Shoqata e Kirurgëve Plastik Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës

  • Home
  • Kosovo
  • Pristina
  • Shoqata e Kirurgëve Plastik Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës

Shoqata e Kirurgëve Plastik Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shoqata e Kirurgëve Plastik Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës, Community Organization, Bulevardi i Deshmoreve QKUK, Pristina.

Sot, para kolegëve dhe kolegeve mjekë, Ass. Dr.Korab  Berisha kishte nderin dhe kënaqësinë të ligjëroj në QKMF të Pejës ...
03/02/2026

Sot, para kolegëve dhe kolegeve mjekë, Ass. Dr.Korab Berisha kishte nderin dhe kënaqësinë të ligjëroj në QKMF të Pejës në kuadër të planit të ZHVP-së, në një ligjëratë të akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), me titullin:
“Menaxhimi modern i trajtimit të djegieve.”

Qëllimi i kësaj ligjërate ishte avancimi i kujdesit ndaj pacientëve përmes një qasjeje bashkëkohore, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet shërbimit primar dhe atij terciar, në mënyrë që procesi i referimit dhe trajtimit të jetë sa më efikas dhe i standardizuar.

Faleminderit kolegëve për pjesëmarrjen, diskutimin profesional dhe angazhimin e përbashkët për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore.

Njoftim për Opinionin PublikMe pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë themeluesi i Kirurgjisë Plastike në Koso...
06/04/2025

Njoftim për Opinionin Publik

Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë themeluesi i Kirurgjisë Plastike në Kosovë, mjeku i shquar dhe humanisti i madh, Dr. Adnan Shabani.

Dr. Shabani ishte pionier i kirurgjisë plastike në vendin tonë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin, zhvillimin dhe ngritjen profesionale të kësaj fushe në Kosovë. Me profesionalizëm të lartë, përkushtim të palodhur dhe zemër të madhe, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetë dhe në shëndetin e mijëra pacientëve.

Klinika e Kirurgjisë Plastike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ndan dhimbjen me familjen, kolegët dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër.

Humbja e Dr. Adnan Shabanit është e pazëvendësueshme, por trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë në profesionin tonë dhe në kujtimet tona.
Varimi i te ndjerit behet me daten 07 e hene ne vendelindjen e tij ne Shkup.

Pusho në paqe, Doktor.

Me respekt të thellë,
Klinika e Kirurgjisë Plastike – QKUK

Kirurgjia Plastike e gatshme per informim dhe konsultime per ndergiegjesim te kancerit te gjirit dhe pjeses se operimit ...
01/10/2024

Kirurgjia Plastike e gatshme per informim dhe konsultime per ndergiegjesim te kancerit te gjirit dhe pjeses se operimit te rekonstruksionit te gjirit pas
largimit te gjirit si pasoje e kancerit te gjirit

24/09/2024
12/09/2024

SIMPOZIUMI MBI TRAJTIMIN BASHKËKOHOR TË PLAGËS

Jemi të gëzuar të ndajmë lajmin se në kuadër të Kongresit të Katërt Klinik, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Klinikën e Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike dhe Shoqatën e Kirurgëve Plastik, Rekonstruktiv dhe Estetik, do të mbajë Simpoziumin “Trajtimi Bashkëkohor i Plagës”, i cili është në program më 27 Shtator, dhe fillon ora 09.00.

𝐏𝐥𝐚𝐠𝐚 – 𝐍𝐣𝐞 𝐩𝐚𝐭𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐥𝐞𝐤𝐬𝐞

Plaga përfaqëson një nga sfidat më të mëdha në mjekësinë moderne, pasi është një patologji komplekse që kërkon trajtim të kujdesshëm dhe të specializuar. Duke pasur për qëllim përmirësimin e menaxhimit të plagëve akute dhe kronike në vendin tonë, në do të mbajmë një simpozium të veçantë ku do të diskutojmë qasjet, si dhe do të praktikojmë metodat më bashkëkohore të trajtimit të plagëve që përdoren në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë, dhe të implementuara nga ekspertë vendorë.

𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢 𝐢 𝐬𝐢𝐦𝐩𝐨𝐳𝐢𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐞𝐫𝐛𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚:

1. Ligjëratat mbi metodat bashkëkohore të trajtimit të plagëve, të cilat janë me interes të jashtëzakonshëm për:
- Ortopedët
- Kirurgët e përgjithshëm abdominal
- Kirurgët vaskularë
- Mjekët familjarë
- Urologët
- Gjinekologët
- Të gjithë specialistët që merren me trajtimin e plagëve akute dhe kronike.

Temë kryesore e ligjëratave do të jenë metodat më inovative dhe produktet e avancuara ndërkombëtare për trajtimin e plagëve, duke përfshirë teknologjitë nga SHBA, Evropa dhe praktikat më të mira vendore.

2. Workshop praktik:
- Pas prezentimeve, do të mbahet një workshop ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të praktikojnë metodën më të avancuar për trajtimin e plagëve, si aparati WAK (Negative Pressure Wound Therapy) dhe metoda të tjera bashkëkohore.
- Nën mbikëqyrjen e ekspertëve, pjesëmarrësit do të mësojnë teknikat më të fundit për trajtimin e plagëve dhe plagëve të djegura, duke përdorur produktet dhe metodat më të avancuara ndërkombëtare.
Kësisoj, simpoziumi do të përfshijë pjesën teorike dhe atë praktike, duke i ofruar pjesëmarrësve njohuri të thelluara dhe shkathtësi praktike, për t'i përdorur këto metoda mëpastaj në fushat e tyre të ekspertizës.

Simpoziumi mbi trajtimin bashkëkohor të plagës është organizuar nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Violeta Zatriqi, Drejtoreshë e Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike, dhe Dr. Ylber Zejnullahu, Kryetar i Sh.K.P.R.E.K,

ndërsa realizimi i tij mundësohet nga përkrahja financiare dhe profesionale e kompanisë RSR, të cilët gjithashtu kanë siguruar edhe ligjëratën dhe pjesën praktike nga një prej ekspertëve më të mirë evropian.

Për të marrë pjesë në këtë simpozium, si dhe për të pasur mundësi t’i përcjellni edhe pjesët tjera të të gjithë Kongresit të Katërt Klinik, ju duhet të jeni të anëtarësuar në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës:
https://koscs.org/sq/regjistrimi-per-pjesemarres-kongresi-i-katert-klinik/

Sot se bashku me Prof. Dr. Selahattin Ozmen mjek specialist i Kirurgjise Plastike Rekonstruktive Estetike ne Turqi Istan...
22/12/2023

Sot se bashku me Prof. Dr. Selahattin Ozmen mjek specialist i Kirurgjise Plastike Rekonstruktive Estetike ne Turqi Istanbul njeherit dhe kryetar i Shoqates se Kirurgeve Plastik te Turqise emer i njohur nderkombtar ne fushen e Kirugjise plastike ne Kliniken e Kirurgjise Plastike Rekonstruktive dhe Estetike jane perfunduar operimet e rekonstruksionit te gjirit te dy grave pas mastektomise! Operimet jane kryer në mënyrë vullnetare, derisa mjeku është asistuar edhe nga specialistët dhe specializantët e Klinikës së Kirurgjisë Plastike, i mundësuar edhe më përkrahje edhe nga anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë.
E falemnderojm Prof. Dr. Ozmen per bashkepunimin qe eshte per te mire te grave kosovare si dhe shkembimit te eksperiencave profesionale kirurgjike.

Address

Bulevardi I Deshmoreve QKUK
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Kirurgëve Plastik Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share