueshme dhe provizionimi i tyre në KRU
Humbjet e pritshme nga kreditë (ecl) dhe provizionimi i llogarive të arkëtueshme në KRU
Analiza e moshës së llogarive të arkëtueshme dhe menaxhimi i borxheve në KRU
Trajnimi u zhvillua përmes prezantimeve profesionale, shembujve konkretë dhe ushtrimeve praktike, duke u mundësuar pjesëmarrësve që njohuritë e fituara t’i zbatojnë në situata reale të punës.
_____________________________________________________________________________________
From 6 to 8 October 2026, the Water and Wastewater Works Association of Kosovo (SHUKOS), in cooperation with the Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo (SCAAK), organized a professional training course titled: “Treatment of long-term tangible assets, – Available Models and Practical Application, Provisioning of Accounts Receivable, Inventory Management and Reporting Reserves.”
Training Objectives
The main objective of the training was to strengthen the professional capacities of financial officers, with particular emphasis on financial reporting, asset and inventory management based on IAS 2, IAS 16, IAS 36.
Over the three days, participants learned key issues relevant to their day-to-day financial responsibilities through theoretical instruction and practical exercises on issue;
Introduction to accounting and financial management of RWC
Legal, institutional, and regulatory framework of RWC
Stocks in regional water companies
Stock accounting, measurement, inventory, and their damage
Stock damage, counting, valuation, and control
Fixed non-circulating assets in RWC – recognition, classification, initial measurement, and capitalization of expenses.
Depreciation of non-circulating assets – measurement, calculation, recording, and control of deprecation in RWC.
Impairment of non-circulating assets – identification, measurement, recording, and accounting treatment of damaged assets in RWC.
Sales, removal, and deregistration of non-circulating assets in RWC
Accounts receivable and creation of provisions for them in RWC
Expected credit losses (ECL) and creation of provisions for accounts receivable in RWC
Aging analysis of accounts receivable and debt management in RWC
The training was delivered through professional presentations, practical examples, and hands-on exercises, enabling participants to apply the knowledge gained to real-life work situations.

🌍 Kosova në hartën globale të ujit - SHUKOS në Kongresin Botëror të Ujit 2026Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të K...
09/10/2026

🌍 Kosova në hartën globale të ujit - SHUKOS në Kongresin Botëror të Ujit 2026
Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) përfaqësoi Kosovën në Kongresin dhe Ekspozitën Botërore të Ujit të IWA-së 2026, të mbajtur në Glasgow, Skoci, nga 3 deri më 8 tetor.
Delegacioni ynë — z. Arsim Fetahu, Kryetar i Bordit të SHUKOS-it; z. Dri Cena, Nënkryetar; dhe znj. Zoge Spahiu, Drejtoreshë Ekzekutive — mori pjesë në diskutimet e nivelit të lartë që po formësojnë të ardhmen e sektorit të ujit në nivel globa
📌 Hap Historik për Kosovën dhe SHUKOS-in: Për herë të parë, Kosova u përfaqësua me të drejta të plota si Anëtare Qeverisëse (IWA Governing Member) në Asamblenë e Përgjithshme të IWA-së, ku SHUKOS u pranua zyrtarisht krah për krah me organizatat qeverisëse nga mbi 70 shtete të botës.
Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e pranisë dhe zërit të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar të ujit dhe e vendos SHUKOS-in në mesin e anëtarëve qeverisës që përfaqësojnë organizata të sektorit të ujit.
Gjatë Kongresit, delegacioni ynë përfaqësoi sektorin e ujit të Kosovës në forumet dhe takimet e nivelit më të lartë global:

🔹 Asambleja e Përgjithshme e IWA-së: pjesëmarrje në qeverisjen dhe proceset vendimmarrëse të një prej organizatave më të rëndësishme globale të sektorit të ujit.

🔹 Forumi i Nivelit të Lartë (High-Level Summit): Kontribut aktiv në diskutimet strategjike për rregullimin, politikat dhe zhvillimin e ardhshëm të sektorit të ujit.

🔹 Forumi i Liderëve të Ndërmarrjeve (Utility Leaders Forum - ULF): Kryetari i Bordit, z. Arsim Fetahu, mbajti një fjalim të veçantë (Lightning Talk) ku prezantoi strukturën e sektorit të ujit në Kosovë, arritjet, sfidat kryesore, si dhe vizionin për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore me theks të veçantë te rinia dhe profesionistët e rinj të ujit .

