Rreth Qendra për Avokim dhe Diplomaci "QAD"
Qendra për Avokim dhe Diplomaci "QAD" është organizatë joqeveritare, qëllimi i saj është: të mbështes zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në Kosovë. Ajo aktualisht ka shtatë degë: në Prishtinë, në Malishevë, në Gjakovë, në Ferizaj, në Lipjan, në Suharekë dhe në Shtime, poashtu edhe katër degë të tjera janë në proces që të hapen: në Gjilan, në Mitrovicë, në
Shtërrpcë dhe në Dragash. Aktualisht në QAD janë më shumë se pesëdhjetë anëtarë të personelit. QAD ekzekuton projekte të ndryshme për sensibilizimin e shoqërisë. Kohët e fundit, QAD në qytetet e lartpërmendura ka ofruar grante bujqësore (duke financuar shtalla, sera, makineri bujqësore, pika të grumbullimit për fruta dhe perime, Bletari, mbjelljen dhe kultivimin e mjedrës, lajthisë dhe arrës, trajnimi dhe gjetja e tregut për produktet bujqësore të fermerët që përkrahen, brenda dhe jashtë vendit, etj). QAD tashmë kryen ndërmjetësim dhe shërbime konsulente për kompani të ndryshme tregtare në Kosovë. QAD ka dhënë edhe bursa për studentë, ka mbajtur fjalime formale në shkolla në lidhje me sigurinë e nxënësve dhe sigurinë në komunikacion. QAD ka mbështetur shfaqje teatrale të cilat dërgojnë mesazhin kundër migrimit ilegal, ka mbështetur financiarisht familjet në gjendje jashtëzakonisht të dobët ekonomike, ka mbështetur personat me nevoja të veçanta dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundje të rënda. QAD ka mbështetur edhe grupe të ndryshme muzikore dhe ka organizuar aktivitete të ndryshme të dedikuara për të rinjtë, etj.