🔹 Forumi për Ballkanin Perëndimor: Shkëmbim përvojash dhe diskutime mbi prioritetet rajonale, zhvillimin e kapaciteteve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shoqatave të ujit në rajon

🤝 Takime Dypalëshe dhe Zgjerim i Rrjetit: Delegacioni zhvilloi gjithashtu takime dypalëshe me drejtues të lartë të IWA-së dhe IAWD-së, përfshirë Presidentin e IWA-së, Prof. Hamanth Kasan, Drejtorin Ekzekutiv Dr. Kala Vairavamoorthy, Presidentin e IAWD-së Walter Kling, si dhe përfaqësues të lartë të Sekretariatit Ekzekutiv dhe Teknik, Dr. Katerina Schilling.
Këto takime hapën mundësi të reja për partneritete, shkëmbim të njohurive dhe përvojave, si dhe për bashkëpunim më të fuqishëm ndërkombëtar në mbështetje të sektorit të ujit në Kosovë.
Për SHUKOS-in, përfaqësimi ndërkombëtar nuk është vetëm pjesëmarrje — është mundësi për të sjellë njohuritë, përvojat dhe mundësitë më të mira globale në Kosovë.
Kosova është pjesë e komunitetit global të ujit — dhe SHUKOS është krenare të jetë një nga zërat e saj.



🌍 Kosovo on the Global Water Map | SHUKOS at the IWA World Water Congress 2026
The Kosovo Water and Wastewater Association (SHUKOS) represented Kosovo at the IWA World Water Congress & Exhibition 2026, held in Glasgow, Scotland, from 3 to 8 October.
Our delegation — Mr. Arsim Fetahu, Chair of the SHUKOS Board; Mr. Dri Cena, Deputy Chair; and Ms. Zoge Spahiu, Executive Director — took part in high-level discussions shaping the future of the water sector globally.
📌 A Historic Milestone for Kosovo and SHUKOS: For the first time, Kosovo was represented with full rights as an IWA Governing Member at the IWA General Assembly, where SHUKOS was officially welcomed alongside governing member organizations from more than 70 countries around the world.
This marks an important step in strengthening Kosovo’s presence and voice within the international water community and places SHUKOS among governing members representing water sector organizations.
Throughout the Congress, our delegation represented Kosovo’s water sector in high-level global forums and meetings:
🔹 IWA General Assembly: Participation in the governance and decision-making processes of one of the world’s leading water organizations.
🔹 High-Level Summit: Active contribution to strategic discussions on regulation, policy and the future development of the water sector.
🔹 Utility Leaders Forum (ULF): SHUKOS Board Chair, Mr. Arsim Fetahu, delivered a dedicated Lightning Talk, presenting the structure of Kosovo’s water sector, its achievements and key challenges, as well as the vision for developing human resources, with a particular focus on young people and emerging water professionals.
🔹 Western Balkans Forum: Exchange of experiences and discussions on regional priorities, capacity development and strengthening cooperation among water associations across the region.
🤝 Bilateral Meetings and Expanding Our Network: The delegation also held bilateral meetings with senior leaders of IWA and IAWD, including IWA President Prof. Hamanth Kasan, Executive Director Dr. Kala Vairavamoorthy, IAWD President Walter Kling, as well as senior representatives of the Executive and Technical Secretariat, Dr. Katerina Schilling.
These meetings opened new opportunities for partnerships, knowledge and experience sharing, and stronger international cooperation in support of Kosovo’s water sector.
For SHUKOS, international representation is not only about participation — it is an opportunity to bring global knowledge, experience and opportunities back to Kosovo.
Kosovo is part of the global water community — and SHUKOS is proud to be one of its voices.
.

Më 24 shtator 2026, SHUKOS-i organizoj trajnimin “Programi i Zhvillimit të Kapaciteteve D-LeaP / Plani i Menaxhimit të E...
30/09/2026

Më 24 shtator 2026, SHUKOS-i organizoj trajnimin “Programi i Zhvillimit të Kapaciteteve D-LeaP / Plani i Menaxhimit të Emergjencave (PME),

Qëllimi i Trajnimit ishte fuqizimi i kapaciteteve institucionale dhe operative të anëtarëve për të hartuar, rishikuar, zbatuar, testuar dhe përditësuar Planet e Menaxhimit të Emergjencave, duke zbatuar Metodologjinë Kombëtare Udhëzuese për Planin e Menaxhimit të Emergjencave (PME), me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe të punëtorëve, ruajtjen e vazhdimësisë së furnizimit me ujë dhe sigurimin e një reagimi të koordinuar, proporcional dhe të dokumentuar gjatë krizave.

💧 Përmes këtyre aktiviteteve, SHUKOS vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve profesionale të sektorit dhe në forcimin e gatishmërisë së KRU-ve për reagim të koordinuar, proporcional dhe të dokumentuar ndaj situatave emergjente, me synim mbrojtjen e shëndetit publik, sigurinë e punëtorëve dhe sigurimin e vazhdimësisë së furnizimit me ujë.
Këto përpjekje synojnë mbrojtjen e shëndetit publik, sigurinë e punëtorëve dhe garantimin e vazhdimësisë së furnizimit me ujë, edhe në situata krize dhe emergjence.

💧 Takimi Rajonal i HUB-Benchmarking për K&AMë 22 dhe 23 shtator 2026, në Hotel Brezovica, u zhvillua Takimi Rajonal i HU...
24/09/2026

💧 Takimi Rajonal i HUB-Benchmarking për K&A

Më 22 dhe 23 shtator 2026, në Hotel Brezovica, u zhvillua Takimi Rajonal i HUB-Benchmarking për K&A, në kuadër të punëtorisë dhe trajnimit me temën “Përdorimi i platformës UBP për performancë maksimale”.

Takimi mblodhi drejtuesit dhe koordinatorët e SHUKOS-it, pjesëmarrës në HUB-in shqipfolës për Kosovë dhe Shqipëri, duke krijuar një hapësirë të përbashkët për shkëmbimin e përvojave, diskutimin e rezultateve dhe identifikimin e mundësive për përmirësimin e performancës.

Gjatë trajnimit u trajtuan tema të rëndësishme, përfshirë analizën e të dhënave dhe indikatorëve kryesorë të performancës, verifikimin dhe cilësinë e të dhënave, analizën krahasuese ndër vite dhe ndërmjet kompanive, si dhe gjenerimin dhe interpretimin e raporteve dhe grafikëve.

🔹 Rezultatet kryesore të trajnimit:

* Përmirësimi i njohurive për përdorimin dhe menaxhimin e platformës UBP;
* Aftësimi për analizimin e variablave dhe indikatorëve kryesorë të performancës;
* Përmirësimi i verifikimit, validimit dhe cilësisë së të dhënave;
* Zhvillimi i aftësive për analiza krahasuese dhe identifikimin e fushave për përmirësim;
* Përdorimi më efektiv i raporteve, tabelave dhe paraqitjeve grafike;
* Identifikimi i masave konkrete dhe planeve të veprimit për përmirësimin e performancës.

Përmes diskutimeve, punës praktike dhe shkëmbimit të përvojave, pjesëmarrësit trajtuan sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e performancës së kompanive, me fokus në menaxhimin më të mirë të të dhënave dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për konsumatorët.

Ky aktivitet kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive publike të ujësjellësit dhe në avancimin e performancës së sektorit përmes përdorimit të të dhënave, analizave dhe praktikave të përbashkëta. 💧🤝

23/09/2026
World Water Week, we celebrate the power of learning from each other!As the global water community gathers for World Wat...
27/08/2026

World Water Week, we celebrate the power of learning from each other!

As the global water community gathers for World Water Week in Stockholm, we highlight the experience of our colleague Dukagjin Nishiqi, who participated in the RCDN + Twinning Programme in Switzerland.

Supported by 🇨🇭 Swiss and 🇩🇪 German Government, the programme connected wastewater professionals from the Western Balkans with Swiss utilities for hands-on exchange on wastewater treatment, sludge management, energy efficiency, resource recovery and operational practices.

Regional exchange matters because many of our water challenges are shared and so are the solutions.



German Embassy Pristina
GIZ Kosovo
Bundesministerium für wirtschaftliche Zusammenarbeit und Entwicklung (BMZ)
Embassy of Switzerland in Kosovo
Swiss Development & Cooperation

Trajnim për “Monitorimin online, dukshmëria dhe komunikimi në projektet e financuara nga BE-CBC”📍 Shkup, Maqedonia e Ver...
07/08/2026

Trajnim për “Monitorimin online, dukshmëria dhe komunikimi në projektet e financuara nga BE-CBC”

📍 Shkup, Maqedonia e Veriut
📅 05–06 gusht 2026

SHUKOS si bashkaplikantë në projektin BNS – BIO NATURAL SOLUTION - mori pjesë në trajnimin dy ditor të organizuar nga JTS / CBC të fokusuar në përdorimin e bazës së të dhënave të monitorimit online dhe zbatimin e kërkesave për komunikim dhe dukshmëri të projekteve të financuara nga Programi i Bashkimit Evropian për Bashkëpunim Ndërkufitar (EU-CBC).

Gjatë dy ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit u aftësuan në:
• hyrjen dhe menaxhimin e të dhënave në sistemin e monitorimit online;
• strukturën e projekteve, treguesit, paketat e punës dhe linjat buxhetore;
• procesin e raportimit dhe detyrimet që rrjedhin nga Kontrata e Grantit;
• përdorimin e saktë të elementeve të komunikimit të Bashkimit Evropian, përfshirë emblemën e BE-së, deklaratën e financimit dhe mohimet e përgjegjësisë;
• kërkesat për dukshmërinë e projekteve si tabelat informuese, sinjalistikën, materialet promovuese dhe aktivitetet publike.

Pjesëmarrësit zhvilluan gjithashtu ushtrime praktike në sistem, duke punuar me të dhëna testuese dhe duke diskutuar sfidat më të zakonshme që hasen gjatë procesit të raportimit.
Ky trajnim kontribuon në forcimin e kapaciteteve të përfituesve dhe partnerëve për një monitorim më efektiv, një raportim më cilësor dhe rritjen e dukshmërisë së projekteve të financuara nga CBC, në përputhje me kushtet e kontratës së nënshkruar me Bashkimit Evropian.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian ndërsa partnerë në implementim janë : Komuna e Mamushës dhe Shukos, në pjesën e Republikës së Kosovës ndërsa Komuna e Bogovinës dhe IC4CD, në pjesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

----------------------------------------------------

Training in Online Monitoring, Visibility and Communication for EU-CBC Funded Projects

📍 Skopje, North Macedonia
📅 05–06 August 2026

SHUKOS, as a co-applicant in the BNS – BIO NATURAL SOLUTION project, participated in a two-day training organized by the JTS/CBC, focusing on the use of the online monitoring database and the implementation of communication and visibility requirements for projects funded under the European Union Cross-Border Cooperation (EU-CBC) Programme.

During the training, participants gained practical knowledge and skills in:
• entering, managing, and updating data in the online monitoring system;
• the structure of projects, indicators, work packages, and budget lines;
• the reporting process and obligations arising from the Grant Contract;
• the correct use of the European Union communication elements, including the EU emblem, funding statement, and disclaimer;
• visibility requirements for EU-funded projects, including information boards, signage, promotional materials, and public events.

Participants also completed practical exercises using the online monitoring system, working with test data and discussing the most common challenges encountered during project monitoring and reporting.

This training strengthens the capacities of beneficiaries and project partners for more effective monitoring, higher-quality reporting, and enhanced visibility of CBC-funded projects, in full compliance with the provisions of the European Union Grant Contract.

The BNS – BIO NATURAL SOLUTION project is funded by the European Union, and project implementation partners are the Municipality of Mamusha and SHUKOS in the Republic of Kosovo, and the Municipality of Bogovinje and IC4CD in the Republic of North Macedonia.

Trajnimi i Trajnerëve dhe Bashkëtrajnerëve Lokalë sipas Standardeve të Cilësisë të SHUKOS-it📅 Më 22 dhe 23 korrik 2026, ...
24/07/2026

Trajnimi i Trajnerëve dhe Bashkëtrajnerëve Lokalë sipas Standardeve të Cilësisë të SHUKOS-it

📅 Më 22 dhe 23 korrik 2026, Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) organizoi Trajnimin e Trajnerëve dhe Bashkëtrajnerëve Lokalë, me synim forcimin e kapaciteteve profesionale të ekspertëve që do të angazhohen në ofrimin e trajnimeve të bazuara në Standardet e Cilësisë të SHUKOS-it dhe RCDN.

Objektivi i përgjithshëm i trajnimit ishte të avancohen aftësitë metodologjike të profesionistëve të sektorit për ofrimin cilësor të trajnimeve sipas standardeve të cilësisë të vendosura nga SHUKOS.
Trajnimi kishte për qëllim përgatitjen e trajnerëve dhe bashkëtrajnerëve për të zhvilluar dhe ofruar programe trajnuese cilësore, duke zbatuar metodologji moderne të edukimit të të rriturve bazuar në standardet e cilësisë të adaptuara nga SHUKOS dhe të zhvilluara nga Projekti RCDN.

📚 Përgjatë dy ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me konceptet dhe praktikat kryesore që lidhen me:
• Rolin dhe përgjegjësitë e trajnerit dhe bashkëtrajnerit;
• Planifikimin dhe strukturimin e programeve trajnuese;
• Parimet e edukimit të të rriturve;
• Teknikat moderne të prezantimit dhe komunikimit;
• Metodat interaktive të mësimdhënies;
• Menaxhimin e diskutimeve dhe punës në grup;
• Ofrimin e feedback-ut konstruktiv;
• Vlerësimin e rezultateve të të nxënit; dhe
• Organizimin e sesioneve praktike në përputhje me Standardet e Cilësisë të SHUKOS-it.

🎓 Përmes këtij trajnimi SHUKOS aftësoi 8 trajnerë të rinj të certifikuar që do të jenë pjesë e listës së trajnerëve dhe moderatorëve të shoqatës, të cilët do të mbështesin zhvillimin profesional të sektorit përmes ofrimit të trajnimeve të standardizuara dhe me cilësi të lartë.

📢 𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐚 𝐩𝐞𝐫 𝐀𝐛𝐬𝐭𝐫𝐚𝐤𝐭𝐞 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫!🎤 Bëhuni pjesë e 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝟏𝟒-𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐏ë𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞𝐭 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢𝐤𝐞, që ...
13/07/2026

📢 𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐚 𝐩𝐞𝐫 𝐀𝐛𝐬𝐭𝐫𝐚𝐤𝐭𝐞 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫!

🎤 Bëhuni pjesë e 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝟏𝟒-𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐏ë𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞𝐭 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢𝐤𝐞, që do të zhvillohet më 𝟑–𝟓 𝐧𝐞𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔 në 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞, 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞.

💧 Me temën "𝐔𝐣𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐮𝐧𝐝𝐞𝐬𝐢 𝐭𝐞 𝐁𝐚𝐫𝐚𝐛𝐚𝐫𝐭𝐚", konferenca e këtij viti do të sjellë në fokus:
✔️ akses të barabartë në shërbimet e ujit dhe kanalizimeve;
✔️ zhvillimin e një sektori më gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm;
✔️ inovacionin, transformimin dixhital, sfidat klimatike dhe zhvillimin e burimeve njerëzore.

Ftojmë profesionistë të sektorit të ujit, shoqëritë ujësjellës-kanalizime, institucionet publike, akademinë, sektorin privat dhe profesionistët e rinj të paraqesin abstraktet e tyre dhe të kontribuojnë në programin teknik të konferencës.

📄 𝐒𝐡𝐤𝐚𝐫𝐤𝐨𝐧𝐢 𝐁𝐫𝐨𝐬𝐡𝐮𝐫𝐞𝐧 𝐞 𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐩𝐞𝐫 𝐀𝐛𝐬𝐭𝐫𝐚𝐤𝐭𝐞:
https://tdb-cdn.fra1.digitaloceanspaces.com/wp-content/uploads/balkansjointconference.org/2026/07/01113049/Thirrje-per-abstrakte_2026.pdf

📧 Për më shumë informacion kontaktoni: [email protected]

🌐 Vizitoni: www.balkansjointconference.org

📍 Ju presim në Prishtinë për të ndarë përvoja, ide dhe zgjidhje që do të kontribuojnë në të ardhmen e sektorit të ujit në Ballkan.

Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit Kosovë
Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338600873

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit Kosovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share